ATV

Category: Sport

  • Bind Pajaziti, pjesë e bartjes së flakës olimpike për LO 2026

    Bind Pajaziti, pjesë e bartjes së flakës olimpike për LO 2026

    Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, ka njoftuar se djali i tij Bindi, i cili po i vazhdon studimet master në Itali, është bërë pjesë e bartjes së flakës olimpike për Lojërat Olimpike 2026.

    “Shumë krenar për Bindin, i cili gjatë studimeve të tij master në Itali ishte pjesë e bartjes së flakës olimpike për Lojërat Olimpike 2026”, shkroi Pajaziti në Facebook.

    Ai falënderoi organizatën “Rondine Cittadella” për mbështetjen dhe besimin.

    “Momente që na japin shpresë dhe krenari”, deklaroi Zenun Pajaziti.

  • Mauro Icardi në radarin e gjigantit italian Milan

    Mauro Icardi në radarin e gjigantit italian Milan

    Gjiganti italian Milan po synon që të përforcojë repartin e sulmit në afatin kalimtar të janarit.

    Sipas raportimeve të fundit sulmuesi argjentinas Mauro Icardi është vënë në radarin e rossonerëve,dhe 33 vjecari po flitet për një largim nga gjiganti turk Galatasaray.

    Përndryshe Icardi pothuajse e ka humbur statusin e titullarit në formacionin e kampionëve të Turqisë,dhe trajneri Okan Buruk i ka dhënë besimin sulmuesit nigerian Victor Osimhen.

    Në anën tjetër Icardi ka kontratë me Galatasarayin deri në fund të sezonit,dhe ndoshta transferimi mund të ndodhë gjatë verës së ardhshme.

    Kujtojmë që Mauro Icardi në 20 ndeshje këtë sezon për Galatasaray-in ka shënuar 7 gola në të gjitha garat.

  • Luciano Spalletti  lavdëron Edon Zhegrovën-Shton se duhet përmirësuar ende

    Luciano Spalletti lavdëron Edon Zhegrovën-Shton se duhet përmirësuar ende

    Trajneri i Juventus-it Luciano Spalleti ka folur lidhur me paraqitjen e Edon Zhgerovës kundër Pafos-it në Ligën e Kampionëve.

    Spalletti ka deklaruar se Zhegrova bëri një ndeshje mjaft të mirë,por shton se ka nevojë ende të përmirësohet.

    Përndryshe Spalleti thotë se ylli i Kombëtares së Kosovës nuk u ndihmua nga Kalulu dhe McKennie,dhe thotë se është lënë vetëm në situatat 1 kundër 1.

    “Gjatë pjesës së parë, as Kalulu e as McKennie nuk e ndihmuan, duke e lënë herë pas here të luajë 1 kundër 1, sepse qëndronin shumë lart dhe ‘mbytnin’ zonën e tij”

    Kujtojmë që Edon Zhegrova luajti për herë të parë si titulluar në një ndeshje për Juventusin,ku më pas u zëvendësua në pjesën e dytë në fitoren 2:0 të bianconerëve ndaj Pafos-it.

  • Xabi Alonso nuk do të shkarkohet nga Real Madrid

    Xabi Alonso nuk do të shkarkohet nga Real Madrid

    Xabi Alonso nuk do të shkarkohet nga stoli i Real Madrid,pavarësisht rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano Alonso do të mbetet trajner i Los Blancos,dhe se drejtuesit nuk po mendojnë ta shkarkojnë pas ndeshjes kundër Man.City-it.

    Përndryshe ndeshja kundër City-it do të ishte si një finale për Alonson,që nëse do ta fitonte spanjolli do të mbetej tek Real Madrid,por edhe përkundër kësaj humbjeje Alonso do të ketë rastin sërish që të fitoj ndeshjet e rradhës për të dëshmuar se është njeriu i duhur për Real Madridin.

    Kujtojmë që në 8 ndeshjet e fundit me Real Madridin Xabi Alonso ka arritur të fitoj vetëm dy prej tyre,duke vënë në dyshim të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

  • LA Lakers eliminohet nga kupa e NBA-së nga San Antonio Spurs-Oklahoma City Thunder siguron gjysmëfinalen

    LA Lakers eliminohet nga kupa e NBA-së nga San Antonio Spurs-Oklahoma City Thunder siguron gjysmëfinalen

    Skuadra e Los Angeles Lakers është eliminuar nga gjysmëfinalja e kupës së NBA-së,duke u mundur nga San Antonio Spurs me rezultat 132:119.

    Stephon Castle 30 pikë si dhe De’Aaron Fox me 20 pikë ishin më të mirët tek Spurs,duke kontribuar në fitoren e kësaj skuadre.

    Në anë tjetër tek Lakers më të mirët ishin Luka Doncic me 35 pikë e 8 asitime si dhe LeBron James me 19 pikë,15 kërcime e 8 asistime,por këto ishin të pamjaftueshme për të shmangur eliminimin.

    Ndërkohë Oklahoma City Thunder e siguroi gjysmëfinalen pa problem,duke mundur Phoenix Suns me 49 pikë dallim 138:89.

    Shai Gilgeous Alexander ishte më efikasi me 28 pikë tek Thunder,si dhe kontribut dha dhe Chet Holmgren me 24 pikë.

    Tek Suns më i miri ishte Dillon Brooks me 16 pikë,shifër që tregon lojën tejet të dobët të Suns kundër kampionëve aktual.

  • Sonte Drita-AZ Alkmaar me fillim nga ora 18:45

    Sonte Drita-AZ Alkmaar me fillim nga ora 18:45

    Kampioni i Kosovës Drita sonte pritet të zhvilloj ndeshjen e rradhës në UEFA Conference League,ku do të takohet kundër skuadrës së mirënjohur holandeze AZ Alkmaar.

    Gjilanasit synojnë që të vazhdojnë pa humbje edhe këtë xhiro në Conference League,dhe ndaj ekipit holandez do të synoj një rezultat pozitiv.

    Në anën tjetër AZ Alkmaar ka dy fitore e dy barazime në Conference League,dhe në këtë ndeshje synojnë që të marrin 3 pikët e plota.

    Përndryshe sa i përket mungesave tek Drita pritet të mungojë kapiteni Rron Broja,i cili nuk do të mund të luaj për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjet e mëparshme.

    Kujtojmë që ndeshja Drita-AZ Alkmaar pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë me fillim nga ora 18:45

  • FFK-ja shpall më të mirët më 21 dhjetor

    FFK-ja shpall më të mirët më 21 dhjetor

    Ceremonia “Laureatët 2025” do të mbahet më 21 dhjetor. Kështu është vendosur të mërkurën gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Për vitin 2024 çmimet kryesore në futbollin kosovar i fituan Lidnon Emërllahu dhe Edon Zhegrova.

    Mesfushori Emërllahu ishte shpallur futbollist i vitit 2024, ndërkohë që Edon Zhegrova e fitoi çmimin “Fadil Vokrri” që i ndahet lojtarit më të mirë të përfaqësueses.

    Në mbledhjen e KE të FFK-së u diskutua edhe për disa çështje tjera rreth futbollit kosovar, ndëra është njoftuar se ka miratuar marrëveshjen me FIFA-n për hapjen e Akademisë së Futbollit në Hajvali.

  • Përballja historike – Tyson dhe Mayweather gati për super-meçin e vitit

    Përballja historike – Tyson dhe Mayweather gati për super-meçin e vitit

    Mike Tyson ka zbuluar detaje të reja rreth ndeshjes së tij të ardhshme të boksit ndaj Floyd Mayweather, e cila pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.

    Dy legjendat e sportit, që secili ka lënë gjurmë në historinë e boksit në mënyrën e vet, do të përballen në një ndeshje ekspozuese që pritet t’u sjellë fitime të konsiderueshme të dyve. Tani Tyson ka bërë publik edhe disa elementë të marrëveshjes.

    “Ky meç është diçka që as bota, as unë, nuk e kemi imagjinuar se do të mund të ndodhte. Megjithatë, boksi ka hyrë në një epokë të re të paparashikueshmërisë dhe ky duel është aq i pazakontë sa që tani po bëhet realitet”, tha Tyson për MMA Weekly.

    “Ende nuk mund ta besoj që Floyd pranoi. Do të jetë e vështirë për të nga ana fizike, por ai e dëshiron ndeshjen. Ne kemi nënshkruar kontratën dhe do të përballemi.”

    Edhe pse numri i raundeve, madhësia e dorezave dhe dimensionet e ringut nuk janë bërë ende të ditura, Tyson ka zbuluar të paktën një detaj të rëndësishëm – kohën dhe vendin e duelit.

    “Do të luftojmë në mars, në Afrikë. Do të thyejmë çdo rekord, do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e sportit”, përfundoi ai.

    Të dy, pasi kanë përfunduar karriera të jashtëzakonshme dhe kanë grumbulluar së bashku plot 100 fitore, kanë marrë pjesë në disa ndeshje miqësore, por asnjëherë më parë nuk kanë zhvilluar një duel të tillë.

    Gjatë karrierës së tij, Tyson ka luftuar në kategorinë e peshave të rënda, me peshë rreth 100 kilogramë, ndërsa Mayweather është ndeshur në pesë kategori të ndryshme, nga 60 deri në 70 kilogramë. Pikërisht ky dallim i madh në peshë pritet të tërheqë një numër të madh tifozësh drejt këtij dueli historik. /ATVLIVE.TV

  • Kryeministri Kurti pret ekipin e Dritës para përballjes historike ndaj AZ Alkmaar

    Kryeministri Kurti pret ekipin e Dritës para përballjes historike ndaj AZ Alkmaar

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij ekipin e Dritës, në prag të ndeshjes së rëndësishme që skuadra gjilanase do ta zhvillojë të enjten ndaj AZ Alkmaar në kuadër të Ligës së Konferencës.

    Gjatë takimit, Kurti i përgëzoi futbollistët, trajnerin dhe stafin për paraqitjet e deritanishme, duke theksuar se Drita po e përfaqëson Kosovën me dinjitet dhe profesionalizëm në arenën evropiane. Ai theksoi se bardhekaltërit po shfaqin nivel të lartë gare, duke u renditur aktualisht në vendin e 8-të nga 36 ekipe pjesëmarrëse në këtë kompeticion – një arritje historike për futbollin kosovar.

    “Shanset për kualifikim janë të mëdha. Ju falënderoj për përfaqësimin dinjitoz që po i bëni shtetit tonë”, tha Kurti, duke u uruar futbollistëve sukses në sfidën e radhës.

    Të enjten mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita do të presë ekipin holandez të AZ Alkmaar. Një rezultat pozitiv do të shënonte një tjetër hap të madh për klubin, por edhe për futbollin kosovar në përgjithësi.

    “Forca Drita!”, përfundoi Kurti, duke i dhënë mbështetje të plotë skuadrës gjilanase para këtij takimi vendimtar.

  • Të enjten vendoset gurthemeli për tribunat dhe ndriçimin e ri në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

    Të enjten vendoset gurthemeli për tribunat dhe ndriçimin e ri në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

    Të enjten, më 11 dhjetor, do të nisin zyrtarisht punimet për ndërtimin e tribunave dhe instalimin e sistemit të ri të ndriçimit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën sportive të komunës.

    Gurthemeli do të vendoset në një ceremoni zyrtare ku pritet të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    Pas ceremonisë, drejtuesit do të zhvillojnë vizita edhe në dy projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore në komunë: Pishinën Gjysmëolimpike dhe Qendrën Multifunksionale, ku do të shikojnë nga afër ecurinë e punimeve.

    Agjenda e ditës së enjtes:

    11:00 – Vendosja e gurthemelit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

    11:30 – Vizitë punimeve në Pishinën Gjysmëolimpike

    11:45 – Vizitë punimeve në Qendrën Multifunksionale

    Projekti i ri synon t’i japë komunës një infrastrukturë më moderne sportive, duke përmirësuar kushtet për ekipet vendore, sportistët dhe tifozët.