ATV

Një kosovar goditet nga vetura në “Rrugën e Kombit”, dërgohet në spital

Written by

in

Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Reps.

Sipas mediave në Shqipëri, një shtetas nga Kosova, sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, por që është përplasur nga një automjet.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, derisa raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *