ATV

Category: SHOWBIZ

  • (Video) Kim Kardashian injorohet nga Drake teksa ai ecën pranë saj

    (Video) Kim Kardashian injorohet nga Drake teksa ai ecën pranë saj

    Kim Kardashian ka qenë së fundmi në një koncert të Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij.

    Ajo ishte e pranishme në koncertin e yllit të famshëm, ndërsa po qëndronte anash, në një pjesë te shkallët.

    Reperi në një moment ishte shumë pranë themelueses së “Skims”, teksa dukej sikur nuk e pa fare. Ndërkohë që Drake afrohej më shumë, Kim i dha atij një buzëqeshje të madhe. Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha ndonjë shenjë që t’ia ketë kthyer asaj.

    Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale. Ndër komentet më të shpeshta të ndjekësve ishin: “Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij.; A duhej të bënte diçka Drake?; Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta e ka takuar më pas.”

    Kim nga ana tjetër është akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake. Ish-çifti që kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.

    Rikujtojmë se, një grua pjesëmarrëse në koncertin e Drake të shtunën në zonën e Los Angeles kapi një peshqir të djersitur që reperi hodhi në turmë, duke shkaktuar një përleshje me një burrë tjetër që ishte prezent aty afër. Sherri tërhoqi vëmendjen e Drake, i cili nxitoi t’i vihej në ndihmë fanses.

    Sipas pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale, gruaja me fat mund të shihet duke u përkulur mbi një pengesë për të tërhequr peshqirin e Drake teksa ai ecte në prapaskenë. Pothuajse menjëherë, pason një sherr, ndërsa Drake u përfshi në momentin që situata u tensionua.

     

  • Përvjetori i vdekjes së Elvis Presley-t

    Përvjetori i vdekjes së Elvis Presley-t

    Elvis Presley ka lindur më 8 janar 1935 në Tupleo, dhe ka vdekur në më 16 gusht më 1977 në Memphis. Kur ka vdekur, ai ishte vetëm 42 vjeç.

    Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet edhe si “Mbreti i Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”. Mbreti i muzikës rock&roll, sex simboli, mashkull me të cilin çdo femër ka dashur të ishte, me vite ka luftuar nga varësia. Vitin e fundit të jetës së tij, ai është shoqëruar me mjekët, duke pasur parasysh se kishte probleme të mëdha me mëlçinë, zemër, sistemin e tretjes etj, dhe e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të drogës. Karrierën e tij, Elvis e kishte filluar në vitin 1954. Zbuluesi i talentit të tij ishte themeluesi i Sun Records, Sam Phillips. Elvis kishte ardhur në studio për të kënduar një këngë për ditëlindjen e nënës së tij.

    Pak kohë pas kësaj, ai ka realizuar singlin “That’s All Right” i cili menjëherë është bërë hit. Ai ka marr pjesë në shumë emisione televizive dhe në radio, kurse mënyra e vallëzimit dhe lëvizjet e tij shumë shpejt janë bërë mjaft tërheqëse tek gjinia femërore. Për herë të parë ka debutuar në film në vitin 1956, në filmin “Love Me Tender”. Ai ishte këngëtari i parë, koncerti i së cilit (Aloha from Hawaii në 1973) është transmetuar në më shumë se 40 shtete të botës. Ai ka qenë 14 herë i nominuar për çmimin Grammy, dhe ka fituar tri çmime Grammy për vepër jetësore. Falë suksesit të madh në showbiz, Elvis ka fituar miliona, ka shpenzuar shumë, dhe për këtë arsyeje pak para vdekjes kishte bankrotuar. Trashëgimtarja e pasurisë së tij ishte Lisa Marie Prestley.

  • Miss Kosova 2023 në një dimension krejtësisht ndryshe, sfidohet në kuizin e “n’malAn’det”

    Miss Kosova 2023 në një dimension krejtësisht ndryshe, sfidohet në kuizin e “n’malAn’det”

    Erza Cikaqi nga Prizreni e fitoi titullin “Miss Kosova 2023” dhe do ta përfaqësoj Kosovën në eventet ndërkombëtare të bukurisë.

    Ajo u shfaq së fundmi, në një intervistë ekskluzive në emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”.

    “…Me mbajt një kurorë është një përgjegjësi shumë e madhe dhe po mundohem me e shfrytëzu në mënyrën më të mirë këtë vit, që me prezantu sa më mirë vendin…”, theksoi Cikaqi.

    Kujtojmë se në kuadër të emisionit “n’malAn’det” çdo natë, krahas lojërave të ndryshme është duke u zhvilluar edhe një kuiz me pyetje për personalitete të ndryshme dhe qytete nga shumë vende të Kosovës, për të përcjellur te publiku me bollëk informacione historike.

    Ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

     

  • Vdes nëna e Nysret Muqiqit

    Vdes nëna e Nysret Muqiqit

    Këngëtari i njohur kosovar, Nysret Muqiqi ka njoftuar vdekjen e nënës së tij.

    Me një postim në Facebook, këngëtari llapjan ka bërë të ditur se varrimi i nënës bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e fshatit Llapashticë e Epërme.

    “Të Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi.Ju njoftoj se sot me datë 14.08.2023 ndërroj jetë nëna ime .Varrimi i të ndjeres bëhet ne ora 18:00 në fshatin Llapashtic e Eperme Podujevë” shkruan Nysreti në njoftim.

  • Shakira “kapet mat” me reperin e njohur

    Shakira “kapet mat” me reperin e njohur

    Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë të fshehtë nga një festë në West Hollywood, Kaliforni.

    Një dëshmitar zbuloi se ylli 46-vjeçar dhe reperi kanadez, 36 vjeç, u panë të dy duke u larguar në orën 3:25 të mëngjesit.

    Dalja e tyre së bashku vjen vetëm disa ditë pasi një burim zbuloi se ajo dhe piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, janë ‘më shumë se miq’ pas një udhëtimi ‘të fshehtë’ në Ibiza.

    Burimet në një gazetë katalanase pohuan se dyshja po ecnin përpara me marrëdhënien e tyre.

    Gjatë muajve të fundit, ajo dhe Hamilton, 38 vjeç, u panë në një jaht me miqtë muajin e kaluar, si dhe takime në Çmimin e Madh të Britanisë dhe në një klub nate së bashku.

  • “Barbie” arrin 1 miliard dollar nga shitja e biletave

    “Barbie” arrin 1 miliard dollar nga shitja e biletave

    Bazuar në kukullat e modës “Barbie” është filmi i parë i me veprim të drejtpërdrejtë pas shumë filmave televizivë të animuar me kompjuter, direkt në video dhe transmetim.

    Kjo mbase ka ndikuar që ky film të sjell edhe fitime të mëdha.

    Deri tash nga shitja e biletave janë grumbulluar 1 miliard dollar.

  • Noga bën blerjen e ‘çmendur’ të verës

    Noga bën blerjen e ‘çmendur’ të verës

    Të famshmit shqiptarë janë treguar goxha dorëlirë së fundmi sa i përket blerjeve të veturave.

    Duket se pas një periudhe të paqartësive përgjatë pandemisë, tashmë e kanë “lëshuar dorën”.

    Në këtë grup hyn edhe Noga, artisti prezente në shoubizz prej vitesh.

    Ai ka bërë një blerje që peshon rëndë.

    BMW 7, 2023 është makina më e re e tij.

    Nga një kërkim i thjeshtë në internet, kjo veturë tejkalon shifrën e 200,000 eurove, duke e bërë atë ndër “rekormenët” e blerjeve të shtrenjta të veturave në estradë, pas Butrint Imerit e disa emrave të tjerë.

    E gëzofsh Nogë!

    (more…)

  • “Asesi nuk mund ta këndojë” – E pazakontë natën e dasmës çifti i kërkuan Afrimi Muqiqit këngën “Ne po ndahemi”

    “Asesi nuk mund ta këndojë” – E pazakontë natën e dasmës çifti i kërkuan Afrimi Muqiqit këngën “Ne po ndahemi”

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, këngëtari i njohur Afrim Muqiqi, ka rrëfyer një ngjarje interesante deri sa po këndonte në një dasmë.

    Ai tregon se çifti që po martohej i kishte kërkuar ta këndojë këngën “Ne po ndahemi”, ndërsa ky i ishte përgjigjur se nuk mund ta këndojë këtë këngë.

    “T’u buzëqeshë iu thash se nuk bënë kjo këngë”, tregon Muqiqi.

    Bisedën e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Publikohet “Hapa” nga Noizy e Ylli

    Publikohet “Hapa” nga Noizy e Ylli

    U performua premierë në “Alpha Shou” në Tiranë dhe që nga ai moment u shndërrua në një hit.

    Kënga e re “Hapa” nga Yll Limani dhe Noizy mezi po pritet nga fansat e shumtë të artistëve që të dalë e plotë në Youtube.

    Por, kushdo që do ta dëgjojë në version final, më në fund mund ta bëjë një gjë të tillë.

    “Hapa” tashmë është lansuar në Spotify, nga ku po e bën xhiron edhe në plot rrjete të tjera sociale si TikTok e Instagram.

    Ky projekt premton që do jetë një super hit i sezonit që po përfundon me shumë sukses për të dy artistët individualisht të cilët kanë pasur një prej viteve të tyre më “shpërthyese” në planin profesional.

    https://www.youtube.com/watch?v=tGONyvjHuKg

  • “Barbie” bëhet filmi i parë i një regjisoreje femër që arrin mbi një miliard dollarë fitime

    “Barbie” bëhet filmi i parë i një regjisoreje femër që arrin mbi një miliard dollarë fitime

    Filmi “Barbie” dominoi në shitjen e biletave për fundjavën e tretë radhazi në kinematë e Amerikës së Veriut, duke e shtyrë vlerën globale të filmit të kapërcejë shifrën e një miliard dollarëve, për herë të parë në histori për një regjisore femër solo.

    Filmi me regji nga Greta Gerwig ka hyrë në një entuziazëm kulturor: jo vetëm që bëri histori duke arritur fitimet miliarda dollarëshe në arkën e fitimeve, por gjithashtu e bëri këtë më shpejt se çdo film.

    Me aktoren Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e të dashurit të saj, Ken, filmi fitoi 53 milionë dollarë (48.2 milionë euro) të parashikuar për periudhën e premte deri të dielën, për një total prej 459 milionë dollarësh (418 milionë euro) në vend dhe 1.03 miliardë dollarë (938 milionë euro) në mbarë botën.