ATV

Category: Lajme

  • Arrestohet një grua në Gjakovë, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurin e saj

    Arrestohet një grua në Gjakovë, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurin e saj

    Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj të dashurit të saj.

    Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 20:00.

    Policia njofton se e dyshuara femër kosovare fillimisht e ka ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht viktimën, i cili është i dashuri i saj.

    Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    “Gjakovë 14.05.2026 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht të dashurin e saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”.

  • 6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

    6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

    Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje.

    Sipas policisë, rastet janë raportuar në Graçanicë, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, dhe në Gjakovë.

    Rastet e raportuara:

    Graçanicë 14.05.2026-07:00. Raportohet se një mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka shqetësuar dhe e ka larguar nga shtëpia nënën e tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Lipjan 14.05.2026 – 22:30. Raportohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-resë së saj. E dyshuara është intervistuar, me vendim të prokurorit ajo është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar te familja e saj. Rasti nën hetime.

    Obiliq, 14.05.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes. I dyshuari është intervistuar, i njëjti me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar në strehimore. Rasti nën hetime.

    Prishtinë 14.05.2026 – 18:00. Viktima femër kosovare është sulmuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është në kërkim të policisë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

    Gjakovë 14.05.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai nën ndikim të alkoolit, ka ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Gjakovë 14.05.2026 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht të dashurin e saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

  • Nisin regjistrimet e nxënësve në klasën e parë dhe parafillore për vitin e ri shkollor në Prishtinë

    Nisin regjistrimet e nxënësve në klasën e parë dhe parafillore për vitin e ri shkollor në Prishtinë

    Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe në klasën parafillore për vitin e ri shkollor.

    Sipas njoftimit, procedurat e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë do të zhvillohen nga 15 maji deri më 15 qershor për vitin shkollor 2026/2027.

    Me këtë rast, drejtori i Arsimit, Arianit Elshani, u ka uruar fëmijëve që do ta nisin rrugëtimin e tyre në parafillore dhe fillore një fillim të mbarë dhe suksese në procesin mësimor.

    “Drejtori i Arsimit, z. Arianit Elshani, u uron të gjithë nxënësve që do të nisin rrugëtimin e tyre në klasën parafillore dhe fillore një fillim të mbarë, shumë suksese dhe një përvojë të suksesshme në bankat shkollore”, thuhet në njoftim.

    Drejtoria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi do të përcillet dhe monitorohet nga sektori përkatës në Drejtorinë e Arsimit, ndërsa prindërit janë ftuar të ndjekin udhëzimet dhe afatet e përcaktuara për regjistrim.

  • Muharremi: Lushtaku dje ia ka bërë dhuratën më të mirë Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit

    Muharremi: Lushtaku dje ia ka bërë dhuratën më të mirë Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit

    Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi të enjten në Skenderaj.

    Muharremi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Sami Lushtaku bëri një gabim trashanik kur e sulmoi fizikisht zyrtarin e LVV-së në Skenderaj, por shtoi se LVV-ja ka punuar me vite për të provokuar një situatë të tillë.

    Sipas Muharremit, tashmë kjo do të behët edhe temë kryesore e zgjedhjeve.

    “Sami Lushtaku dje i ka bërë dhuratën më të mirë të mundshme Albin Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit. E tash ky i fundit e instrumentalizon jo vetëm Policinë Speciale, por krejt çka ka në dispozicion për ma i arritë qëllimet elektorale”, ka shkruar ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Albin Kurti e instrumentalizon Kushtetutën, e lëre më Policinë Speciale

    Sami Lushtaku bëri një gabim trashanik kur e sulmoi fizikisht zyrtarin e LVV-së në Skenderaj. LVV-ja ka punuar me vite për të provokuar një situatë të tillë, ku sistematikisht e ka provokuar Lushtakun personalisht, por edhe familjen e tij. Një ka qenë qëllimi gjithmonë, që ai të veprojë sikur dje. E kjo tash do të bëhet tema kryesore e zgjedhjeve.

    Ky rast do të zvarritet sikurse bllokada e vitit 2025, derisa të arrijnë qëllimin kulminant që PDK-ja dhe opozita të paraqiten si të dhunshme dhe të papranueshme. Që kjo parti të bëhet frikë, e jo mundësi për Kosovën. E kjo parti, dështoj ta menaxhoj dje situatën dhe ishte e heshtur. Në vend se ta denoj rastin dhe marr situatën nën kontrollë, ata nuk patën kurajo të menaxhojnë si duhet rastin dhe tani mund të paguajnë mosveprimin e tyre me vota se qytetari i Prishtinës e Prizrenit etj mund të i votoj më pak.

    Sami Lushtaku dje i ka bërë dhuratën më të mirë të mundshme Albin Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit. E tash ky i fundit e instrumentalizon jo vetëm Policinë Speciale, por krejt çka ka në dispozicion për ma i arritë qëllimet elektorale.

    Ende nuk kemi parë asgjë. Krejt keqqeverisja, krizat dhe skandalet e qeverisë do të tentohen të mbulohen me këtë rast.

    Kjo çka ka ndodhur është fatkeqësi edhe për Kosovën, sepse dhuna dhe instrumentalizimi i shtetit do të bëhen tema kryesore, në vend të varfërisë, inflacionit, ekonomisë dhe krejt çkaje që i preokupon qytetarët.

    Fushata dhe zgjedhjet e 7 qershorit filluan dhe përfunduan me një akt të vetëm. Humbësit do të jenë qytetarët e vendit dhe Kosova.

  • Incidenti në Skënderaj mes Lushtakut e Mehanit, çka thuhet në raportin e Policisë

    Incidenti në Skënderaj mes Lushtakut e Mehanit, çka thuhet në raportin e Policisë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ndodhi dje në Skënderaj, ku u përfshinë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku dhe Kryetari i Degës së VV’së atje, Hysni Mehani.

    Në raport thuhet se Polici është njoftuar për rrahje në një lokal dhe se si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

    Policia ka thënë se ka arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Skenderaj 14.05.2026 – 12:15. Pas pranimit të një informate për rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

    Mehani ka thënë se është sulmuar nga Lushtaku. Ky i fundit e ka mohuar këtë

  • OVL-UÇK mban sot konferencë për media

    OVL-UÇK mban sot konferencë për media

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar konferencë për media.

    Sipas njoftimit konferenca për shtyp do të mbahet në zyrat e OVL-UÇK-së dega Skënderaj në zyrat e Shtëpisë së Kulturës me fillim nga ora 10:30.

  • Bedri Hamza akuzon Qeverinë se po e provokon Drenicën me Njësi Speciale: Ndalu, Albin!

    Bedri Hamza akuzon Qeverinë se po e provokon Drenicën me Njësi Speciale: Ndalu, Albin!

    Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Skenderaj, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës për presion dhe demonstrim force përmes angazhimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në rajonin e Drenicës.

    Hamza tha se mbrëmë janë parë “skena aspak të mira”, derisa sipas tij, Policia e Kosovës ka vepruar me urdhër të Qeverisë.

    “Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force”, deklaroi Hamza.

    Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndalë, siç u shpreh ai, propagandën, gjuhën e urrejtjes dhe provokimet politike.

    “E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë”, tha kreu i PDK-së.

    Hamza shtoi se, sipas tij, “nuk mund të parandalohet braktisja nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës”.

    “Ndalu, Albin”, shkruan ai.

    Hamza u bëri thirrje votuesve të PDK-së dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të fokusohen tek zgjedhjet e 7 qershorit.

  • Mali i Zi i përgjigjet provokimeve të Vuçiqit: Nuk jemi shkëputur nga Serbia dhe kurrë nuk kemi qenë pjesë e saj

    Mali i Zi i përgjigjet provokimeve të Vuçiqit: Nuk jemi shkëputur nga Serbia dhe kurrë nuk kemi qenë pjesë e saj

    Mali i Zi i është përgjigjur deklaratave provokuese të Aleksandar Vuçiqit, duke theksuar se ky shtet “nuk është shkëputur nga Serbia dhe se kurrë nuk ka qenë pjesë e saj”.

    Reagimi erdhi pasi presidenti serb deklaroi se Mali i Zi “u nda nga Serbia”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në Podgoricë.

    Autoritetet malazeze theksuan se Mali i Zi ka histori shtetërore dhe identitet të veçantë shumë përpara krijimit të shtetit modern serb, raporton rtcg.

    Në reagimin zyrtar thuhet se Mali i Zi ishte një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe se pas vitit 1918 ai humbi pavarësinë në rrethana historike të diskutueshme, ndërsa referendumi i vitit 2006 përfaqësonte rikthimin e sovranitetit shtetëror.

    Zyrtarët malazezë akuzuan Vuçiqin për shtrembërim të historisë dhe për përdorim të retorikës nacionaliste ndaj vendeve fqinje të rajonit.

    Ata shtuan se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të bazohen në respekt reciprok dhe njohje të sovranitetit.

  • Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj

    Musliu: Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, derisa ka publikuar një video ku shihen forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj.

    “Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit”, ka shkruar Musliu.

    Ajo thotë se veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet.

    “Albin mos nxit dhunë tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj”, ka bërë thirrje tutje Musliu.

  • Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

    Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.

    Policia njofton se i njëjti dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndaj autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij.

    “Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë.

    Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose përmes linjës pa pagesë 0800 19999, si dhe në aplikacionin ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim.