ATV

Blog

  • Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në turneun Judo Grand Prix Linz

    Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në turneun Judo Grand Prix Linz

    Xhudistja Laura Fazliu ka siguruar medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix që po mbahet në Linz të Austrisë.

    Në finalen e kategorisë deri në 63 kg Fazliu u  mund nga brazilianja Rafaela Silva,e cila fitoi medaljen e artë me ëazzari.

    Në përballjen e parë, Laura mposhti sllovenen Leila Mazouzi, teksa në çerekfinale, fitoj ndaj xhudistes kroates Nina Cvjetko,duke arritur në gjsymëfinale ku përballë kishte gjermanen Sara-Joy Bauer ku e mposhti me Ippon ku siguroi finalen ndaj Silvas të cilën Fazliu e humbi me ëazzari dhe kështu ia siguroi vendit tonë medalje në këtë garë të rëndësishme të xhudos.

    Kujtojmë që Fationa Kasapi garoi dje në ditën e parë të Grand Prix Linz,por u ndal në luftën e dytën ga braziliania Gabriela Conceicao.

  • Vedat Muriqi shënon dy gola kundër osasunës në La Liga

    Vedat Muriqi shënon dy gola kundër osasunës në La Liga

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në La Liga, duke shënuar një tjetër gol të rëndësishëm për Mallorca-n.

    Në ndeshjen e javës së 27-të,Muriqi ishte sërish protagonist kundër Mallorcas ,ku shënoi dy gola në ndeshjen të cilën ishullorët synonin pikë në luftën për mbijetesë në La Liga.

    Në  golin e parë Muriqi pas një presioni të shkëlqyer ndaj portierit vendas, ai e detyroi atë të bënte një gabim, për të shënuar në minutën e 35-të, duke dhënë avantazhin për skuadrën e tij me rezultat 0-1.

    Kurse tek goli pirati dardan arriti të kalojë mbrojtjen e mysafirëve,duke ngritur epërsinë në 2:0 të ekipit të Mallorcas

    Me këto dy gola Vedat Muriqi arrin në kuotën e 18 golave në La Ligën spanjolle,duke qenë edhe më tej i dyti pas Kylian Mbappes.

     

  • Arsenal mund me vështirësi Mansfield town dhe arrin në Çerekfinale të FA Cup

    Arsenal mund me vështirësi Mansfield town dhe arrin në Çerekfinale të FA Cup

    Skuadra e Arsenalit ka arritur të siguroj kalimin në çerekfinale të FA Cup,ku me mund të madh eliminoj ekipin e ategorisë së tretë të futbollit anglez Mansfield Toën me rezultat 2:1.

    Londinezët kaluan në epërsi në minutën e 41-të të ndeshjes përmes Noni Madueke në 1:0,që ishte edhe rezultati i pjesës së parë të kësaj ndeshjeje.

    Në fillim të pjesës së dytë vendasit arritën të barazojnë rezultatin,ku Ëill Evans në minutën e 50-të barazoi shifrat 1:1.

    Megjithatë Arsenal arriti të rikthej epërsinë nëpërmjet Eberechi Eze në minutën e 66-të për 2:1,që në fund doli të jetë rezultati i cili e kualifikon skuadrën e Mikel Artetas në çerekfinale të FA Cup.

  • Drita shënon fitore të lehtë ndaj Prishtinës së Re dhe ruan kreun e tabelës në Albi Mall Superligë

    Drita shënon fitore të lehtë ndaj Prishtinës së Re dhe ruan kreun e tabelës në Albi Mall Superligë

    Kampioni aktual Drita shënoi fitore të lehtë kundër Prishtinës së Re,duke e mposhtur bindshëm me rezultat 3:0.

    Pjesa e parë iu takoi në tërësi vendasve të cilët kaluan në epërsi në minutën e 34-të përmes Albert Dabiqaj-t në 1:0,teksa Liridon Balaj realizoi për 2:0 në fund të pjesës së parë dhe me këtë rezultat të dyja ekipet shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë Drita arriti të kontrollonte lojën,dhe në fund të ndeshjes arriti të shënoj golin e tretë të cilën e realizoj ganezi Mike Arthur në minutat shtesë për 3:0,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Drita vazhdon të jetë lider në tabelë me 42 pikë,kurse Prishtina e Re mbetet në kuotën e 22 pikëve.

    Në xhiron e rradhës Drita do të luaj në udhtëim derbin ndaj Ballkanit,kurse Prishtina e Re do të jetë sërish mysafir ku takohet kundër Prishtinës në derbin e kryeqytetit

  • KFOR-i publikon pamjet, ushtarët italianë patrullojnë përgjatë vijës kufitare

    KFOR-i publikon pamjet, ushtarët italianë patrullojnë përgjatë vijës kufitare

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se ushtarët italianë të Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) vazhdojnë të kryejnë patrulla të rregullta përgjatë vijës kufitare në zonën e përgjegjësisë së tyre.

    Sipas KFOR-it, këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e vetëdijes situative dhe kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në rajon, duke përmbushur mandatin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e misionit.

  • PDK fajëson VV-në për dërgimin në zgjedhje: Problemi s’është presidenti, por dëshira për të kontrolluar çdo institucion të shtetit

    PDK fajëson VV-në për dërgimin në zgjedhje: Problemi s’është presidenti, por dëshira për të kontrolluar çdo institucion të shtetit

    Partia Demokratike e Kosovës ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se u tentua të shmanget dërgimi i vendit në zgjedhje përmes mosbashkëpunimit.

    Në një konferencë për media, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se VV-ja e ka zvarritur procesin e zgjedhjes së presidentit deri në orët e fundit, duke iu shmangur, sipas tij, përgjegjësisë.

    “Shumica parlamentare me vetëdije të plotë keqpërdori besimin e 51.1% të votuesve, në vend që të kërkojnë marrëveshje, ata vendosën që edhe posti i presidentit t’u takonte atyre, u propozuan kandidatë partiakë, pa asnjë marrëveshje dhe pa votat e nevojshme”, ka thënë ai.

    Sipas Tahirit, PDK-ja ka zhvilluar takime me kryeministrin për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit.
    Ai ka theksuar se problemi nuk është posti i presidentit, por, sipas tij, dëshira për të kontrolluar çdo institucion nga VV-ja.

    “Nëse e di që nuk i ke votat, atëherë në politikë kërkon marrëveshje dhe konsensus. Por kur refuzon marrëveshjen dhe insiston vetëm në kandidatë partiakë, mesazhi është i qartë: problemi nuk është zgjedhja e Presidentit, por dëshira për të kontrolluar çdo institucion të shtetit. Dëshira për t’i nënshtruar të gjithë akterët e tjerë politikë ndaj një mentaliteti autoritar, për ta kapur çdo institucion”, ka thënë Tahiri në konferencë për media.

    Derisa ka mbrojtur qëndrimin e PDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentit, Tahiri ka shtuar se deri tash asnjëherë Kuvendi nuk ka dështuar ta zgjedhë një president.

    Ai shtoi se PDK ka mbështetur idenë e një kandidati konsensual nga familja Jashari, ka qenë e hapur për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike dhe në fund ka ofruar edhe një marrëveshje të kufizuar vetëm për zgjedhjen e Presidentit.

    “Pra, alternativa kishte. Zgjidhje kishte. Mungoi vetëm vullneti politik i shumicës parlamentare. Ose, thënë më saktë: në Lëvizjen Vetëvendosje mbizotëroi etja dhe dëshira për pushtet dhe kontroll absolut”, u shpreh Tahiri.

    Kurse deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se shpërndarja e Kuvendit është pasojë e drejtpërdrejtë kushtetuese.

    “Kompetenca për zgjedhjen e Presidentit nuk është diskrecionale, por një detyrim pozitiv kushtetues. Mosnisja e procedurës përbën një mosveprim kushtetues institucional që bllokon krijimin e një organi të shtetit”, deklaroi Gruda.

  • Vedat Muriqi shënon golin e 17-të këtë sezon në La Liga për Mallorcan

    Vedat Muriqi shënon golin e 17-të këtë sezon në La Liga për Mallorcan

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në La Liga, duke shënuar një tjetër gol të rëndësishëm për Mallorca-n.

    Në ndeshjen e javës së 27-të, ku Mallorca u udhëhoq nga Osasuna, Muriqi ishte sërish protagonist. Pas një presioni të shkëlqyer ndaj portierit vendas, ai e detyroi atë të bënte një gabim, për të shënuar në minutën e 35-të, duke dhënë avantazhin për skuadrën e tij me rezultat 0-1.

    Ky ishte goli i 17-të i Vedat Muriqit këtë sezon në La Liga, një arritje e jashtëzakonshme për sulmuesin nga Prizreni, i cili po tregon një formë të shkëlqyer në elitën e futbollit spanjoll. Performanca e tij po ndihmon shumë Mallorca-n, që është duke luftuar për mbijetesë.

  • Derbi Milan-Inter pritet të thejë rekord financiar për fitimet e një ndeshjeje në Serie A

    Derbi Milan-Inter pritet të thejë rekord financiar për fitimet e një ndeshjeje në Serie A

    Derbi i kësaj fundjave në Serie A ndërmjet Milan-it dhe Inter-it pritet të thejë rekorde sa i përket të ardhurave në një ndeshje.

    Gazetta Dello Sport bën të ditur se derbi i së dielës pritet të sjellë më shumë se 8.7 milionë euro,dhe që do të thente rekordin prej 8.6 milionë euro në ndeshjen e parë të sezonit.

    Përndryshe sipas llogarive të bëra nga Calcio e Finanza këto janë derbitë më fitimprurëse në Serie A,ku i pari pritet të jetë AC Milan-Intermë 8 Mars 2026, San Siro me rreth 8,700,000 euro,ku më pas i dytiInter kundër AC Milan, 23 nëntor 2025, San Siro – 8,649,494 euro ,teksa top 5 shja kompletohet me Inter-Juventus më 14 shkurt 2026 me rreth 8,587,129,Inter-Milan më 22 shtator 2024 rreth 7,626,430 euro dhe Inter-Juventus më 27 tetor 2024, 7,614,585 euro.

    Kujtojmë që derbi Milan-Inter pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

  • Trump thotë se Irani sot ‘do të goditet shumë rëndë’

    Trump thotë se Irani sot ‘do të goditet shumë rëndë’

    Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani “do të goditet shumë rëndë” sot, ndërsa iu përgjigj kërkimfaljes së presidentit iranian drejtuar vendeve fqinje. 

    Ai thotë se “ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmeve të pandërprera të SHBA-së dhe Izraelit”.

    Irani nuk i ka frenuar plotësisht sulmet ndaj fqinjëve të tij, pasi është raportuar një sulm i mundshëm me dron pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait. Katari gjithashtu ka njoftuar se ka interceptuar një raketë.

    Më tej në postim, Trump thotë se “sot Irani do të goditet shumë rëndë!”.

    “Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt” janë “zona dhe grupe njerëzish që nuk janë marrë në konsideratë për shënjestër deri në këtë moment”.

  • Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Iran

    Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Iran

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllimet presidentit të Iranit për viktimat e shumta civile që, sipas tij, kanë rezultuar nga “agresioni i armatosur izraelito-amerikan kundër Iranit”, duke bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. Këtë e ka bërë të ditur Kremlini.

    Në një telefonatë të premten vonë me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, anëtarëve të familjes së Khameneit, si dhe udhëheqësve politikë e ushtarakë iranianë, shkruan Reuters.

    Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini thuhet se Putin “riafirmoi qëndrimin parimor të Rusisë në favor të një ndërprerjeje të menjëhershme të armiqësive, refuzimit të forcës si metodë për të zgjidhur çdo çështje që lidhet me Iranin ose që lind në Lindjen e Mesme, dhe një kthim të shpejtë në rrugën e zgjidhjes diplomatike”.

    Po ashtu, ai theksoi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit e shteteve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik.

    “Masoud Pezeshkian shprehu mirënjohje për solidaritetin e Rusisë me popullin iranian ndërsa ata mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e vendit të tyre. Ai gjithashtu dha një përditësim të detajuar mbi zhvillimet gjatë fazës së fundit aktive të konfliktit”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.