Trajneri, Arbnor Morina thekson se ardhja e trajnerit grek te Drita nuk është asgjë e re në futbollin kosovar.
Trajneri grek që ka ardhur në Kosovë, nuk është asgjë e re. Fundi i fundi kjo është ekonomia e tregut. Kjo që është munduar të bëhet temë diskutimi, mirëpo edhe ne kemi informatat që e kemi ditur shumë më përpara këtë gjë”, tha Morina në Ekipi A
Trajeri i Llapit, Tahir Batatina mendon se rruga e vetme që Gjilani të kualifikohet për garat evropane, do të jetë vetëm përmes Kupës së Kosovës.
“Gjilani mund të kualifikohet për garat evropiane vetëm përmes Kupës së Kosovës. Nëse shohim ndeshjet e ardhshme të Gjilanit janë me kundërshtarët direkt të saj, andaj edhe vendi i tretë për ta do të jetë në rrezik”, tha Batatina në Ekipi A.
Trajneri, Sami Sermaxhaj thekson se barazimi i sotëm më shumë do i konvenon Llapit se Prishtinës.
“Batatina kishte marr masa të nevojshme që ta parandalonte Prishtinën, sidomos ndalimi i Endrit Krasniqit. Mirëpo, unë mendoj që rezultati i sotëm më shumë i konvenon Llapit se Prishtinës për dalje në Evropë”, tha Sermaxhaj në Ekipi A
Analisti i futbollit, Arsim Prepolli thekson se nëse Llapi mposht Dritën do të kenë gjasa reale për të kapur kualifikimin në Evropë.
“Në qoftëse Llapi mposht Dritën, atëherë ata do të kenë gjasa reale për kualifikim në garat evropiane. Por në rast se humb atëherë gjasat do të zvogëlohen. Por rol të rëndësishëm do të ketë edhe Kupa e Kosovës”, tha Prepolli në Ekipi A.
Cili trajner nuk po e lë Tahir Batatinën të zhvillojë lojën e tij me Llapin. Ai hedh kritika të ashpra mbi trajnerët e rinj në Superligën e Kosovës
“E kam vrejtur që secili trajner që ka ardhur në Kosovë ka ndryshuar konceptin e lojës. Me këtë deklaratë kam dashur të tregojë se me dasht me marrë rezultate pozitive, në tërë kampionatin i bëjë vetëm dy humbje. Befasohem me disa trajnerë të ri, ata duhen të mendojnë më ndryshe. Duhet ta mendojnë një futboll më bashkëkohorë”.
Artisti dhe Dj shumë i dashur për publikun Pajtim Krasniqi, apo siç njihet me emrin e tij të skenës Dj PM, në emisionin “LIBERO” rrëfeu për jetën e tij profesionale dhe personale.
Dj PM tregoi se ishte adhurues i madh i futbollit që nga fëmijëria, e sidomos i ekipit të “Milanos” dhe që e kishte dëshirë gjithmonë të shkonte në stadium ta shikonte performancën e tyre.
‘’…Gjithmonë kam thënë se a mundem me mbërri ndonjëherë të shkoj dhe me punë faleminderit Zotit, arrita që të shkojë në Itali me e pa ekipin e zemrës direkt dhe ka qenë një ndër eksperiencat më të mira që kam përjetuar”, tha ai.
Ndërkaq ai ndau dhe faktin që ishte mjaft i emocionuar dhe qau në stadium.
“Po më vjen marre më thonë, po kam qajtë, në atë lojë ka humb, por e kam shijuar pjesën e tifozëve, ajo pjesë më ka interesuar më shumë”, shtoi Dj PM.
Mes tjerash, ai pret që ekipi i tij i zemrës të shkoj drejt finales së UEFA Champions League.
Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:
Të hënën në ‘’LIBERO” në një intervistë të veçantë ishte i ftuar artisti Pajtim Krasniqi apo siç njihet me emrin e tij skenik Dj PM.
Dj PM është një ndër Dj më të preferuar të jetës së natës në kryeqytet dhe mbarë shqiptarinë. Ai ishte pjesë e Big Brother Vip Albania vitin e kaluar, ku krijoi një lidhje dashurie me Sarah Berisha, blogere nga Shqipëria.
Kur u pyet në “LIBERO” se “nëse Sarah nuk do pranonte të jetonte në Kosovë, çfarë do të bëje?, përgjigja e tij ishte befasuese.
“Më ke zënë ngushtë, unë shpesh herë i them Sarahës…a shkojmë të jetojmë jashtë vendit, nëse është mundësia, kjo kuptohet pas disa viteve, por sa i përket kësaj duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët, dashuria triumfon në fund”, tha ai.
Mes tjerash, Pajtimi përmendi dhe në një lloj mënyre traditën shqiptare ku gruaja duhet të jetoj tek bashkëshorti.
Por, në fund ai tha se nuk mund të linte punën dhe të jetonte në Tiranë, por as nuk do t’i bënte presion Sarahs që të vinte në Kosovë.
Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Infermierja e njohur nga Arabia, por që jeton në Kosovë Nura Alkhazali ishte e ftuar të premten në “LIBERO”, në një rrëfim të veçantë, e të cilën jeta e ka përballur me sfida të ndryshme.
Nura ka lindur në Arabi, pasi që babai i saj ishte me origjinë arabe dhe nëna nga Prishtina.
Mirëpo, pas divorcit të prindërve infermierja, u detyrua që të rikthehej në Prishtinë bashkë me nënën, motrat dhe vëllezërit e saj që t’ia fillojnë nga e para.
“… Ka qenë një ditë që ne kemi vendosë të shkojmë në Arabi, pas shumë viteve që u divorcuan prindërit. Nëna vendosi që të shkoj në dasmën e vëllait, se vëllai është martuar me një vajzë Arabe dhe kjo ka qenë dita më e lumtur ndonjëherë në jetë që ne si fëmijë e kemi përjetuar. Ku e kemi shijuar festën me prezencën e dy prindërve së bashku me nënën dhe babain… Ka qenë momenti i paharruar ku ata kanë vallëzuar së bashku dhe unë e di që kjo natë kurrë nuk do të harrohet…”, shprehet Nura.
Ndërkohë, ajo përmendi rastin kur prindërit e saj kanë ndërruar jetë, ku nëna e saj vdiq dy javë pas babait se nuk e përballoi dot vdekjen e tij.
“…Babi kishte sëmundjen e kancerit, ai për gjashtë muaj ndërroi jetë. Pas një kohe nëna e ndjente veten që diçka është duke ndodhur në shtëpi edhe pse nëna ishte gjithashtu me sëmundjen e kancerit. Por, në fund ia ndjeu zemra që babi ka ndërruar jetë dhe tha që ‘po më duket erdh me më marrë”, tha ajo.
Ndërsa, ajo përmendi edhe raste të tjera kur ishte ndjerë e bullizuar në shkollë si fëmijë, në Prishtinë.
“ … Unë prej nxënësve në shkollë kam qenë e bullizuar, për shkak të ngjyrës së trupi që e kam pasur më të zezë dhe prejardhjen që e kam nga Arabia”, theksoi Nura Alkhazali.
Kujtojmë, se sipas një studimi që është bërë në shkurt të këtij viti nga ‘Pyper’, thuhet se prej të gjitha institucioneve arsimore, pjesëmarrësit konsiderojnë se dukuria e bullizmit më së shumti është e pranishme në shkollat e mesme (58.31%) dhe shkollat fillore (31.94%) si dhe në një përqindje më të vogël në universitet/kolegj (4.37%).
Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Fleura Shkëmbi, hipnoterapistja dhe psikologia e njohur nga Tirana ishe e ftuara speciale në emisionin LIBERO.
Fleura foli për shumë aspekte jetësore, për të cilat edhe dha këshilla.
Por, njëra ndër çështjet që diskutohet mjaft dhe është prezente është (edhe) xhelozia mes partnerëve.
A është xhelozia sëmundje e cila duhet të trajtohet nga psikologu?
Çështjen e xhelozisë mes çifteve, hipnoterapistja e konsideroi si të rrezikshme, pasi që është arsyeja e shumë dhunimeve dhe vrasjeve të femrave.
“Nëse ka xhelozi patologjike, personi ka nevojë të trajtohet dhe të marr ilaçe nga psikiatri (patjetër), kjo mund të na dërgoj në degjenerim të situatës sepse kemi raste ku janë dhunuar dhe vrarë shumë femra duke e mbuluar në emër të xhelozisë”, potencoi Flaura.
Xhelozia jo patologjike mund të zgjidhet përmes komunikimit, e me këtë pajtohet dhe hipnoterapistja duke thënë se problemet më të mëdha mes çifteve janë nga mungesa e komunikimit.
Mes tjerash, Flaura diskutoi dhe për dashurinë e obsesionin, madhështinë e tyre dhe dallimin të cilin duhemi ta dimë gjithsesi.
“…Dashuria është nivel më i bukur dhe madhështor, kur e dua personin pa kushte, e dua që të rritet dhe të jetë me mua për gjithë jetën, duke mos pasur frikën që do të largohet”, tha ajo.
Ndërkaq që obsesioni është fazë kur humbet kontrolli i ndjenjave ndaj objektit apo personit së obsesionuar.
“Obsesioni është frika se personi do më iki, e nëse ik objekti i dashurisë atëherë unë do të vuaj…Nuk e bënë për ty që u largove e bënë për vetën e vetë”, shtoi Flaura.
Kujtojmë se, dashuria obsesive mund të jetë shenjë e një gjendjeje të rëndë të shëndetit mendor.
Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm: