ATV

Category: Lajme

  • ​Vala e të nxehtit nxit zjarret në jugperëndim të SHBA-së, duke detyruar evakuime masive

    ​Vala e të nxehtit nxit zjarret në jugperëndim të SHBA-së, duke detyruar evakuime masive

    Një valë e rrezikshme të nxehti që përfshiu SHBA-në Jugperëndimore ka shkaktuar një rritje të zjarreve, veçanërisht në Kaliforni dhe Nevada, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarrfikësit përpiqen të ndalin flakët.

    Guvernatori i Nevadës, Joe Lombardo, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të dielën për shkak të zjarrit Davis që po përhapet me shpejtësi, që ndodhet në jug të Renos. Rreth 20,000 njerëz tashmë janë evakuuar pasi zjarri vazhdon të rritet. “Agjencitë shtetërore po punojnë me zell për të mbështetur partnerët lokalë ndërsa ne e zbusim dhe eliminojmë këtë zjarr së bashku,” tha Lombardo në X.

    Ndërkohë, në Kaliforni, Guvernatori Gavin Newsom lëshoi një deklaratë emergjence të shtunën për kontenë San Bernardino, ku zjarri i pakontrolluar po rrezikon mbi 11,000 banorë. Qendra Kombëtare e Zjarrit Ndërinstitucional raporton se shtatë zjarre të mëdha po digjen në të gjithë shtetin, me vetëm Line Fire që ka djegur rreth 17,500 hektarë dhe kërcënon 35,000 struktura.

    Zjarrfikësit në San Bernardino po përballen me sfidën e shtuar të një paralajmërimi për nxehtësinë e tepërt deri të hënën në mbrëmje, siç është lëshuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA. Temperaturat po komplikojnë përpjekjet për të kontrolluar zjarrin dhe për të mbrojtur shtëpitë.

    Evakuimet janë bërë gjithashtu në Pyllin Kombëtar të Angeles, ku një zjarr i veçantë është zgjeruar me shpejtësi në 800 hektarë me zero kontroll, sipas Axios. Vala e të nxehtit ka krijuar kushte të rrezikshme në pjesën më të madhe të rajonit, pasi temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të zjarreve.

    Më tej në veri në Lake County, zjarri i Boyles në Clearlake ka detyruar 4,000 banorë të evakuohen dhe ka shkatërruar struktura të shumta, duke përfshirë 30 shtëpi dhe automjete. Që nga e diela, zjarri ishte vetëm 10% nën kontroll.

    Në Nevada, zjarri i Davis vazhdon të rritet, duke konsumuar 6500 hektarë dhe duke kërcënuar strukturat. Disa banorë kanë mbetur pa energji elektrike dhe shumë rrugë janë mbyllur. Dëme të konsiderueshme materiale tashmë janë raportuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve luftojnë për të ngadalësuar përhapjen.

    Përveç këtyre zjarreve të mëdha, zjarre të tjera të mëdha po digjen në Idaho, Oregon dhe Wyoming, ku moti ekstrem vazhdon të pengojë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

  • Tahiri: PDK-ja do të angazhohet që Kosova të ketë qeverisje të re në krye me Bedri Hamzën

    Tahiri: PDK-ja do të angazhohet që Kosova të ketë qeverisje të re në krye me Bedri Hamzën

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se si parti politike do të angazhohen që Kosova të ketë Qeveri të re në krye me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, raporton Ekonomia Online.

    Tahiri ka thënë se prioritet i tyre do të jetë edhe puna me komisione hetimore.

    “Si GP gjatë kësaj përudhe do të angazhohemi që ky proces të mbyllet dhe t’i mbarojmë punët që i ndihmojnë Kosovës. Komplet angazhimi ynë do të shkoje që vendit t’i jepet një Qeveri e re. Në këto kohë me përplasje me miqtë tanë që jemi, me bllokimin e vendit si këto tri vite e gjysmë është bërë shumë pak në mënyrë që të ecim si vendet e rajonit. Çka nuk është bërë për tri vite e gjysmë nuk mund të kërkojmë që të bëhet për këta muaj. Errësira goxha e ka kapluar këtë vend. Vetëm një Qeveri e re dhe një kryeministër i ri siç është Bedri Hamza i jep drejtim të ri vendit”, tha Tahiri, teksa shtoi se të enjten do të mbahet seanca e parë për këtë sesion vjeshtor.

  • Konjufca: Dialogu është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje – Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

    Konjufca: Dialogu është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje – Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se dialogu me Serbinë ndodhet në qorrsokak për shkak të fajit të shtetit serb, teksa ka theksuar se nuk sheh rrugëdalje nga ky proces.

    Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se pikënisje e “shkatërrimit” të dialogut ka qenë sulmi terrorist në Banjskë.

    “Unë konsideroj se sa i përket perspektives së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shohë dalje. Këtij qorrsokaku i ka paraprirë Serbia. (Dialogu) e ka pasur arkivolin më 24 shtator me sulmin në Banjskë. Pikërisht për këtë arsye është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet që të këtë një proces të negociatave që të vazhdoj normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut”, ka thënë Konjufca, duke adresuar kritika edhe për bashkësinë ndërkombëtare për “mbylljen e syve” në rastin e bllokadave të pikave kufitare.

    “Nëse i mbyll sytë, si në rastin e mbylljen e kufijve në Serbi, sepse ai ndodhi nga shteti serb, shteti serb i lejoi kriminelët për t’i mbyllur kufijtë. As një reagim nuk e pash nga ana e Brukselit as nga bashkësia ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme”, ka thënë Konjufca. /EO

  • ​Kurti në takim me kryetarin e Leposaviqit, diskutohet qeverisja komunale

    ​Kurti në takim me kryetarin e Leposaviqit, diskutohet qeverisja komunale

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me kryetarët e komunave veriore të vendit dhe drejtorët komunalë. I shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kësaj radhe mirëpritën për mëngjes pune në kryeministri, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nënkryetaren, Marina Bogojeviq dhe drejtorë komunalë.

    “Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi qeverisjen komunale në 15 muajt e fundit, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia e Punësimit dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, dhe praktikat e mira të vendosura me udhëheqjen aktuale. U diskutua edhe rreth sfidave të trashëguara dhe nevojën për investime kapitale për qasje në ujë të pijshëm, ndriçim publik dhe infrastrukturë, veçanërisht në fshatra dhe zona të thella të komunës”, thuhet në njoftim.

    Kryetari Hetemi, nënkryetarja Bogojević dhe drejtorët veçuan rëndësinë e dëgjimeve buxhetore që kanë mbajtur deri më tani me qytetarë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak dhe shqiptar, me qëllim adresimin e kërkesave të tyre dhe planifikimit të projekteve dhe përgatitjet e kërkesave për mbështetjet nga niveli qendror.

    “Kryeministri Kurti i falënderoi drejtuesit dhe stafin e Komunës së Leposaviqit për punën dhe angazhimin e përditshëm dhe për bashkëpunimin e ngushtë me ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit në realizimin e projekteve në interes të komunës. Bashkë me ministrat në takim, ai i ofroi kryetarit Hetemi dhe nënkryetares Bogojević, mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të punuar sa më afër në adresimin sa më të shpejtë të kërkesave të kësaj komune që burojnë nga nevojat e qytetarëve për vitin e ardhshëm buxhetor”, përfundoi njoftimi.

  • Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror

    Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror

    Ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror.

    Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohen disa çështje me rëndësi.

    Më poshtë i gjeni pikat:

    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,
    4. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    13. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
    17. Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
    23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
    25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
    26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
    27. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    28. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
    29. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    30. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

    Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

  • Kurti: Albanologjia, dije luftarake për të drejta të shqiptarëve në Ballkan

    Kurti: Albanologjia, dije luftarake për të drejta të shqiptarëve në Ballkan

    Albanologjia ka lindur si një dije aktive e luftarake e lidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare, e që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Kështu tha kryeministri Albin Kurti në hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, raporton Ekonomia Online.

    Kreu i ekzekutivit tha se “Java e Albanologjisë” është bërë një traditë e bukur, ndërsa u përmenden edhe ndarja e bursave për studentët që studiojnë gjuhë shqipe dhe letërsi.

    Sipas tij, dija fillestare albanologjike e shekujve të 18-të e 19-të ndihmoi në zgjimin kombëtar të shqiptarëve.

    “Rilindësit tanë të shquar, duke nisur nga vëllezërit Frashëri e Pashko Vasa e deri te Faik Konica e Fan Noli, i shfrytëzuan arritjet shkencore të albanologjisë, për të krijuar orientimin tonë kombëtar dhe për të hedhur poshtë pretendimet jo shkencore dhe propagandën raciste të shovinistëve fqinj”, tha Kurti.

    “Java e Albanologjisë është bërë një traditë e bukur. Albanologjia lindi si në dije aktive e luftarake e lidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare e vetëdijes sonë. Albanologjia nuk pengohet më nga kufizimet politike dhe nga regjimet. Albanologjia i përgjigjet sfidave të kohës. Duke e ditur rendësin e Albanologjisë, si Qeveri kemi kontribuar ne mbështetje të saj”, u shpreh Kurti.

    Kurti tha se kanë për qëllim stimulimin e të rinjve që të orientohen drejte albanologjisë, teksa përmendi ndarjen e bursave për studentët që vijojnë studimet në programet gjuhë shqipe dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filologjik.

    Sipas tij, kjo ka ndikuar që të rritet numri i studentëve në këto programe.

    “Para dy muajve morëm edhe vendimin për të ndarë bursa Bachelor dhe Master për studente që vijojnë programet gjuhë shqipe dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filologjikë në UP. Falë kësaj në këtë vit akademik numri i aplikimeve në programin gjuhë shqipe nga 20 sa ishte vitin e kaluar tash është 105, në letërsi shqipe nga 6 sa ish te vitin e kaluar tash është 79”, tha Kurti.

    Lulëzim Lajci, në emër të Institutit Albanologjik, tha ky edicion është i 15-ti më radhë, ndërsa presin edhe rezultate në një periudhë të shkurtër kohore.

    “Ky është aktiviteti më i rëndësisë shkencore i Institutit Albanologjik, deri tani janë mbajtur 14 edicione ky është edicioni i 15-të. Edhe në këtë edicion janë paraparë 5 sesione shkencore. Pas një distancë kohore, do të shtohet vlera e këtyre punimeve shkencore”, tha ai.

  • ​Abdixhiku: Për katër vite të kësaj qeverie është rritur deficiti tregtar në miliarda euro

    ​Abdixhiku: Për katër vite të kësaj qeverie është rritur deficiti tregtar në miliarda euro

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se është rritur deficiti tregtar nga 2.8 miliardë euro në plot 5.2 miliardë euro për katër vite.

    Ky dyfishim sipas kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku e vendosë Kosovën si vendin më të varfër në importe në Evropë.

    “Kosova ka ngecur me Kurtin! Kur nuk ke ide se nga shkon, kur nuk ke vizion të qartë mbi rrugën përpara, kur vepron në mjegull ekonomike, secili hap të duket një ecje përpara. Fatkeqësisht, për vendin tonë, hapat ekonomik të katër viteve të fundit janë hapa të mëdhenj prapa! Jemi pak muaj larg para se Kosova, për herë të parë në gjithë historinë e saj, të kaloj deficitin tregtar prej plot 5 miliardë eurove në vit. Kaq është diferenca mes mallrave që i blejmë dhe atyre që i shesim. 5 miliardë euro blejmë më shumë se sa që shesim – në një vit. Rreth 50-60 miliardë euro për 10 vitet e ardhshme me këtë trend. Kosova nuk po prodhon. Kosova nuk po krijon”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

    Sipas tij ky është rezultati i ekonomisë së Kurtit.

    “Paaftësia kushton. Investime nuk ka. Projekte të mëdha nuk ka. Bizneset janë shtypur e varësia në import po thellohet secilin muaj. Qeveria populliste dhe Kurti nuk e kuptojnë ekonominë. Kaq dijnë, kaq bëjnë. Këta për katër vite kanë rritur deficitin tregtar nga 2.8 miliardë euro në plot 5.2 miliardë. Ky dyfishim e vendosë Kosovën si vendin më të varur në importe në Evropë. Me kaq hendek, me kaq dallim, do të na duhen vite për të marrë veten. Kosova meriton më mirë. Jemi pak muaj larg ndryshimit të madh. Më 9 shkurt do ta bëjmë këtë ndryshim të madh bashkë”, përfundoi Lumir Abdixhiku.

  • Fotoreporteri i “New York Times”: Kosova, një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte

    Fotoreporteri i “New York Times”: Kosova, një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte

    Alan Chin, fotoreporteri i “New York Times”, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit1998, ka vizituar Prishtinën të hënën.

    Teksa mori pjesë në një bashkëbisedim me “Reporting House”, fotografi i njohur, ka thënë se Kosova është një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte nga vendet që ka vizituar pas lufte.

    “Lubjana s’ka ndryshuar aspak. Kur kam qenë për herë të parë këtu kam qenë 26 vjeç, por ka qenë një jetë tjetër”, ka thënë ai.

    Chin ka treguar historinë e tij, se si ka mbërritur deri në Kosovë gjatë luftës, dhe se sa shokuese ka qenë kur i ka parë fotot e para nga Kina.

    “Shihja këto dhe thoja çfarë jam duke bërë, duhet të jem atje, kështu një ditë thashë që dua të lë punën”, ka thënë ai.

    Ai, po ashtu ka theksuar se gazetarët kanë sot më shumë liri e se “koha ka ndryshuar”.

    “Kam qenë në një angazhim nga New York por kam qenë freelancer, dhe nëse jeni studentë të gazetarisë besoj se e dini që nuk ka lidhje ku je, është njëjtë vështirë të kryesh këtë punë. Ju keni më shumë liri sot, në atë kohë ne kemi pasur më shumë kufizime. Nuk kemi pas shpërndarje kaq të madhe, mirëpo te liria ka qenë më ndryshe”.

    “Është prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti nga vendet që kam vizituar pas lufte. Lubjana s’ka ndryshuar aspak. Kur kam qenë për herë të parë këtu kam qenë 26 vjeç, por ka qenë një jetë tjetër. Sikurse njerëz të shumtë, kam qenë student dhe unë i interesuar në fotografi. Babi im ka qenë fotograf shumë i mirë dhe unë km qenë pjesëtari i parë i familjes time i lindur në Amerikë. Tash kuptohet që me çështjen e zgjidhur të vizave mund të udhëtoni ku të doni, por në atë kohë ka qenë udhëtim që është bërë një apo dy herë në jetë. Prindërit e mi kanë ardhë në Amerikë dhe kurrë nuk ishin kthyer në Kinë, kishin punuar me pagesë të ulët, i kam marrë 144 fotografi vetëm kam mundur t’i bëjë në total gjatë vizitës time në Pekin, tash këto do t’i bëja për 10 minuta”, ka thënë Chin.

    Ai ka treguar se kanë qenë disa fotografi ato që e kanë inspiruar të vijë në në Ballkan, ndërsa ka ndarë edhe historinë e rrugëtimit të tij, nga Kina në Paris.

    “Kur kam ardhë në Kosovë, shpesh më është harxhuar filmi por për fat të mirë ka pas dyqane të fotografisë ku kemi mundur të blejmë. Ish-Jugosllavia, jetoni në një shtet të pavarur tash dhe e keni fituar këtë të drejtë, për njerëzit e gjeneratës sime e shihnim këtë si kolapsi i ish-Jugosllavisë, më kujtohet kur kam qenë 18 vjeç dhe kam punuar për vetë menaxhimin, ka pasur shumë diskutime për Jugosllavinë. Ka qenë shokuese që të shihet një gjë e tillë nga distanca, kam qenë i ri nuk kisha bërë asgjë në Kinë por isha duke punuar për një agjenci”.

    “Në verën e ‘95 ishim duke parë fotografi, gjëra të tmerrshme që kishin ndodhur. Shihja këto dhe thoja çfarë jam duke bërë, duhet të jem atje, kështu një ditë thashë që dua të lë punën, as nuk kisha kursime, thjesht kam marrë një rrogë dhe kam blerë biletë për Paris, dola prej aeroplanit në Paris dhe shkova mora kreditimin e gazetarisë. Kam pas pak punë në Amerikë, disa referenca, dhe thashë se po Shkoj në Sarajevë, por nuk kishte fluturime dhe ish dashtë me autobus, lufta sapo kishte përfunduar, doli të jetë praktikë e mirë kjo, ndoshta më mirë që ishte kry lufta, sepse ekspozimi parë nuk do duhej të ishte me masakra e qindra vrasje në vit”, ka thënë Chin, raporton EO.

  • ​Nis implementimi i programit “Futboll për Shkolla”

    ​Nis implementimi i programit “Futboll për Shkolla”

    Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur sot implementimin e programit “Futboll për Shkolla”, i cili është një program i menaxhuar nga FIFA. Ky program ka për qëllim të kontribuojë në edukimin, zhvillimin dhe fuqizimin e rreth 700 milionë fëmijëve në të gjithë botën.

    “Futbolli për Shkolla” synon të bëjë futbollin më të qasshëm për djemtë dhe vajzat, duke përfshirë aktivitetet e futbollit në sistemin edukativ. Programi është dizajnuar për të promovuar aftësi dhe virtyte jetësore përmes futbollit dhe për të kontribuar në zhvillimin e fëmijëve si individë të mirë për shoqërinë.

    Me anë të këtij projekti, FIFA dhe FFK do të krijojnë një ambient mbështetës, gjithëpërfshirës dhe do të kujdesen që të promovojnë mësimin dhe zhvillimin individual, së bashku me një kombinim të futbollit.

    Programi “Futbolli për Shkolla” është i përputhur me politikat globale të sportit, edukimit dhe shëndetit, me qëllimin parësor për të avancuar përparësitë e zhvillimit.

    Antonio Buenano nga FIFA, i cili është menaxheri i projektit “Futboll për Shkolla”, tha për faqen zyrtare të FFK-së se ky është një program shumë i veçantë sepse lidh edukimin me futbollin.

    “Me anë të këtij programi do të bëjmë aftësimin e fëmijëve për jetën dhe në të njëjtën kohë edhe për futbollin. Pra, përmes lojës së futbollit do të ndihmojmë fëmijët që të bëhen qytetarë më të mirë. Ky është fillimi i programit, me anë të të cilit do të trajnohen rreth 50 edukatorë dhe arsimtar të edukatës fizike, të cilët njohuritë e tyre do t’i shfaqin tek kolegët e tyre, kështu duke e rritur rrjetin e këtij programi”, tha Buenano.

    Përderisa përgjegjësja e këtij projekti në FFK, Albina Rrahmani, e cilësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm zhvillimor drejt objektivave të FFK-së, gjithpërfshirës dhe shtrirjes në tërë vendin.

    “Aktualisht kemi 40 profesor të edukatës fizike, të cilët janë ura lidhëse mes fëmijëve, shkollave dhe programit, me anë të të cilëve do të bëjmë rritjen e rrjetit të këtij projekti, duke mundësuar futbollin në çdo rajon të Kosovës. Të gjithë fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë futbollin dhe tiparet njerëzore përmes lojës së futbollit.” tha RrahmaniAktualisht, në fazën e parë tre ditore janë përfshirë komunat e Pejës, Prizrenit, Podujevës, Mitrovicës dhe Gjilanit.

    “Futbolli në Shkolla” do të vazhdojë të rrisë shtrirjen në tërë Kosovën me qëllimin e vetëm që, me anë të lojës më të famshme në botë, futbollit, të kontribuojë në ndryshimin individual dhe atë të komunitetit.

  • Policia sekuestron 11 armë zjarri e 99 thika për një javë në Prishtinë

    Policia sekuestron 11 armë zjarri e 99 thika për një javë në Prishtinë

    Gjatë javës së kaluar, Policia në rajonin e Prishtinës ka sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 armë të ftohta (thika).

    Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

    Pas përfundimit të procedurave policore, të dënuarit me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar.

    “Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4723 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, bëhet e ditur tutje në komunikatë.