ATV

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Nëse rusët do ta kishin mundur Ukrainën brenda një muaji, Vuçiq do ta sulmonte Kosovën

Written by

in

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq ka deklaruar se nëse Rusia do ta kishte mundur Ukrainën, atëherë sipas tij, Serbia do ta kishte sulmuar Kosovën.

Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë gjatë një interviste në televizionin N1.

“Unë besoj se Vuçiq do të kishte zbritur në Kosovë me forcat e tij dhe disa rusë nëse Rusia do ta kishte mundur Ukrainën brenda një muaji. Kush do ta kishte ndaluar atëherë?”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për armatosjen e Serbisë, si dhe çështje të tjera të sigurisë që lidhen me rajonin dhe botën.

“Gjithçka që Aleksandar Vuçiq po bën tani në lidhje me armatimet është një instrument i brendshëm me të cilin ai forcon pozicionin e tij dhe pozicionin e partisë së tij, së bashku me një përpjekje për të kontrolluar të gjitha segmentet që i duhen për të qëndruar në pushtet”, ka thënë ai.

Kotromanoviq ka deklaruar se ka një ndryshim midis armatosjes së Kroacisë dhe armatosjes së Serbisë.

“Kroacia është anëtare e NATO-s dhe ka detyrime. Kjo nuk është në asnjë mënyrë kërcënim, as nuk do të bashkonim forcat dhe do të sulmonim Serbinë. Kjo është një absurditet famëkeq”, ka shtuar ai.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *