Futbollisti, Robert Gjeraj thekson se mbrojtja e titullit në futboll është gjëja më e vështirë.
“Ballkani kam thënë që ka bërë gabime shumë, por ka bërë edhe Drita. Në futboll më vështirë është ta mbrosh titullin, se ta fitosh, dhe çdo skuadër që luan kundër Ballkani jep 200 për qind”, tha Gjeraj në Ekipi A.
Analisti, Alban Lumi dha detaje se si policia vendore u detyra t’i rikthejë “Xhebrailat” prapa për shkak të stadiumit
“Në një ndeshje kaq të rëndësisshme siç ishte ajo mes Dritës dhe Ballkanit, policët detyrohen t’i rikthejnë tifozët e Ballkanit prapa për shkak të terrenit në të cilën u zhvillua ndeshja”, tha Lumi në Ekipi A.
Drejtori sportiv i FC Ballkanit, Nderim Nexhipi shpreson që Drita të ndalet dhe ata të arrijnë ta mbrojnë titullin.
“Një ekip është çdo herë i madh edhe në ato momente kur në 45 minutëshin e dytë nuk është ashtu siç jemi mësuar ta shohim. Tash patjetër që do të luftojmë deri në fund në këto tre xhirot e fundit dhe shpresojmë që Drita të ndalet në një vend dhe të arrijmë ta mbrojmë titullin”, tha Nexhipi në Ekipi A.
Rron Gjinovci, tash e disa vjet drejton Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), dhe në vazhdimësi merret me aktivitete të ndryshme (edhe) për sa i takon fushës së arsimit.
Të premten, ai ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, dhe tha se po ta kishte mundësinë, Shkëlzen Gashin do ta bënte Ministër të Arsimit.
“…E di që nuk do të pranonte, por Shkëlzen Gashin do ta bëja ministër të arsimit pa asnjë dyshim…”, tha ndër tjerash Gjinovci.
Gjithashtu, ai tha se po të kishte mundësinë tri intervenimet e para që do t’i bënte në Kosovë janë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe artit.
“…Në art do t’i jepja shumë më shumë rëndësi arteve dhe muzikës klasike…”, u shpreh ai.
Vlen të potencohet se Shkëlzen Gashi ishte këshilltar politik i Albin Kurtit. Ai u shkarkua nga Kurti, pas deklaratave mbi krimet e luftës dhe UÇK-në që kishin shkaktuar shumë reagime.
Për ta shikuar intervistën e plotë të Rronit, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Inxhinieri i teknologjisë, Ermal Sadiku ishte i ftuar të premten në “LIBERO”, ku ndau informacione të shumta për sa i takon avancimit të teknologjisë, të mirat dhe të këqijat e këtij përparimi teknologjik.
Një frikë që mund ta kemi secili prej nesh është se ‘A përgjohemi nga kamera e telefonit, a po e kompjuterit tonë?’, e pikërisht për këtë dilemë foli edhe Ermal Sadiku, duke thënë se me të vërtetë mund të përgjohemi.
“Teknikisht po, është e mundur me të pa prej kamerës…”, tha Sadiku.
Por, ai nuk e la anash dhe faktin që kjo mënyrë e përgjimit është e pa nevojshme për shumicën prej nesh.
“Praktikisht është e pa nevojshme….Që të ketë dikush arsye me e bo atë punë, duhettë ketë interes…”, shtoi ai.
Mes tjerash, me Ermalin u diskutua dhe për rrezikun që po sjellInteligjenca Artificiale për njerëzimin.
“…Përmes Inteligjencës Artificiale po mundemi me përdorë aplikacione, me kriju muzikë, art, po na ndihmon në shkencë, në laboratore, të shkruajmë ese…Ka filluar me u dukë e rrezikshme…Investime më të mëdha në botë po bëhen në IA, ende ka mangësi por mendoj për 20-30 vite ka me qenë një moment shumë interesant për njerëzimin, ku do të duhet të vendosin se a dëshirojnë të vazhdojnë me i fuqizu makinat apo me i ndalë, sepse po bëhet tepër”, deklaroi Sadiku.
Kujtojmë se fakti më interesant rreth Inteligjencës Artificiale është se, deri më 2045, pritet të tejkalojë plotësisht inteligjencën njerëzore, sipas “Valuer-Gjeneruese për hartimin e mundësive dhe vështrimet strategjike të Inteligjencës Artificiale”.
Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:
Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i cili njëkohësisht është bashkëthemelues i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive të premten në “LIBERO”.
Rroni ishte një ndër personat e paktë që doli kundër banorit të “Big Brother Vip Albania” Luiz Ejlli.
“O po keq po knojka Luizi. Tmerr. Zero talent!”, kishte shkruar Rroni në një status në faqen e tij zyrtare në Facebook. Mirëpo, nuk kanë munguar as replikat nga faqja e Luizit duke i thënë se “garant të paska paguar mirë burri i Oltës”.
Por, ai mori edhe një koment epik nga tezja e tij.
“Këndoi tepër keq edhe njerëzit nuk e thoshin këtë… E di që Luizi është një emër që si për shembull kur dëshiron me të lavdëru tezja, ta bon ‘enklocopedia e tezës si Luizi je bo’. Nuk e di a të ndihem mirë apo keq se nuk e njoh shumë mirë… Por, mundem me thanë me plotë përgjegjësi që Luiz Ejlli nuk di me këndu …”, tha ai, duke i qëndruar mendimit të tij se Luizi nuk ka talent për të kënduar.
Kujtojmë, se Rron Gjinovci ka punuar edhe si gazetar investigativ, si dhe ka udhëhequr edhe një emision në KTV.
Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, profesoreshë universitare dhe ish-analistja politike, Jehona Lushaku-Sadriu ishte e ftuar të hënën në një intervistë me një rrëfim të veçantë të jetës së saj në “LIBERO”.
Lushaku rrëfeu pjesën e fëmijërisë së saj, duke ndarë fotografinë e saj të vetme, të cilën asaj i ka mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.
“Na është djegur shtëpia gjatë luftës dhe kam humbë të gjitha biografitë, ditarët, më duket e çuditshme sa herë që pyetem për fëmijërinë sepse nuk kujtojë momente, nuk kemi fotografi as materiale”, tha Lushaku.
Ndërkohë, Lushaku ndau dhe pjesën e vështirë të punës së prindërve së saj, të cilit ishin mësimdhënës, e që një pjesë të madhe të kohës e shpenzonin duke punuar edhe në shtëpia private, por pjesa e bukur ishin gjyshërit e saj.
“…Prindërit i kemi arsimtarë, na kanë rritur me shumë sakrifica, në kuptimin që kanë dhënë shumë dhe kanë shpenzuar kohë në shkollë, e ne kemi përfunduar te gjyshërit… I kujtojë ushqimet e gjyshes, i dua shumë”, shtoi ajo.
Mes tjerash, ajo kujtoi dhe kohën e “kolonës së vdekjes” siç e quajti Lushaku, kur ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë i detyroi të largoheshin nga Prishtina me familjen e saj, e që kaluan rreth 20 ditë në male e fshatra të ndryshëm.
Studimet për shkenca politike dhe gjuhën gjermane i përfundoi në Berlin të Gjermanisë, ku i mori hapat e saj drejtë politikës së një vendi demokratikë.
“…Për shkak të kontakteve ndërkombëtare, m’u dha mundësia të bëjë specializim në Deutsche Welle (televizion në Berlin), nga zyra e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë… U integrova në nivele politike të Gjermanisë”, deklaroi Lushaku.
Kujtojmë se, Jehona Lushtaku është edhe ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.
Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thekson se trajneri i ri i Dritës, ka ardhur në Kosovës vetëm që të promovohet dhe ta pasurojë CV e tij.
“Kam informacione se trajneri i ri i Dritës nuk merr rrogë mujore, por ka ardhur vetëm të promovohet në futbollin kosovar. Ky ka ardhur në Kosovë ta pasurojë CV e tij. Drita është sigurtë në Evropë, dhe kjo do të jetë promovim për të”, tha Batatina në Ekipi A.
Analisti i futbollit, Alban Lumi thekson se CV e trajneri Vavalis është shumë e varfër për një skuadër synon titullin.
“Cila është ana sportive kur e kemi një trajner të huaj i cili nuk ka CV të pasur. Ne të gjithë jemi habitur kur e kemi dëgjuar këtë emër. CV e tij është shumë e varfër për një skuadër që pretendon për titull. Nuk është në rregull për një skuadër që lufton për titull t’i ndërrojë tre trajner brenda një edicioni”, tha Lumi në Ekipi A.