ATV

Category: Sport

  • ​Sadiku: Medalja olimpike është synim i madh, por unë dua ta bëj realitet

    ​Sadiku: Medalja olimpike është synim i madh, por unë dua ta bëj realitet

    Boksierja Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë Kosovën në sportin e boksit në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris të Francës Atje ajo thotë se udhëton me një qëllim të vetëm, që të fitojë medalje olimpike dhe kështu ta realizojë ëndrrën e madhe të karrierës së saj.

    “Kam punuar shumë për ta arritur normën olimpike. Unë prej fillimit, prej ciklit olimpik kur kam filluar stërvitjet kam thënë që në këtë cikël olimpik synimi im nuk është vetëm kualifikimi kështu që po shpresoj që të më prijë fati dhe të më realizohet ëndrra ime që e kam pasur gjatë gjithë karrierës sime. Normalisht që është medalja olimpike, medalja olimpike është fjalë e madhe mirëpo po shpresoj shumë që të kem fat dhe të arrij ta bëjë ëndrrën time realitet”, ka thënë Sadiku.

    Përveç boksit, Kosova në këtë olimpiadë garon edhe në sportin e xhudos të notit dhe atë të atletikës.

  • Zbulohet kalendari i ri i Superligës, Ballkani e nis me sfidën kundër Dukagjinit

    Zbulohet kalendari i ri i Superligës, Ballkani e nis me sfidën kundër Dukagjinit

    Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Në emër të FFK-së të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.

    Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohen:

    Prishtina – Suhareka, Drita – Malisheva, Ferizaj – Feronikeli, Llapi – Gjilani dhe Ballkani – Dukagjini.

    Kampionati i ri fillon më 10 gusht.

  • Guardiola zbulon vendimin për të ardhmen e De Bruyne

    Guardiola zbulon vendimin për të ardhmen e De Bruyne

    Pep Guardiola ka deklaruar se Kevin De Bruyne nuk do të largohet nga Manchester City këtë sezon. Reprezentuesi belg më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite. Megjithatë, trajneri Guardiola tani ka thënë se 33-vjeçari “nuk do të largohte”.

    “Nëse dikush largohet, ne do të flasim për këtë,” tha ai. Skuadra e Premierligës së Arabisë Saudite, Al-Ittihad thuhet se synon belgun i cili ka ende një vit në kontratën e tij.

    Në qershor, De Bruyne i tha gazetës belge “Het Laatste Nieuës” se po luante me idenë e një rroge fitimprurëse në fazat e fundit të karrierës së tij. “Këto janë edhe biseda që po i bëjmë gjithnjë e më shumë si familje. Më ka mbetur edhe një vit nga kontrata ime, ndaj duhet të mendoj se çfarë mund të ndodhë”.

    De Bruyne nënshkroi për Cityn në verën e vitit 2015 .

  • ​Interi prezanton fanellën historike

    ​Interi prezanton fanellën historike

    Interi dhe Nike kanë prezantuar fanellën e re të shumëpritur për sezonin 2024/25. Tringjyrëshi rikthehet në fanellën e destinuar për t’u bërë ikonë dhe, për herë të parë, ylli i dytë historik është i pranishëm në fanellë.

    Fanella e re mban të qëndisur në gjoks të kaluarën e lavdishme të klubit, por mbi të gjitha përfaqëson ambiciet e tij për të ardhmen, përcjellë KP.

  • ​Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

    ​Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës

    Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të vazhdojë rrugëtimin e tyre në garat evropiane duke u paraqitur në Ligën e Konferencës.

    Skuadra e trajneri Ilir Daja pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, sot do të ballafaqohet nga skuadra nga Malta, Hamrun, raporton KosovaPress.

    Ky ballafaqim do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

  • FFK e shënon me disa aktivitete datëlindjen e legjendës Fadil Vokrri

    FFK e shënon me disa aktivitete datëlindjen e legjendës Fadil Vokrri

    Në nderim të kujtimit për Legjendën Fadil Vokrri dhe për të shënuar ditëlindjen e tij, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, organizon sot një aktivitet përkujtimor. Ky aktivitet do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar në orën 17:30.

    Gjatë këtij aktiviteti, do të zhvillohen dy ndeshje:

    Veteranët e Prishtinës vs Veteranët e Llapit dhe Veteranët e Kosovës vs Ekipi me përfaqësues të Qeverisë dhe të Kuvendit.

    Paraprakisht, ekipet pjesëmarrëse do të bëjnë homazhe në orën 16:30 tek shtatorja e Fadil Vokrrit, pranë stadiumit që mban emrin e tij.

    Pas përfundimit të ndeshjeve, do të mbahet një koktej rasti në Kampin Nacional.

  • ​Sot shorti për edicionin e ri të Superligës në futboll

    ​Sot shorti për edicionin e ri të Superligës në futboll

    Shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet sot.

    Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga ora 13:00, ka bërë të ditur Komisioni i Garave i Superligës.

    Titullin në edicionin e ri të garave siç dihet do ta mbrojë skuadra e Ballkanit të Suharekës.

  • ​Lumi: Llapi e Malisheva nuk kanë trajnerë për gara evropiane

    ​Lumi: Llapi e Malisheva nuk kanë trajnerë për gara evropiane

    Analisti i futbollit Alban Lumi nuk ka kursyer kritikat ndaj skuadrave kosovare të futbollit pas paraqitjes zhgënjyese të tyre në garat evropiane. Ai si arsye të dështimit ka përmendur mungesën e trajnerëve të duhur dhe me eksperiencë në futbollin evropian.

    Sipas Lumit, dështimi i Llapit në Ligën e Evropës ku u eliminua nga Ëisla Krakoë erdhi për shkak se trajneri Tahir Batatina nuk është trajner që di të aplikojë futboll cilësor të nivelit evropian dhe këtë e tregojnë dështimet e tij të njëpasnjëshme deri më tani.

    “Përkundër përforcimeve dhe optimizmit të tyre vazhdoj të mendoj se trajneri Tahir Batatina nuk është i duhuri sa i përket Llapit për arenën ndërkombëtare, nuk e ka dëshmuar deri më tani. Ka arritur që skuadrën me plotë meritë ta nxjerrë në arenën ndërkombëtare, por pastaj kemi parë dështime të njëpasnjëshme të Llapit nën drejtimin e tij dhe mendoj që ata problemin e kanë tek vetvetja”, deklaroi Lumi.

    Kritike të ngjajmë Lumi pati edhe për trajneri i Malishevës, Qendrim Kida. Ai thotë se Kida nuk ka eksperiencën e duhur si trajner dhe në shumë raste është parë që ai nuk ka ide se si të ndryshohet qasja e lojtarëve ndaj kundërshtarit në fushë.

    “Edhe Malishevës i duhet ndoshta eksperiencën ta kërkojë në Evropë, përkundër respektit që kemi për trajnerët që kanë filluar zejën dhe dëshirojnë të dëshmohen, megjithatë në arenën ndërkombëtare po duhet diçka tjetër, po duhet një ekspertizë më e madhe dhe ndoshta pikërisht sikur te Llapi, edhe tek skuadra e Malishevës mungon një strateg që në momente të caktuara e ndryshon strategjinë e lojës, i ndryshon ndoshta edhe vendet e lojtarëve, të bëjë ndryshime të guximshme siç kemi parë ndoshta tek skuadrat e mëdha”, ka theksuar Lumi.

    Ndryshe, përderisa Malisheva është përshëndetur nga garat evropiane, Llapi rrugëtimin evropian do të vazhdojë në Ligën e Konferencës, aty ku të enjten do të ballafaqohet me Brøndbyn.

  • ​Milani tenton sërish për Brojën

    ​Milani tenton sërish për Brojën

    Pas njoftimit për nënshkrimin e Alvaro Moratas, Milani tani po punon për të sjellë një zëvendëssulmues dhe Armando Broja është një nga emrat në listën e tyre. Sipas një raporti, ata po mbajnë shpresa për një marrëveshje në formë huazimi për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare.

    Broja ka qenë i lidhur me Milanin për shumë vite tani dhe ndërsa lidhjet u rishfaqën më herët gjatë verës, u bë e qartë se Chelsea nuk është i hapur për një huazim. Megjithatë, kuqezinjtë nuk pritet të dorëzohen kaq lehtë, duke e përcjellë situatën.

    Sipas “CaughtOffside”, Milani është në kërkim të një zëvendëssulmuesi të Moratas dhe ndërsa kanë një preferencë të lehtë për Tammy Abrahamin e Romës, Broja mbetet në listën e dëshirave. Supozimi është se Chelsea mund të zmbrapset drejt fundit të afatit kalimtar, duke pranuar në fund të fundit një ofertë huazimi, përcjellë KosovaPress.

    22-vjeçari ka pasur vështirësi në dy sezonet e fundit dhe mund të përdorë vërtet një rinisje të karrierës së tij.

  • Benzema s’ka dyshime se kush duhet ta fitojë Topin e Artë

    Benzema s’ka dyshime se kush duhet ta fitojë Topin e Artë

    Karim Benzema nuk e ka asnjë dyshim mbi atë se kush duhet ta fitojë çmimin Topi i Artë duke thënë se ai i takon njërit prej ish-bashkëlojtarëve të tij tek Real Madridi.

    Benzema ka deklaruar se braziliani Vinicioju Jr është ai që duhet ta rrëmbejë këtë çmim, derisa Real Madridi e ka cilësuar si klubin më të mirë në botë, përcjellë KosovaPress.

    “Lojtarët lëvizin, ata shkojnë e vijnë, por Reali do të jetë gjithmonë në krye. Mbetet klubi më i mirë dhe do të vazhdojë ta dëshmojë këtë. Topi i Artë? Unë them Vini. Ai e meriton atë. Për sezonin e tij ai ishte superior me futbollin e tij dhe me atë që bënte me topin”, theksoi Benzema.

    Ndryshe, Benzema po e vazhdon karrierëne tij tek skuadra e Al-Ittihad.