ATV

Category: SHOWBIZ

  • Bëhet i ditur emri i djalit të Khloe Kardashian

    Bëhet i ditur emri i djalit të Khloe Kardashian

    Emri i fëmijës së dytë të Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka qenë një mister që nga lindja përmes një gruaje surrogate në korrik 2022 e deri më tani.

    Gjatë premierës së sezonit të tretë të The Kardashians, për herë të parë bëhet i ditur emri i fëmijët. Ai quhet Tatum Thompson.

    Ajo tregoi se meqë nuk e ka mbajtur foshnjën në bark, ndjehet më pak e lidhur me të.

    “Është me të vërtetë gjëja më e çuditshme.”- u shpreh Khloe.

    Tutje Khloe rrëfeu se ndjehej në faj për shkak se një grua tjetër ia mbante fëmijën në bark, duke thënë se është gjëja më e çuditshme, por nuk ka të bëjë fare me beben, por me procesin. /atvlive.tv

  • Publikohet videoklipi nga inteligjenca artificiale i Bebe Rexhes, Ozuna-s, PNAU

    Publikohet videoklipi nga inteligjenca artificiale i Bebe Rexhes, Ozuna-s, PNAU

    Bashkëpunimi i Bebe Rexhes, PNAU dhe Ozunes u publikua, kurse videoklipi është realizuar nga inteligjenca artificiale.

    PNAU tha disa fjalë për këtë bashkëpunim.

    “Muzika ka fuqinë përfundimtare për të shëruar dhe për të sjellë energji që është e mbyllur brenda secilit prej jush. “Stars” ka të bëjë me gjetjen e asaj drite të brendshme dhe ta lëmë atë të shkëlqejë në mënyrë që e gjithë bota të mund të shohë. Kënga është kulmi i qenieve magjike që punojnë së bashku. Asnjëherë në ëndrrat tona më të çmendura nuk e kemi imagjinuar të punojmë me Bebe Rexha-n dhe Ozuna-n në 2023”, tha PNAU.

    Ndërsa Bebe Rexha tregoi se kur ka dëgjuar për herë të parë demon e këngës ajo u ndje shumë mirë.

    “Më pëlqeu bashkëpunimi me PNAU dhe Ozuna, ata janë të dy kaq të talentuar dhe unikë dhe jam shumë e emocionuar që bota e dëgjon këtë bashkëpunim”, tha Bebe Rexha.

    Ozuna u shpreh se Kam disa kohë që jam fans i muzikës së Bebe Rexha-s dhe PNAU-s, kështu që ky është një bashkëpunim ëndrrash në anglisht dhe spanjisht që tingëllon si një këngë globale. /atvlive.tv

  • Katy Perry ka gjasa të tërhiqet plotësisht si juri nga “American Idol”

    Katy Perry ka gjasa të tërhiqet plotësisht si juri nga “American Idol”

    Katy Perry do të tërhiqet si juri në “American Idol”, sipas “Daily mail”, ajo e beson se producentët kanë arritur ta bëjnë atë të duket si një ‘’gjyqtare e keqe’’.

    Këngëtarja shpesh akuzohej nga shikuesit e këtij spektakli për turpërimin që i bënë konkurrentëve si p.sh. , një 25-vjeçares kur ajo tregoi se është nënë e tre fëmijëve Katy e kishte përbuzur , duke mos e lënë me kaq, ajo me konkurrentët e tjerë shpesh i ndërpriste derisa ata flisnin dhe i jepte komente tejet negative të cilat nuk ishin edhe aq normale për një format si ‘American Idol’.

    Sidoqoftë, këngëtarja ka bërë pushim një muaj dhe u shfaq në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III në Londër më 6 maj./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kate Middleton pyetet për nënshkrim nga disa fëmijë, ajo nuk pranon

    Kate Middleton pyetet për nënshkrim nga disa fëmijë, ajo nuk pranon

    Kate Middleton nuk theu protokollin as për një grup fëmijësh që i kërkonin autografin e saj. Ajo iu përgjigj me butësi kur fëmijët i kërkuan nënshkrimin e tyre gjatë një vizite të në Chelsea Flower Show.

    “Nuk lejohet të shkruaj nënshkrimin tim, është vetëm një nga ato rregulla”, u dëgjua ajo duke thënë, sipas “People”, kur një fëmijë kurioz pyeti pse nuk do të shkruante nënshkrimin e saj.

    Megjithatë, Kate nuk i la i fëmijët plotësisht të zhgënjyer dhe në vend të kësaj krijoi disa vizatime të bukura për ta.

    “Unë nuk mund të shkruaj emrin tim, por mund të vizatoj,” shpjegoi Middleton fëmijëve.

    Ajo pastaj vazhdoi të vizatojë një lule për një vajzë 7-vjeçare të quajtur Ruby dhe një pemë për një nxënës tjetër.

    Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të nënshkruajnë autografin e tyre për fansat për të parandaluar rrezikun e falsifikimit, dhe rregulli mbretëror ka qenë në fuqi për vite të tëra.

    William, babai i tij, Mbreti Charles III, dhe të tjerë anëtarë të familjes mbretërore britanike nuk lejohet të vizatojnë nënshkrimin e tyre, megjithëse monarku 74-vjeçar thyen protokollin në vitin 2010 kur nënshkroi një autograf për një viktimë të përmbytjeve të rënda, duke shkruar “Charles 2010”.

    Ndryshe, ai nuk ka thyer protokollin që atëherë./atvlive.tv/

     

  • Reagon aktori i “Rrushe” pasi “Top Channel” i vendosi titra shqip filmit të tyre

    Reagon aktori i “Rrushe” pasi “Top Channel” i vendosi titra shqip filmit të tyre

    Aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi ka reaguar pasi ky serial u transmetua me titra në shqip në “Top Channel”.

    Ai përmes një postimi në facebook, e ka cilësuar veprimin të mirë për dy arsye.

    Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat që nuk dëgjojnë dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.

    “Seriali “Rrushe” ka filluar te shfaqet ne Top Channel. Në transmetim shfaqen edhe titrat ne gjuhen shqipe (afersisht standardi). Po lexoj reagime te ndryshme lidhur me këtë ceshtje.Une mendoj qe është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.1. Që ngjarjen ta kuptojne edhe personat qe nuk mund të dëgjojne.2. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo qe jeton”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu ka treguar se në këtë serial gjuha e folur është gjuhë e natyrshme dhe më e besueshme për shikuesit.

    Gjuha e folur ne serial është gjuhe e folur e karaktereve, në mënyrë qe loja të jetë më e natyrshme dhe më “besueshme” për shikuesin.Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial drame/krim/aksion.Shikim të këndshëm dhe bravo për Top Channel që po e shfaq këtë serial, që sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive të luajtura këndej e andej kufirit”, ka shkruar ai.

  • Jessie J bëhet nënë për herë të parë

    Jessie J bëhet nënë për herë të parë

    Këngëtarja Jessie J ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë.

    Përmes instastory-t, Jessie J zbuloi se u bë nënë e një djali, duke shkruajtur:’’ Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë. Ndjenja është e papërshkrueshme. Po fluturoj nga dashuria. Ai është magjik’’.

    Tutje, këngëtarja shtoi se nuk mund ta besoj ende këtë moment.

    Jessie J pati njoftuar për herë të parë shtatzëninë e saj në janar në një video emocionuese të vendosur në këngën e saj “Sunflower”./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Kim Kardashian flet për sfidat si nënë beqare

    Kim Kardashian flet për sfidat si nënë beqare

    Ylli i televizionit dhe një nga femrat më të përfolura në shtypin rozë, Kim Kardashian është një ndër gratë më të suksesshme në botë e cila ka krijuar një perandori të modës që vlen miliarda dollar.

    Ajo me paraqitjet e saj publike ka arritur të marrë një vëmendje të madhe.

    Por, është një gjë, që atë e nervozon shumë, aq shumë sa që është vështirë të besohet.

    E ftuar në podcast -in ‘’On Purpose’’, Kim ka treguar se momenti për t’i rregulluar flokët vajzave të saj është mjaft I vështirë.

    Kim Kardashian është nënë beqare që nga viti 2021.

    Pavarësisht se e pëlqen të jetë një nënë beqare dhe është e lumtur ajo u shpreh se ndonjëherë për të është e tepërt çdo gjë sa I përket rritjes së fëmijëve duke e quajtur sfiduese të gjithë situatën që ndodhet tash e dy vite.

    ‘’Ka netë që qaj derisa të flej’’, u shpreh Kim Kardashian.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Dasma e tyre u bë virale, tregojnë kujt i mbeti hatri dhe a po e mendojnë një dasmë të dytë?

    Dasma e tyre u bë virale, tregojnë kujt i mbeti hatri dhe a po e mendojnë një dasmë të dytë?

    Këngëtarët e njohur Drilon Dauti dhe Beslira Xhafaj, të cilët vitin e kaluar e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, sot ishin të ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.
    Ata në këtë emision bënë një rrëfim ekskluziv për jetën e tyre private dhe atë profesionale.

    Në tetor të vitit të kaluar kur kishte ndodhur dasma e tyre, në të cilën ishin prezent shumë fytyra të njohur për publikun shqiptar, ishte bërë virale në mediat rozë.
    Si në çdo dasmës, pa dyshim se dikujt edhe i mbetet hatri nga mos ftesa.

    Dauto e Beslira kanë treguar se kujt i kishte mbetur hatri, duke thënë me shaka se po e mendojnë edhe një dasmë të dytë.

    Për më shumë, shikone videon e më poshtme:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Tash është shumë më lehtë me ba muzikë”, këngëtari Adnan Daci flet për fillimet e tij

    “Tash është shumë më lehtë me ba muzikë”, këngëtari Adnan Daci flet për fillimet e tij

    Këngëtari i njohur shqiptar nga Shkupi, Adnan Daci, ka qenë mysafir special në emisionin “E Diela Vlen”, me Vlera Jusufin.

    Ai tregoi për fillimet e tij të para në muzikë, duke thënë se më herët çdo gjë ka qenë më vështirë, e se tani janë bërë shumë këngëtarë.

    “Ka qenë më vështirë. Ka pas një far rendi. Ishte më e vështirë edhe për incizime. E mbaj mend albumin e parë kur e kam ba me tetë kangë. Nuk ishte si sot, nuk e bana mirë e ta kthej. Aty, tetë kangë i kam këndu mirë me të parën.

    Një kangë e këndojshe komplet, edhe veç ta bajke, shumë mirë është kalofsh mirë. Edhe studio kanë qenë më të rralla. Kështu që tash është shumë më lehtë”, ka thënë ndër të tjera Daci.

    Ai foli edhe për bashkëpunëtorët e tij, por edhe për planet e tij të afërta.

    Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë në linkun më poshtë:

  • Billie Eilish dhe Jesse Rutherford i japin fund lidhjes

    Billie Eilish dhe Jesse Rutherford i japin fund lidhjes

    Këngëtarja Billie Eilish dhe Jesse Rutherford janë ndarë pas një viti lidhje dashurie. Për herë të fundit ishin parë në festivalin Coachella, kurse para shtatë muajve ata kishin bërë publike lidhjen e tyre.

    Billie në intervistën e fundit kishte rrëfyer se është shumë e lumtur dhe me fat ta ketë një person si Jesse, transmeton atvlive.tv.

    Ata kishin 10 vite diferencë në moshë dhe ndjekësit kishin zgjedhur si një nga çiftet më të mira dhe unike sepse shpesh shfaqeshin me rroba interesante të kombinuara njëri me tjetrin.

    Billie Eilish e cila ka më shumë se 100 milionë ndjekës në Instagram pati shpjeguar se ajo nuk kontrollon këtë rrjet social dhe se ka fshirë aplikacionin nga telefoni I saj.

    Më tej tha se çdo gjë që lexonte në internet i besonte edhe pse e dinte që nuk duhet.

    Turneu i këngëtares ka filluar më 17 mars dhe do të zgjasë deri 27 gusht./atvlive.tv/