ATV

Author: Samir Dalipi

  • Detaje të reja nga dhunimi i Klea Prengës, sekuestrohen automjetet e motrave Berisha

    Detaje të reja nga dhunimi i Klea Prengës, sekuestrohen automjetet e motrave Berisha

    Policia ka sekuestruar dy automjete të cilat u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha gjatë ditës kur u dhunua Klea Prenga.

    Sipas tyre, motrat përdorën një prej automjeteve për t’u larguar nga restoranti drejt banesës së tyre në zonën e Rrugës së Kavajës, ndërsa me automjetin tjetër u larguan nga banesa në drejtim të paditur.

    Automjetet u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe më pas u sekuestruan nga policia. Bëhet e ditur se automjetet ishin në përdorim të disa personave të tjerë, të cilët janë miq të motrave Berisha.

    Pavarësisht se nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton që motrat Berisha nuk kanë dalë jashtë vendit, policia vazhdon kërkimet për kapjen e tyre. Hetimet janë në zhvillim e sipër për të zbardhur të gjithë ngjarjen.

  • Tayna renditet e gjashta në Shazam Global

    Tayna renditet e gjashta në Shazam Global

    Tayna ka arritur një tjetër sukses të madh në skenën ndërkombëtare.

    Kënga e saj “Si Ai” është renditur e gjashta në listën globale të 200 këngëve më të dëgjuara në aplikacionin Shazam, duke arritur në vendin e gjashtë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga vet artistja./NO FILT

  • Halle Bery, kërkon kujdestarinë e plotë të djalit, akuzon Oliver Martinez për ndikim negativ në edukim të tij

    Halle Bery, kërkon kujdestarinë e plotë të djalit, akuzon Oliver Martinez për ndikim negativ në edukim të tij

    Halle Berry kërkoi kujdestarinë e vetme të djalit të saj, Maceo, mes betejës së ashpër të kujdestarisë me ish-bashkëshortin e saj Olivier Martinez.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ , Berry pretendoi se “sjellja e keqe” e ish-it ka ndikuar negativisht tek 10-vjeçari.

    Berry pretendoi se ylli i “Taking Lives” ishte më i interesuar për përpjekjet e Maceo-s në futboll sesa për shkollimin e tij, duke pretenduar se Martinez refuzoi t’i jepte fëmijës së tyre një mësues sepse kjo do të ndërhynte në orarin e tij të praktikës.

    Aktorja 58-vjeçare pohoi gjithashtu se djali i saj kthehet tek ajo i zemëruar pasi ai kalon kohë me Martinez, duke pretenduar se babai i tregon atij për problemet e marrëdhënies së tyre.

    Sipas gazetës, Berry i përshkroi aftësitë e saj prindërore si “shembullore”, ndërsa ato të Martinezit janë më pak se të kënaqshme.

    Martinez dhe Berry u ndanë në vitin 2015 pas dy vitesh martesë dhe që atëherë kanë qenë në një betejë të gjatë për kujdestarinë.

    Ish-çifti aktualisht ndajnë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të Maceo-s, por Berry i paguan Martinezit 8,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët dhe mbulon shpenzimet e tij të shkollës./ NO FILT

  • Egla Ceno: Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut

    Egla Ceno: Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut

    Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të fundit të Big Brother VIP, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

    Por, Ceno bëri disa deklarata të cilat befasuan disa nga publiku I saj. Aktorja tha : Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma. Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri.

    Një numër i madh i shikuesve të Big Brother VIP e kanë konsideruar fitoren e Ceno si të pamerituar. Në faqet e rrjeteve sociale janë shfaqur komente të shumta që shprehin zhgënjim dhe pakënaqësi. Për shumë prej tyre, kjo fitore është konsideruar jo e drejtë, duke arsyetuar se konkurrentët e tjerë ishin më të denjë për çmimin e madh.

    Personazhe të njohura nga bota mediatike dhe artistike kanë ironizuar hapur me fitoren e Cenos.

    Aulona Musta shkori se në një vend ku gjysma e politikanëve janë kriminel, nuk është cudi që Big Brotherin ta fitojë dikush që ka dalë me zarf të zi. Duke ju referuar momentit kur produksioni pati skualifikuar nga loja Eglen per sjelljen agresive ndaj Meriton Mjekiqit.

    Dasara Karaiskaj, gazetarja nga Shqipëria, publikoi një video ku shpërtheu në ofendime ndaj Egla Cenos, duke shtuar se nuk ka dhënë asgjë për të merituar fitoren. Kurse Rozana Radi shkruajti: Ti nuk I do gratë, as veten tënde se do.

    Fatma Haxhialiu, Visjan Ukcenaj Olsi Bylyku, Mikela Pupa ishin vetëm disa prej fytyrave të njohura publike që reaguan pas fitores së Eglës./NO FILT

  • Blero për ish-të dashurën: Të dytë jemi fajtor dhe ti e para,mos harro

    Blero për ish-të dashurën: Të dytë jemi fajtor dhe ti e para,mos harro

    Në një postim të ri në rrjetet sociale, këngëtari Blero i ka bërë thirrje ish-të dashurës së tij për rikthim, duke shprehur se jetën e tij e ka ndikuar thellësisht ndarja e tyre.

    Ai shpreh dhimbjen dhe mallin që ndjen, duke theksuar se nuk ndjen motiv dhe nuk mund të gjejë qetësi pa të. Blero pranon se të dy kanë bërë gabime, por kërkon një mundësi të dytë, duke e quajtur atë dashurinë e jetës së tij.

    Nuk është hera e parë që Blero bën falje publike.

    Në intervistë me ish gruan e tij, Afrona Diken,  Blero ka kërkuar falje duke pranuar se ai është arsyeja kryesore pse martesa e tyre nuk funksionoi. Poe edhe Afrona pranoi se ka bërë gabime.

    Në një pjesë nga intervista, Afrona Dika e pyet Bleron, për arsyen pse martesa e tyre përfundoi dhe pse ata arritën në këtë pikë. Blero pranoi se disa vendime të tij ishin të pamatura dhe të papërshtatshme. Ai e pranoi publikisht këtë duke kërkuar falje Afronës.

    Blero shpjegon se vendimi i tij për të qëndruar në Kosovë në vend që të ndiqte Afronën në Zvicër ishte një gabim i madh, duke theksuar se kokëfortësia e tij luajti rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e martesës së tyre.

    ”Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati”, tha mes tjerash Blero.

    Ndrshe në muajin maj Blero u shpreh në një intervistë : podkasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda BigBrother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të.

    ‘Bebe’ mka dëshpëru sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo u shku unë skam mbrri dhe pastaj janë prish raportet por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”./ NO FILT

     

  • Jeta e “Mbretëreshës së Popit”, suksese, skandale, histori në muzikë

    Jeta e “Mbretëreshës së Popit”, suksese, skandale, histori në muzikë

    Madonna arriti në New York në vitin 1978 me vetëm 30 dollarë, me synimin për t’u bërë balerinë. Pesë vite më vonë, bota e njihte emrin e saj: Madonna shpërtheu në skenë në vitet ’80, duke u bërë simbol i feminizmit, ikonë seksi, ikonë stili dhe ikonë I muzikës.

    Ajo formësoi dhe ndryshoi peizazhin kulturor të viteve ’80 dhe ’90. Ajo luftoi kundër diskriminimit të pakicave, përfshiu mesazhe shoqërore në videot dhe performancat e saj muzikore dhe ishte kampione për gratë e forta, komunitetin LGBTQ+ dhe drejtësinë. Ndikimi i Madonnës ishte shpërthyes, sfidoi normat e vendosura, duke u bërë simbol i feminitetit revolucionar dhe të vetëdeterminuar.

    Udhëtimi i saj është edhe më mbresëlënës duke konsideruar prejardhjen e saj. E rritur në një manastir katolik, Madonna ishte gjithmonë një nga studentet më të shkëlqyera. Megjithatë, edhe atëherë, ajo e dinte çfarë donte në jetë. Mori mësime në vallëzim dhe muzikë, u zhvendos në Neë York në moshën 20-vjeçare dhe ndoqi ëndrrën e saj për skenën e madhe me dedikim dhe profesionalizëm të madh. Ndërmjet viteve 1985 dhe 1987, asnjë muzikant nuk shiti më shumë albume se ajo. Në vitet 1984 dhe 1989, ajo kishte më shumë hite në pesëshen e parë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar se Elvis apo Beatles kishin më parë.

    Ajo pati thënë dikur, “Dua të jem si Gandhi, Martin Luther King dhe John Lennon. Por dua të mbetem gjallë.” Dhe ajo vazhdon ta bëjë këtë: të mbetet gjallë, të bëjë histori dhe të ndryshojë botën, qoftë edhe pak.

    Në vitet ’90, ndikimi i Madonnës vazhdoi të rritej.

    Muzika dhe performancat e Madonnës gjatë viteve ’90 ishin dëshmi e ndikimit të saj të qëndrueshëm, duke reflektuar peizazhin kulturor në ndryshim të kohës dhe duke vendosur standarde të reja për muzikën pop./ NO FILT

  • Lirohet Noizy nga paraburgimi

    Lirohet Noizy nga paraburgimi

    Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar nga paraburgimi, një lajm që është bërë i ditur ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali.

    Gjykata e Durrësit, e cila po merrej me rastin e Rigels Rajku, emri i vërtetë i Noizyt, ka marrë këtë vendim pas rishikimit të rrethanave dhe ka caktuar masën e dorëzanisë si garanci për lirimin e tij.

    Reperi ishte arrestuar për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në një incident që ndodhi në një diskotekë në Pejë. Avokati i Noizyt, Besnik Berisha, ka konfirmuar zyrtarisht këtë zhvillim.

  • Frymëzohuni nga këto pamje të yjeve të Hollywood-it për veshje gjatë shtatëzanisë

    Frymëzohuni nga këto pamje të yjeve të Hollywood-it për veshje gjatë shtatëzanisë

    Shtatzënia është një periudhë e veçantë në jetën e çdo gruaje, jo vetëm për emocionet dhe ndryshimet që sjell, por edhe për sfidat në stil. Ndërsa shpesh është e vështirë të gjendet veshje e përshtatshme që ofron rehati dhe elegancë, disa yje të Hollyëood-it kanë arritur me sukses të shkëlqejnë në këtë aspekt.

    Anne Hathaway:

    Veshja e saj elegante që përbëhet nga një bluzë e bardhë me një prerje asimetrike, e cila mbulon pjesën e sipërme të trupit me një stil të rrjedhshëm dhe elegant dhe pjesa prapa e bluzës është më e gjatë. Në pjesën e poshtme ka një palë pantallona të bardha, që e kompletojnë veshjen me një stil të pastër dhe të thjeshtë. Veshja e tërë është e përshtatshme për shtatzëni, duke ofruar komoditet dhe stil në të njëjtën kohë.

    Khloe Kardashian:

    Veshja e saj është një pallto e gjatë bezhë mbi një fustan të ngushtë po ashtu bezhë. Ajo e ka kombinuar veshjen me çizme me takë të lartë dhe lidhëse.

    Angelina Jolie:

    Me një fustan të gjatë, në ngjyrë jeshile të çelët, fustani ka një prerje me dekolte të hapur, duke i dhënë një pamje elegante dhe të rehatshme gjatë shtatzënisë.

    Emily Ratajkoëski:

    Një bluzë të thjeshtë të zezë dhe pantallona të zeza, duke shtuar vathë me rrathë, një pallto dhe cizme nga lëkura e gjarprit, me një ngjyrë kafe të errët.

    Ashley Graham:

    Një fustan I bardhë me pika, frymëzuar nga vitet 1950.Modelja stiloi pamjen me jakë më të lartë dhe me një palë taka të zeza me liidhëse.

    Rihanna, Hailey Bieber, dhe Miranda Kerr janë vetëm disa prej yjeve nga të cilat mund të frymëzoheni për stilin e veshjes gjatë shtatzënisë./ NO FILT

  • Nga Paris Hilton tek Hailey Bieber, kush nga yjet janë nepo babies?

    Nga Paris Hilton tek Hailey Bieber, kush nga yjet janë nepo babies?

    Gigi dhe Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Paris Hilton , shumë prej modeleve aktuale të suksesshme në botë kanë lindur nga prindër të pasur dhe të famshëm.

    ‘’Nepo Babies’’, mund të zgjedhin çdo profesion. Nepotizmi nuk i kufizon ata në profesionin e prindërve. Thjesht do të thotë se ata kishin lidhje me të famshmëm, ose njerëz të pasur që i ndihmuan të ecnin përpara në fushën e tyre të zgjedhur.

    Markat luksoze punësojnë të rinj që ende nuk kanë arritur shumë profesionalisht, por që janë fëmijë të kategorisë më të lartë të të famshmëve.

    Scarlet Stallone, vajza e Sylvester Stallone, eci në pistën e saj të parë për Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në Nju Jork. Deva Cassel, një vajzë e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, modeloi për Alberta Ferretti në Milano. Iris Laë, prindërit e së cilës janë Jude Laë dhe Sadie Frost, është fytyra aktuale e Burberry. Ajo është gjithashtu një rekrutuese e re e Victoria’s Secret së bashku me Lila Moss, vajzën e Kate.

    Lennon Gallagher, babai i të cilit është rockeri i Oasis, Liam Gallagher, dhe Romeo Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham, së fundmi kanë realizuar sfilata të profilit të lartë. Eve Jobs, vajza e Steve, ka ecur për Louis Vuitton sezonin e kaluar dhe Michael Kors këtë sezon.

    Shumë modele të tilla kanë numër të ndjekësve të mëdhenj në rrjetet sociale , falë bazave të fansave të krijuara rreth themeleve të familjes së tyre në televizion, muzikë.

    Neë York Times shkruan se nëse je vajza me pamje mesatare të një njeriu të famshëm këto ditë, atëherë sinqerisht, ka shumë mundësi të marrësh pjesë në një shfaqje të Prada-s, sikur të jesh një modele e vërtetë.

    Njëzet vjet më parë, ‘’nepo babies’’, si Stella Tennant që po përpiqeshin të modelonin shpesh distancoheshin nga emri i familjes së tyre, në mënyrë që të mos akuzoheshin për nepotizëm.

    Kendall Jenner, Bella dhe Gigi Hadid, Hailey Bieber, Lily-Rose Depp, Zoe Kravitz, Ëilloë Smith, janë vetëm disa nga yjet që hyjnë në listën e ‘’nepo babies’’.

    Nepo baby, është një term që u referohet njerëzve, prindërit e të cilëve kanë pasur sukses në karriera të ngjashme. Për shkak se prindërit e tyre tashmë kishin lidhje me një ose më shumë industri specifike, fëmija ishte në gjendje t’i përdorte ato lidhje për të ndërtuar një karrierë në ato industri./ NO FILT

  • Mozzik për Lotinën: Ti je gjithçka që kam dashur gjithë jetën

    Mozzik për Lotinën: Ti je gjithçka që kam dashur gjithë jetën

    Mesa duket, Mozzik dhe moderatorja Lotina Haziri po e kalojnë mjaft mirë së bashku dhe po shijojnë çdo moment të verës. Lidhja e tyre është bërë publike dhe ata ndajnë shpesh foto së bashku, të cilat shoqërohen me komente dhe dedikime dashurie.

    Së fundmi, Mozzik në një foto së bashku me Lotinën shkori: Nuk je gjithçka që dua! Ti je gjithçka që kam dashur gjithë jetën!

    Përndryshe, Lotina dhe Mozzik kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë para tre muajve, gjatë vizitës së tyre në Afrikë. Në një intervistë Mozzik i pyetur për Lotinën, tha se : Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë./ NO FILT