ATV

Category: Sport

  • Peticioni “Mbappé Out” kalon 1.5 milion nënshkrime-Rritet pakënaqësia te tifozët e Real Madridit

    Peticioni “Mbappé Out” kalon 1.5 milion nënshkrime-Rritet pakënaqësia te tifozët e Real Madridit

    Një pjesë gjithnjë e më e madhe e tifozëve të Real Madrid duket se e ka humbur durimin me yllin francez Kylian Mbappé.

    Sipas raportimeve, një peticion online me titullin “Mbappé Out” ka mbledhur tashmë mbi 1.5 milion nënshkrime, duke reflektuar pakënaqësinë në rritje ndaj sulmuesit.

    Kjo situatë vjen në një periudhë të vështirë për klubin madrilen. Reali renditet në vendin e dytë në kampionat, me diferencë të konsiderueshme nga Barcelona në La Liga, ndërsa në UEFA Champions League u eliminua në çerekfinale nga Bayern Munich.

    Ndërkohë, Mbappé është bërë edhe qendër e polemikave për shkak të një incidenti të raportuar në stërvitje. Sipas gazetarëve Guillermo Rai dhe Mario Cortegana të The Athletic, sulmuesi francez është përfshirë në një përplasje me një anëtar të stafit gjatë një ushtrimi.

    Burimet bëjnë të ditur se Mbappé ka reaguar me zemërim dhe ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj pjesëtarit të stafit, i cili po vepronte si asistent-gjyqtar dhe e kishte sinjalizuar në pozicion jashtë loje.

    Ky episod ka shtuar edhe më shumë presionin mbi lojtarin dhe ka nxitur debat rreth formës dhe sjelljes së tij, në një moment kur Real Madridi po kërkon reagim pas një sezoni nën pritshmëri.

  • Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm, pas procesit të vlerësimit që përfshin kriteret sportive, financiare dhe administrative.  Nga klubet e licencuara, tetë janë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera përfaqësojnë futbollin e femrave, duke reflektuar rritjen e përfaqësimit edhe në këtë kategori.  Në total, 12 klube kishin aplikuar për licencim pranë FFK-së, por vetëm dhjetë prej tyre kanë arritur të plotësojnë kriteret e kërkuara për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të organizuara nga UEFA.  Ndërkohë, jashtë këtij procesi kanë mbetur FC Drenica dhe FC Prishtina e Re, të cilat nuk kanë arritur të sigurojnë licencën për sezonin e ardhshëm.  Licencimi i klubeve është një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare,ndërsa ekipet kosovare synojnë paraqitje sa më dinjitoze në garat evropiane.

    Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm, pas procesit të vlerësimit që përfshin kriteret sportive, financiare dhe administrative. Nga klubet e licencuara, tetë janë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera përfaqësojnë futbollin e femrave, duke reflektuar rritjen e përfaqësimit edhe në këtë kategori. Në total, 12 klube kishin aplikuar për licencim pranë FFK-së, por vetëm dhjetë prej tyre kanë arritur të plotësojnë kriteret e kërkuara për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të organizuara nga UEFA. Ndërkohë, jashtë këtij procesi kanë mbetur FC Drenica dhe FC Prishtina e Re, të cilat nuk kanë arritur të sigurojnë licencën për sezonin e ardhshëm. Licencimi i klubeve është një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare,ndërsa ekipet kosovare synojnë paraqitje sa më dinjitoze në garat evropiane.

    Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm, pas procesit të vlerësimit që përfshin kriteret sportive, financiare dhe administrative.

    Nga klubet e licencuara, tetë janë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera përfaqësojnë futbollin e femrave, duke reflektuar rritjen e përfaqësimit edhe në këtë kategori.

    Në total, 12 klube kishin aplikuar për licencim pranë FFK-së, por vetëm dhjetë prej tyre kanë arritur të plotësojnë kriteret e kërkuara për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të organizuara nga UEFA.

    Ndërkohë, jashtë këtij procesi kanë mbetur FC Drenica dhe FC Prishtina e Re, të cilat nuk kanë arritur të sigurojnë licencën për sezonin e ardhshëm.

    Licencimi i klubeve është një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare, ndërsa ekipet kosovare synojnë paraqitje sa më dinjitoze në garat evropiane.

  • Kastrioti dhe Rahoveci synojnë finalen-Vëllaznimi e Besa Famgas kërkojnë ndeshje të tretë

    Kastrioti dhe Rahoveci synojnë finalen-Vëllaznimi e Besa Famgas kërkojnë ndeshje të tretë

    Të mërkurën dhe të enjten zhvillohen ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj.

    Të mërkurën nga ora 19:30, në palestrën Shani Nushi përballen Vëllaznimi dhe Kastrioti. Ndeshjen e parë në Ferizaj, Kastrioti e fitoi bindshëm me rezultat 41:27 dhe udhëton në Gjakovë me synimin për ta siguruar finalen. Skuadra nga Ferizaj, që tashmë ka fituar Kupën, e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, ndërsa Vëllaznimi në të katërtin.

    Të enjten nga ora 20:00 zhvillohet përballja ndërmjet Besa Famgas dhe Rahoveci në palestrën Karagaçi. Ndeshja pritet të jetë shumë e fortë, pasi Rahoveci e fitoi takimin e parë me rezultat të ngushtë 32:30. Edhe kjo përballje pritet të jetë e baraspeshuar dhe me rivalitet të madh.

    Për t’u kualifikuar në finale, skuadrave u nevojiten dy fitore. Nëse është e nevojshme, ndeshjet e treta vendimtare do të zhvillohen në Ferizaj dhe Rahovec.

    Ndërkohë, të mërkurën nga ora 19:30 luhet edhe ndeshja e mbetur e kampionatit të rregullt ndërmjet Trepça dhe Prishtina. Trepça renditet e gjashta me 18 pikë, ndërsa Prishtina e shtata me 17 pikë, me të dy skuadrat që synojnë t’i shmangen pozitës së parafundit në tabelë.

  • Gjysmëfinalet e dyta të play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll për femra luhen të enjten në Ferizaj dhe Banjë

    Gjysmëfinalet e dyta të play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll për femra luhen të enjten në Ferizaj dhe Banjë

    Në mesjavë vazhdon gara në play-off-in e Superligës së Kosovës në hendboll për femra, me ndeshjet e dyta gjysmëfinale që zhvillohen të enjten.

    Programi nis nga ora 17:00 në arenën Bill Clinton Arena, ku përballen Ferizaj dhe Samadrexha.

    Ndërkohë, nga ora 20:00, në palestrën në Banjë, Istogu e pret Shqiponja.

    Samadrexha dhe Shqiponja kanë fituar ndeshjet e para dhe janë më afër finales. Samadrexha e mposhti Ferizajn me rezultat 35:26, ndërsa Shqiponja fitoi ndaj Istogut me 25:21.

    Megjithatë, Ferizaj dhe Istogu synojnë fitore në shtëpi për ta barazuar serinë dhe për ta çuar atë në ndeshjen vendimtare të tretë.

  • Mauricio Pochettino: Është e vështirë të balancosh Messin, Mbappén dhe Neymarin

    Mauricio Pochettino: Është e vështirë të balancosh Messin, Mbappén dhe Neymarin

    Mauricio Pochettino ka rrëfyer se periudha e tij te Paris Saint-Germain gjatë sezonit 2021/22, kur kishte nën urdhra Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Neymar, i tregoi sa e vështirë është të bësh të funksionojë një treshe kaq e talentuar në mënyrë të balancuar.

    Sipas trajnerit argjentinas, problemi nuk lidhej vetëm me egot, por edhe me stilet e ndryshme të lojës.

    “Messi donte të ndërtonte lojën nga mbrapa, më ngadalë, me kombinime dhe pasime. Ai ka cilësinë ta mbajë topin dhe të driblojë disa lojtarë. Por nëse luanim për Mbappén, nuk mund të luanim për Messin”, ka deklaruar Pochettino për The Overlap.

    Ai shpjegoi se Mbappé ishte më i rrezikshëm në momentet e tranzicionit, kur skuadra rikuperonte topin dhe nisej shpejt në sulm, duke kërkuar hapësira për vrapime.

    “Mbappé, kur e fitonim topin, kërkonte hapësirë. Ishte çështje t’ia jepje topin dhe ta lije të vraponte. Por kur luanim për Messin, ai më thoshte: ‘Forca ime është të vrapoj, por nuk mundem’”, shtoi ai.

    Ndryshe nga Mbappé, Pochettino theksoi se me Neymarin nuk kishte të njëjtin problem, pasi braziliani dëshironte të ishte vazhdimisht i përfshirë në lojë me topin.

    Ai nënvizoi se kombinimi i tre profileve kaq të ndryshme përbënte një sfidë të madhe taktike. Në fund të sezonit, Pochettino u shkarkua, pavarësisht se fitoi titullin në Francë, ndërsa në Ligën e Kampionëve PSG u eliminua nga Real Madrid në fazën e 1/8-ës.

  • Xhirot vendimtare në Superligë, titulli, Evropa dhe mbijetesa në lojë

    Xhirot vendimtare në Superligë, titulli, Evropa dhe mbijetesa në lojë

    Albi Mall Superliga e Kosovës po hyn në fazën më të nxehtë të sezonit, ku çdo ndeshje mund të përcaktojë fatin e skuadrave, nga titulli kampion, te garat evropiane e deri te mbijetesa në elitë.

    Xhiro e 33-të pritet të jetë vendimtare, me përballje që mbartin peshë të madhe për renditjen përfundimtare.

    Java hapet të mërkurën me derbin e kryeqytetit, ku Prishtina e Re përballet me Prishtina në Hajvali, në një duel që nis nga ora 15:00 dhe premton rivalitet të fortë.

    Të shtunën, vëmendja zhvendoset në Gjilan, ku Drita pret Ballkani. Vendasit janë shumë pranë titullit dhe një fitore do t’i kurorëzonte matematikisht kampionë të Kosovës.

    Po atë ditë, në Skenderaj, Drenica përballet me Gjilani në një tjetër ndeshje me rëndësi të madhe për renditjen.

    Xhiro mbyllet të dielën me dy përballje të tjera që nisin nga ora 16:00. Llapi pret Dukagjini, ndërsa Ferizaj do të përballet me Malisheva.

    Me kaq shumë objektiva në lojë, fundi i sezonit pritet të sjellë dramë, emocione dhe kthesa të mëdha në garën për sukses.

  • Gjysmëfinalja vendimtare: Bashkimi dhe Bora përballen për biletën e finales

    Gjysmëfinalja vendimtare: Bashkimi dhe Bora përballen për biletën e finales

    Të mërkurën mbrëma, Bashkimi dhe Bora zbresin në parket për ndeshjen që do të përcaktojë finalistin e dytë të “Play-off”-it, në një përballje ku nuk ka më vend për gabime.

    Seria gjysmëfinale është e barabartë 2:2 dhe skuadra që triumfon do t’i bashkohet Trepça në finalen e madhe.

    “Portokallezinjtë” synojnë rikthimin në finale dhe luftojnë për titullin kampion, ndërsa Bora po jeton një sezon historik. Për herë të parë në “Play-off”, skuadra nga Prishtina vazhdon të ëndërrojë dhe të synojë edhe më shumë.

    Katër përballjet e deritanishme kanë qenë të mbushura me emocione, kthesa dhe rivalitet të fortë, duke e lënë gjithçka të hapur për sfidën vendimtare.

    Ndeshja e parë u fitua nga Bashkimi 73:70, ndërsa Bora reagoi menjëherë duke triumfuar 76:75 në takimin e dytë. Në Prizren, vendasit rikthyen epërsinë me fitoren 88:73, por prishtinasit barazuan serinë pas suksesit dramatik 104:99 në ndeshjen e fundit.

    Tani gjithçka do të vendoset në 40 minutat e fundit, një duel që premton spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit. Ndeshja nis nga ora 19:30.

  • Interi i vendos çmim të lartë Bastonit, Barcelona në vështirësi për transferimin

    Interi i vendos çmim të lartë Bastonit, Barcelona në vështirësi për transferimin

    Inter ka bërë të qartë qëndrimin e tij sa i përket së ardhmes së Alessandro Bastoni, duke vendosur një çmim të lartë që e bën të vështirë çdo tentativë të Barcelona për ta transferuar gjatë verës.

    Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, klubi zikaltër nuk pranon të negociojë për më pak se 70 milionë euro për mbrojtësin italian, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të skuadrës.

    Interi do të shqyrtonte largimin e tij vetëm nëse vetë lojtari kërkon një transferim, por deri tani Bastoni nuk ka dhënë asnjë sinjal për një lëvizje të tillë, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga Barcelona.

    Në anën tjetër, situata financiare e klubit katalanas e bën këtë operacion edhe më të komplikuar, duke e kthyer transferimin në një objektiv të vështirë për këtë merkato.

    Barcelona mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor për të përforcuar prapavijën, me Bastonin në krye të listës. Megjithatë, në radar janë edhe alternativa si Jon Martin i Real Sociedad dhe Cristian Romero i Tottenham Hotspur.

    Për momentin, gjithçka mbetet nën kontrollin e Interit, i cili nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm pa një ofertë të jashtëzakonshme.

  • Galatasaray synon transferimin e Bruno Fernandes në verë

    Galatasaray synon transferimin e Bruno Fernandes në verë

    Galatasaray po përgatitet për një merkato verore shumë ambicioze, me synimin për të ngritur ndjeshëm cilësinë e skuadrës. Në krye të listës së dëshirave qëndron kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, një emër që konsiderohet si objektivi ideal për mesfushën.

    Klubi turk po kërkon përforcime kyçe në repartin e mesfushës, konkretisht një organizator loje dhe një mesfushor me tipare mbrojtëse. Në këtë kontekst, profili i Fernandes shihet si i përkryer për të udhëhequr skuadrën në nivele më të larta.

    Interesi për portugezin nuk është i ri, Galatasaray kishte tentuar të afrohej me të edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit. Sipas raportimeve, kontaktet pritet të rifillojnë gjatë verës, megjithatë realizimi i këtij transferimi mbetet një mision shumë i vështirë.

    Arsyeja kryesore është e qartë, Manchester United ka siguruar pjesëmarrjen në UEFA Champions League për sezonin 2026/27, duke e bërë largimin e kapitenit të tyre pak të mundshëm.

    Forma e shkëlqyer e Fernandes këtë sezon vetëm sa e rrit interesin për të. Ai ka regjistruar 19 asistime në Premier League, shtatë më shumë se rekordi i tij i mëparshëm, duke iu afruar ndjeshëm rekordit historik të një sezoni që mbahet nga Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne.

    Përveç asistimeve, Fernandes ka kontribuar edhe me 8 gola në kampionat, duke konfirmuar rolin e tij si një nga mesfushorët më vendimtarë në futbollin evropian aktual.

  • Gjithçka vendoset sonte: Arsenal–Atletico, beteja për finalen e madhe

    Gjithçka vendoset sonte: Arsenal–Atletico, beteja për finalen e madhe

    Sonte mbrëma, Arsenal dhe Atletico Madrid përballen në një duel vendimtar në gjysmëfinalen e UEFA Champions League, ku vetëm njëra skuadër do të sigurojë biletën për finalen e sezonit 2025/26.

    Takimi i parë në Metropolitano Stadium përfundoi 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Emirates Stadium. Nuk ka favorit të qartë, vetëm tension, pritje dhe 90 minuta që vlejnë sa një sezon i tërë.

    Arsenali synon të rikthehet në një finale të madhe evropiane pas dy dekadash, i mbështetur nga atmosfera elektrizuese në shtëpi dhe loja dinamike. Por përballë ka një Atletico Madrid të kalitur për netë të tilla, të organizuar, të fortë në mbrojtje dhe tejet të rrezikshëm në kundërsulme. Në një përballje kaq të ekuilibruar, një moment i vetëm mund të bëjë diferencën mes lavdisë dhe eliminimit.

    Presioni është në kulm dhe çdo duel në fushë do të ketë peshë vendimtare. Gabimet nuk falen, ndërsa durimi dhe përqendrimi mund të shpërblehen me një vend në finale.

    Ndërkohë, spektakli vazhdon edhe të mërkurën në Gjermani, ku Bayern Munich pret Paris Saint-Germain në Allianz Arena. Me rezultatin e parë 5-4 në favor të francezëve, gjithçka mbetet e hapur. PSG ka një avantazh minimal, por Bayern në shtëpi di të shndërrohet në një forcë të pakontrollueshme.

    Dy net, katër gjigantë dhe vetëm dy vende në finale, emocionet janë në kulmin e tyre.