ATV

Category: Lajme

  • Ende s’dihet zyrtarisht cilat projekte “preken” nga masat e BE-së

    Ende s’dihet zyrtarisht cilat projekte “preken” nga masat e BE-së

    Përgatiti: Arton Hamiti

    Që nga korriku, Qeveria nuk e ka treguar numrin e projekteve të cilat ndikohen nga masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Listën potenciale me projektet të cilat mund të zvarriten si pasojë e pezullimit të bashkëpunimit financiar mes Kosovës dhe BE-së, nuk e ka as Komisioni për Integrime Evropiane.

    “Qysh kur Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ne e kemi thirrë për raportim zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, por ai nuk ka treguar për listën e projekteve. Pastaj ne i jemi drejtu edhe përmes një emaili, por nuk ka përgjigje, pra qe 2-3 muaj nuk kemi listë. Po presim këto ditë”, tha Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane.

    Kryetarja e Komisionit për Integrime thotë se Kosova ka humbur shumë me vendosjen e masave ndëshkuese.

    “Megjithëse nuk kemi një listë zyrtare, ka shumë projekte që preken, Kosova ka humbur shumë”, tha Krasniqi.

    Masat ndëshkuese, krahas suspendimit të vizitave bilaterale, përfshijnë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA.

    Ndërkohë, më shumë se 62 milionë Euro është vlera e përgjithshme e mjeteve financiare që BE-ja u zotua t’i ndajë për Kosovën, në fund të vitit të kaluar, në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit – IPA III.

    Një pjesë e këtyre parave janë të dedikuara për përmirësimin e mjedisit, infrastrukturën për trajtimin e ujërave të zeza dhe energjinë e gjelbër.
    Në kuadër të mjeteve të zotuara, në vlerë 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor për adresimin e krizës energjetike, BE-ja tashmë ia ka ndarë Kosovës 67.5 nga 75 milionë Eurot e fazës së parë.

    Sipas dokumentit të Bashkimit Evropian, që e posedon ATV-ja, 55 milionë euro të tjera, fonde që aktualisht janë të suspenduara, janë të planifikuara për dy projekte të energjisë solare: parkun foto-voltaik të KEK-ut dhe atë të Termokosit për ngrohjen e kryeqytetit.

    Një projekt tjetër që mund të zvarritet është salla koncertale në Prishtinë.

    Edicionin Qendror të lajmeve e gjeni në videon më poshtë:

  • Aliu thotë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë janë intensifikuar

    Aliu thotë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë janë intensifikuar

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë javë duke vazhduar.

    Ai ka thënë se në këtë aks janë intensifikuar punimet në të gjitha llotet dhe se po angazhohen që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejtë.

    “Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet. Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Aliu.

  • Eksportet bujqësore në Shqipëri shënuar rritje mbi 17 për qind

    Eksportet bujqësore në Shqipëri shënuar rritje mbi 17 për qind

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Anila Denaj ka bërë të ditur se eksportet bujqësore shënuan rritje me 17.5 për qind, gjatë 8-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Sipas minstres Denajt, ato arritën në vlerë mbi 380 milionë euro nga rreth 320 milionë euro që ishin në 8-mujorin 2022.

    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes Skemës Kombëtare ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.

    “Ecuria dhe rritja e vazhdueshme e eksporteve është pasqyrë e qartë e njerëzve të punës në bujqësi dhe suksesit të politikave të qeverisë për sektorin, të cilat na sjellin më afër me objektivin 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030”, ka shkruar ministrja Denaj.

  • Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës

    Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës

    Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27 emigrantë në drejtim të Kosovës.

    Emigrantët kishin paguar nga 200-400 euro për të dalë jashtë vendit, njofton Policia e Shqipërisë.

    “35-vjeçari i arrestuar, iu kishte premtuar transportimin nga Korça në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 200-400 euro për person, 27 emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.

    Për 27 emigrantët nis procedura në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërkaq rasti ka kaluar në prokurori.

  • Haradinaj nga Lipjani: Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

    Haradinaj nga Lipjani: Aleanca po rikthehet më fuqishëm se kurrë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturën e degës në Lipjan.

    Haradinaj ka thënë se Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë.

    “Sot qëndrova në Lipjan për një diskutim të lirë me kolegët Aleancës. Me këtë rast bashkëbiseduam për angazhimet tona të përbashkëta në fuqizimin e Aleancës. Kolegët i falënderova për angazhimin dhe i urova sukses në punët që na presin.

    Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë!”, ka thënë Haradinaj.

  • Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë

    Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë

    Pavarësisht kritikave agresive që nga marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian pas dështimit të fundit në Bruksel, kryeministri deklaron nga Zvicra se “ne jemi në të drejtën tonë” kur flitet për dialogun ndërmjet dy shteteve fqinje.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur mbrëmë në Pallatin Federal në Bern nga presidenti i Federatës së Zvicrës, Alain Berset.

    Pas takimit ai ka mbajtur një konferencë për media, me ç`rast ka folur për përmbajtjen e takimit, dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne jemi në të drejtën tonë. Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tre propozime ndërsa Serbia asnjë”.

    “Në këto rrethana, ne duhet t’i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe jo të marrim detyrime të reja”, tha Kurti.

  • Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

    Arrestohen dy të rinj nga Elbasani, dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës

    Dy persona janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi dyshohet se shpërndanin drogë në lokalet e natës.

    Personat G. H., 25-vjeçar dhe E. M., 21-vjeç nga Elbasan akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, shkruan Abcnews.

    Sipas policisë, materialet i kanë kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

    Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

    Një 76-vjeçar ka vdekur sot si pasojë e zjarrit në Panorc të Malishevës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se viktima nuk kishte mundësi të dilte nga shtëpia e cila ishte përfshirë nga zjarri.

    Sipas tij, brenda shtëpisë ishin katër persona, derisa një nga tre të lënduarit është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

    “Rreth orës 02:40, Policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima i moshës 76-vjeçare, pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoi Policia.

    Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit.

  • Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, i dënuari për krime lufte Svetomir Baçeviq mbetet në burg

    Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, i dënuari për krime lufte Svetomir Baçeviq mbetet në burg

    Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të dënuarit për krime lufte në Pejë Svetomir Baçeviq dhe mbrojtësit të tij, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

    Kërkesa e paraqitur nga vetë i dënuari, i cili kishte deklaruar në ankesë se vendimet e të dy Gjykatave paraqesin hakmarrje ndaj tij, sipas Supremes nuk ka pasur bazë ligjore, raporton atvlive.tv.

    “Por duke iu referuar gjendjes faktike e sidomos deklaratës së të dëmtuarës T.K. pretendon se që të dy gjykatat kanë marrë një vendim i cili është hakmarrje ndaj të njëjtit dhe se si i tillë është një vendim i paligjshëm dhe skandaloz”, citohet deklarata e Svetomir Baçeviqit në vendimin e Supremes.

    Tutje sipas kësaj Gjykate nuk qëndrojnë pretendimet e mbrojtjes lidhur me dëshminë e të dëmtuarës Tixhë Kadrijaj.

    “Dëshmitarja e përshkruan personin i cili e ka marrë nga shtëpia e saj si “ai i B. dhe i thojshin hajn dhe se nuk ka qenë në uniformë”. Po ashtu, dëshmitarja që nga fillimi ka thënë se nuk është në gjendje ta identifikoj tani personin në fjalë, për shkak se kjo ka ndodhur 20 e më shumë vite me pare. Pra e dëmtuara-dëshmitarja asnjë moment nuk ka pretenduar se e ka identifikuar të dënuarin, por e ka dhënë përshkrimin e tij sipas kujtesës së natës kritike si dhe ka përshkruar ngjarjen dhe faktin se as atëherë nuk e ka njohur, por bashkëshorti i saj, Rexhepi, atë natë i ka thënë se “e kemi kojshi, mos u tut”, ndërsa e ka cek se ky person ka pas armë. Andaj, edhe nuk mund të pranohet pretendimi se e dëmtuara e ka ndryshuar deklaratën ngase e njëjta asnjëherë nuk ka pretenduar se e njeh të dënuarin dhe se mund ta identifikoj”, thuhet në vendimin e Supremes.

    Mbrojtja e të dënuarit Baçeviq, avokati Dejan Vasiq kishte pretenduar se edhe dëshmitari serb, që ishte fqinji i saj nga fshati Bellopojë e Pejës kishte dhënë deklaratë kundërthënëse me viktimën, mirëpo sipas Supremes, gjykata e shkallës së parë, kishte konstatuar drejtë se I dënuari kishte marrë peng Tixhën pa dëshirën e saj, e nën kërcënimin e armës.

    “Dëshmitari i cili e përshkruan ngjarjen duke deklaruar se e dëmtuara ishte e mbështetur për muri, duke qëndruar në këmbë e frikësuar, ndërsa S. ishte në distancë prej gjysmë metri nga ajo dhe bisedonte diçka me te. Më tutje, dëshmitari e përshkruan se si kishte grushtuar të dënuarin dhe e kishte e marrë të dëmtuarën, të cilën e kishte kthyer në shtëpinë e saj e cila kishte mbetur aty deri në fund të luftës”, thuhet tutje në vendimin e Supremes të publikuar të premten.

    Svetomir Baçeviq është dënuar me pesë vjet burgim për krime lufte në Bellopojë të Pejës, për kidnapimin e Tixhë Kadrijajt nga ky fshat.

    Vendimin e shkallës së parë e kishte vërtetuar edhe Apeli./atvlive.tv/

  • ​‘SOS Humanity’ do të marrë 790 mijë euro nga Berlini

    ​‘SOS Humanity’ do të marrë 790 mijë euro nga Berlini

    Berlini ka ndarë 790,000 euro për organizatën joqeveritare gjermane (OJQ) SOS Humanity në mbështetje të operacioneve të shpëtimit për migrantët dhe refugjatët në vështirësi në Mesdheun qendror, tha për ANSA koordinatori i komunikimit i organizatës “tokë-det”, Lukas Kaldenhoff, të shtunën.

    Kaldenhoff e përshkroi shumën si “të vogël” në lidhje me burimet e disponueshme në nivel evropian dhe tha se shuma është e mjaftueshme për të mbuluar vetëm një të katërtën e kërkesave vjetore të SOS Humanity.

    Të premten Roma shprehu “habinë” me raportet se Gjermania do të financonte punën me emigrantët në territorin italian dhe jo vetëm në det dhe kërkoi sqarime, duke thënë se financimi i punës me emigrantë në Itali do të ishte një anomali e rëndë. (ANSA).