NLB Banka, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, ka lansuar sot programin Data Hackathon, një iniciativë e dedikuar zhvillimit të zgjidhjeve inovative nga studentët në fushën e teknologjisë, analizës së të dhënave dhe transformimit digjital.
Me hapjen e programit, Kryetari i Bordit Udhëheqës në NLB Banka, z.Gem Maloku, iu drejtua studentëve me një mesazh frymëzues: “Shfrytëzojeni këtë mundësi unike për të shprehur kreativitetin tuaj dhe mos hezitoni të vini me ide të guximshme e novatore. Ky është momenti juaj për të menduar ndryshe, për të eksperimentuar dhe për të provuar se si kreativiteti bëhet zgjidhje.”
Nga ana tjetër, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Driton Balaj, shprehu mirënjohjen e tij për këtë partneritet, duke theksuar rëndësinë e tij për formimin profesional të studentëve: “Ky bashkëpunim u ofron studentëve tanë përvojë reale dhe një platformë për të aplikuar njohuritë e tyre në projekte me ndikim. Falënderojmë NLB Bankën për mbështetjen e këtij programi.”
Më pas studentët prezantuan idetë e tyre fillestare, duke shfaqur aftësitë e tyre në mendim kritik, kreativitet dhe qasje analitike. Për tri javët në vijim, ata do të punojnë në mënyrë intensive në konceptimin dhe ndërtimin e projekteve të tyre, të cilat më pas do të vlerësohen dhe shpërblehen.
Data Hackathon 2026 synon të krijojë një hapësirë të vërtetë inovacioni, ku studentët sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin për të sjellë ide të reja që mund të ndikojnë në sektorin financiar dhe më gjerë.
Category: TË SPONSORIZUARA
-

NLB Banka dhe Universiteti i Prishtinës hapin zyrtarisht Data Hackathon 2026
-

Startup-i kidsday siguron investim nga gjiganti i Silicon Valley, Plug and Play
Nga Prishtina drejt tregjeve globale, një platformë digjitale e zhvilluar në Kosovë po shndërrohet në një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e edukimit të hershëm. Kidsday, startup-i inovativ me rrënjë në zemër të Kosovës, po përdoret sot për të përmirësuar edukimin dhe kujdesin për fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kanada, Australi dhe shumë vende të tjera në botë, duke dëshmuar se teknologjia dhe vizioni nga rajoni mund të kenë ndikim global.
Sot, Kidsday po sjell një ndryshim të thellë në mënyrën se si funksionojnë institucionet e edukimit të hershëm, duke i bërë ato më të organizuara, më transparente dhe më të përqendruara në zhvillimin individual të secilit fëmijë.
Platforma u krijua me një mision të qartë: të fuqizojë edukatorët dhe prindërit me mjete digjitale që mundësojnë ndjekjen e progresit, komunikimin në kohë reale dhe personalizimin e procesit mësimor.



Në vend të shënimeve në letër dhe raporteve të shpërndara, Kidsday ofron një përvojë digjitale tërësisht të integruar, duke u mundësuar qendrave edukative të dërgojnë raporte ditore për gjumin, ushqimin, emocionet dhe aktivitetet e fëmijëve, të krijojnë plane mësimore të personalizuara sipas grupmoshave, të komunikojnë drejtpërdrejt me prindërit përmes aplikacionit mobil, si dhe të automatizojnë faturimin, proceset administrative, regjistrimin dhe dorëzimin e fëmijëve.

Një nga elementet kyçe që e dallon Kidsday është përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) për të mbështetur vendimmarrjen e edukatorëve dhe për të krijuar plane individuale zhvillimi për secilin fëmijë. Në thelb, Kidsday funksionon si një platformë e fuqizuar nga AI për menaxhimin e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve parashkollore, duke ndihmuar edukatorët dhe administratorët të thjeshtojnë operacionet, të forcojnë komunikimin me prindërit dhe të mbështesin zhvillimin e personalizuar të fëmijëve përmes mjeteve intuitive.
Ndërkohë, Plug and Play, investitori dhe partneri strategjik i këtij rrugëtimi, është një nga platformat më të mëdha globale të inovacionit me seli në Silicon Valley. Ajo lidh startup-et më premtuese me korporata dhe investitorë liderë për të nxitur zhvillimin teknologjik në mbarë botën. Me një rrjet prej mbi 50,000 startup-eve dhe 500+ korporatave partnere, Plug and Play vepron në më shumë se 20 industri të ndryshme.
Për më shumë informata rreth platformës, vizitoni: www.kidsday.com.
-

3 milionë euro për 10 vite nga Fondacioni Frutex & Golden Eagle
Fondacioni Frutex & Golden Eagle shënon 10-vjetorin e themelimit të tij, duke përmbyllur një dekadë angazhimi të vazhdueshëm në mbështetje të komunitetit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë.
Fondacioni u themelua në vitin 2015, me iniciativën e z. Shaqir Palushi, pas vendimit të kompanisë Frutex për të institucionalizuar kontributin e saj shoqëror përmes Fondacionit Frutex & Golden Eagle.
Që nga viti i themelimit, fondacioni ka investuar mbi 3 milionë euro në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë social. Aktiviteti i parë i fondacionit, në vitin 2015, ishte ndarja e 100 bursave për studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. Në vitin pasues, fondacioni realizoi përzgjedhjen dhe ndërtimin e 7 shtëpive për familje në nevojë në të gjithë territorin e Kosovës.
Në vitin 2022, Fondacioni Frutex & Golden Eagle mori vendimin për ndërtimin e një fabrike sociale, ku do të punësoheshin ekskluzivisht persona me nevoja të veçanta. Ky projekt u jetësua në vitin 2023 dhe sot në këtë fabrikë janë të punësuar 12 persona me aftësi të kufizuara, duke krijuar një model të qëndrueshëm të përfshirjes sociale.
Mbrojtja e ambientit dhe e hapësirave të gjelbra është shndërruar në një nga prioritetet kryesore të fondacionit. Në vitin 2024 u lansua projekti Golden Eco, i cili aktualisht numëron 7 të punësuar dhe realizon aktivitete të shumta në mbrojtje të mjedisit dhe ndërgjegjësim ambiental.
Fondacioni Frutex & Golden Eagle mbetet i përkushtuar që edhe në vitet në vijim të vazhdojë investimet në arsim, strehim, përfshirje sociale dhe mbrojtje të ambientit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
Në vijim janë paraqitur të gjitha aktivitetet e fondacionit gjatë këtyre 10 viteve.

-

Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve
Kompania Frutex vazhdon të dominojë sektorin e pijeve, duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori. Sipas publikimeve të fundit të Institutit GAP dhe Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 54 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex.
Gjatë vitit 2025, kompania ka shënuar rritje prej 15% në eksport, ndërsa produktet e saj tashmë eksportohen në më shumë se 30 vende të botës. Ky zhvillim e forcon më tej pozitën e kompanisë Frutex si njëra nga kompanitë shqiptare më të suksesshme.
Vendet kryesore të eksportit për kompaninë mbeten Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia dhe Belgjika.
-

NLB MUZA hap thirrje ndërkombëtare për anëtarësim në Këshillin Artistik!
NLB MUZA, Instituti për Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore i themeluar nga NLB në prill 2020, po hap thirrje ndërkombëtare për aplikime për anëtarësim në Këshillin Artistik.
Ky Këshill do të luajë një rol kyç në:
Përcaktimin e drejtimeve strategjike
Konceptet kuratoriale
Përmbajtjen e programit në fushën e artit bashkëkohorKush mund të aplikojë?
Kuratorë me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe drejtorë të galerive/muzeve të artit bashkëkohor me ekselencë profesionale dhe aftësi udhëheqëse.
Aplikimi duhet të përfshijë:CV + lista e ekspozitave, botimeve dhe projekteve
Letër motivimi me vizionin për zhvillimin e artit bashkëkohor
Të paktën dy referencaAfati i fundit: 25 janar 2026
Dërgoni aplikimin në: [email protected]
Subjekti: Application – Artistic CouncilMë shumë detaje: https://www.nlbgroup.com/int-en/media-center/press-releases/2026/press-release-06-01-2026
-

Red Rain Energy Drink – Energjia që ndez festat
Festat e fundvitit janë koha kur mblidhemi me njerëzit tanë të dashur, ndajmë tryezën,
buzëqeshjet dhe momentet që mbeten gjatë në kujtesë. Në këtë atmosferë të ngrohtë
festive, Red Rain Energy Drink vjen si simbol i energjisë, shijes dhe stilit modern që i jep
ritëm çdo feste.
Me dizajnin e tij karakteristik dhe shijen freskuese, Red Rain nuk është vetëm një pije
energjike – është pjesë e momenteve të veçanta. Qoftë gjatë një darke festive, një feste me
miq apo një nate të gjatë plot muzikë dhe argëtim, Red Rain është aty për të mbajtur
energjinë lart dhe humorin gjallë.
Fryma e festave përfaqëson bashkimin, forcën dhe optimizmin – vlera që Red Rain i
reflekton përmes identitetit të tij energjik dhe dinamik.
Këtë sezon festiv, Red Rain ju fton të festoni ndryshe: me më shumë energji, më shumë
intensitet dhe më shumë momente për t’u kujtuar. Sepse festat janë më të bukura kur i
përjeton plot energji.Red Rain Energy Drink – Ngrije energjinë, festo momentin.
-

NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër
NLB Banka, në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka siguruar një paketë financimi prej 20 milionë eurosh për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë në rrugëtimin e tyre drejt digjitalizimit, automatizimit dhe qëndrueshmërisë mjedisore.
Ky financim përbëhet nga dy komponentë kryesorë:
• 15 milionë euro për kreditim të NVM-ve, me fokus në investime të gjelbra si energjia e ripërtërishme, efikasiteti energjetik dhe projekte që përputhen me qasjen e BERZH-it për Tranzicionin e Ekonomisë së Gjelbër (GET).
• 5 milionë euro në kuadër të Programit “Go Digital”, për të mbështetur digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve të biznesit, si dhe përdorimin e teknologjive të gjelbra.
Bizneset përfitojnë jo vetëm nga kreditimi, por edhe nga stimuj në formë të granteve deri në 10% të shumës së kredive, si dhe nga asistenca teknike e kanalizuar përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Një fokus i veçantë i programit është mbështetja për gratë sipërmarrëse, duke promovuar qasje të barabartë në financim dhe rritje të konkurrueshmërisë.“Ky partneritet me BERZH-in shënon një tjetër moment historik në përkushtimin tonë për avancimin e rritjes ekonomike dhe reziliencës së Kosovës. Përmes kësaj pakete financimi, ne i fuqizojmë bizneset lokale që të përqafojnë inovacionin, transformimin digjital dhe qëndrueshmërinë.” tha Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka.
Sergiy Maslichenko, Udhëheqësi i BERZH-it për Kosovën, u shpreh se: “Bizneset e vogla janë shtylla e ekonomisë së Kosovës, dhe mbështetja e rritjes, konkurrueshmërisë dhe digjitalizimit të tyre është thelbi i misionit tonë. Kjo paketë financimi me NLB Banka do t’u ndihmojë bizneseve lokale të investojnë për inovacion, qëndrueshmëri dhe teknologji të gjelbra, duke siguruar gjithashtu që ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë të kenë qasje më të madhe në financim”.
Si pjesë e NLB Group, me prezencë në mbarë Ballkanin Perëndimor, NLB Banka mbetet e përkushtuar në mbështetjen e ndërmarrjeve vendore përmes zgjidhjeve financiare që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, digjitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër të Kosovës.



-

Fondacioni Frutex & Golden Eagle dhurojnë 50,000 fletore për nxënës përmes projektit Golden Eco
Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle, përmes projektit Golden Eco, i cili promovon grumbullimin e materialeve të riciklueshme, do të dhurojnë 50,000 fletore për 12,500 nxënës në komunat e ndryshme të Kosovës.
Kjo iniciativë synon të mbështesë arsimin dhe të nxisë ndërgjegjësimin për mjedisin te të rinjtë.
Ky projekt nuk është vetëm një dhuratë për nxënës, por edhe një hap drejt një mjedisi më të pastër, ku riciklimi dhe edukimi ecin bashkë.

-

Për shkak të kushteve të shtuara të kërcënimit, nisma rajonale për menaxhimin e zjarreve në nivel peizazhi në Ballkanin Perëndimor është duke u zbatuar aktualisht.
NJOFTIM PËR SHTYP
Prishtinë, 05.08.2025Për shkak të rritjes së rrezikut nga zjarret, nisma rajonale për menaxhimin e zjarreve në natyrë në Ballkanin Perëndimor është duke u zbatuar aktualisht.
Zjarret në natyrë përbëjnë një kërcënim serioz dhe gjithnjë në rritje për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke lënë pasoja afatgjata në ekosisteme, komunitete dhe ekonomi. Përmes koordinimit të përmirësuar rajonal dhe veprimit të përbashkët nga ministritë kompetente, Programi për Menaxhimin e Zjarreve në Natyrë në Ballkanin Perëndimor hedh themelet për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rreziqet nga zjarret në natyrë dhe forcimin e qëndrueshmërisë së peizazhit përmes menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemit.Në vend që të mbështetet vetëm në qasjet tradicionale që fokusohen ekskluzivisht te shuarja e zjarreve, programi zbaton konceptin e menaxhimit të integruar të zjarreve në natyrë — duke nxitur bashkëpunimin ndërsektorial, forcimin e kapaciteteve vendore dhe ndërtimin e peizazheve të qëndrueshme që janë në gjendje të përballen në mënyrë efektive me kërcënimet nga zjarret.
Parandalimi është në qendër të kësaj nisme, me synimin për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrë që të mbrohen njëkohësisht njerëzit dhe ekosistemet. Qëllimi është krijimi i peizazheve dhe komuniteteve të qëndrueshme ndaj zjarrit, të cilat do të vazhdojnë ta çojnë përpara këtë nismë edhe në të ardhmen, në nivel rajonal.
Nisma rajonale mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si partner strategjik dhe përfshin aktivitete edukative, zhvillim politikash dhe angazhim praktik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Natyra është përgjegjësi e përbashkët, dhe çdo hap drejt parandalimit bën një ndryshim të rëndësishëm. Mbi 95% e zjarreve në natyrë në rajon shkaktohen nga pakujdesia njerëzore — një fakt që tregon qartë se zgjidhjet janë në duart tona. Programi bën thirrje për ndërgjegjësim, pjesëmarrje dhe përgjegjësi kolektive për të mbrojtur peizazhet tona dhe për të siguruar një të ardhme të sigurt për brezat e ardhshëm . Përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni afatgjatë, mund të ndjekim një qëllim ambicioz, por të arritshëm: zero zjarre të shkaktuara nga faktori njeri.
Falë mbështetjes së vazhdueshme dhe partneritetit me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kjo nismë po ndërton një themel të fortë për ndikim afatgjatë dhe të qëndrueshëm në rajon. Ne besojmë fort se një veprim i vetëm mund të ndryshojë gjithçka.
-

NLB Banka shpërblehet me çmim prestigjioz nga Euromoney – Çmimi për Ekselencë 2025
NLB Banka është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë për konsumatorët” (Best Bank for Consumers) për Kosovë nga revista ndërkombëtare financiare Euromoney, në
kuadër të Çmimeve për Ekselencë 2025. Ky është një vlerësim i lartë që dëshmon qartë fokusin e NLB Bankës për klientët.
Ky çmim prestigjioz vjen si pasojë e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ofruar produkte dhe shërbime bankare që janë inovative, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e klientëve.
Rezultatet e shkëlqyera bankare të NLB Banka të shënuara në vitin e fundit janë njohur dhe shbërblyer me këtë çmim.
NLB Banka ka shkëlqyer me një sërë iniciativash që kanë përmirësuar ndjeshëm përvojën e klientit: duke përfshirë ofrimin e një game të gjërë produktesh e shërbimesh bankare për
klientë, ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientë, digjitalizimin e shërbimeve bankare, fuqizimin e edukimit financiar etj.
“Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për gjithë punën tonë dhe një motivim shtesë për të vazhduar rrugën drejt inovacionit dhe shërbimit cilësor për konsumatorë.” u shpreh Gem Maloku, Kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka,
NLB Banka i falënderon klientët e saj për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe punonjësit, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre kontribuan në këtë arritje.
“Ky sukses është i përbashkët!”– theksohet nga banka, duke dëshmuar rëndësinë e marrëdhënies së tyre me klientët.