ATV

Hamza premton rritje 50% të pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe lehtësim për punësimin e veteranëve

Written by

in

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, zhvilloi sot tubimin në ditën e dhjetë të fushatës elektorale në qytetin e Mitrovicës, duke premtuar një mandat të fokusuar në zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit të jetesës.

Në fjalimin e tij, Hamza prezantoi planet e PDK-së për një “kapitull të ri” që përfshin reforma në mbështetje të biznesit, fermerëve, investimeve të mëdha dhe krijimin e fondeve për të papunët.

Në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, Hamza premtoi rritje pagash për mjekët, arsimtarët dhe punëtorët e sektorit publik.

Bedri Hamza shprehu respekt të veçantë për familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës, duke premtuar rritje 50% të pensioneve dhe lehtësim për punësimin e veteranëve në sektorin privat.

Në fund, Hamza bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *