ATV

Category: Sport

  • ​Zyrtare/ Milani emëron trajnerin e ri

    ​Zyrtare/ Milani emëron trajnerin e ri

    Milani ka emëruar trajneri e ri të skuadrës së parë. “Rossonerët” drejtimin teknik të ekipit të parë të meshkujve ia ka besuar Paulo Fonseca-s .

    Fonseca filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2005, duke filluar nga ekipi i të rinjve të Estrela Amadora dhe duke vazhduar më pas, mes profesionistëve, në ligat e vogla portugeze. Në vitin 2012 ai bëri debutimin e tij në ligën më të mirë me Paços de Ferreira, një klub me të cilin arriti në play-off të Champions League. Në vitin 2013 kaloi te Porto, me të cilën fitoi Superkupën e Portugalisë, trofeun e tij të parë si trajner.

    Pas një periudhe te Braga, me të cilën fitoi Kupën e Portugalisë, ai drejtoi Shakhtar Donetsk për tre sezone, me të cilin fitoi shtatë trofe dhe grumbulloi 103 fitore në 139 ndeshje. Në vitin 2019 ai debutoi në kampionatin italian me AS Roma, skuadër me të cilën arriti në gjysmëfinalen e Europa League në vitin 2021. Trajneri i LOSC Lille që nga vera e vitit 2022, Fonseca i jep fund aventurës së tij në Francë pas dy sezoneve në të cilat ai kontribuoi në sjelljen e klubit në sa më shumë kualifikime evropiane.

    Trajneri portugez tani i bashkohet Milanit me një kontratë trevjeçare.

  • ​Caktohet gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Itali

    ​Caktohet gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Itali

    Gjerman Felix Zwayer do të jetë arbitri i ndeshjes të së shtunës mes Italisë dhe Shqipërisë që do të luhet në Dortmund. Këtë sezon ai ka arbitruar 18 ndeshje të Bundesligës dhe 4 ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë ndeshjen e parë të fazës së 16-të të ndeshjes mes Napolit dhe Barcelonës që përfundoi 1-1.

    Ai gjithashtu drejtoi një tjetër skuadër italiane, Romën, në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Europa League në Brighton, përcjellë KP.

    Ballafaqimi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

  • Kurti pret në takim KF Ballkanin

    Kurti pret në takim KF Ballkanin

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim klubin futbollistik Ballkani, derisa thekson se Qeveria është e hapur për ta.

    Në një postim në Facebook, Kurti thotë se Suhareka pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit, me sukseset e këtij klubi.

    “Tre vjet rresht, tre herë kampion në Superligën e futbollit në Republikën e Kosovës, ndërkaq sivjet për herë të parë edhe fitues i Kupës së Kosovës. Ky sukses i jashtëzakonshëm shkon për klubin futbollistik KF Ballkani nga qyteti i Suharekës, që pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit. Me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese”, tha shkruar Kurti.

    Postimi i plotë:

  • ​“FIFA le ta harrojë atë”, Ancelotti merr vendimin e papritur për Real Madridin

    ​“FIFA le ta harrojë atë”, Ancelotti merr vendimin e papritur për Real Madridin

    Trajneri italian Carlo Ancelotti ka zbuluar se klubi i tij Real Madrid nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025. Trajneri italian thotë se gjigantët e La Ligës dhe fituesit e rinj të Ligës së Kampionëve do të refuzojnë të marrin pjesë në Kupën e Botës të Klubeve që do të zhvillohet në SHBA vitin e ardhshëm.

    “Klubi dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e Real Madridit vlen 20 milionë, dhe FIFA dëshiron të na e japë atë shumë për të gjithë turneun. Në asnjë mënyrë. Ashtu si ne, edhe klubet e tjera do ta refuzojnë ftesën”, ka thënë Ancelotti.

    Ancelotti është bërë trajneri më i suksesshëm i Champions League, duke fituar pesë herë trofeun, tre herë me Madridin dhe dy herë me Milanin .Ai kishte fituar edhe Kupën e Evropës dy herë si futbollist, gjithmonë me kuqezinjtë, përcjellë KosovaPress.

    Ancelotti ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës me Real Madridin deri në qershor të vitit 2026.

  • Prishtina ishte arenë e spektaklit në basketbollin 3×3

    Prishtina ishte arenë e spektaklit në basketbollin 3×3

    Të dielën përfundoi me spektakël FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier në Prishtinë. Kjo ngjarje e basketbollit 3×3 u mbajt më 8 dhe 9 qershor, që ishte hera e parë që u organizua në vendin tonë.

    Në këtë garë morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat, derisa në fund, triumfoi Azerbajxhani në të dyja konkurrencat për tu kualifikuar në FIBA 3×3 Europe Cup.

    Femrat fituan me rezultat 21:12, ku Tatyana Deniskina, ishte shënuesja më e mirë me 12 pikë. Ndërkohë, meshkujt fituan me rezultat 20:18, ku Jordan Davis shënoi 12 pikë dhe u shpall MVP.

    Edicioni i nëntë i FIBA 3×3 Europe Cup do të mbahet në Vjenë më 22-25 gusht, me 12 shtete apo 24 në të dyja konkurrencat. Çmimet në të dyja konkurrencat i ndau Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

    Në këtë garë mori pjesë edhe Kosova në të dyja konkurrencat. Vashat e Kosovës pësuan nga Andorra, Qipro dhe Irlanda. Ndërkohë, Dardanët ndeshjet në grupe i përfunduan me një fitore e tri humbje. Dardanët fituan ndaj Armenisë 21:12, ndërsa pësuan nga Azerbajxhani, Qipro dhe Shqipëria.

  • Premiot e UEFA-s, 1 milion euro për fitore në Evropian, ja sa përfiton fituesi

    Premiot e UEFA-s, 1 milion euro për fitore në Evropian, ja sa përfiton fituesi

    Kombëtarja shqiptare e futbollit, me kuali fikimin e arritur në “Euro 2024”, i ka sjellë 9.25 milionë euro të sigurta Federatës Shqiptare të Futbollit.

    kombetarja_stervitje_austri_pergatitje_euro_2024_1Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në këtë Europian. Por, përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 500 mijë euro. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Dortmund kundër Italisë, e cila është edhe kampione në fuqi e këtij kompeticioni. Më pas, në datën 19 qershor, në Hamburg kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë.

    Ndeshja e tretë e grupit do të luhet më 24 qershor në Dyseldorf me Spanjën. Nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe arrin të befasojë duke kaluar grupin, pasi përveç dy vendeve të para që kalojnë më tej, nga gjashtë grupe gjithsej, kualifikohen për në fazën tjetër edhe 4 vendet e treta më të mira. Kështu, nëse kalohet grupi, ka një bonos shtesë prej 1.5 milionë eurosh. Ndërkohë cila kombëtare arrin në çerekfinale do të përfitojë 2.5 mln shtesë, ndërsa nga vajtja në gjysmëfinale arkëtohen edhe 4 milionë euro të tjera.

    Finalisti që humbet përfiton 5 milionë euro, ndërsa fituesi i Europianit ka si bonos 8 milionë euro shtesë. Kështu, nga UEFA për këtë kompeticioni do të shpërndahen 331 milionë euro në total. Edhe pse pritej që kjo shifër të rritej disi, edhe këtë Europian do të jetë e njëjta shpërndarje parash si në Europianin e vitit 2020 që u zhvillua në 2021. Sakaq, një kombëtare nëse fiton tri ndeshjet e grupit dhe arrin të ngrejë lart edhe trofeun e Europianit, federata përkatëse gjithsej do të arkëtojë 28.25 milionë euro nga UEFA.

  • Djali i legjendës Fadil Vokrri e kujton babain me fotografi të përbashkëta

    Djali i legjendës Fadil Vokrri e kujton babain me fotografi të përbashkëta

    Sot bëhen gjashtë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

    Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, por vlerësohet se në kohën sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vënë themelet e forta të futbollit kosovar.

    E djali i tij, Gramoz Vokrri e ka kujtuar me disa fotografi nga fëmijëria babain e tij.

  • ​Messi: Real Madridi është klubi më i mirë në botë

    ​Messi: Real Madridi është klubi më i mirë në botë

    Ikona e Barcelonës, Lionel Messi, e ka cilësuar Real Madridin si “skuadrën më të mirë në botë” gjatë një interviste për “Infobae”.

    Si produkti më i madh i akademisë së famshme të katalanasve, La Masia, Messi luajti rregullisht kundër Realit në disa nga ndeshje më emocionuese të El Clasicos, raporton KosovaPress.

    Messi u largua nga “Camp Nou” në vitin 2021 kur presidenti i Barçës, Joan Laporta nuk arriti të mbështeste një premtim zgjedhor për të rinovuar kontratën e argjentinasit, gjë që u ndikua nga fakti që klubi nuk ishte në gjendje të bënte numrat të funksiononin dhe të qëndronte në anën e djathtë të kufijve të Fair Play Financiar.

    Tetë herë fituesi i Topit të Artë më pas iku në Paris Saint-Germain në një transferim të lirë dhe luajti edhe një herë kundër Real Madridit në 1/16 e fundit të Ligës së Kampionëve, ku pësoi humbje në fazën eliminatore në mars të vitit 2022.

    Dhe me njerëzit e Carlo Ancelottit që kanë ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të 15-të në “Wembley” fundjavën e kaluar, përmes një fitoreje 2:0 ndaj Borussia Dortmundit në finale, Messi beson se kjo e bën ish-armikun e tij të përbetuar si skuadrën më të fortë në planet.

    “Ekipi më i mirë është Real Madrid. Ata janë kampioni i fundit i Ligës së Kampionëve,” tha Messi, i cili tani luan në Amerikë te Inter Miami.

    “Nëse është për shkak të rezultateve, është Madridi”, shtoi ai, përpara se të thoshte se nëse zgjedhja e tij bazohej në cilësinë e lojës, atëherë “Manchester City i Pep Guardiolës” e merr titullin.

  • A e keni ditur që Flamurtari e ka mposhtur Barcelonën?

    A e keni ditur që Flamurtari e ka mposhtur Barcelonën?

    9 dhjetori i vitit 1987 do të mbetet përherë në kujtesën e tifozëve të skuadrës shqiptare, FC Flamurtari.

    Asokohe, Flamurtari luante në Ligën e Evropës, e njëra nga përballjet më historike do të jetë ajo kundër Barcelonës, raporton KosovaPress.

    Në raundin e tretë kualifikues të sezonit 1987/88, Flamurtari shënoi njërën nga fitoret më të mëdha në historinë e klubit.

    Skuadra shqiptare e mposhti asokohe gjigantin katalunas, Barcelonën me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Sokol Kushta. Kushta ia siguroi Flamurtarit fitoren me golin e shënuar në minutën e 16’.

    Në ndeshjen e kthimit, Flamurtari u mposht 4:1 nga Barcelona.

    E formacionet zyrtare të ndeshjes ku Flamurtari e mposhti Barcelonën i gjeni më poshtë.

  • ​A do të jetë pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës 2026? Ja përgjigja e Messit

    ​A do të jetë pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës 2026? Ja përgjigja e Messit

    Superylli argjentinas, Lionel Messi ka folur për Kupën e Botës 2026, ku u pyet nëse ai do të jetë pjesë e skuadrës së Kombëtares së Argjentinës.

    Messi dhe Argjentina e realizuan ëndrrën duke e fituar Kupën e Botës që u mbajt në Katar në vitin 2022, raporton KP.

    Tani, Messi ka folur për Kupën e ardhshme të Botës, në të cilën paraqitja e tij aty do të varet nga niveli në të cilën gjendet ai dhe nga forma e tij.

    “Varet se si ndihem, si jam fizikisht dhe nga të qenit realist me veten time. Ka mbetur edhe shumë kohë… në thonjëza, ‘shumë e pak’, sepse kalon shpejt, por ka ende pak kohë dhe nuk e di se si do të jem në atë moment. Mosha është gjithashtu një realitet që ekziston, edhe pse është thjesht një numër”, tha Messi.

    “Ndeshjet që do të luaj tani nuk janë të njëjta me ato që luajta kur isha në Evropë duke garuar çdo tre ditë, qoftë në Ligën e Kampionëve, qoftë në ligë, qoftë në Francë apo Spanjë. Por varet se si ndihem dhe çfarë ndjej duke qenë përkrah shokëve të skuadrës, dhe duke parë nëse jam ende në nivel apo jo… le të shohim”, tha më tej Messi.