ATV

Category: SHOWBIZ

  • Ricky Martin më 20 korrik me koncert në Tiranë

    Ricky Martin më 20 korrik me koncert në Tiranë

    Këngëtari i njohur latin, Ricky Martin, do të jetë për herë të parë para një publiku shqiptar.

    Ai më 20 korrik të këtij viti do të mbajë një megakoncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

    Këtë e bëri të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Ricky Martin më 20 korrik në sheshin ‘Skënderbej’”, ka thënë Rama.

  • Rita Ora: Duke ardhur nga një vend i shkatërruar nga lufta, ishte e paimagjinueshme për mua të kisha një shans për t’u bërë një yll

    Rita Ora: Duke ardhur nga një vend i shkatërruar nga lufta, ishte e paimagjinueshme për mua të kisha një shans për t’u bërë një yll

    Rita Ora ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën e famshme britanike, The Telegraph.

    Mes të tjerash ajo ka folur edhe për fëmijërinë e saj dhe periudhën e vështirë të familjes, kur u shpërngulën nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë.

    “Rita Ora ndoqi një shkollë katolike dhe më vonë shkollën e teatrit ‘Sylvia Young Theatre School’ në Londrën qendrore”, shkruan The Telegraph.

    Foto: Rita Ora/Instagram

    “Duke ardhur nga një vend i shkatërruar nga lufta, ishte e paimagjinueshme të kisha këtë shans të bëhesha këngëtare dhe të realizoja ëndrrat e mia”, thotë ajo tani. “Më pranuan, më mirëpritën, ishte bukur”, shton 32-vjeçarja.

    Ora kishte për një kohë, ndoshta padrejtësisht, një reputacion si një “vajzë festash” – një etiketim që ajo ngurron ta shohë si një fyerje.

    “Në mendjen time, një vajzë e festash është thjesht dikush me të cilën kaloni mirë”, thotë ajo. “Nuk ka pse të jetë në një klub apo të pijë; mund të jetë të kudo – në banjë, të kesh një klub librash, të luash lojëra në tavolinë. Unë kam qenë gjithmonë ajo vajzë në rrethin tim të miqve. Unë kam qenë gjithmonë ajo që sigurohesha që njerëzit të argëtoheshin dhe të kalonin mirë. Dhe më pëlqeu. Asnjëherë nuk e kam menduar se ishte diçka për të cilën duhej të më vinte turp”, shtoi Rita.

    Foto: Rita Ora/Instagram

    Një këngë në albumin e saj të ri, e titulluar “That Girl”, trajton konceptin në fjalë kokë më kokë.

    “Kur u bëra një yll i muzikës pop, isha në të 20-at dhe jetoja ëndrrën time. Tani jam në të 30-at dhe po piqem më shumë, por nuk dua që njerëzit të mendojnë se ajo vajzë ka vdekur. E dini, ajo është padyshim më e kontrolluar. Por më pëlqen të argëtohem; Unë jam ende ajo vajzë. Ju vetëm duhet të zgjidhni momentet tuaja”, theksoi Rita për The Telegraph.

    Përndryshe, albumi i saj i tretë në ardhje, i titulluar “You & I” do të publikohet i plotë më 17 korrik.

    Foto: Rita Ora/Instagram
  • Në përvjetorin e lidhjes së tyre, Dua Lipa poston foton romantike me partnerin

    Në përvjetorin e lidhjes së tyre, Dua Lipa poston foton romantike me partnerin

    Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, prej disa kohësh ka konfirmuar romancën me regjisorin francez, Romain Gavras.

    Ditën e sotme, 27-vjeçarja ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me të dashurin, ku shfaqen nga prapa të përqafuar dhe e ka uruar për përvjetorin.

    “Gëzuar përvjetorin zemër”, ka shkruar autorja e “Levitating” bashkëngjitur me foton në fjalë.

    Rikujtojmë që Gavras ka qenë më parë në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

  • Enrique Iglesias sot koncert në Tiranë

    Enrique Iglesias sot koncert në Tiranë

    Tirana po bëhet gati për të përjetuar një natë të paharrueshme sonte. Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Inglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e 30 qershorit.

    Këngëtari Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis të premten në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme. Shitja e biletave bëhet në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit, qw vazhdon të jetë i hapur.

    Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack” e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

    Ai është një nga këngëtarët spanjollë më të shitur në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave.

  • Këngëtarja Donna Dafi, përformoi me këngën “Bajat” në Universitetin e Stuttgart-it

    Këngëtarja Donna Dafi, përformoi me këngën “Bajat” në Universitetin e Stuttgart-it

    Mbrëmë, në aktivitetin e organizuar nga Universitetit i Stuttgart-it në Gjermani, rreth zhanrit të muzikës hip- hop dhe rokut, kanë përformuar disa këngëtarë dhe debatuar disa njohës të këtyre zhanreve.

    Në mesin e tyre ka qenë edhe këngëtarja Donna Dafi, e cila përformoi me këngën e saj të fundit “Bajat”, ndërsa gjatë debatit tregoi se si ka arritur muzikën dhe tekstet e këngëve të saj të i shkruaj vetë. Donna Dafi tha se me gra e ka shumë më lehtë të bashkëpunojë për realizimin e një këngë të zhanrit hip-hop, dhe se ju bën thirrje atyre të shkruajnë tekste të tilla.

    Po ashtu Donna Dafi, foli për biografinë e saj, duke e cituar se familja e saj përbehet nga tri nacionalitet, babai shqiptar, nëna nigeriane, ndërsa gjyshi gjerman. Sipas saj, nacionaliteti, religjioni, vendi nga vjen në muzikë fare nuk kanë rendësi.

    Këngëtarja Donna Dafi, Fakultetin e Arkitekturës e ka përfunduar në Universitetin e Stuttgart, tani është duke i vazhduar studimet për master po në këtë drejtim.

  • “Ka shumë femra që duan të duken si Dafina, me i bo buzët, mollëzat sikur ajo”, flet estetistja kosovare

    “Ka shumë femra që duan të duken si Dafina, me i bo buzët, mollëzat sikur ajo”, flet estetistja kosovare

    Linda Berisha është tashmë e njohur për punën e saj të pashembullt në estetikë.

    Ajo jo rastësisht është në këtë profesion. Linda ka ndjekur trajnime të shumta nga të cilat është rritur profesionalisht, derisa ajo tregoi se megjithëse që ka studiuar mjekësinë, rruga ndryshoi nga gjinekologjia në estetikë.

    “Fillimisht me estetikë kam filluar të merrem prej vitit të 6-tw sa kam qenë studente e mjekësisë. Në fakultet të mjekësisë kam pasur synim që të specializimin e gjinekologjisë por që vetëm me një trajnim që e kam mbajt i cili ka qenë dy ditor, që në fillim e kam kryer vetëm prej kuriozitet mirëpo pas trajnim fillova me hulumtua më shumë dhe me mësua më shumë duke ndjekur edhe trajnime të tjera nëpër botë”, tha ajo.

    Linda shpjegon se mënyrat e punës janë të veçanta e shpesh herë edhe kërkesat. Ajo përmendi se shumë femra dëshirojnë të bëjnë ndërhyrje, duke synuar që të duken sikur disa nga femrat e estradës kosovare./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Bardha është “Kategori e randë”

    Bardha është “Kategori e randë”

    Këngëtarja simpatike istogase, Bardha Arifaj ka lansuar projektin e saj të ri. “Kategori e rand” quhet kënga e Bardhës e publikuar tek Arkiva Shqip.

    Nurtel është përkujdesur për këtë këngë verore ndërsa klipi është punuar nga “Time Pictures”.

    Pas lansimit të hitit të saj, Bardha tani e ka radhën që t’i përkushtohet dasmave kudo në trevat shqiptare.

    Këngëtarja istogase shquhet për interpretimin fantastik live dhe është mjaft e kërkuar kudo që flitet shqip.

  • Ndahen Avril Lavigne dhe Reperi Tayga

    Ndahen Avril Lavigne dhe Reperi Tayga

    TMZ zbuloi se Avril Lavigne dhe Tayga nuk janë më çift, por vazhdojnë të jenë miq të mirë.

    Ata bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë në muajin mars , në kohën kur Avril sapo ishte ndarë me të fejuarin Mod Sun.

    Ata u ndanë një vit pasi Mod Sun i propozoi këngëtares. Lajmi u bë i ditur një ditë pasi Avril dhe Tyga u panë duke darkuar së bashku.

    Sidoqoftë, Avril ka përfunduar turneun e saj, kurse Tayga është në krijim të një kënge të re./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Bad Bunny refuzon të flas për Kendall Jenner

    Bad Bunny refuzon të flas për Kendall Jenner

    Bad Bunny për revistën Rolling Stones nuk dëshironte fare të fliste për lidhjen me modelen Kendall Jenner.

    Ai u shpreh se e di që njerëzit gjithnjë do thonë diçka dhe se njerëzit din gjithçka për të.

    Bad Bunny këmbënguli se dëshiron të mbajë private disa pjesë të jetës së tij.

    “Kjo është e vetmja përgjigje. Në fund të fundit, e vetmja gjë që kam si pasuri është privatësia ime”, theksoi këngëtari.

    Që nga muaji shkurt pati spekulime që Kendall dhe Bad Bunny mund të jenë në një lidhje dashurie, deri në momentin kur ata filluan të darkonin, të përcjellin ndeshje basketbolli së bashku , madje edhe me familjen e modales.

    Në rrjete sociale qarkullonin disa video ku në një ndeshje basketbolli, Kendall e injoronte gjatë tërë kohës Bad Bunnyn edhe pse ishin ulur afër njëri tjetrit.

  • Neymar i kërkon falje publike Bruna Biancardit

    Neymar i kërkon falje publike Bruna Biancardit

    Neymar postoi një deklaratë në Instagram duke kërkuar falje publike të dashurës së tij Bruna Biancardi.

    Për një kohë të gjatë cifti ishin në qendër të vëmendjes për shkak se flitej që Neymar e ka tradhtuar Bruna-n, një influencuese nga São Paulo dhe ka qenë në kontakt vazhdimisht me të.

    ‘’Unë e bëj këtë për ty dhe familjen tënde. Të justifikosh të padrejtën, nuk ishte e nevojshme, por unë kam nevojë për ty në jetën time. E pashë sa shumë ishe e ekspozuar, sa shumë vuajte gjatë gjithë kësaj dhe sa shumë dëshiron të jesh pranë meje. Dhe unë pranë teje. Tashmë të kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar ta them publikisht këtë. Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të bëhet publike. Nuk mund ta imagjinoj veten pa ty. Nuk e di nëse do të funksionojë, por SOT jam i sigurt që dua të provoj”, tha Neymar.

    Në gusht të 2022-shit, Bruna dhe Neymar njoftuan fansat se i kishin dhënë fund marrëdhënies, pas fejesës së tyre.

    Asokohe u tha ajo u nda nga Neymar sepse ky i fundit e kishte tradhtuar./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: