ATV

Category: TË SPONSORIZUARA

  • NLB Bank ju bën me shtëpi në Marigona Hill apo Marigona Sun, përmes kredisë hipotekare “Comfort”

    NLB Bank ju bën me shtëpi në Marigona Hill apo Marigona Sun, përmes kredisë hipotekare “Comfort”

    NLB Banka sh.a., Marigona Sun dhe Marigona Hill kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të sjellë në tregun e Kosovës një zgjidhje financiare tërësisht të re– “Kredi Hipotekare COMFORT”, një produkt unik dhe ekskluziv i këtij lloji që lansohet për herë të parë në vendin tonë.

    Ky bashkëpunim strategjik synon të ofrojë një mënyrë të lehtësuar dhe të avancuar financimi për blerjen e shtëpive në dy prej lagjeve më të kërkuara dhe prestigjioze në afërsi të Prishtinës – Marigona Sun dhe Marigona Hill.

    “Kredi Hipotekare COMFORT” është konceptuar me kujdes për të përmbushur kërkesat tanë premium që kërkojnë cilësi të lartë jetese, stabilitet financiar dhe komoditet maksimal.

    Risitë dhe benefitet e këtij produkti vijnë përmes:

    Periudhës së Lehtësimit (Grace Period) prej 36 muajsh, gjatë së cilës kredimarrësi paguan vetëm interesin fiks preferencial.

    Fleksibilitetit, me mundësinë e pagesave të herëpashershme që ndihmojnë në zvogëlimin e borxhit kryesor të mbetur.

    ‘Comfort’ është një produkt i kategorisë premium që për herë të parë ofrohet në tregun e Kosovës, duke reflektuar risinë dhe përkushtimin e përbashkët të NLB Banka sh.a. dhe kompanive ndërtuese Marigona Sun dhe Marigona Hill për të sjellë në treg produkte që përputhen me standardet më të larta ndërkombëtare të banimit dhe financimit.

    Partneriteti i arritur përfaqëson një iniciativë kreative dhe shumë praktike, e cila është në funksion të lehtësimit të mundësive për financimin e klientëve tanë. Marrëveshja si e tillë, nga njëra anë, promovon kërkesat gjithnjë në rritje për cilësinë e ndërtimit dhe standardin e lartë që ofrojnë Marigona Hill dhe Marigona Sun, me përkushtimin e madh dhe të vazhdueshëm që ka NLB Banka sh.a. për të mbështetur klientët e saj në realizimin e ëndërrave dhe synimeve të tyre për një investim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe sa më fitimprurës.

  • Frostea Ice Tea – Peach, freskia që vjen nga natyra!

    Frostea Ice Tea – Peach, freskia që vjen nga natyra!

    Në një kohë kur konsumatorët janë gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj cilësisë dhe origjinës së produkteve që zgjedhin, Frostea po del në pah si një emër i besueshëm dhe gjithnjë më i preferuar në kategorinë e çajrave të ftohtë në Kosovë. Me një qasje të thjeshtë por efektive — produkte të freskëta, me shije të balancuar dhe të prodhuara në vend — Frostea po fiton çdo ditë më shumë konsumatorë besnikë.

    Shija e pjeshkës, një nga variantet më të kërkuara të linjës Frostea e cila sjell një përvojë të këndshme për çdo moshë, në çdo kohë të ditës.

    • Çfarë e veçon Frostea?
    • Është një brand vendor, prodhuar me përkushtim dhe standarde të larta cilësie.
    • Ka një balancë të shkëlqyer mes çajit të lehtë dhe freskisë frutore.
    • Ofron një alternativë të shëndetshme dhe të kënaqshme për konsumatorët e IceTea.
    • Është i disponueshëm në të gjitha marketet dhe pikat e shitjes në vend.
    • Është e shtrirë edhe në HoReCa.

    Frostea nuk është vetëm një pije, por një histori suksesi lokale që tregon se edhe nga Kosova mund të dalin produkte konkurruese dhe të dashura nga publiku. Për adhuruesit e çajrave të ftohtë, Frostea Peach mbetet një zgjedhje që nuk zhgënjen — një shije që freskon, rifreskon dhe lë shije të mirë pas çdo gllënjke.

    Zgjedhja është e lehtë: Frostea. Freski nga vendi për çdo ditë.

  • RC COLA – Freskia e iftarit tuaj këtë Ramazan!

    RC COLA – Freskia e iftarit tuaj këtë Ramazan!

    Ramazani, një muaj i bekuar i bashkimit dhe reflektimit, është gjithashtu një kohë për të shijuar momente të veçanta me të dashurit tuaj. 🌙

    Në këtë muaj të shenjtë, ne ju ftojmë të shijoni një nga pijet më të njohura dhe të dashura: RC COLA.

    Royal Beverage është krenar që prodhon dhe mbush shijet e RC COLA, duke ofruar një gamë të pasur shijesh që mund të shijoni gjatë iftarit si: Cola Classic, No Sugar, Tropic, Orange, Lemon Lime, Bitter Lemon, Mango Melon dhe Tonic.

    RC COLA – Shije që lidh breza

    RC COLA është një markë legjendare, e njohur për shijen e saj të freskët dhe të veçantë. Të mbushura me kujdes dhe dashuri nga Royal Beverage, shijet e RC COLA ofrojnë një freski të pashembullt dhe janë të përshtatshme për të ju shoqëruar në tavolinën e iftarit.

    Përfitimet e RC COLA në Ramazan:

    🌟 Shije perfekte për momentet e iftarit – Pas një dite agjërimi, shija e RC COLA është një mënyrë e shijshme për të rikthyer energjinë dhe freskinë që ju nevojitet.

    🌟 Një mundësi për t’u relaksuar – Shijoni një RC COLA pas iftarit ndajeni këtë moment me ata që i doni.

    🌟 Për çdo moment – Pavarësisht nëse po festoni me një vakt të veçantë ose po relaksoheni me miqtë, RC COLA është gjithmonë një shoqëruese ideale.
    Gjatë këtij Ramazani, ne ju urojmë paqe, shëndet dhe gëzim.

    Falënderojmë gjithashtu për besimin dhe mbështetjen tuaj ndaj produkteve tona. Shijoni çdo moment të muajit të bekuar me RC COLA, e mbushur me shije dhe kujtime të paharrueshme.

    🌙 Ramazan Mubarak! 🌙

  • “Golden Eagle” zbarkon edhe në Dubai

    “Golden Eagle” zbarkon edhe në Dubai

    Pija e njohur energjike “Golden Eagle” nga kompania Frutex, tashmë ka arritur edhe në Dubai, duke sjellë një prekje energjie të artë në zemër të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Kompania Frutex, me prezencën e saj edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdon të kryesojë eksportin e pijeve nga Kosova me një rritje mbresëlënëse prej 66% gjatë vitit të fundit, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë e vendit.

    Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës dhe Instituti GAP, eksportet e pijeve kanë arritur në 47 milionë euro për vitin 2024, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitet e kaluara.

    Frutex, me produktet e saj të njohura si “Golden Eagle”, “Natural” dhe “Relax”, ka arritur të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare, duke i bërë këto produkte të preferuara për konsumatorët jashtë vendit.

    Ky sukses i Frutex jo vetëm që pasqyron cilësinë dhe inovacionin në prodhimin e pijeve, por gjithashtu dëshmon kapacitetin e kompanive kosovare për të konkurruar me sukses në tregjet globale.

  • Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe të veçanta për të mbështetur gratë në luftën kundër Kancerit të Gjirit!

    Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe të veçanta për të mbështetur gratë në luftën kundër Kancerit të Gjirit!

    Ujë Rugove i është bashkuar sërish fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor.

    Kjo kampanjë realizohet në bashkëpunim me OJQ-në Renesanca dhe Komunën e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kauzë të rëndësishme.

    Etiketat e reja përmbajnë sloganin “Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin” dhe simbolin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për të gjitha gratë që luftojnë me këtë sëmundje.

    Për të rritur ndërgjegjësimin, më 6 tetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në orën 12:00, do të organizohet një maratonë vrapimi dhe ecjeje “Race for the Cure Prishtina 2024” nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësinë, Prishtinë, dhe patronatin e Kryetarit të Prishtinës, Z. Përparim Rama.

    Ujë Rugove inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar më shumë mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit në këtë kauzë të rëndësishme.

    Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme tek femrat, por mund të prekë edhe meshkujt. Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshën, ndaj është e domosdoshme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje.

    Ujë Rugove është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe mbështetjen e luftës kundër kësaj sëmundjeje. Kompania është krenare që iu bashkua fushatës ndërkombëtare dhe prodhon këto shishe speciale për të kujtuar të gjithë rëndësinë e mbështetjes dhe informimit për këtë çështje.

    Në çdo hap ne mbështesim njëri-tjetrin – UJË RUGOVE, E PIFSHI PËR SHNET’

  • Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin mbi Autizmin

    Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin mbi Autizmin

    Ujë Rugove së bashku me Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë – ANAK, kanë filluar fushatën për ndërgjegjësimin mbi autizmin duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa të veçanta që do të shiten në të gjithë Kosovën gjatë muajit Prill.

    Etiketat përmbajnë shumë ngjyra dhe një puzzle/enigmë, simbolin e ndërgjegjësimit për autizëm, dhe sloganin “Autizmi është një ngjyrë e jetës.”

    Ujë Rugove inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës të informohen më shumë mbi autizmin dhe solidarizohen me komunitetin e personave me spektrin autistik.

    Autizmi është një gjendje e zhvillimit që prek aftësitë sociale, komunikimin dhe sjelljen. Në këtë muaj ndërgjegjësimi, është e rëndësishme të ndajmë informacione dhe të promovojmë mbështetjen për personat me autizëm dhe familjet e tyre.

    Ujë Rugove është përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi autizmin dhe për të ndihmuar në shpërndarjen e një mesazhi pozitiv për bashkëjetesën dhe pranimin e ndryshimeve në shoqëri.

    Autizmi është një ngjyrë e jetës – bashkohuni me ne në këtë udhëtim drejt një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe më të përfshirë.

    Ujë Rugove, e pifshi për shnet

  • “Së bashku për autizëm” – organizohet turneu i madh nga Ujë Rugove në CS2

    “Së bashku për autizëm” – organizohet turneu i madh nga Ujë Rugove në CS2

    Korporata Rugove ka vazhduar me aktivitete e saj, ku kësaj radhe kanë organizuar një turne të madh në CS 2.

    Ujë Rugove së bashku me Federatën Esports Kosova kanë organizuar një turne të madh që do të zhvillohet më 23 dhe 24 mars të këtij viti.

    Ky turne është organizuar në mbështetje të fëmijëve me autizëm përmes ‘Turneut Bamirës Rugove CS2 2024’. Në këtë event do të sigrohen fonde për Asociacioni Nacional i Autizimit në Kosovë, derisa realizohet nga XPortal Esports.

    Vlen të theksohet se Ujë Rugove tashmë ka ndarë 1000 euro për Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë. Gjithashtu, gjatë turnirit çdo donacion tjetër që shtohet do të shkojë direkt për ANAK për të mbështetur fëmijët me Autizëm.

    Vendi i parë në këtë turne do të marrë shpërblim prej 1000 eurove, derisa për vendin e dytë ka dhurata nga Korporata Rugove.

    Xhirollogaritë për donacione:

    Asociacioni Nacional i Autizmit ne Kosove, Adresa: Rrustem Statovci, nr.41 Prishtinë,

    Banka Ekonomike 1401000001748216,

    ProCredit Bank 1180003412000197,

    BKT 1970879220031157.

  • Bëhu pjesë e aventurave të RC Cola gjatë gjithë verës…

    Bëhu pjesë e aventurave të RC Cola gjatë gjithë verës…

    Kompania Royal Beverage me brendin amerikan të pëlqyeshëm nga të gjithë shqiptarët

    Gama e produkteve të kompanisë tonë është e gatshme për secilën avanturë tuajën.

    Shijo shijet tona dhe në çdo kohë!

    Rc Cola me brendet e saj ka rezervuar një aventurë fantastike gjatë gjithë verës.

    Eja bashkohu edhe ti në aventurën tonë.

    Rc Cola e cila ofron një shije të kthjelltë dhe të freskët që pëlqehet nga shumë njerëz është zgjidhja për ditët e nxehta që po na ofrohen, poashtu është një alternativë e shkëlqyeshme për ata që preferojnë shije të veçantë dhe unike.

    Royal Beverage këtë vit është përkujdesur edhe për më të vegjlit duke ofruar shije të veçanta dhe të parezishtueshme për ta!

    Bëhu edhe ti je pjesë e botës magjike me produktet RC!

  • Korporata Rugove dhe Dauti Komerc sjellin Ujë Rugove në Maqedoninë e Veriut

    Korporata Rugove dhe Dauti Komerc sjellin Ujë Rugove në Maqedoninë e Veriut

    Dauti Komerc, një distribues i shquar i produkteve cilësore, dhe Korporata Rugove, prodhuesi i njohur i ujit burimor Ujë Rugove, me kënaqësi njoftojnë publikun për një partneritet strategjik me synimin për të prezantuar ujin e shkëlqyer burimor Ujë Rugove te konsumatorët e Maqedonisë së Veriut.

    Bashkëpunimi mes Dauti Komerc dhe Korporata Rugove shënon një hap të rëndësishëm në misionin për ta bërë Ujë Rugove, ujin e famshëm burimor nga Kosova, të qasshëm lehtësisht për konsumatorët e Maqedonisë së Veriut. Ky partneritet bazohet në një angazhim të përbashkët për të ofruar produkte të shkëlqyera dhe për të siguruar kënaqësi për klientët.

    Dauti Komerc, themeluar para 30 viteve në fshatin Bojanë, sot është një konglomerat i fuqishëm biznesi, i pranishëm në 4 shtete të Ballkanit, me mbi 800 të punësuar, me furnizues nga 82 shtete të botës dhe në mesin e 50 kompanive më të fuqishme në Maqedoninë e Veriut.

    Dauti Komerc është një emër i besuar në industrinë e distribucionit, i njohur për përkushtimin ndaj cilësisë së lartë dhe shërbimit të përkryer. Me një rrjet të gjerë dhe ekspertizë në treg, Dauti Komerc ka arritur me sukses të prezantojë shumë brende të njohura në Maqedoninë e Veriut

    Korporata Rugove, me një trashëgimi të pasur që daton që nga viti 2006, ka arritur të konsolidohet si një prodhues kryesor i ujit burimor natyral në rajon. Ujë Rugove, i buruar nga malet e pastra të Rugovës në Kosovë, njihet për pastërtinë e tij të jashtëzakonshme dhe shijen e freskët. Uji kalon teste rigoroze dhe masa kontrolli cilësie për të garantuar që atë e përmbushin standardet ndërkombëtare më të larta.

    Duke bashkuar forcat, Dauti Komerc dhe Korporata Rugove synojnë të plotësojnë kërkesën e rritur për ujë burimor cilësor në Maqedoninë e Veriut dhe t’i ofrojnë konsumatorëve një përvojë hidratuese të pa krahasuar. Me rrjetin e gjerë të shpërndarjes së Dauti Komerc dhe njohuritë strategjike të tregut, në bashkëpunim me përkushtimin e Korporatës Rugove ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë, ky partneritet është gati të riformulojë tregun e ujit në Maqedoninë e Veriut.

    Përmes Dauti Komerc, Ujë Rugove do të jetë prezent në Maqedoninë e Veriut me të gjithë gamën e saj të produkteve, duke filluar nga shishet e plastikes 0.33l, 0.5l dhe 1.5l, shishet e qelqit 0.25l, 0.33l, 0.75l dhe 1l, karton 0.5l dhe 1l, gotën 200ml dhe bidon 10l.

    Përmes këtij bashkëpunimi, konsumatorët në Maqedoninë e Veriut mund të presin me ngazëllim të zbulojnë dhe të shijojnë karakteristikat unike të ujit burimor Ujë Rugove. pH-ja natyrale e ekuilibruar dhe kombinimi ideal me kripëra e minerale e bëjnë atë zgjedhjen perfekte për ata që kërkojnë hidratim dhe freski.

    Partneriteti mes Dauti Komerc dhe Korporatës Rugove jo vetëm që zgjeron disponueshmërinë e ujit Ujë Rugove, por gjithashtu forcon lidhjen mes popullit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai simbolizon një vizion të përbashkët për të promovuar bashkëpunimin dhe për të prezantuar produkte të jashtëzakonshme që reflektojnë pasurinë dhe diversitetin e rajonit.

    Për më shumë informacione rreth Dauti Komerc dhe Korporatës Rugove, ju lutemi vizitoni faqet e tyre të internetit:

    Dauti Komerc: http://dauti.com.mk/

    Korporata Rugove: https://rugove.eu/

  • Bëhu pjesë e aventurave të RC Cola gjatë gjithë verës…

    Bëhu pjesë e aventurave të RC Cola gjatë gjithë verës…

    Kompania Royal Beverage me brendin amerikan të pëlqyeshëm nga të gjithë shqiptarët.

    Rc Cola me brendet e saj ka rezervuar një aventurë fantastike gjatë gjithë verës.

    Eja bashkohu edhe ti në aventurën tonë.

    Rc Cola e cila ofron një shije të kthjelltë dhe të freskët që pëlqehet nga shumë njerëz është zgjidhja për ditët e nxehta që po na ofrohen, poashtu është një alternativë e shkëlqyeshme për ata që preferojnë shije të veçantë dhe unike.

    Pijet kualitative që ofrohen nga Royal Beverage duhet t’i bësh pjesë të pushimeve tua për të përjetuar një aventurë që nuk do ta harrosh përjetë.

    Royal Beverage këtë vit është përkujdesur edhe për më të vegjlit duke ofruar shije të veçanta dhe të parezishtueshme për ta!

    Bëhu edhe ti je pjesë e botës magjike!