ATV

Category: Sport

  • KEK-u me ambicie të mëdha pas inkuadrimit në Ligën e Parë

    KEK-u me ambicie të mëdha pas inkuadrimit në Ligën e Parë

    Me 24 fitore, gjashtë barazime dhe asnjë humbje, skuadra e KEK-ut me në krye trajnerin, Enis Nasufi u shpall kampione e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll. Deri te ky sukses, trajneri Nasufi thotë arritën për shkak të forcës grupore të ekipit, që nga lojtarët e deri te kryesia e klubit.

    Sipas tij, në çdo aspekt, KEK-u ishte skuadër më e mirë se të gjithë rivalët e ligës në këtë sezon.

    “Ishte një sezon ku e kemi dominuar të gjithë sezonin, meritat kryesore për këtë sukses i kanë vet futbollistët, pastaj kryesia e klubit, bashkëpuntorët e mi dhe gjithë stafi të cilët e kemi drejtuar si skuadër, pastaj mund të them që klubi i KEK-ut ka pasur një performancë shumë të mirë në nivelin ku ka bërë gara, mirëpo mendoj që me shumë meritë kemi ardhur deri tek kampioni i sezonit…KEK-u në aspektin taktik ka qenë shumë më i fortë se ekipet tjera, pastaj futbollistët i kanë kryer detyrat e tyre të cilat edhe iu takojnë t’i kryejnë”, tha fillimisht Nasufi.

    Por, ky sukses tashmë është diçka e kaluar, pasi skuadra nga Obiliqi ka synime edhe më të mëdha në vazhdim dhe tashmë ka nisur të përforcohet me emra të rinj.

    “Gjithsesi do të ketë largime, do të ketë edhe ofrime të reja, disa kontrata i kemi vazhduar me disa futbollistë, vlen të ceket kapiteni Besart Dushi i cili ka vazhduar me klubin, pastaj Gëzim Berisha, Bleart Thaçi e disa futbollistë të tjerë të cilët kanë vazhduar dhe të cilët kanë qenë bartës kryesor të klubit të KEK-ut dhe shpresojmë që me ofrimet e reja të bëjmë një konkurrencë shumë të mirë dhe të vazhdojmë me punë që të arrijmë suksese”, shtoi më tutje Nasufi.

    Madje, trajneri zbulon për KosovaPress, se KEK-u është në bisedime me disa lojtarë nga Superliga e Kosovës.

    “Jemi në bisedime me dy apo tre futbollistë të Superligës sonë edhe të shohim se si do të shkojnë bisedat me ta…Mendoj se duke e parë projektin i cili është i klubit të KEK-ut, unë mendoj se shumë futbollistë edhe kanë dëshirë të në bashkohen”, bëri të ditur Nasufi.

    Nasufi së fundi vazhdoi kontratën me KEK-un, përkundër se thotë që ka pasur oferta edhe nga disa klube të tjera.

    “Kam pasur diskutime me tri apo katër ekipe të Ligës së Parë, mirëpo KEK-u me projektin e tij më ka bindur që të vazhdoj edhe për një vit dhe të shohim se si do të ec puna…Futbollistët nëse nuk janë të kënaqur me trajnerin, atëherë trajneri nuk ka pse të qëndrojë aty, kështu që unë jam shumë i kënaqur me futbollistët, po ashtu futbollistët janë të kënaqur me punën time”, tha Nasufi.

  • Daku reagon pas ndeshjes me Italinë, ku nuk u inkuadrua në lojë nga Sylvinho

    Daku reagon pas ndeshjes me Italinë, ku nuk u inkuadrua në lojë nga Sylvinho

    Mirlind Daku siç duket nuk është aspak i preferuar për sulmin e Kombëtares.

    Trajneri Sylvinho nuk i jep minuta prej 20 nëntorit të vitit 2023, kur startonte në barazimin(0-0) kundër Ishujve Faroe.

    5 ndeshje kanë kaluar prej atëherë, teksa ndër të grumbulluarit për Europian, Daku është i vetmi që nuk ka marrë asnjë minutë.

    “Plani i zotit”, shkruan Daku së fundmi dhe e shoqëron me një foto të tij pas ndeshjes me Italinë.

    Sulmuesi mund të jetë në pritje të minutave për ndeshjen e ardhshme.

    Kujtojmë se kuqezinjtë luajnë kundër Kroacisë më 19 qershor.

  • Është nga Kosova, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali – Shqipëri e zbulon arsyen pse e bëri

    Është nga Kosova, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali – Shqipëri e zbulon arsyen pse e bëri

    Shqipëria mbrëmë (15 qershor) zhvilloi ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024 ndaj Italisë.

    Ndonëse “Kuqezinjtë” morën avantazhin pas vetëm 23 sekondave lojë pas golit të shënuar nga Nedim Bajrami, ata nuk ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar.

    Italia arriti që ta përmbysë rezultatin duke shënuar dy gola me anë të Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas për të “rrëmbyer” tri pikët.

    Sidoqoftë, një ndër momentet që mori vëmendjen gjatë kësaj ndeshje ishte momenti kur një tifoz hyri në fushë dhe bëri që ndeshje të ndërpritej për disa minuta.

    Tashmë është mësuar se tifozi që ka hyrë në fushë është shqiptar i Kosovës dhe banon në Skenderaj.

    Sami Rexhepi ishte personi që arriti ta evitojë sigurimin dhe të hyjë në fushë për disa minuta duke i përshëndetur disa lojtarë.

    Rexhepi tashmë ka treguar arsyen që fshihet prapa këtij veprimi që bëri bujë në rrjetet sociale.

    ”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Rexhepi.

    Përndryshe, Shqipëria do të rikthehet në aksion sërish të mërkurën, ku kësaj radhe do të ketë kundërshtar Kroacinë.

  • Zbulohet shuma që Messi refuzoi për t’u transferuar në Inter Miami

    Zbulohet shuma që Messi refuzoi për t’u transferuar në Inter Miami

    Në qershor të vitit 2023, u dha njoftimi se njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas dy vitesh në Francë.

    Përkundër se shënoi 21 gola dhe dhuroi 20 asistime në sezonin e tij të fundit për klubin francez, tifozët ia kthyen shpinën argjentinasit, duke bërë që trajneri Christophe Galtier të jap njoftimin se klubi nuk do ta rinovojë kontratën e Messit.

    Thashethemet filluan të qarkullojnë se fituesi i Kupës së Botës do t’i bashkohet rivalit të tij Cristiano Ronaldo, duke nënshkruar për një klub të Superligës së Arabisë.

    Në vend të kësaj, Messi vendosi të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me ekipin amerikan, Inter Miami që është në pronësi të David Beckham.

    Por tani është zbuluar se ai ka refuzuar një ofertë zyrtare për t’u transferuar në Superligën e Arabisë, e cila kapte vlerën e 1.4 miliardë eurove.

    Anmar Al Hilali, presidenti i Al Hilalit, ka zbuluar detajet e marrëveshjes e cila në fund dështoi.

    “Ne në fakt kontaktuam Messin kur mbaroi kontrata e tij me Parisin. Ne i prezantuam atij një ofertë prej 1.4 miliardë eurosh, por lojtari e refuzoi sepse familja e tij donte Amerikën”.

    “Ishte një befasi se si lojtari mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij. Ishte e mundshme që ai ta bindë familjen e tij, por nuk hezitoi që ta refuzojë ofertën”.

    Në rast se Messi do të pranonte ofertën e klubit arab, ai do të ribashkohej edhe një herë tjetër me Neymar Jr, me të cilin ka luajtur së bashku tek Barcelona dhe PSG-ja.

    “Ne e respektojmë këtë, pasi familja është më e rëndësishme se sa paratë”, përfundoi presidenti i Al Hilalit.

  • Tri sfida interesante sot në Euro 2024

    Tri sfida interesante sot në Euro 2024

    Kampionati Evropian i futbollit do të vazhdojë rrjedhën e tij sot në ditën e tretë me tri ballafaqime mjaftë interesante

    Sfida e parë do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Volkspark” në Hamburg, aty ku Polonia, në mungesë të sulmuesit kryesor Robert Lewandowski do të ballafaqohet me Holandën në ndeshjen vlefshme për grupin D.

    Pastaj nga ora 18:00 stadiumi “MHP Arena” do të pres duelin ndërmrjet Sllovenisë dhe Danimarkës në kuadër të grupit C, tranmseton kp.

    Dita mbyllet me sfidën ndërmjet Serbisë dhe Anglisë që zhvilohet me filllim nga ora 21:00 në stadiumin “Veltins Arena”.

    Ndryshe, në Euro 2024 mbrëmë debutoi edhe Kombëtarja Shqiptare e cila pësoi disfatë nga Italiae rezultat 2-1.

  • Itali-Shqipëri, formacionet e mundshme

    Itali-Shqipëri, formacionet e mundshme

    Kombëtarja e Shqipërisë e nis sonte aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 në Gjermani.

    Duke filluar mbrojtjen e titullit të saj evropian, Italia takohet me rivalin e Grupit B, Shqipërinë sonte në mbrëmje, kur të dy kombëtaret nisin fushatën e tyre në Euro 2024, raporton KosovaPress.

    Ndërsa “Azzurri” përfundimisht synon të fitojë Evopianin për të dytën herë me radhë, Shqipëria shpreson të avancojnë nga faza e grupeve në paraqitjen e dytë në këtë turne.

    Shqipëria dhe Italia janë përballur katër herë mes vete, ku në të katër ndeshjet kuqezinjët kanë pësuar humbje.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme mund t’i gjeni më poshtë:

    Italia (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Buongiorno, Bastoni, Dimarco; Cristante, Jorginho; Frattesi, Pellegrini, Chiesa; Scamacca

    Shqipëria (4-2-3-1): E. Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja

  • ​Donnarumma për ndeshjen me Shqipërinë: Është lëkura më e madhe e bananes në grupin tonë

    ​Donnarumma për ndeshjen me Shqipërinë: Është lëkura më e madhe e bananes në grupin tonë

    Portieri i Kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma ka folur në konferencën për media para ndeshjes së nesërme me Shqipërinë.

    Italia dhe Shqipëria e nisin nesër aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 duke u përballur me njëra tjetrën me fillim nga ora 21:00, raporton KosovaPress.

    Donnarumma e cilësoi ndeshjen e nesërme si “lëkurën më të madhe të bananes në grupin tonë”.

    “Kjo ndeshje është lëkura më e madhe e bananes në grupin tonë. Duhet të jemi 100% të ndezur. Shqipëria ka shumë ritëm, shumë kërcënim. Nuk kemi mundësi t’i japim vetëm 70-80%. Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme”, tha Donnarumma.

    Më tej, Donnarumma foli për Shqipërinë ku tha që ka shumë lojtarë të shkëlqyer, ndërsa tregoi se çka duhet të bëjë Italia nesër.

    “Shqipëria ka shumë lojtarë individualë të shkëlqyer. Duhet të bëjmë që të qëndrojmë të shtrënguar dhe kompakt dhe të mos u lëmë hapësirë për të fituar në kundërsulm. Ne mund ta fitojmë atë në minutën e parë ose të fundit – ne vetëm duhet të jemi të durueshëm dhe të mbajmë formën tonë”, tha Donnarumma.

    Për fund, Donnarumma tregoi se çka do të nënkuptonte fitorja nesër për Italinë.

    “Nëse fitojmë nesër mbrëma do të jetë një hap i madh drejt kualifikimit. Fitorja do të na vendosë në një pozicion të fortë; të mos fitojmë do të na vinte nën presion”, tha Donnarumma.

  • ​Gjermani-Skoci, formacionet e mundshme

    ​Gjermani-Skoci, formacionet e mundshme

    Pas shumë vitesh zhgënjimi, Gjermania do të nisë fushatën e saj në EURO 2024 me një sasi të madhe shprese. Që nga emërimi i Julian Nagelsmann-it, gjermanët kanë treguar potencial serioz.

    Koha për justifikime ka kaluar. Nagelsmann, i cili refuzoi një shans për t’u rikthyer në Bayern Munich, ka një qëllim të madh, të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij, përcjellë KosovaPress.

    Aleksandar Pavlovic doli nga skuadra për EURO 2024 për shkak të lëndimit dhe u zëvendësua nga mesfushori i Borussia Dortmundit, Emre Can. Përveç kësaj, të gjithë të shpallur në listën origjinale të skuadrës në Euro janë të aftë dhe gati për të luajtur, vetëm Niclas Füllkrug është në dyshim për shkak të një problem në gju.

    Gjermanët do të përballen sonte me Skocinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Gjermania: Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Ëirtz; Havertz

    Skocia: Gunn; Ralston, Hendry, McKenna, Tierney, Robertson; McTominay, Gilmour, McGregor, McGinn; Adams

  • ​Ibrahimovic gëzon tifozët e Milanit

    ​Ibrahimovic gëzon tifozët e Milanit

    Këshilltari i lartë i Milanit, Zlatan Ibrahimovic këmbëngul se Rafael Leao do të mbetet te gjigantët italianë pavarësisht lidhjeve me Chelsean dhe Paris Saint-Germain.

    25-vjeçari ka qenë prej kohësh një objektiv transferimi i PSG-së dhe Chelsea-t, por klauzola e tij e raportuar e lirimit prej 150 milionë euro po i bën skuadrat që të hezitojnë. Tani, legjenda e kuqezinjve, Ibrahimovic thotë se Leao, portieri Mike Maignan dhe mbrojtësi i majtë Theo Hernandez janë të gjithë të vendosur për të qëndruar te Milani.

    “Maignan, Theo dhe Leao mbeten. Ata janë më të fortët në rolet e tyre, ata kanë një kontratë me ne dhe unë jam i lumtur për këtë. Në sajë të punës së RedBird (pronarëve të Milanit) ne mund të blejmë lojtarë të fortë, klubi ka sjellë tashmë 12 lojtarë që hedhin themelet për të ardhmen. ne kemi një sistem zbulimi në të gjithë botën dhe çdo ditë për të mbyllur një blerje ju duhet një proces”, ka thënë 42-vjeçari në një konferencë për shtyp, përcjellë KosovaPress.

    Nga treshja e lartpërmendur, Leao, në veçanti, është më i vlerësuari dhe mbajtja e tij është një domosdoshmëri për gjigantët italianë. Ai shënoi nëntë gola dhe 10 asistime në Serie A këtë sezon dhe ka edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij. Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca me siguri do të dëshirojë ta mbajë atë për sezonin e ardhshëm, pasi ata kërkojnë të fitojnë trofe.

    Leao, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me një lëvizje në skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al-Hilal, aktualisht po përgatitet për të luajtur për Portugalinë në Euro në Gjermani, me skuadrën e Roberto Martinez që fillon fushatën e tyre të martën kundër Republikës Çeke.

  • Nis sot Kampionati Evropian i futbollit

    Nis sot Kampionati Evropian i futbollit

    Sytë e botës së futbollit kthehen nga Mynihu, aty ku sonte në mbrëmje më në fund fillon Kampionatin Evropian UEFA 2024, me kombin mikpritës Gjermaninë që do të përballet me Skocinë në “Allianz Arena”.

    Ndër favoritët për të shkuar deri në fund, Gjermania duket se ka gjetur njëfarë stabiliteti nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, pasi ka bërë së bashku një ecuri të pamposhtur prej katër ndeshjesh.

    Sfida hapëse, ajo ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë nis nga ora 21:00, ndërsa pjesë e këtij grupi janë edhe Zvicra dhe Hungaria, transmeton KP.