ATV

Category: Lajme

  • VIDEO/ 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian: Hera e fundit që pashë nënën time ishte nën rrënoja

    VIDEO/ 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian: Hera e fundit që pashë nënën time ishte nën rrënoja

    Momente emocionuese u regjistruan në Parlamentin Evropian, ku një 11-vjeçar nga Ukraina, Roman Oleksiv, rrëfeu historinë e tij tragjike nga lufta. Fjalët e tij prekëse bënë që edhe interpretuesja të ndalej për disa sekonda, e pushtuar nga lotët.

    Romani humbi nënën e tij gjatë një bombardimi në korrik të vitit 2022, ndërsa vetë kaloi më shumë se 100 ditë në terapi intensive dhe iu nënshtrua mbi 35 operacioneve për t’u rikuperuar nga plagët dhe djegiet e rënda.

    Rrëfimi që ngriti në këmbë eurodeputetët
    Gjatë prezantimit të një dokumentari për fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë, i mituri tregoi momentet e fundit me nënën e tij: “Isha me mamin në spital kur ra bomba. Ajo ishte hera e fundit që e pashë. E pashë nën rrënoja, pashë flokët e saj dhe i thashë lamtumirë.”

    Në sallë ra heshtje, ndërsa interpretuesja u ndal nga emocionet dhe nuk mundi të vijonte për disa çaste. Me ndihmën e një kolegeje, Romani vazhdoi: “Qëndrova mbi 100 ditë në terapi intensive. Bëra 35 operacione. Ende kam rrugë për t’u shëruar.”

    Në fund të fjalës së tij, eurodeputetët e duartrokitën gjatë, ndërsa ai përcolli mesazhin e tij të fortë: “Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Mos u dorëzoni dhe vazhdoni të mbështesni Ukrainën dhe fëmijët e saj.”

    “Romchyk”, Historia që u bë film
    Tragjedia e Romanit ka frymëzuar një film të shkurtër me titull “Romchyk”, i cili tregon rrugëtimin e tij të mbijetesës dhe ëndrrën për t’u bërë kërcimtar.

    Romani dhe nëna e tij ishin në një klinikë në Vinica, kur raketa goditi ndërtesën dhe vrau 26 persona, mes tyre edhe Halinën, nënën e tij. Djali u dërgua me urgjencë jashtë Ukrainës për trajtim të specializuar, falë një programi evakuimi të Bashkimit Evropian dhe OBSH-së.

    Në Gjermani, mjekët luftuan për t’i shpëtuar jetën. “Në fillim nuk dija ku isha,” kujton ai. “Pastaj pashë fashat dhe më erdhën ndërmend të gjitha.”

  • Lirohet nga burgu ish-ministri shqiptar Lefter Koka

    Lirohet nga burgu ish-ministri shqiptar Lefter Koka

    Ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vjetësh, i arrestuar per aferen e inceneratorëve.

    GJKKO hoqi masën e sigurisë arrest me burg për inceneratorin e Fierit.

    Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

    Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.

    Me këtë zhvillim, të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, Elbasani, Tirana dhe Fier nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi, duke i hapur rrugën lirimit të tij pas katër vitesh heqje lirie.

  • “Forbes” shpall Ursula von der Leyen gruan më të fuqishme për vitin 2025

    “Forbes” shpall Ursula von der Leyen gruan më të fuqishme për vitin 2025

    Në listën e 100 grave më të fuqishme në vitin 2025 nga revista amerikane Forbes, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është në vendin e parë.

    Në shpjegimin e bordit editorial thuhet se ajo është gruaja e parë në atë pozicion, e cila është përgjegjëse për legjislacionin që prek më shumë se 450 milionë evropianë.

    Në vendin e dytë në listë është presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në të tretin është Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, e cila është edhe gruaja e parë në atë pozicion.

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është në vendin e katërt, presidentja meksikane, Claudia Scheinbaum, është në vendin e pestë, dhe midis 10 më të mirëve janë drejtoresha ekzekutive e General Motors, Maria Barra, dhe drejtoresha ekzekutive e kompanisë teknologjike “Citi”, Jane Fraser.

    Revista përfshin nënkryetaren ekzekutive dhe drejtoreshën financiare të Microsoft, Amy Hood, drejtoreshën e përgjithshme të FMN-së Kristalina Georgieva, presidenten dhe drejtoreshën kryesore operative të kompanisë SpaceX Gwynn Shotwell, këngëtaren pop Taylor Swift, ministren e financave dhe çështjeve të korporatave të Indisë, Nirmala Sitharaman midis 100 grave më të fuqishme.

    Lista përfshin gjithashtu personalitetin e medias Oprah Winfrey, bashkëkryetaren e kompanisë Walt Disney, Dana Walden, ministren britanike të financave, Rachel Reeves, drejtoreshën ekzekutive të kompanisë kineze JD.com, Sandy Ran Su, presidenten e Bursës së New Yokut, Lynn Martin, drejtoreshën ekzekutive të Vodafone, Margherita Della Valle, drejtoreshën kryesore të përmbajtjes së platformës Netflix, Bela Baharia.

    Drejtoresha ekzekutive e Fox News, Susan Scott, drejtoresha financiare e Deutsche Fox Group, Melanie Kreis, figura publike dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, kryeministrja e Kongos, Judith Suminwa Tuluka, danezja Metta Frederiksen dhe ajo e Barbadosit, Mia Mottley, janë ndër 100 gratë më të fuqishme.

    Në vendin e fundit në listë ishin heroinat e serialit të animuar të bashkëprodhuar nga Netflix dhe Sony Records “KPop Demon Hunters” që flet për grupin e vajzave K-Pop (HUNTR/X) dhe i cili u shikua më shumë se 325 milionë herë deri në dhjetor 2025 dhe u bë filmi më i njohur në Netflix ndonjëherë.

    Lista, e cila publikohet për të 22-ën herë, u hartua bazuar në katër kritere kryesore – paratë, mediat, ndikimi dhe sfera e ndikimit. Kishte gra nga fushat e politikës, financave, medias, argëtimit, sipërmarrjes, dhe gjithashtu ka 17 gra që nuk ishin në listë më parë.

  • Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik” në Gjermani

    Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik” në Gjermani

    Tre persona janë arrestuar dhe mbi pesë milionë euro janë konfiskuar në kuadër të një operacioni policor gjerman kundër një qelize të grupit të ashtuquajtur “Karteli Ballkanik”, ka bërë të ditur Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) më 10 dhjetor.

    Shuma e parave besohet se është përfituar në kuadër të trafikimit të drogës nga Kolumbia.

    Në operacion janë përfshirë zyrtarë policorë nga Austria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Serbia, bashkë me rreth 500 zyrtarë policorë gjermanë, të cilët kanë kryer bastisje kundër individëve të dyshuar për trafikim transnacional të drogës dhe krim të organizuar.

    EUROPOL-i ka thënë se autoritetet e vendeve që janë përfshirë në operacion kanë kryer hetime dhe i kanë bllokuar llogaritë bankare dhe astetet tjera në shtetet e lidhura me të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

    “Shtetasit serbë B.B (1963), B.I (1976), M.B (1999), M.N (1997), S.S (1987), R.M (2004), D.P (1993) dhe N.T (1992) janë arrestuar në territorin e Spanjës. Ata dyshohet se janë anëtarë të grupit kriminal, përmes ofrimit të logjistikës dhe pajisjeve për pranimin e drogës së transportuar nga Kolumbia, e cila ka arritur me anije në Spanjë, dhe më pas është ruajtur dhe shpërndarë në koordinim me shumë grupe tjera kriminale spanjolle”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Serbisë.

  • Rrahje në Mensën e Studentëve në Prishtinë, arrestohen tre persona – Policia jep detaje

    Rrahje në Mensën e Studentëve në Prishtinë, arrestohen tre persona – Policia jep detaje

    Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Mensën e Studentëve në Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

    Pllana tha se të tre personat janë shoqëruar në Polici dhe se njëri ka pësuar lëndime trupore.

    “Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.

  • Sërish përplasje në KPK, kërkohet largimi i Qalajt nga mbledhjet deri në një vendim final gjyqësor

    Sërish përplasje në KPK, kërkohet largimi i Qalajt nga mbledhjet deri në një vendim final gjyqësor

    Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka nisur sërish me përplasje mes anëtarëve.

    Anëtari i KPK-së, Veton Shabani ka kërkuar që Agron Qalaj të mos marrë pjesë në mbledhjet e KPK-së, deri në një vendim final të Gjykatës Supreme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Situata e krijuar së fundmi në Këshill është jashtë kornizave të ligjshmërisë. Pas mbledhjes që u mbajt menjëherë pas shkarkimit të kundërligjshëm të Besim Kelmendit, u informuam nga ai se ka dërguar ankesë në Supreme. Prokurori Qalaj nuk është dashur të marrë pjesë në atë takim… Pavarësisht kësaj ai qëndroi në mbledhje duke thënë se është anëtar ex-officio. Ju si kryesues është e domosdoshme të reflektoni dhe zotëri Qalaj të mos marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme pa një vendim të Supremes dhe Apelit dhe në mbledhje të marrë pjesë zotëri Kelmendi.

    Kërkoj nga ju kryesues dhe të tjerët të ndaloni çdo veprim deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe epilogut final nga Supremja dhe Gjykata e Apelit”, tha ai ndër të tjera.

    Pas kësaj u deklarua edhe vetë prokurori Qalaj, i cili tha se se “ushtrimi i mandatit të tij nuk kushtëzohet me asnjë procedurë ankimore”.

    “Lidhur me mandatin tim si anëtar ex-officio dhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi i Këshillit përcakton efekt të menjëhershëm në përputhje me parimet e së drejtës administrative. Ligji nuk parashikon asnjë formë shtyrje të hyrjes në fuqi të këtyre vendimeve dhe ushtrimi i mandatit tim nuk kushtëzohet me asnjë procedurë ankimore. Pjesëmarrja ime në këtë mbledhje është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e dispozitave ligjore dhe vlefshmërisë së vendimit të Këshillit. Pozita e u.d. Kryeprokurorit të Shtetit përfshinë detyrim ligjor për të marrë pjesë në punën e Këshillit si anëtar ec-officio”, tha ai ndër të tjera.

  • Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë

    Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë

    Isni Kilaj, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Malishevë.

    Fotografinë e ka publikuar djali i tij në rrjete sociale.

    Isni Kilaj është liruar përkohësisht të mërkurën nga Gjykata Speciale, pas shqyrtimit më të fundit të paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajit, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”).

    Në vendimin e tij të 3 dhjetorit 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga shqyrtimi i fundit i ndalimit të Kilajt në tetor 2025 dhe se ndalimi i tij nuk ishte më i arsyeshëm ose proporcional.

  • Afati i fundit për pagesat, KRU Prishtina paralajmëron qytetarët

    Afati i fundit për pagesat, KRU Prishtina paralajmëron qytetarët

    KRU Prishtina ka njoftuar qytetarët se kanë mbetur vetëm 20 ditë afat për përmbushjen e obligimeve financiare për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për vitin 2025.

    Në një postim në Facebook, kompania ka apeluar që pagesat të realizohen sa më shpejt, për të shmangur procedurat shtesë që parashihen pas përfundimit të afatit.

    “Ju lusim që t’i realizoni pagesat sa më herët, në mënyrë që të shmangen procedurat shtesë që parashihen pas afatit,” thuhet në njoftim.

    KRU Prishtina falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

  • Austria voton për ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç

    Austria voton për ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç

    Ndalimi i shamisë për vajzat nën 14 vjeç në shkolla ka kaluar tashmë votimin paraprak në Austri.

    Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – OVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale.

    FPO nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër.

    Prandaj, duket se ndalimi i shamisë do të miratohet sot në votimin e plotë parlamentar.

    Në vitin 2020, pati një përpjekje të parë për të ndaluar shamitë e kokës.

    Koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (OVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) votoi për ndalimin, por kjo përpjekje dështoi para Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhe lirisë fetare.

    Gjykata vendosi që ndalimi veçonte një besim specifik fetar, përkatësisht Islamin.

    Qeveria në atë kohë nuk kishte dhënë justifikime të mjaftueshme për legjislacionin e saj.

    Kjo është ndryshe tani, sipas Ministrit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, i cili deklaroi se shqetësimet kushtetuese janë marrë parasysh dhe se vendimi do të kalojë.

    Fatma Akay-Turker është kryetarja e Shoqatës së Grave Muslimane në Austri.

    Ajo është kundër detyrimit të vajzave dhe grave ta mbajnë atë. Por beson se një ndalim do të ishte i vështirë për vetë vajzat.

    Familjet kanë një rol shumë të madh në vendime, ndaj më së shumti do të prekeshin vajzat e reja.

    Ato do të gjendeshin mes dy zjarreve – midis politikës dhe komunitetit.

    Shkollat synojnë ta zbatojnë në mënyrë strikte ndalimin e shamisë.

    Në rast shkeljeje, së pari do të ketë një takim.

    Nëse prindërit megjithatë vazhdojnë t’i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë me shami, ato mund të përballen me gjoba midis 150 dhe 800 eurove ose, si alternativë, me burgim deri në dy javë.

  • Moment i pakëndshëm në Bruksel, Von der Leyen e ndërprenë Vuçiqin: “Në rregull, prit pak…”

    Moment i pakëndshëm në Bruksel, Von der Leyen e ndërprenë Vuçiqin: “Në rregull, prit pak…”

    Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der Leyen është bërë hit në rrjetet sociale, transmeton Paparaci.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, gjatë mbërritjes në takimin në Komisionin Evropian, i tha presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se “sapo ka marrë një mesazh nga Moska”. Von der Leyen iu përgjigj: “Në rregull, le të presim të largohemi nga kamerat.”

    Biseda u regjistrua para kamerave dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si edhe kritikat e shpeshta ndaj Brukselit për mos­përputhjen e Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së.

    Për momentin nuk dihet se me çfarë saktësisht ka të bëjë mesazhi nga Moska për Vuçiqin, dhe asnjëra palë nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë ngjarje.