Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re.
Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. Katër abstenuan.
Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re.
Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. Katër abstenuan.
Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar në këtë përbërje:
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka
Ministri i Financave: Hekuran Murati
Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministri i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministri i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministri i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jashari
Ministri i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministri i Arsimit: Avni Zogiani
Ministri i Kulturës: Fatmir Spahiu
Ministri i Sportit: Blerim Gashani
Ministri i Mbrojtjes së Administratës dhe Punëve Ligjore (MAPL): Rasim Demiri
Ministri i Mjedisit: Fitore Paxolli
Ministri i Bujqësisë: Armen Muja
Ministri i Infrastrukturës: Dimal Basha
Ministri e Tregtisë: Mimosa Kusari
Ministri i Energjisë: Artane Rizvanolli
Ministri për Komunitete: Nenad Rashiq
Ky kabinet përbën ekipin qeverisës që do të udhëheqë vendin gjatë mandatit të ardhshëm, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shërbimet për qytetarët.

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, tregoi pesë vendimet që do të ndërmarrë nëse merr për të tretën herë besimin e deputetëve.
Ai theksoi se këto vendime do të merren që në javën e parë të Qeverisë së re, në rast të zgjedhjes së saj.
“Me të marrë besimin tuaj të nderuar deputetë, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri, që në javën e parë, do të jenë: Miratimi i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026. Vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro, që prek rreth 200 mijë pensionistë. Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë për 50% për nivelin aktual që prek rreth 400 mijë fëmijë. Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat. Dhe miratimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai.

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit e ku pritet të votohet qeveria e re.
Ai ka deklaruar se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.
Kurti tha se kërkuar votën që të qeverisë për të mundësuar vijimësi të institucioneve për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas një artikulli të publikuar së fundi nga “Daily Mail”, thuhet se shkencëtarët po bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së proshutës në supermarket, pasi kimikatet e përdorura në prodhimin e tyre janë lidhur me mbi 50 mijë raste të kancerit të zorrëve.
Një grup shkencëtarësh të njohur thonë se refuzimi për të ndaluar përdorimin e nitrateve (konservues që përdoren për t’i mbajtur mishrat e përpunuar me ngjyrë rozë dhe me jetëgjatësi më të madhe) – ka pasur një kosto të tmerrshme njerëzore dhe financiare. Sipas tyre, sistemi shëndetësor britanik ka paguar një faturë të vlerësuar prej rreth 3 miliardë funta për të trajtuar kancere që mund të ishin parandaluar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.
Analiza e tyre, e bazuar në të dhëna nga organizata “Cancer Research UK” dhe revista “British Journal of Cancer”, vlerësuan se rreth 5400 raste të kancerit të zorrëve çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Kostoja mesatare e trajtimit për çdo pacient është rreth 59 mijë funta.
Paralajmërimi vjen pikërisht dhjetë vjet pas vendimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila e klasifikoi mishin e përpunuar si kancerogjen të Grupit 1 – duke e vendosur në të njëjtën kategori rreziku si duhani dhe azbesti (azbesti është një material mineral natyror që është përdorur në industri për shkak të rezistencës së tij ndaj nxehtësisë, zjarrit etj…)
Vlen ta potencojmë se që nga viti 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes agjencisë së saj kërkimore IARC (International Agency for Research on Cancer) që përmendet edhe në artikullin e “Daily Mail”, publikoi raport zyrtar ku vlerësoi rrezikun e konsumimit të mishit të kuq dhe atij të përpunuar për shëndetin e njeriut!
OBSH ka përcaktuar se konsumimi i rregullt i mishit të përpunuar shkakton kancer te njerëzit, veçanarisht kancer të zorrës së trashë (kolorektal).

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë.
“Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.“Por nuk do të ngutesha që të jap supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo tha se shpreson që do të ketë angazhim maksimal në krijimin e Qeverisë.

Deputeti nga komunitetet, Veton Berisha ka pranuar se mbrëmë është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për të biseduar rreth krijimit të qeverisë së re.
Ai ka thënë se do të votojë pro qeverisë ‘Kurti 3’.
Berisha nuk ka pranuar të flas se çfarë ofertash ka marrë nga Kurti në këmbim të votës së tij.

Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PRBK), Albert Kinolli, ka njoftuar se partia e tij ka arritur marrëveshje me Vetëvendosje dhe ka përzgjedhur kandidatin për ministër nga radhët e PRBK-së.
“Ne kandidatin e kemi këtu për ministër. Besoj që do të reflektojë dikush. Me rëndësi që institucionet të formohen. Jemi të gatshëm që të pranojmë përgjegjësitë”, ka deklaruar Kinolli, duke theksuar gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në formimin e institucioneve qeverisëse.
Deklarata e tij vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për Qeverinë Kurti 3

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se epilogu i seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3” do të jetë dështim.
Ai tha se e vetmja zgjidhje, mbeten zgjedhjet.
“Po shihet që epilogu i ditës sotme do të jetë dështim. Zgjidhja e vetme me sa kuptojë mbetën zgjedhjet sepse nuk ka ndonjë ofertë”, tha Haradinaj nga holli i Kuvendit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka lënë të kuptohet se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot.
Kjo pasi para mediave ai e bëri “për hajr” Qeverinë.
“Për hajër ju koftë Kurti 3”, tha Sveçla.
Megjithatë, Sveçla nuk dha më shumë detaje.
Paraprakisht, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi do të shkojë në zgjedhje. E sipas Muratit nëse shkohet në zgjedhje do të rrezikohen shumë procese.
“Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”, ka shkruar ai në Facebook.
Por kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para se të filloj seanca tha se një njëri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë politike, e jo ta linte ditën e fundit.
Ai ka thënë se “punët e mira nuk lihen ditën e fundit” dhe se “sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor”.