ATV

Blog

  • Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

    Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit.

    Sipas IQMK-së, ky aksion ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.

    “Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.

    Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët” thuhet në njoftim.

    Ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

    Me këtë rast, Inspektorati deklaron se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve respektohen plotësisht dhe se tregu funksionon në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara.

  • Gjermania nuk pritet të financojë më këshillimet për azilin

    Gjermania nuk pritet të financojë më këshillimet për azilin

    Shumë qendra gjermane që ofrojnë ndihmë për azilkërkuesit do të përballen me vështirësi financiare vitin e ardhshëm. Sipas mediave, Ministria Brendshme nuk do të mbështesë më shërbimet e pavarura të këshillimit për azil.

    Qeveria gjermane me sa duket po planifikon të ndërpresë financimin për këshillimin e pavarur të azilkërkuesve vitin e ardhshëm. Ofruesit e këtij këshillimi, përfshirë organizatat e mëdha të ndihmës, janë informuar në përputhje me rrethanat, sipas raporteve nga rrjeti hetimor Correctiv dhe RedaktionsNetzwerk Deutschland (RND).

    Ministria e Brendshme, e kryesuar nga Alexander Dobrindt (CSU), deri më tani ka deklaruar vetëm: “Vendimet në lidhje me ndarjen e fondeve merren brenda kuadrit të negociatave të buxhetit”, tha një zëdhënës për RND. Negociatat e buxhetit për vitin 2027 janë ende në pritje.

    Politikani i Partisë së Gjelbër konfirmoi raportimet

    Eksperti i buxhetit i Të Gjelbërve Leon Eckert i konfirmoi raportimet, se Ministria e Brendshme po përmend kufizimet buxhetore në vendimin e saj, sipas politikanit të Partisë së Gjelbër.

    Eckert kritikoi Dobrindt, duke thënë se me këtë veprim ai “po vazhdon qasjen e tij të pamatur ndaj politikës së migracionit dhe çështjeve humanitare”.

    Sipas Correctiv, 25 milionë euro janë ende të destinuara për financimin e organizatave përkatëse këtë vit. Marrëveshja e koalicionit të CDU/CSU dhe SPD thekson, se do ta “vlerësojmë shërbimin e këshillimit të pavarur për procedurën e azilit pa paragjykime”. Ai u prezantua nga koalicioni i mëparshëm qeverisës më 1 janar 2023./DW/

  • Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

    Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

    Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward P. Joseph, ka shpjeguar mënyrat se si Serbia mund të vihet përballë realitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Eksperti amerikan theksoi se Serbia nuk ka alternativë tjetër strategjike përveç integrimit në Bashkimin Evropian, duke shtuar se “Serbia nuk mund të shndërrohet në një Bjellorusi të Evropës”.

    Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe veçanërisht NATO duhet të përdorin ndikimin e tyre për ta shtyrë Beogradin drejt një vendimi të qartë politik.

    “Kam argumentuar se këta aktorë duhet të ushtrojnë presion të koordinuar. Gjithashtu kam theksuar se avancimi i Kosovës drejt NATO-s do ta detyronte Serbinë të përballet me realitetin”, deklaroi Joseph.

    Duke komentuar propozimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për anëtarësimin e Serbisë dhe Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje, Joseph e cilësoi këtë ide si një “kal të Trojës”.

    Sipas tij, një qasje e tillë mund të shkaktojë përçarje brenda vetë Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e zgjerimit të ardhshëm.

    Ai shtoi se në rastin e Serbisë, qëllimi duket të jetë frenimi i përparimit të shpejtë të Malit të Zi drejt BE-së, duke bërë një krahasim me qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE.

    “Për Vuçiçin, një zhvillim i tillë do të përbënte një humbje strategjike dhe një poshtërim politik”, përfundoi Joseph./berliner-zeitung

  • Kosova gati për sfidën ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Tuzëll në hendboll

    Kosova gati për sfidën ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Tuzëll në hendboll

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mbërritur në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinës. Ekipi në arenën “Mejdan”, sonte nga ora 20:00 do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën.

    Përzgjedhësi Jesper Östlund është shprehur i kënaqur me gjendjen e ekipit dhe përkushtimin e treguar gjatë përgatitjeve, duke vlerësuar se skuadra është e gatshme për sfidën e radhës.

    Edhe lojtarët janë shfaqur të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë përballje të rëndësishme, me synimin për të siguruar një rezultat pozitiv që do të rriste gjasat për kualifikim.

    Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.

    Dy takimet ndaj Bosnjë-Hercegovinës janë vendimtare për fazën e dytë kualifikuese. Skuadra që del më e suksesshme nga këto përballje do të avancojë në fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese, ku e presin Ishujt Faroe.

    Kosova e ka kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese, duke regjistruar dy fitore ndaj Britanisë së Madhe, dhe tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin drejt një kualifikimi historik.

    Kombëtarja pret mbështetje të madhe nga tifozët, veçanërisht në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, në përpjekje për të arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. /RTK/

  • Hapet ekspozita personale e fotografit Blerim Gjinovci

    Hapet ekspozita personale e fotografit Blerim Gjinovci

    Mbrëmë u hap ekspozita personale e fotografisë “Përtej Pamjes – Njeriu, Natyra dhe Dinjiteti” nga Blerim Gjinovci, shkruan KultPlus.

    Kjo ekspozitë sjellë një reflektim të ndjeshëm mbi raportin mes njeriut dhe mjedisit.

    Gjithashtu, ajo trajton dinjitetin në përditshmëri përmes detajeve vizuale që shpesh kalojnë pa u vënë re, por mbartin histori të thella.

    Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars 2026.

  • Fatura e gazit po ju rritet pa arsye? Ky detaj i fshehur në shporet po ju kushton para çdo ditë

    Fatura e gazit po ju rritet pa arsye? Ky detaj i fshehur në shporet po ju kushton para çdo ditë

    Gatuani njësoj, por paguani më shumë? Shkaku mund të jetë një problem i vogël që shumica e njerëzve e injorojnë – dhe që zgjidhet për pak minuta

    Diçka nuk po funksionon si duhet, por nuk mund ta kuptoni saktësisht se çfarë. Gatuani njësoj si më parë, nuk ndryshoni zakonet, nuk qëndroni më gjatë pranë shporet se zakonisht, ndërsa fatura e gazit rritet ngadalë, por me siguri. Në një moment, madje ndaloni edhe së vëni në dyshim, pranoni se gjithçka është shtrenjtuar dhe se nuk ka shumë hapësirë për kontroll.

    Por e vërteta shpesh është shumë më e thjeshtë.

    Ekziston një detaj i vogël që shumica e njerëzve e injorojnë plotësisht, e që ndikon drejtpërdrejt në sasinë e gazit që konsumoni çdo ditë. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë defekt që kërkon mjeshtër, as për diçka që do t’ju kushtojë.

    Flaka e dobët nuk është vetëm bezdisëse, por edhe më e kushtueshme nga sa mendoni
    Kur djegësi nuk punon si duhet, flaka nuk është më e qëndrueshme. Ajo bëhet e dobët, e shpërndarë ose e pabarabartë, dhe në këtë rast gazi nuk digjet siç duhet.

    Në praktikë kjo do të thotë një gjë: shpenzoni më shumë, ndërsa përfitoni më pak.

    Ushqimi gatuhet më ngadalë, pllaka e shporet qëndron e ndezur më gjatë se sa duhet dhe çdo vakt, pa e vënë re, ju kushton më shumë se më parë. Ajo që duket si një detaj i vogël në përditshmëri, në fund të muajit bën diferencë.

    Shumë do të mendojnë se problemi qëndron te vetë shporeti ose te vjetërsia e tij, por në shumicën e rasteve shkaku është shumë më i thjeshtë: vrima e gazit e bllokuar ose vrimat e djegësit të ndotura.

    Truku me gjilpërë që e zgjidh problemin për disa minuta
    Zgjidhja nuk kërkon produkte të veçanta dhe as shumë kohë.

    Mjafton një gjilpërë e zakonshme ose një kunj i hollë.

    Duhet të hiqni me kujdes djegësin, të gjeni vrimën e vogël nga del gazi dhe ta pastroni butësisht. Nëse vëreni se edhe vetë djegësit janë të bllokuar, mund t’i pastroni edhe vrimat e tyre.

    I vetmi rregull që nuk duhet anashkaluar është që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata para se t’i vendosni sërish në vend. Kjo është e gjitha.

    Pa shpenzime shtesë, pa kimikate dhe pa thirrur mjeshtër, ndërsa ndryshimi në funksionimin e shporet shpesh vërehet që në ndezjen e parë.

  • Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira” nga Freedom House

    Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira” nga Freedom House

    Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të organizatës Freedom House me seli në Uashington.

    Megjithatë, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në Raportin e vitit 2026 për Lirinë në Botë, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një më shumë se një vit më parë.

    Në raportin e publikuar më 19 mars thuhet se në Kosovë “gjykatat kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre, megjithëse janë përballur me trysni të madhe politike”.

    Sipas raportit, kriza politike dhe institucionale që goditi Kosovën gjatë vitit të kaluar, kur vendi u qeveris pothuajse tërë kohën nga një qeveri në detyrë, ka ndikuar në përparimin e vendit në gjyqësor, shkruan Evropa e Lirë.

    “Në Kosovë, për shembull, ligjvënësit e sapozgjedhur nuk arritën të formonin një qeveri për pjesën më të madhe të vitit, ndërsa qeveria në detyrë thuhet se e tejkaloi mandatin e saj teknik, duke rezultuar në zgjedhje të parakohshme; kjo bllokadë i zbehu përparimet e vendit në pavarësinë gjyqësore dhe sigurinë fizike”, thuhet në raport.

    Në raportin paraprak, kur Kosova kishte 60 pikë, vendi vlerësohej se kishte shumë institucione publike të minuara nga korrupsioni, se gazetarët përballeshin me frikësim dhe se sundimi i ligjit pengohej nga ndërhyrjet dhe mosfunksionimi në sistemin gjyqësor.

    Si renditen vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

    Nga vendet e rajonit, Serbia qëndron më së keqi, pasi vlerësohet me 53 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 54 pikë.

    Shqipëria, ndërkohë, vlerësohet më së larti, me 69 pikë, e ndjekur nga Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë.

    Edhe Shqipëria shënoi përparim për një pikë, krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

    Raporti Liria në Botë përfshin vlerësime dhe raporte për vendet mbi të drejtat politike dhe liritë qytetare në 195 vende dhe 13 territore në mbarë botën.

    Raporti i këtij viti mbulon zhvillimet nga 1 janari 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

    Puçet ushtarake, dhuna kundër protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të dobësuar garancitë kushtetuese gjatë vitit 2025, bënë që ky të ishte viti i 20-të radhazi të rënies së lirisë globale, sipas raportit nga Freedom House.

    Raporti zbuloi se 54 vende përjetuan përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 35 shënuan përmirësime.

    Sot, vetëm 21 për qind e popullsisë së botës jeton në vende të vlerësuara si të lira, një rënie nga 46 për qind që ishte para dy dekadash, thuhet në raport.

    Guinea-Bissau, Tanzania, Burkina Faso, Madagaskari dhe El Salvadori shënuan rëniet më të mëdha të pikëve brenda një viti, ndërsa Siria, Sri Lanka, Bolivia dhe Gaboni gëzuan përmirësimet më të mëdha.

    Tri vende – Bolivia, Fixhi dhe Malaui – u përmirësuan nga statusi “pjesërisht të lira” në “të Lira”, falë zgjedhjeve konkurruese, rritjes së pavarësisë së gjyqësorit dhe forcimit të sundimit të ligjit.

  • Është publikuar traileri i parë për filmin e ri “Spider-Man”: Tom Holland sërish në rolin e heroit popullor

    Është publikuar traileri i parë për filmin e ri “Spider-Man”: Tom Holland sërish në rolin e heroit popullor

    Traileri i parë për filmin “Spider-Man: Brand New Day” sjell rikthimin e Tom Holland si Spider-Man, një nga heronjtë më të famshëm të Marvel.

    Është filmi i katërt i pavarur i Spider-Man brenda Universit Kinematografik Marvel (MCU), premiera e të cilit është planifikuar për 31 korrik.

    Vazhdimi i filmit “Brand New Day” shënon paraqitjen e parë të Holland në kinema si një personazh i filmave të Marvel që nga filmi i suksesshëm i vitit 2021 “Spider-Man: No Way Home”, i cili fitoi më shumë se 1.9 miliardë dollarë në të gjithë botën.

    Ngjarjet e filmit të ri vazhdojnë ngjarjet e pjesës së mëparshme, ku Peter Parker bën një sakrificë të madhe për të shpëtuar Nju Jorkun dhe multiversin nga shpërbërja.

    Rezultati i magjisë së Doktor Strange ishte mbërritja e keqbërësve nga dimensione të tjera, siç janë Goblini i Gjelbër dhe Doktor Oktapodi. Për të ndaluar shkatërrimin, Piteri pranon t’i lërë të gjithë të harrojnë identitetin e tij të vërtetë, përfshirë të dashurën e tij MJ (Zendaya) dhe mikun e tij më të mirë Ned (Jacob Batalon).

    I përballur me humbjen dhe pikëllimin për vdekjen e tezes së tij May (Marisa Tomei), Piteri fillon një kapitull të ri si Njeriu merimangë, duke veshur një kostum të ri të kuq dhe blu të frymëzuar nga librat komikë.

    Vazhdimi i “Spider-Man: Brand New Day” bashkon një numër personazhesh të njohur dhe të rinj nga Universi Marvel.

    Në film luajnë Mark Ruffalo si Hulk dhe Jon Bernthal si Ndëshkuesi, ndërsa Michael Mando kthehet si Scorpion nga “Spider-Man: Homecoming”.

    Sadie Sink, e njohur për serialin “Stranger Things”, Tramell Tillman nga seriali “Severance”, Liza Colon-Zayas (“Ariu”) dhe Marvin Jones II, i cili portretizon gangsterin Tombstone, i bashkohen kastit.

  • Mënyra më e mirë për të humbur peshë pa qenë kurrë të uritur

    Mënyra më e mirë për të humbur peshë pa qenë kurrë të uritur

    Kohët e fundit e keni tepruar dhe keni abuzuar me ushqimin? Ndiheni të fryrë dhe të lodhur? Provoni dietën e orizit

    Orizi, sidomos ai integral është një aleat i shkëlqyer për të luftuar fryrjen.

    “Ndihmon organizmin për të eliminuar mbetjet sepse është i pasur me fibra që favorizojnë lëvizjen e zorrëve”, shpjegon Valentina Schiro, një biologe ushqimore e specializuar në shkencat e ushqimit.

    Është një aleat i shkëlqyer i zorrëve. Ndihmon në ribalancimin e florës bakteriale. Për më tepër, është një burim i mirë i antioksidantëve të dobishëm për luftimin e inflamacionit.

    Në krahasim me drithërat e tjera, orizi ka një avantazh të shtuar. Është më i tretshëm falë madhësisë së vogël të kokrrizave të amidonit.

    “Orizi ka përmbajtje të lartë kaliumi, por pak natrium. Për këtë arsye është perfekt për ata që vuajnë nga problemet e fryrjes, celulitit dhe mbajtjes së lëngjeve. Orizi gjithashtu nuk përmban gluten, kështu që është i përshtatshëm edhe nga ata që vuajnë nga intoleranca”, shpjegon nutricionistja.

    Çfarë të zgjedhësh

    Për t’u dobësuar është mirë të përdorni orizin e bardhë, i cili është i pasur me niseshte dhe ka pak fibra, krahasuar me varietet integrale.

    Orizi i kuq dhe i zi, për shembull, përmbajnë gjithashtu sasi të lartë antioksidantësh. Ato janë të pasur me flavonoide dhe polifenole, shkruan Class. Këto substanca kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore. Favorizojnë drenazhimin e lëngjeve në inde, përgjegjëse për fryrjen.

    Gatimi i duhur

    Preferohet që orizi gjatë kësaj diete të jetë i zier. Në varësi të gatimit lejon reduktimin e amidonit.

    Një plan 3-ditor për t’u pastruar

    Dita e parë

    Kafjalli: Një filxhan qumësht orizi + 2 biskota të thata integrale + një grusht bajame

    Dreka: Supë orizi (50 gr) dhe thjerrëzash (50 gr) e aromatizuar me rozmarinë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

    Darka: 100-150 gr salmon, 50 gr bukë orizi dhe një sallatë perimesh të stinës (të gjalla ose të gatuara), një frut i stinës

    Vakte të ndërmjetme: Një jogurt me bazë qumësht orizi ose dy galeta orizi me fruta të stinës.

    Dita e dytë

    Kafjalli: Kos me bazë qumësht orizi dhe elb i zier

    Dreka: Rizoto me shafran, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës

    Darka: 100 gr pulë me erëza aromatike, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës

    Vakte të ndërmjetme: Kos me bazë qumësht orizi ose dy biskota me bazë miell orizi

    Dita e tretë

    Kafjalli: Kos me bazë qumësht orizi, një frut i stinës, 2 biskota integrale

    Dreka: 150 gr peshk romb, 50 gr bukë me bazë miell orizi, perime të gatuara ose të gjalla.

    Darka: Omëletë furre me perime, 50 gr bukë me bazë miell orizi, një frut i stinës

    Vakte të ndërmjetme: 2-3 galeta orizi ose një gotë qumësht orizi me një lugë kafeje kanellë.

  • Horoskopi ditor, cila shenjë do të ketë sot ditën me fat

    Horoskopi ditor, cila shenjë do të ketë sot ditën me fat

    Dashi

    Do i shprehni hapur ndjenjat përkundrejt partnerit tuaj sot dhe gjerat do ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ne mbrëmje mund te merrni edhe ndonjë surprize. Beqaret ka rrezik te joshin personin e gabuar dhe me vone te përballen me zhgënjime. Financat duhen pasur gjithë kohës ne vëmendje. Çdo gjest i gabuar mund t’iu shkatërrojë se tepërmi.

    Demi

    Te dashuruarit do kenë një dite rutine dhe pa asgjë te rëndësishme. Reflektoni qe se shpejti ta ndryshoni atë sepse përndryshe do keni probleme. Beqaret nuk do mundet ta takojnë sot personin e tyre te ëndrrave kështu qe është e kote qe te lodhen duke e kërkuar. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe nëse nuk doni te keni humbje te mëdha.

    Binjaket

    Se bashku me partnerin do mundoheni ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do provoni eksperienca te reja. Do ndiheni aq mire saqë emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse do pendohen për gjithë jetën. Ne planin financiar do jeni pa fat. Beni kujdes me çfarëdo lloj shpenzoni edhe sikur te jete i domosdoshëm.

    Gaforrja

    Do tregoheni realiste sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen me te qete. Beqaret do mbeten me te njëjtin status edhe pse do mundohen gjate gjithë kohës. Financat do vazhdojnë te mbeten te qëndrueshme edhe pse do kryeni disa investime te mëdha.

    Luani

    Duhet te tregoheni shume te duruar sot juve qe jeni ne një lidhje sepse përndryshe mund te keni mosmarrëveshje te shumta. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë te bëjnë për vete personat qe kane pëlqyer deri me tani. Financat nuk do arrini t’i mbani dot te qëndrueshme sepse do jeni te detyruar te kryeni shpenzime pa fund.

    Virgjeresha

    Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do ju realizohet me se miri dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret do jene shume te qarte për ata qe duan te bëjnë dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për te realizuar takime. Me financat do merreni me seriozisht dhe gjendja do mbetet e njëjtë.

    Peshorja
    Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. Do keni aq shume zënka saqë ne një moment do mendoni te qëndroni për pak kohe larg njeri-tjetrit. Beqaret nuk do e dine as vete se çfarë do duan kështu qe me mire te qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te organizuar sepse përndryshe do ju dalin vështirësi.

    Akrepi

    Do mërziteni shume sot ju qe jeni ne një lidhje sepse partneri do ua vere ne dukje te gjitha te metat. Pranojeni te vërteten sepse asnjë nuk është perfekt. Beqaret do fillojnë dashuriçka afatshkurtra, por mjaft emocionuese. Financat do jene me te mira se gjithë këto kohe, kështu qe mund te përfitoni te kryeni edhe ndonjë investim me tepër se zakonisht.

    Shigjetari

    Sot do keni te drejte te bëni atë qe ndjeni ne jetën tuaj ne çift. Çdo çast do jete i mrekullueshëm dhe plot ngjyra. Nëse jeni ende beqare, disa miq do ju gjejnë persona te përshtatshëm. Mos refuzoni t’i njihni ata sepse asnjëherë nuk i dihet. Gjendja e te ardhurave do jete delikate. Shmangni çdo lloj shpenzimi dhe çdo lloj transaksioni tjetër.

    Bricjapi

    Do kaloni një dite mjaft te vështirë sot ju te dashuruarit, por duke qëndruar pranë njeri-tjetrit dhe duke u mbështetur për gjithçka do arrini t’i zgjidhni problemet pa shkaktuar dëme serioze. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do jene te kënaqshme për pjesën me te madhe, nuk do keni për çfarë te qaheni.

    Ujori

    Priten çaste te mrekullueshme gjate kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje. Çdo gjë do ece ashtu si e kishit ëndërruar dhe programuar. Beqaret nuk duhet te rrezikojnë shume për te bere për vete një person sepse ka gjasa te dalin te humbur. Ne planin financiar mos u tregoni ëndërrimtare dhe te shpenzoni kuturu sepse do keni goxha vështirësi.

    Peshqit

    Mbajeni ne pëllëmbe te dorës partnerin tuaj sot sepse shume persona ja kane hedhur syte dhe mund t’ua marrin nëse nuk kujdeseni. Beqaret do kenë gjithë kohës takime, por asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e njëjtë.