ATV

Category: Lajme

  • Bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një burrë në Mitrovicë

    Bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një burrë në Mitrovicë

    Një person i moshës madhore, është arrestuar dje në Mitrovicë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

    E mitura është dërguar në strehimore, ku aty do ti bëhen ekzaminimet mjekësore.

    I dyshuari , me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    ‘’ Mitrovicë 03.06.2023 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima është dërguar në strehimore dhe do ti bëhen ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

    Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia gjendet në një situatë të vështirë gjeopolitike dhe se ka presione të mëdha rreth Kosovës.

    Këto komente ai i bëri në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

    “Serbia ndodhet në një situatë të vështirë gjeopolitike, këto presione janë të mëdha rreth Kosovës dhe do të vazhdojnë. Disa të huaj nuk po e rrëzojnë Serbinë për shkak të Vuçiqit, por po e rrëzojnë një pjesë të Vuçiqit për shkak të Serbisë”.

    “Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët. Duhet të punojmë që Serbia të jetë më e fortë”, tha kreu i shtetit serb.

  • Aksidenti tragjik i trenave me 288 viktima në Indi, kryeministri: Fajtorët do vendosen para drejtësisë

    Aksidenti tragjik i trenave me 288 viktima në Indi, kryeministri: Fajtorët do vendosen para drejtësisë

    Ka shkuar në 288 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Indi. Kryeministri i vendit Narendra Modi ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku ka kërkuar që të gjendet fajtorët dhe të vendosen para drejtësisë.

    Aksidenti i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 288 persona dhe janë plagosur 800 të tjerë në shtetin Odisha, ku u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

    Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, dhe sipas autoriteteve të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.

    Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

    Një hetim i plotë është nisur, por një raport preliminar tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore.

  • Escobar: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale e urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin

    Escobar: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale e urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin

    Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i largojë kryetarët e ta tërheqë policinë, dhe pastaj ta fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin.

    Këto i tha Escobar në një intervistë për BBC Radio, ku pas tij menjëherë edhe Kurti ishte në intervistë, për të komentuar ngjarjet në veri të vendit.

    “Ky eskalim ishte rezultat pjesërisht i pagatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar(…)Përpjekjet tona për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte, nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura. Ai (Kurti) duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht, urgjentisht të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Escobar.

  • Osmani publikon pamjet nga ceremonia inauguruese e presidentit Erdoğan

    Osmani publikon pamjet nga ceremonia inauguruese e presidentit Erdoğan

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shpërnda pamjet nga ceremonia inauguruese e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

    Osmani përmes një postimi në facebook ka thënë se në këtë ceremoni me liderë të tjerë e miq të Kosovës, kanë bashkëbiseduar për rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë e përbashkët.

  • Plagoset një person në Podujevë, Policia thotë se të dyshuarit janë arrati

    Plagoset një person në Podujevë, Policia thotë se të dyshuarit janë arrati

    Një person është dërguar dje në QKUK pasi është plagosur me armë zjarri nga dy persona.

    Në vendngjarje janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth .7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

    Policia njofton se të dyshuarit gjenden në arrati.

    “VRASJE NË TENTATIVË- Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.”

  • Betohet Erdogani: Do të jem president i të gjithëve

    Betohet Erdogani: Do të jem president i të gjithëve

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është betuar si kreu i shtetit pasi fitoi një balotazh historik për të zgjatur sundimin e tij prej dy dekadash edhe për pesë vjet të tjera.

    Udhëheqësi 69-vjeçar, që merr detyrën për herë të tretë, do të emërojë më vonë të shtunën kabinetin e tij, i cili do të ngarkohet me trajtimin e një krize ekonomike që ka dëshmuar inflacionin në rritje dhe rënien e lirës.

    “Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe historisë së madhe turke për të mbrojtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit”, tha Erdogani në një ceremoni në parlamentin në Ankara, të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, raporton “AlJazeera”.

    “Ne do të përqafojmë të gjithë 85 milionë njerëzit [në vend] pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, origjina apo sekti”.

    Inaugurimi i së shtunës u pasua nga një ceremoni luksoze në pallatin presidencial në kryeqytet ku morën pjesë dhjetëra liderë botërorë. Udhëheqësi më jetëgjatë i Turqisë përballet me sfida të konsiderueshme diplomatike mes tensioneve me Perëndimin.

    Udhëheqësi transformues, por përçarës i Turqisë fitoi balotazhin e 28 majit kundër një koalicioni të fuqishëm opozitar dhe pavarësisht krizës ekonomike dhe kritikave pas një tërmeti shkatërrues të shkurtit që vrau më shumë se 50,000 njerëz.

    Erdogani fitoi 52.2 për qind të votave ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu 47.8 për qind, tregojnë rezultatet zyrtare.

  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

    “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

    Dhjetëra mijëra qytetarë serbë janë mbledhur dje para Kuvendit të Serbisë në protestën e radhës “Serbia kundër dhunës”.

    Pjesëmarrësit e protestës kanë dërguar mesazhin “Vuçiq, ik” duke mbajtur edhe imazhin e tij.

    Protesta e pestë “Serbia kundër dhunës” u mbajt dje para Kuvendit të Serbisë.

    Pamjet kundër regjimit aktual ishin masive, të treguara nga pamjet e marra me dron nga mediumi “N1”.

    Në këtë protestë folës ishin edhe figura të njohura për publikun serb.

  • Lajçak e Escobar nesër dhe pasnesër vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

    Lajçak e Escobar nesër dhe pasnesër vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

    Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar të hënën dhe të martën do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, i cili tha se Escobar dhe Lajçak këtë vizitë do e zhvillojnë për depërshkallëzimin e tensioneve në Veri.

    “Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai për KosovaPress.

  • Chollet bisedon me Vuçiqin, tregon se për çfarë biseduan

    Chollet bisedon me Vuçiqin, tregon se për çfarë biseduan

    Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Serbisë të cilin thotë se e ka “inkurajuar” që t’i nxisë serbët e Kosovës për qetësi.

    Në një postim në Twitter, Chollet tha se nga Vuçiqi ka kërkuar që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar qetësimin e krizës në veri të Kosovës.

    “…dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Chollet.