Ish-futbollisti, Kastriot Rexha ka lavdëruar punën e Armend Dallkut, pasi sipas tij, përkundër vështirësive financiare, ai ka arritur ta mbajë skuadrën e komponuar.
“Armend Dallku ka merita për ecurinë e Dukagjinit, pasi dihet që klubi nga e ka gjendjen financiare shumë stabile. Mirëpo Dallku ka arritu ta motivojë skuadrën dhe ta mbajë të komponuar dhe mendoj që ka merita të mëdha për atë çfarë po nxjerr nga lojtarët”, tha Rexha në Ekipi A
Drejtori i FC Prishtina, Artan Osmani ka dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me shkëputjen e kontratës së lojtarit, Driton Cenaj.
“Cenaj ka pësuar lëndim që nga janari i vitit 2021. Për këtë shkak ai ka pasur rënie të formës dhe Ismet Munishi ka vendosur të mos llogari në shërbimet e tij. Kontratën nuk e ka shkëputur klubi por vet lojtari për shkak të vonesave në pagesa. Asnjë klub në Superligë nuk jemi kampion në pagesa, sidomos në këtë periudhë”, tha Osmani në Ekipi A.
Rastet e dhunës në familje, konkretisht ndaj grave në Kosovë, viteve të fundit kanë shënuar rritje. Në periudhën janar – nëntor të vitit 2022, sipas statistikave të Policisë së Kosovës janë raportuar 2471 raste të dhunës në familje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të premten ishte e ftuar në emisionin “LIBERO”, ku tha se është shqetësuese rritja e numrit të dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre, për të cilën gjë tha se janë duke punuar që të ketë dënime plotësuese për dhunuesit.
“…Është hera e parë që një qeveri e ka vendosur si prioritet adresimin e dhunës në familje… Të kthehemi pas dhe të kujtojmë se a ka pasur ndonjë ministër që ka folur më shumë për dhunën në familje, madje unë mendoj se asnjëherë nuk kanë folur, sepse kishte një përpjekje që të mos flitet për këtë për shkak të mentalitetit patriarkal, sepse e kanë konsideruar dhunën në familje si çështje private që ndodhë në mes të bashkëshortëve…”, deklaroi Haxhiu.
Për ta ndryshuar këtë mentalitet, ajo konsideron se duhet një bashkëpunim shumë i madh institucional dhe shoqëror dhe bashkim forcash për të fituar betejën me femicidin.
Haxhiu konsideron se nuk mund ta zhdukim dhunën, por qëllimi i saj gjatë mandatit është që ta minimizojë këtë dukuri.
“…Çdo ditë e imja në mandatin e ministres do të jetë në shërbim të adresimit të këtij fenomeni dhe në shërbim të drejtësisë po ashtu, sepse ne hartojmë shumë politika që kanë të bëjnë me adresimin e dhunës në familje, madje së fundi kemi dërguar në Kuvendin e Kosovës disa ndryshime edhe në kodin penal, ku parashihen dënime plotësuese për ata që ushtrojnë dhunë fizike edhe seksuale…”, theksoi ajo.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Albulena Haxhiut, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Derisa Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë, si masë kundërshtimi ndaj ngjarjeve të ndryshme që ndodhnin në vend, kanë përdorur edhe të tjera forma, krahas fjalimeve, njëra nga to ishte (edhe) hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “LIBERO”, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, periudhën e gazit lotsjellës në Kuvend e cilësoi si një nga momentet më të vështira në politikë.
“…Edhe unë sikurse deputetet e tjera gra, kemi qenë pjesë e aksioneve në Kuvendin e Kosovës sepse besonim se sikurse burrat deputetë ashtu edhe gratë deputete duhet të jemi bashkë në një qëllim të caktuar – qëllimi ishte që t’i ndalnim dy marrëveshje (sot e kësaj dite diskutohet për njërën). Unë jam e bindur se po të mos ishin ato metoda që i kemi përdorur, sot do t’i vuanim pasojat e Zajednicës… Konsideroj se ka qenë një prej periudhave të mia më të vështira…”, deklaroi Haxhiu.
Ajo befasoi derisa tha se e inkurajon opozitën që t’i përdorin të njëjtat metoda sikurse ata.
“…I inkurajoj ata se në qoftë se kanë një Qeveri (Qeverinë tonë), e cila përpiqet që të themelojë një Zajednicë me kompetenca ekzekutive, një Zajednicë etnike (apo siç e përmendi Kryeministri, mono etnike), atëherë le ta bëjnë këtë… Mund edhe t’iu tregojmë mënyra se si e kemi gjetur gazin lotsjellës (sepse ka qenë sekret)… E kanë të gatshëm modelin…”, theksoi ajo.
Kujtojmë se më 19 prill 2013, u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që parashihte themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e që më vonë u quajt “Zajednicë”.
Që nga ajo kohë e deri më sot, kjo temë vazhdon të diskutohet në vazhdimësi, duke i bërë partitë politike të kenë përplasje të vazhdueshme njëra me tjetrën.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Albulena Haxhiut, klikoni në linkun e mëposhtëm: