ATV

Category: Lajme

  • Betohet Përparim Rama, premton punë 24/7: T’u shërbejmë qytetarëve dhe jo politikave

    Betohet Përparim Rama, premton punë 24/7: T’u shërbejmë qytetarëve dhe jo politikave

    Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat qeverisës.

    Rama ka bërë thirrje që të mos ketë më bllokada të kalkuluara politisht dhe të ketë kritika të sinqerta ndaj punës së tij.

    “Bazuar në nenin 57-të të Ligjit për Qeverisje lokale me rastin e zgjedhjes kryetar i Komunës, bëj betimin para anëtarëve të komunës. Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryeje detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Do të shërbej me nder dhe besnikëri. Ka pasur bllokada të kalkuluara politikisht.Uroj që në këtë mandat të reflektojmë. T’u shërbejmë qytetarëve e jo partive politike. Të mos përjetojmë kriza artificiale. Të punojmë bashkë për të ardhmen tonë. Jemi këtu për të mirën e qytetarëve. Kritika e sinqertë është motori i zhvillimit. Le të debatojmë kur duhet, por mos të harrojmë kurrë çfarë na bashkon. Do të jem këtu 24/7 për ju” ka thënë Rama.

  • Hetimi për “21 Janarin”, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

    Hetimi për “21 Janarin”, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

    Këtë të martë është paraqitur në SPAK ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

    Sipas burimeve të Euronews Albania, paraqitja e tij është në kuadër të hetimeve për ngjarjen e “21 Janarit”.

    Topi është paraqitur në SPAK si person në dijeni lidhur me çështjen.

  • Aksident në Klinë, përfshihen katër automjete – pamje

    Aksident në Klinë, përfshihen katër automjete – pamje

    Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.

    Katër aksidente janë të përfshira në autostradën Prishtinë-Pejë.

    Një furgon dhe tri vetura kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

  • Nxirret një trup i pajetë poshtë urës së Arbrit në Shqipëri, makina u gjet e braktisur në mes të urës

    Nxirret një trup i pajetë poshtë urës së Arbrit në Shqipëri, makina u gjet e braktisur në mes të urës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në urën e fshatit Fshat në Shqipëri, pjesë e Rrugës së Arbrit.

    Sipas raportimeve të mediave atje, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është gjetur i vdekur poshtë urës. Ai ka lënë makinën në mes të urës.

    Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

    Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

  • Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj me Melonin

    Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj me Melonin

    Presidenti ukraianas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Romë, ku do të takohet fillimisht me Papa Leonin dhe pasdite me kryeministren Giorgia Meloni.

    Kjo u njoftua nga zëdhënësi presidencial Serhiy Nikiforrov në televizionin publik ukrainas, Suspilne.

    Meloni është gati të përsërisë mbështetjen e saj për Kievin këtë pasdite në takimin dypalësh me Zelenskyn të planifikuar në Palazzo Chigi, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

    Dje, Zelensky u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

    Në Londër, ai do të takohet me Starmer, Macron dhe Merz.

  • Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i intervenimeve nga KRU Prishtina

    Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i intervenimeve nga KRU Prishtina

    KRU Prishtina informon qytetarët se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime teknike dhe kontrolle në disa pjesë të rrjetit të ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

    Punimet do të zhvillohen në këto lokacione:

    Rr. Ibrahim Pacolli
    Rr. Rexhep Shema
    Rr. Hyzri Talla
    Rr. Bislim Makolli
    Rr. Isa Kastrati
    Rr. Tringa Ismajli
    Rr. Dalip Alshiqi
    Rr. Vehat Mustafa
    Rr. Faik Ukë Hoxha
    Fsh. Lebane
    KRU Prishtina njofton se gjatë intervenimeve mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve.

    Punimet kanë për qëllim garantimin e shërbimit më cilësor dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

  • Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

    Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

    IHK njofton se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

    Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë.

  • I jep fund jetës nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, detajet e para

    I jep fund jetës nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, detajet e para

    Një person është gjetur i pajetë poshtë urës së njohur si “Fshatit Fshat”.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë së Shqipërisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Gjithashtu, një grup shpëtimi ka ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga zona ku është gjetur.

    Policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

    Sipas informacioneve të para emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.

    Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

    Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

    Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

    Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

  • 11 vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

    11 vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

    Sot bëhen 11 vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e re udhëhequr nga Isa Mustafa.

    Në nisje të seancës, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

    Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenim u miratua qeveria e re e Kosovës. Ndërsa, në mesditën është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.

    Votimi i qeverisë, ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-ës, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.

    Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare por edhe nga PDK.

  • Dhunë në familje në Fushë Kosovë, djali rrah babanë

    Dhunë në familje në Fushë Kosovë, djali rrah babanë

    Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Fushë-Kosovë.

    Djali e ka rrahur babanë e tij.

    Policia njofton duke iu referuar deklaratat së viktimës se i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv.

    “Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh.