Sipas Kosovapress komisionerë shqiptarë e serbë kanë reaguar ashpër ndaj ekipeve të mediave të cilët ndodheshin në njërën nga shkollat ku votonin përfaqësues të Listës Serbe.
Ata qëndronin në njërën nga klasat, derisa një komisioner serb reagonte duke thënë që mos të kalojnë në atë pjesë, ndërsa komisionerja shqiptare kërkonte që mos t’i ofroheshin.
Aty përfaqësues të Listës Serbe votuan në mënyrë të organizuar dhe një grup qytetarësh, gjë që është e kundërligjshme.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se rreth 100 prokurorë të shtetit dhe staf mbështetës të sistemit prokurorial po qëndrojnë kujdestarë për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.
“Për zgjedhjet lokale, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.”
Në njoftim thuhet se koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ.
ZKPSH i ka ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo rast dyshimi për keqpërdorim.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Sot 2,025,105 qytetarë do të kenë të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave, si dhe për anëtarët e Kuvendeve Komunale.
E derisa në zgjedhjet nacionale të shkurtit të këtij viti, të drejtë vote kishin 2,075,868 qytetarë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, këtë të drejtë e kishin 1,851,927 qytetarë.
Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5.624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 5.419 kandidatë për zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar.
Ai ka thënë se shpreson që kryeqyteti ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim.
“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën në të cilën vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme… Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzoj mundësinë e vet për ndryshim në mënyrën që të jetë qytet që dojmë me pa të zhvillum”, tha Ismaili.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës, në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Kurti ka thënë se sot është një ditë shumë e rëndësishme.
“Votojmë për të vendosur për katër vjetet e ardhshme në komunat tona. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës jemi dhe banorë të komunës. Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë”, ka thënë ai.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje partive dhe subjekteve politike që të respektojnë privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë Zgjedhjeve Lokale sot.
AIP, përmes një postimi në Facebook, kërkon që të dhënat të përpunohen vetëm me bazë ligjore, të mos përdoren për marketing politik pa pëlqim, dhe të shmanget ekspozimi apo profilizimi i të dhënave personale.
Agjencia thotë se ofron bashkëpunim dhe thekson rëndësinë e transparencës dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Ka votuar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
Më pas, ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste, pas një fushate të qetë dhe konstruktive, që realisht u përmbyll me fitoren e jashtëzakonshme të Shqipërisë, sot jemi këtu për ta ushtruar të drejtën tonë demokratike, që duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët pa dallim. Sot përcaktojmë katër vitet e ardhshme drejtimin e qytetit”, tha Çeku.
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale:
Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Qytetarët e kanë mundësinë të votojnë kandidatin e tyre të preferuar për komunën (e tyre) përkatës, si dhe për një asamblist të kuvendit përkatës komunal.
Ani pse u raportua fillimisht se nuk ka ndonjë telashe për sa i takon procesit të votimit, ato u shfaqën në Ferizaj… Gazetarja Sofia Avdyli nëpërmjet lidhjes direkte tregoi se në qendrën më të madhe të votimit në Ferizaj, ka mungesë të materialeve… Gjithashtu tregoi se njëri nga qytetarët u shpreh i revoltuar meqë mezi e ka gjetur emrin e tij në listë!
Në këtë link, mund t’i ndiqni LIVE zhvillimet e fundit të zgjedhjeve lokale: