ATV

Category: Lajme

  • Krerët e shtetit bëjnë homazhe në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës – Osmani: Sot e përjetë do t’i ruajmë aleancat që i ka ndërtuar presidenti Rugova

    Krerët e shtetit bëjnë homazhe në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës – Osmani: Sot e përjetë do t’i ruajmë aleancat që i ka ndërtuar presidenti Rugova

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
    Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në një kohë të vështirë ka ndërtuar aleanca që ende i duhen Kosovës.

    Osmani në një deklarim para mediave pas homazheve që bëri së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, te varri i presidentit historik në 18 vjetorin e vdekjes së tij, ka theksuar se aleancat që i ndërtuar Rugova do t’i ruajnë përjetë.

    “Presidenti Rugova arrit në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhet Kosovës. Prandaj, sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecnim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovës të pavarura, sovrane, të integruar në BE e në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”, ka thënë Osmani.

    Përveç Osmanit e Kurtit, homazhe kanë bërë edhe partia që dikush udhëhiqte Rugova, LDK-ja, po ashtu edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.

  • Dy qytetet që do të kenë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve

    Dy qytetet që do të kenë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, ku si rezultat do të ketë ndërprerje të rrymës në Prizren dhe Gjakovë.

    Ky është orari:

    Prizren:

    Punime nga pala e tretë1.Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Konsumatorë komercial dhe buxhetorë (F.S.K.) në rrugët 2 Ukë Bytuçi, Dardania dhe Tranzit. Arsyeja: për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

    Gjakovë

    Punime nga pala e tretë

  • Abdixhiku në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij

    Abdixhiku në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova u shpreh se ndjejnë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij.

    Ai gjithashtu tha se rikujtojnëme nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e e tij të të bërit politikë.

    “Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij. Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot”, u shpreh Abdixhiku.

  • Rama përkujton Rugovën, e quan monument të kujtesës kombëtare

    Rama përkujton Rugovën, e quan monument të kujtesës kombëtare

    Në 18 vjetorin e vdekjes së tij, Ibrahim Rugovën e ka përkujtuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Ai ka thënë se janë 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare.

    “LiriaKaEmër, *18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Rama në Facebook.

  • Haxhiu për Kodin Civil: Qeveria s’duhet ta procedojë në Kuvend pa u siguruar votat

    Haxhiu për Kodin Civil: Qeveria s’duhet ta procedojë në Kuvend pa u siguruar votat

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria nuk duhet ta procedojë për në Kuvend, Projektligjin për Kodin Civil, pa u siguruar nëse i njëjti mund të kalojë.

    Ndonëse ky Projektligj nuk e ka mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu ka kërkuar që përkrahje t’i japin edhe opozita.

    Ajo ka thënë se në kohën sa ishin në opozitë, çdo projektligj që ka qenë në të mirë të qytetarëve e kanë përkrahur, teksa të kundërtën thotë se e kanë bërë kur marrëveshjet ishin të dëmshme.

    Haxhiu ka deklaruar se komunikimet me deputetë për t’i bindur do të vazhdojnë, pasi e konsideron se ligjvënësit e kanë për obligim.

    “Unë konsideroj që takimet konsultimet me deputetë duhet të vazhdojnë, dhe nuk mendoj që është mirë që Qeveria ta procedojë në kuvend edhe njëherë Kodin Civil pa u siguruar që ka mbështetjen e deputetëve të Kuvendit por këtu do të thosha që kanë obligim edhe opozita duke pasur parasysh që Kodi Civil është për të gjithë qytetarët e Republikës e Kosovës dhe jo vetëm për një grup”, u shpreh ajo.

    Ministrja e Drejtësisë, Kodin Civil e ka quajtur të rëndësishëm për qytetarët, pasi ligjet në fushën civile janë të vjetërsuara.

    “Unë konsideroj që Kodi Civil është jashtëzakonisht i rëndësishëm si dokument sepse adreson të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ligjet e fushës civile të cilat janë disa në Republikën e Kosovës, e të cilat janë fuqi janë të stërvjetëruar dhe nuk i përgjigjen fare rrethanave aktuale në Republikën e Kosovës, duke pasur parasysh rendësin e tij konsideroj që është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Haxhiu, teksa ka thënë se nuk ka munguar as komunikimi kokë me kokë. “Ne gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në komunikim me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjegjësit me grupin parlamentarë individualisht por edhe në grupe të ndara, për të kërkuar mbështetjen e tyre për këtë dokument që është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, deklaroi ajo.

    E para e MD-së ka thënë se përkrahje duhet t’i japin edhe deputetët e opozitës, pasi përfaqësojnë të drejtat e qytetarëve. Ajo përmend përkrahjet që u ka dhënë qeverive të kaluara në kohën sa kanë qenë në opozitë.

    “Në kohën kur ne kemi qenë në opozitë çfarëdo nisme që ka qenë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës ne e kemi mbështetur, ne kemi kundërshtuar e kemi protestuar nismat të cilat kamë qenë në kundërshtim me Republikën e Kosovës, me interesin publik me interesin e qytetarëve të republikës së Kosovës, megjithatë sa herë ka pasur ndonjë iniciativë reformuese ne e kemi mbështetur atë. Ata e kanë obligim sepse përfaqësojnë qytetarët e republikës së Kosovës, prandaj edhe do duhej që të votonin në Kuvendin e Kosovës, të zgjedhin për, kundër apo edhe të abstenojnë. Megjithatë qasja e tyre natyrisht nuk ka qenë konstruktive, por unë uroj që gradualisht ta ndryshojnë qëndrimin dhe në momentin kur ne e procedojmë në Kuvend, të votojnë për të njëjtin”, u shpreh Haxhiu.

  • Arrestohet një i mitur në Pejë, goditi me veturë një këmbësor

    Arrestohet një i mitur në Pejë, goditi me veturë një këmbësor

    Është arrestur një i mitur në Pejë, pasi dyshohet se duke vozitur veturën, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

    Siç thuhet në raportin policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, në spitalin e Pejës.

    Ndërkohë, Policia njoftoi se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Eliot Engel, Pejë 20.01.2024-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Istog

    Gjendet pa shenja jete një person në Istog

    Një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Shalinovicë të Istogut, njoftoi Policia e Kosovës.

    Tutje në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    “HETIM I VDEKJES- Shalinovicë, Istog  20.01.2024-16:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

  • Sulmi brutal që i mori jetën të riut nga Podujeva: Zbulohet kush janë të dyshuarit – krejt çka dihet për vrasjen

    Sulmi brutal që i mori jetën të riut nga Podujeva: Zbulohet kush janë të dyshuarit – krejt çka dihet për vrasjen

    Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin. I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur. Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa  po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

    Sulmi që i mori jetë Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, ku për motive akoma të panjohura, në rrugën “Drenica” në Podujevë, dy të dyshuar e sulmuan brutalisht.

    Por çfarë ndodhi në të vërtetë atë ditë?

    Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Dy të dyshuarit që ndodhen prapa grilave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

    Për këtë rast të tmerrshëm kanë folur edhe familjarët e të ndjerit. Ata thonë se pas një fjalosje me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një veturë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

    “Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha axha i Lulzimit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • 18 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

    18 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

    Këtë të diel të 21 janarit shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Gjatë ditës së sotme, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe partiakët e tjerë, do të bëjnë homazhe te varri i presidentit historik në Velani, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së tij.

    Ndërsa, nga ora 09:30, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë gjithashtu te varri i ish-presidentit Rugova, për të bërë homazhe.

    Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

    Ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të komunës së Istogut. Shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në qytetin e Pejës më 1967. Ndërsa, ka studiuar në Fakultetin Filozofik- Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë. Ka doktoruar në fushën e letërsisë në UP më 1984.

    Më 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

    Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

    Autor i dhjetë librave, presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, ai punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut.

  • Eliza Hoxha: I riu nga Podujeva që vdiq sot u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

    Eliza Hoxha: I riu nga Podujeva që vdiq sot u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngushëlluar për vdekjen e të riut nga Podujeva që vdiq sot në QKUK pas plagëve që kishte marrë disa ditë më parë nga një rrahje brutale në qytetin e tij.

    Ajo tha se ai u rrah me shkopinj bejsbolli nga një grup i djemëve, derisa kërkoi nga organet e rendit që të vënë drejtësi për këtë rast.

    “Lulzim Fejzullahu, një djalë 18 vjeç nga Podujeva ka vdekur sot si pasojë e shtypjes dhe rrahjes me shkopinj bejsbolli nga një grup djemsh të tjerë. E tmerruar, e pikëlluar dhe e frikësuar se kah po shkojmë si shoqëri. Uroj që organet e rendit dhe ato gjyqësore kanë me vu në vend drejtësinë. Shumë dhimbje! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar ajo.