ATV

Category: Lajme

  • Kim Jong Un urdhëron ushtrinë: Bëhuni gati për luftë

    Kim Jong Un urdhëron ushtrinë: Bëhuni gati për luftë

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të mërkurën inspektoi stërvitjen e trupave në një bazë të madhe operative ushtarake në rajonin perëndimor të vendit dhe urdhëroi rritjen e gatishmërisë për luftë, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

    Stërvitja, vendndodhja e së cilës nuk është identifikuar, vjen pas fillimit të stërvitjeve vjetore të përbashkëta ushtarake nga forcat amerikane dhe koreano-jugore të hënën, gjë që ka dyfishuar numrin e trupave në krahasim me vitin e kaluar.

    Kim ka thënë se ushtria duhet “të vendosë në mënyrë të shpejtë një kulm të ri të intensifikimit të përgatitjeve të luftës në përputhje me kërkesat e situatës mbizotëruese”.

    “Ushtria jonë duhet të intensifikojë vazhdimisht stërvitjet e luftës me qëllim të përmirësimit të aftësive të saj luftarake për gatishmëri të përsosur luftarake”, u ka thënë Kim ushtarëve.

  • Presidentja Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave

    Presidentja Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin, duke thënë se sa më shumë investim në arsim do të nderohet më shumë përkushtimi i mësuesve.

    “137 vite më parë me ndërtimin e mësonjtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip. Investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore. Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar. Sa më shumë investime në arsim, më shumë do ta nderojmë përkushtimin e palodhur të mësuesve tanë”, ka shkruar Osmani.

    Ajo tha se mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.

    “Të dashura mësuese, të dashur mësues, urime 7 Marsi!”, shkroi Osmani.

     

  • ZPS konfirmon se po kryen aksione në Kosovë

    ZPS konfirmon se po kryen aksione në Kosovë

    Gjykata Speciale ka bastisur sot shtëpitë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.

    Prokuroria e Specializuar e Hagës ka konfirmuar se po kryen aksione në Kosovë.

    Megjithatë, arsyet pse nuk janë bërë të ditura.

    “Prokuroria e Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Nuk dihen arsyet për këto bastisje, megjithatë bazuar nga bastisjet në të kaluarën, mund të ketë ndërlidhje me akuzat për pengim të drejtësisë.

  • PSD-ja kundërshton Ligjin e ri të KPK-së, e vendos Kurtin si prokuror

    PSD-ja kundërshton Ligjin e ri të KPK-së, e vendos Kurtin si prokuror

    Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten ka mbajtur një aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK, raporton Ekonomia Online.

    Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, PSD-ja ka vendosur një kukull me fotografinë e kryeministrit Kurti i veshur me togë të prokurorit, e në të cilën shkruan “Dua të bëhem prokuror”.

  • “Kobra” deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prizren, u largua nga salla pasi iu drejtua njërit të akuzuar duke bërtitur

    “Kobra” deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prizren, u largua nga salla pasi iu drejtua njërit të akuzuar duke bërtitur

    Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

    Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Merita Bina-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Absolutisht, për asnjërën hiç edhe kisha pas qejf nëse vetëm njëra prej provave që i ka cek ajo figuron dora jem apo diçka…qitu burgim të përjetshëm”, tha Hoxhaj.

    Më pas iu i akuzuari Hoxhaj drejtua të akuzuarit Roland Susuri “Zotni, keni me pjellë DVR, 16 muaj jam tu majt burg, kemi me pjellë DVR”.

    E pas kësaj, i njëjti u përjashtua nga salla e gjykimit, por u soll pas pak momentesh.

  • Gërvalla deklarohet lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë: Jam tërësisht e pafajshme

    Gërvalla deklarohet lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë: Jam tërësisht e pafajshme

    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë, në shqyrtimin fillestar të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Deklarimin rreth fajësisë, ministrja Gërvalla e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Jam tërësisht e pafajshme”, tha Gërvalla.

    Gjykatësi i rastit Dibran Isufi e njoftoi atë dhe mbrojtësen e saj, Saranda Keqekolla-Sadiku, se mund të paraqesin në afat prej 30 ditësh kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

    Më 20 qershor 2023, Gjykata kishte caktuar mbajtjen e shqyrtimit fillestar, mirëpo seanca kishte dështuar pasi që ministrja nuk kishte angazhuar avokat.

    Rasti i ministres Gërvalla ishte caktuar tek gjykatësi Adnan Kamberi, gjykatës në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Penal, mirëpo për shkak të largimit të tij jashtë vendit, lënda tashmë do të gjykohet nga gjykatësi Dibran Isufi.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 maj 2023 kishte konfirmuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.

    “Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, kishte konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

    Pasi u bë i ditur lajmi për ngritjen e aktakuzës, ministrja Gërvalla përmes një postimi në Facebook, tha se është përpjekje për të hedhur baltë mbi përfaqësuesit e institucioneve.

  • Dita e Mësuesit, Haradinaj del me 3 kërkesa emergjente për përmirësim të kushteve të mësimdhënësve

    Dita e Mësuesit, Haradinaj del me 3 kërkesa emergjente për përmirësim të kushteve të mësimdhënësve

    Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Haradinaj ka kërkuar që vlera e koeficientit të ngritët së paku 130 euro.

    “Vlera e koeficientit të ngritet në se paku 130 euro, ngase ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë, sot kur po shënojmë Ditën e Mësuesit, shteti duhet t’i rikthehet kërkesave që kërkojne zgjidhje emergjente për mësuesin e Kosovës.

    Kërkesa e parë është që vlera e koeficientit të ngritet në së paku 130 euro, ngase ngritja që bëri qeveria nga 105 në 110 është ironike dhe ka shtuar shumë pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit.

    Kërkesë e dytë është që të mbetet pika 6 e nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale që ua pranon punëtorëve të arsimit ato vite si kontributdhënëse sepse ndryshimet e bëra me ndyshim plotësimin e këtij ligji ua mohojnë këtë të drejtë të fituar.

    Kërkesa e tretë eshtë të mos ndryshohet përmbajtja e Kontratës indivividuale të punës e as Ligjet ekzistuese pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sindikatës dhe palëve tjera sepse Qeveria Kurti duke shfrytëzuar numrat në parlament po bën ndyshime në ligje që nuk avansojnë, po mohojnë disa të drejta të fituara e të garantuara me ligjet aktuale.

  • “Kobra” shkon i qeshur në Gjykatë, sot pritet të mbahet seanca fillestare për vrasjen e të riut nga Kukësi

    “Kobra” shkon i qeshur në Gjykatë, sot pritet të mbahet seanca fillestare për vrasjen e të riut nga Kukësi

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën përcjelljen e Policisë është sjellë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, ku pritet të mbahet seanca fillestare në rastin ku i njëjti akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

    “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Cobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

    “Kobra”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së.

    Ai po ashtu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje nga neni 366, par.1 të KPRK-së, pasi thuhet se nga koha e pavërtetuar deri më 3 janar 2023, në lokalin e tij ka mbajtur në posedim një pistoletë gjysmë-automatike, me një karikator me kapacitet 13 fishekë, të cilin edhe e ka përdorur për të kryer veprën penale nga dispozitivi i parë si dhe një pistoletë tjetër me një karikator me 8 fishekë.

  • Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë

    Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë

    Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar se i është zhdukur djali i saj i mitur.

    Sipas policisë ai është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij.

    “Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë  05.03.2024, 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

  • Specialja bastisë shtëpinë e Sylejman Selimit

    Specialja bastisë shtëpinë e Sylejman Selimit

    Sot në orët e para të mëngjesit Gjykata Speciale ka kryer një bastisje në shtëpinë e ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

    Pranë shtëpisë së tij shihen pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës.

    Ndërkohë që, Prokuroria e Specializuar e Hagës ka konfirmuar se po kryen aksione në Kosovë., megjithatë, arsyet pse nuk janë bërë të ditura.

    “Prokuroria e Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.