ATV

MINT: Furnizimi me naftë në Kosovë është stabil, s’ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave

Written by

in

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka thënë se se nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë.

Sipas MINT, stoqet janë në nivel të rregullt dhe në suazat e zakonshme, njësoj si para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe se furnizimi në treg është stabil dhe pa ndërprerje.

Ministria ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave të panevojshme.

“ Po ashtu, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve në tregun vendor”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se Ministria po monitoron në vazhdimësi zbatimin e vendimit për marzhën e fitimit, ndërsa Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është në terren për të siguruar respektimin e këtij vendimi dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

“Institucionet do të vazhdojnë ta monitorojnë nga afër tregun për të garantuar stabilitet në furnizim dhe çmime të drejta për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në fund të njoftimit.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *