Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi ka theksuar se mbrojtja e titullit ka qenë më e vështirë se fitorja e saj për herë të parë.
“Në futboll diçka me fitu e fiton më lehtë, por me arritë me mbrojtë është shumë më e vështirë, edhe për ne ka qenë shumë më e vështirë. Sidomos ky titulli i dytë na ka shiju më shumë, duke shtuar kështu edhe ndeshjet në garat evropiane”, tha Thaqi në Ekipi A.
Futbollisti i Ballkanit, Meriton Korenica e cilëson rrugëtimin e tyre drejt titullit shumë të vështirë për shkak të konkurrencës së madhe në kampionat.
“Çdo titull e ka kënaqësinë e vet, sidomos ky i dyti është një ndjenjë e papërshkrueshmë për faktin që ka qenë një kampionat shumë i vështirë. Kemi pasur shumë ndeshje si në Evropë po ashtu edhe në Kampionat, por ne arritëm që për herë të dytë të rresht të shpallemi kampion”, tha Korenica në Ekipi A.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ishte i ftuar të hënën në një intervistë ekskluzive në emisionin “LIBERO”, ku foli rreth planeve të tij për kryeqytetin si dhe jetës së tij personale.
Rama në vitin 2014 doli si përkrahës i kryeministrit së tanishëm, Albin Kurti, i cili në atë kohë ishte pjesë e opozitës, ani pse ai sot është pengesë për disa projekte të kryetarit Rama.
E gjithsesi Rama nuk u pendua për kohën kur publikisht përkrahu kryeministrin Kurti.
“Nuk jam penduar, në atë kohë e kam përkrahur opozitën sepse kam besuar që gjërat po shkojnë mirë, nuk jam penduar…”, tha Rama.
Ndërkaq Kurti dhe Ministria e Financave nuk janë përkrahësit më të mëdhenj të projekteve të kryetarit Rama, e rreth tenderit prej 12 milionë eurosh që shpalli Komuna e Prishtinës para disa muajsh, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enis Sulstarova bëri një postim duke thënë se “12 milionë euro konsulencë për Komunën e Prishtinës. Sa ishte borxhi i kryetarit kur mori detyrën?”.
E i pari i Prishtinës thotë që do të luftojë për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit.
“…Nëse Ministria e Financave tenton ta dëmtojë kryeqytetin duke i ndalë fondet, atëherë unë normal që do të luftoj, çdo kush që mundohet ose punon kundër interesave të qytetarëve të kryeqytetit do t’i luftoj…Do t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, ne kemi të drejtë ligjore, të gjitha fondet vetanake ju takojnë komunave sepse janë të paguara nga vetë qytetarët dhe duhet të shpenzohen për të mirën e tyre”, deklaroi Rama.
Kujtojmë, se Përparim Rama postin e tij si kryetar i Komunës së Prishtinës e filloi në dhjetor të vitit 2021.
Për të shikuar intervistën e plotë të Përparim Rama, klikoni në linkun më poshtë:
I pari i Prishtinës Përparim Rama, ishte i ftuar në “LIBERO”, ku rrëfeu për jetën e tij personale, jashtë asaj politike.
Rama ndau fotografinë e martesës si kujtimin më të bukur të tij, e ku zbuloi se kishte bërë tri dasma me bashkëshorten e tij, Kristale Ivezaj.
“… Nëna e fëmijëve të mi, Kristalja… Kemi bo tri dasma një shqiptarqe këtu në Kosovë, një shqiptarqe në Detroit dhe një në Hawaii vetëm unë dhe Kristalja. Ajo e para ka qenë në Hawaii vetëm për ne të dy si kemi pasur dëshirë vetë, e këto dy tjerat janë bërë për familje …”, shprehet Rama.
Ndryshe, Kristale Ivezaj- Rama është themeluese e “ The Balkan Artist”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështetë artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.
Vlen të theksohet se Kristalja e ka përkrahur vazhdimisht kryetarin Përparim Rama, teksa ka zgjedhur që nga Londra të kthehet për të jetuar në Prishtinë.
Kujtojmë se çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit.
Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta dëgjuar intervistën e plotë të Përparim Rama:
Arkitekti i njohur shqiptar Përparim Rama, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Prishtinës, ishte i ftuar të hënën në një intervistë ekskluziv në “LIBERO”.
Përparim Ramën krahas arkitekturës përflitet mjaft shumë edhe për punën e tij, i cili tash e 1 vit e gjysmë po e drejton Kryeqytetin, por synimet e tij për ndryshimin e Prishtinës nuk po ndalen.
Ndër të tjerash, ai ka foli edhe për lejimin e shamisë në shkolla ku ishte i pyetur se ai ishte “Për apo kundër lejimit të shamisë në shkolla”.
“ Për lirinë, për me vendosë secili person për veten ajo se çka e ndien me qenë konfort nëse dikush ndihet më konfort me vendos shaminë atëherë duhet me iu lejuar shamia… Mirëpo, mendoj që duhet të filloj nga mosha 18 vjeçare ku munden me marrë mendime të vetat pra, nuk duhet me iu imponuar as feja apo diçka tjetër të rinjve pra, mosha 18 vjeçare ose 16 e tutje me pas mundësi për lejimin e shamisë… Duhet me qenë të rinjtë të lirë pa imponim”, thotë Rama.
Ndryshe, konsiderohet se lejimi i bartjes së shamisë për vajzat në shkolla fillore e të mesme do të lehtësonte e legjitimonte akoma më shumë diskriminimin dhe shtypjen ndaj vajzave, pa e pasur asnjë barrierë e pengesë për një gjë të tillë.
Kujtojmë se në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se bartja e mbulesës apo shamisë është obligim, përkatësisht detyrim fetar, për gjininë femërore dhe se kjo obligohet nga mosha madhore apo ndryshe, mosha e pubertetit. Kjo moshë thuhet të jetë nga mosha 14- 15 apo 16 vjeç.
Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta dëgjuar intervistën e plotë të Përparim Rama:
Janë bërë një vit e gjysmë që nga ardhja e Përparim Ramës në krye të Prishtinës.
Sipas raportit të Institutit GAP i cili monitoron dhe mbikëqyr premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave (të përditësuara në fund të qershorit, 2022), thuhet se Përparim Rama ka bërë gjithsej 206 premtime, 7 janë të përfunduara, 12 gjysmë të përmbushura, 38 të filluara, 149 nuk kanë filluar.
Ndërsa, në raportin vjetor të punës një vjeçare (më 7 dhjetor), sipas komunës, janë përmbushur 30 premtime. 24 prej tyre janë gjysmë të përmbushura, 3 pjesërisht të përmbushura, 110 të filluara dhe vetëm 38 prej tyre nuk kanë filluar ende.
Se çka ka bërë qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë deri tani, çfarë ka filluar të bëj dhe çfarë do të bëhet në vazhdimësi, të hënën në emisionin “LIBERO” ishte i ftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“…Ne përveç atyre 206 premtimeve jemi duke i bërë të mundshme dhe duke i realizuar (me siguri) edhe 500-600 të tjera (po i bëjmë) që nuk janë aty. Janë një numër i madh i tyre që veçse po i bëjmë…”, deklaroi Rama.
Gjithashtu, ai përmendi disa projekte që kanë filluar të realizohen jashtë premtimeve të bëra.
“…Kemi zgjeruar Termokosin, 30 mijë banorë shtesë kanë qasje në Termokos… Në vend të shtatë shkollave, po i bëjmë dhjetë. Jemi duke e bërë një numër të madh të çerdheve po ashtu… Por, edhe të gjitha premtimet që i kam bërë do të realizohen, disa janë realizuar mirë dhe shpejt, ndërsa disa të tjera kërkojnë planifikim…”, theksoi ai.
Vlen të theksohet se në planprogramin e Ramës për katër vjetët qeverisje figuron ndërtimi i rrugëve, objekteve shkollore, çerdheve, qendrave të mjekësisë familjare, galerisë së qytetit, strehimoreve për qentë endacakë e projekte të tjera.
Për të mësuar më shumë rreth punëve që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në Prishtinë, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Presidenti i FC Fushë Kosova, Bashkim Ismajli ka theksuar se Rilind Haziraj ende nuk ka pasur asnjë kontakt me ekipe tjera.
“Kam biseduar direkt me Rilindin dhe më ka thënë që do ta respektoj kontratën e cila i skadon në qershor. Sigurisht jo vetëm me Rilindin po me secilin lojtarë që ka qenë e pjesë e klubit deri më sot do të ulemi të diskutojmë për vazhdimin e kontratës. Nuk do të ishte fer nëse ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër. Ai prap ofertën më të madhe e ka në shtëpin e tij”, tha Ismajli në Ekipi A.
Presidenti i FC Fushë Kosova, Bashkim Ismajli ka theksuar se klubit i duhen disa perforcime që të sigurojnë mbijetesën në Superligë vitin e ardhshëm.
“Çdo ngritje e ekipit një rank më lartë, ka vështirësitë e veta. Ne kemi një font lojtarësh solid. Por me disa perforcime besoj se do ja dalim pa problem të mbijetojmë në Superligën e Kosovës. Në diskutim me trajnerin do të përforcohemi në disa pozita ku ka nevojë vet trajneri. Ai do ta ketë përkrahjen e kryesisë për çdo vendim të tij”, tha Ismajli në Ekipi A.
Armend Dallku ka zbuluar ekskluzivisht në Ekipi A se ka pasur ofertë nga ish-klubi i tij nga Ukraina, Vorskla.
“Kam marrdhënie të mira me shume shtete, jo vetëm në Ukrainë ku kam luajtur. Kam mardhënie të mira me shumë miq dhe shokë, të cilët sot punojë si menaxherë apo drejtorë sportiv. Këtu e fus edhe ish-klubin tim, Vorskla ku për 11 vite kam dhënë kontributin tim, ftesa gjithmonë është që t’i bashkangjitem klubit në forma të ndryshme”, zbuloi ekskluzivisht Dallku në Ekipi A.
Gazetari i sportit, Mërgim Rrecaj thekson se as Drita as Ballkani nuk kanë performuar si edicioni e kaluar.
“As Ballkani as Drita nuk kanë përformuar si sezonin e kaluar. Unë mendoj se nëse e ke parë një Ballkan të sezonit të kaluar ka qenë tjetër nivel. Një nga arsyetimet mund të jetë edhe mungesa e Ermal Krasniqit. Pastaj edhe tek Drita ka qenë shumë e rrallë t’i përmbyset rezultati”, tha Rrecaj në Ekipi A.