ATV

Author: Samir Dalipi

  • Dragusha: Nëse arrijnë marrëveshje për trajnerin grek, do të jetë dështim për Dritën

    Dragusha: Nëse arrijnë marrëveshje për trajnerin grek, do të jetë dështim për Dritën

    Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha thekson se nëse Drita nënshkruan me trajnerin grek, ashtu siç po spekulohet, do të jetë dështim për ta.

    “Nëse Drita do të arrijë marrëveshje me trajnerin grek, do të jetë dështim i madh për ta. Të njëjtin gjë e kemi thënë edhe për Panadic e Ferizajt, pasi një profil i tillë nuk e njeh ligën dhe lojtarët”, tha Dragusha në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Rama: Nëse tetë lojtarë të Prishtinës infektohen me COVID, Gjilani do të mund të fitonte Kupën

    Rama: Nëse tetë lojtarë të Prishtinës infektohen me COVID, Gjilani do të mund të fitonte Kupën

    Tifozi i futbollit, Arbër Rama thekson se gjasat e vetme që Gjilani të fitojë Kupën e Kosovës, janë nëse lojtarët e Prishtinës infektohen me COVID-19.

    “Nëse tetë lojtarë do të infektoheshin me COVID-19, Gjilani do të kishte më shumë gjasa të fitonte Kupën e Kosovës”, tha Rama në shaka në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Lushtaku: Gjilani është kampion moral i këtij edicioni

    Lushtaku: Gjilani është kampion moral i këtij edicioni

    Sipas trajnerit, Tahir Lushtaku, Gjilani është kampioni moral i këtij edicioni, duke marrë parasysh problemet e shumta që tejkaluan këtë sezon.

    “Për mua Gjilani është kampion moral i këtij kampionati, shto këtu që është edhe finalist i Kupës, kur i dijmë edhe problemet e shumta që patën në fillim. Një pjesë e madhe e futbollistëve thuajse veç kishin arritur marrëveshje jozyrtare, ku shumë klube kanë ‘peshku’ te Gjilani”, tha Lushtaku në Ekipi A.

    Ndryshe, mund të ndiqni emsionin e plotë në linkun e mëposhtëm:

  • Dragusha: Me Debatik Currin, Prishtina do të jetë “arrë e fortë” për Gjilanin

    Dragusha: Me Debatik Currin, Prishtina do të jetë “arrë e fortë” për Gjilanin

    Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha mendon se Prishtina e Debatik Currit do të jetë arrë e fortë për Gjilanin.

    “Prishtina me meritë shkoi në finale. E kemi parë një Prishtinë të rikthyer ne Debatik Currin, një Prishtinë me lojë më të mirë, më atakuese dhe kjo tregon që Prishtina do të jetë arrë e fortë për Gjilanin”, tha Dragusha në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Prepolli: Nëse as Prishtina as Gjilani nuk kapin Evropën, është dështim për të dyja

    Prepolli: Nëse as Prishtina as Gjilani nuk kapin Evropën, është dështim për të dyja

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli mendon se nëse Prishtina apo Gjilani nuk arrijnë garat evropiane, do të jetë sezon i dështuar për to.

    “Të dy ekipet, cila dështon dhe nuk kap Evropën, për medimin tep është një sezon i dështuar për to. Të dy ekipet janë ende në garë për vendin e tretë”, tha Prepolli në Ekipi A

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • “Sa të rrnon, mëson” përse nuk duhet të kufizohemi vetëm në atë që na mëson shkolla

    “Sa të rrnon, mëson” përse nuk duhet të kufizohemi vetëm në atë që na mëson shkolla

    Shpesh herë ne mendojmë që mësimet mbarojnë sapo të mbarojmë shkollat a po universitetet, por kjo qëndron, sepse mësimi është një proces që nuk mbaron kurrë.

    Për të diskutuar rreth çështjes se sa është e nevojshme dhe e dobishme të mësuarit gjatë gjithë jetës, të hënën në “LIBERO” ishin të ftuar: Ismet Potera- Drejtor i Institutit Pedologjik të Kosovës, Arbnore Bicaj- Profesoreshë dhe Jeton Brajshori- Sociolog.

    Sociologu Jeton Brajshori tha se vetëm studimet themelore nuk na mjaftojnë dhe sa më shumë që mësojmë, do ta shohim se kemi nevojë të dimë akoma më shumë.

    “Duhet të jemi më fleksibil, të mos ndalemi asnjëherë dhe të mësojmë vazhdimisht…Çdo mësim i ri na bën më të fortë”, u shpreh Brajshori.

    Ndërkohë, shumë hulumtime psikologjike tregojnë se të rriturit kanë më shumë interesim për të mësuar gjëra të reja, në krahasim me fëmijët, e për këtë çështje, Ismet Potera potencoi që fëmijët kufizohen nga sistemet mësimore.

    “Të rriturit kanë një qëllim se pse duhet të mësojnë diçka të re, kurse fëmijët jo, ata janë pjesë e sistemit dhe ashtu siç i orienton sistemi ata mësojnë”, tha Potera.

    Mes tjerash, sa i përket teknologjisë dhe nevojës që personat në moshë më të shtyrë të mësojnë përdorimin e tyre, përfshirë dhe mësimdhënësit, profesoresha tha se ekziston një lloj frike nga ta.

    “Ekziston një lloj frike ndaj gjërave të reja dhe ndryshimit, për të mësuar në vazhdimësi duhet të ballafaqohemi me ndryshime, po i referohem një periudhe personale kur mësimdhënësit e Kosovës iu nënshtruan një programi për rikualifikim, e kam pa një pa siguri dhe hezitim të tyre për të vazhduar të zhvillohen, kanë qenë shumë të konservuar në një model të stërvjetëruar të mësimdhënies”, potencoi Bicaj.

    Ndërkaq, u diskutua dhe për mendimin kritik dhe se si shkollat në vendin tonë nuk e zhvillojnë pothuajse fare kureshtjen dhe të menduarit kritik tek nxënësit, e në lidhje me këtë pedagogu tha se ligjërimet e monotonshme nuk zhvillojnë të menduar kritik, e që duhet të ketë më shumë interaktivitet dhe të kërkohet argumentim nga nxënësit.

    Kujtojmë se psikologët thonë se njerëzit nuk mësojnë vetëm në shkollë, ata mësojnë në punë, shoqëri dhe madje duke bërë detyra të thjeshta të shtëpisë.

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Si arriti të jetë i suksesshëm Mentor Haziri, pa publikuar këngë komerciale

    Si arriti të jetë i suksesshëm Mentor Haziri, pa publikuar këngë komerciale

    Këngëtari i njohur nga qyteti i Ferizajt, Mentor Haziri ka folur për herë të parë publikisht në “LIBERO” për albumin e tij të ri i cili titullohet ‘Zani’, si dhe për gjithë karrierën e tij të bujshme ndër vite, i cili ka bërë publikun e çdo moshe për vete me çdo këngë të tij.

    Këngëtari ka treguar që deri më sot ka realizuar vetëm një album personal.

    “Është përmbushje për shkak se është rikthim tek rrënjët tona. Ka të bëjë me mitologjinë shqiptare, me historinë tonë, me malësinë, me gegërishten  dhe kjo ka qenë edhe qëllim që me e rikthye muzikën tonë që e kemi me shumë lule për brenda, por që fatkeqësisht shumica i këndojnë dhe i përziejnë në ritme të tjera…”, u shpreh Mentori.

    Vlen të theksohet se këngëtari Mentor Haziri, tha se i gjithë ky album është bërë që ta rikthej muzikën tek rrënjët tona, e për të ri-sjell traditat.

    “Zani është  një lloj prezantimi për të gjithë këtë mëhallë të këngëve shqiptare…”, tha ai.

    Ndryshe, ai është një ndër të paktët këngëtarë që ka mbijetuar edhe pa bërë këngë komerciale.

    Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

  • Zyrtare: Arsim Thaqi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës

    Zyrtare: Arsim Thaqi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës

    Arsim Thaqi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Trajneri, Thaqi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër Dukagjinit. i pakënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri THaqi sot kërkoi takim me kryesinë e klubit për të ofruar dorëheqjen e tij”, shkruhet në komunikatë.

    Ndryshe, Thaqi kishte marrë drejtimin e skuadrës nga Gjilani më 4 janar të këtij viti, duke zëvendësuar Ardian Nuhiun e larguar.

    E sipas komunikatës nga bardhekaltrit, barazimi 0-0 në fundjavë kundër Dukagjinit, ka qenë goditje e rëndë për të, me ç’rast edhe humbën pozitën e parë në renditjen tabelare.

    Kujtojmë që Drita, aktualisht zë vendin e dytë me 57 pikë të grumbulluara, një më pak se Ballkani e cila zë vendin e parë./ATV

  • Ekskluzive: Zyrtarë nga UEFA dhe FIFA sot vijnë për çështjen e licencimit

    Ekskluzive: Zyrtarë nga UEFA dhe FIFA sot vijnë për çështjen e licencimit

    Saga e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministra për Kulturë, Rini dhe Sport tashmë është drejt fundit.

    E për këtë gjë, siç merr vesh ATV Sport, zyrtarë nga UEFA dhe FIFA të hënën do të vijnë në Kosovë për përfundimin e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Nga sipas raportimeve të fundit, FFK-ja ka plotësuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për licencimin e saj.

    Problemi i vetëm për këtë çështje është plotësimi i dokumentacioneve të nevojshme nga ana e klubeve që licencimi i Federatës të vije drejt fundit.

  • Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Duraku: Federata e Serbisë po i shfrytëzon si “viktimë” klubet serbe në Kosovë

    Trajneri i futbollit, Fahredin Duraku vlerëson se klubet serbe në territon e Kosovës po shfrytëzohen si viktima nga Federata e Futbollit të Serbisë.

    “Federata e Futbollit të Serbisë është duke manipuluar me këto 10 klube. Po i shfrytëzojnë si viktimë që të marrin pjesë në garat tona, por si mund të marrin pjesë kur nuk janë nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Për këtë arsye këto janë disa provokime politike në futbollin tonë, kinse ne jemi duke bërë probleme”, tha Duraku në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë: