ATV

Author: Samir Dalipi

  • Ndahen Channing Tatum dhe Zoë Kravitz

    Ndahen Channing Tatum dhe Zoë Kravitz

    Aktori Channing Tatum, 44-vjeçar dhe Zoe, 35 vjeç, i kanë dhënë fund fejesës së tyre dhe kanë mbyllur romancën pas tre vitesh bashkë. Burime të shumta e kanë konfirmuar për revistën PEOPLE që çifti i famshëm e ka përfunduar marrëdhënien e tyre, pasi ishin fejuar në vitin 2023.

    Channing – i cili më parë ka qenë i martuar me aktoren Jenna Dewan – dhe Zoe nuk kanë dhënë ende ndonjë koment për ndarjen e tyre të përfolur. Lajmi për ndarjen e tyre doli pak orë pasi Deadline raportoi se Channing dhe Zoe do të punojnë bashkë në një film të ri komedi të quajtur “Alpha Gang”. Filmi gjithashtu do të përfshijë emra si Dave Bautista, Lea Seydoux dhe Riley Keough.

    Channing dhe Zoe kanë punuar më parë së bashku në filmin “Blink Twice”, i cili u publikua në fillim të këtij viti. Ky thriller ishte në fakt debutimi regjisorial i Zoe-s, ndërsa Channing kishte një rol kryesor në film.

    Zoe pati disa dyshime për veten gjatë xhirimeve të filmit – por ajo zbuloi më herët se Channing ishte gjithmonë aty për ta mbështetur. Aktorja e cila provoi edhe regjinë, e cila është vajza e yllit të muzikës Lenny Kravitz dhe aktores Lisa Bonet – i tha revistës PEOPLE: “Pas ditës së parë të xhirimeve, thashë me vete, ‘O Zot, nuk e di në çfarë kam futur veten.’ Pastaj procesi i montimit zgjati shumë dhe për një kohë të gjatë filmi nuk funksiononte. Kishte ditë të mira dhe ditë të këqija’’.

  • Noizy:Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane

    Noizy:Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane

    Reperi Noizy së fundmi përmes një Insta-story në Instagram, ka treguar se nuk po I lejohet të udhëtoj në Amerikë, kjo për shkak të arrestimit të tij muajin e kaluar.

    “U kërkoj falje të gjitha fansave të mi në SHBA. Nuk mund të vij kësaj here. Ambasada amerikane po ma vështirëson këtë. Nuk e kuptoj, por çka është, është. Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane,” shkroi reperi në postimin e tij në Instagram, të shoqëruar me një foto.

    Kujtojmë se Gjykata e Durrësit, pas një shqyrtimi të kujdesshëm të rastit, vendosi ta lirojë Noizyn nga paraburgimi, duke vendosur një garanci pasurore prej pesë milionë lekësh (afërsisht 50 mijë euro). Kjo garanci u vendos si një alternativë ndaj masës së sigurisë “Arrest në burg”, duke i lejuar Noizyt të rifitojë lirinë.

  • Veshjet e të ftuarve VIP në dasmën e Dafina Zeqirit

    Veshjet e të ftuarve VIP në dasmën e Dafina Zeqirit

    Dafina Zeqiri, në ditën e saj më të rëndësishme, kishte zgjedhur të vishte pesë fustane të mahnitshme që e bënë atë qendër të vëmendjes. Fustani i saj i parë ishte një fustan i bardhë nusërie, i gjatë dhe elegant, me prerje sirene që theksonte format e trupit të saj. Ky fustan i veçantë kishte një vello të gjatë që i jepte asaj një pamje të përsosur, duke krijuar një atmosferë magjike në ditën e saj të dasmës.

    Veshjet e të ftuarve ishin gjithashtu të komentuara. Të pranishmit kishin ardhur me veshje të përzgjedhura me kujdes. Midis tyre, disa nga të pranishëm ishin figura të njohura si Dhurata Dora, Rina Balaj, Emina Cunmulaj, Vera Ora, Yllka Kuqi, Ylli Limani, Mc Kresha, Ronela Hajati, Rina Balaj dhe shumë të tjerë.

    Fustani i Dhurata Dorës ishte modern dhe elegant ngjyrë të zezë, I kombinuar me detaje transparente dhe të mbështjella me një prerje asimetrike, me një shpatull të zbuluar dhe një mëngë të gjatë transparente nga njëra anë.

    Vera Ora, apo ndryshe e njohur si nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora u shfaq me një fustan goxha unik që shkruante: No Photos please.

    Emina Cunmulaj, modelja e njohur kishte zgjedhur një fustan të gjatë me dekolte të hapur dhe në krahun e majtë i kishte përshtatur pupël të madhe.

    Këngëtari Yll Limani tashmë dihet se I kushton shumë rendësi edhe veshjeve të tij sin ë përditshmëri, video klipe, koncerte ashtu edhe në evente të mëdha. Ylli u shfaq me kostum ngjyrë baby pink. Ngjyra rozë nga njerëzit e thjeshtë e deri tek  të famshmit u rikthye në trend viteve të fundit.

    Erzina Shehu bashkëshortja  Mc Kreshës, së bashku me reperin ranë në sy me veshjet e tyre. Kostumi I Mc Kreshës ishte ngjyrë pjeshke e kombinuar me një këmishë ngjyrë të kaltër. Kurse Erzina u shfaq me një fustan të kaltër të gjatë dhe të lëshuar me një prerje anësore që theksonte njërën këmbë.

    Rina Balaj me një fustan të zi të gjatë korset, mori vëmendje gjithashtu duke u dukur mjaft elegante.

    Edhe Ronela Hajati zgjodhi fustanin ngjyrë të zezë, sepse sic thonë disa, me të zezën nuk gabon ! Fustani I saj ishte I ngjitur për trupi dhe me dekolte pak të hapur, kurse krahët me pëlhurë prej tyli.

    Këto ishin vetëm disa nga pamjet më të pëlqyera dhe të komentuara në dasmën madhështore të këngëtares Dafina Zeqiri./ NO FILT

  • Lidhja me Romeo Veshaj në krizë? Heidi Baci flet për vendimin e saj

    Lidhja me Romeo Veshaj në krizë? Heidi Baci flet për vendimin e saj

    Heidi Baci, e njohur nga Grande Fratello 2023, ka njoftuar se po lë Shqipërinë për të vazhduar jetën në Itali. Ky vendim befasoi audiencën, pasi ajo sapo kishte qenë pjesë e një emisioni dhe dukej e lumtur.

    Heidi theksoi: “Nuk dua të krijohen polemika, por është një vendim i menduar për arsye personale. Dua të rigjej veten dhe të bëj listën e prioriteteve të mia. Kam ndjerë mirë, por tani ndiej se është koha për këtë vendim.”

    Megjithatë, flitet se Heidi dhe Romeo Veshaj mund të kenë përfunduar lidhjen e tyre, ndonëse asnjëri nuk e ka konfirmuar këtë. Ata vazhdojnë të jenë miq në rrjetet sociale, por nuk ka pasur publikime së bashku në muajt e fundit.

    Romeo i propozi Heidit në ditëlindjen e saj në gusht, por spekulimet për një ndarje filluan pas ditëlindjes së tij në shtator.

  • Së shpejti publikohet libri i Loredana Zefit

    Së shpejti publikohet libri i Loredana Zefit

    Reperja shqiptare Loredana Zefi do të sjellë për publikun një dimension të ri të jetës së saj përmes një libri autobiografik që pritet të publikohet më 18 nëntor. Libri, i titulluar “Als mein Herz brach” (në shqip, “Kur zemra ime u thye”), sjell rrëfime dhe të pathëna nga jeta e saj private.

    Postimi i plotë i Loredanës:

    “Çdo njeri ka të drejtë ta mbajë historinë e tij si më të trishtën, më dramatiken dhe më dëmtuese. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishtë, sepse është e imja, e kupton? E kam ndjerë, përjetuar, jetuar.

    Prandaj, dua të të mirëpres, mirë se erdhe në historinë time. E kam shkruar atë, edhe pse ndonjëherë ka qenë e dhimbshme të kthehem prapa në plagët e kaluara, t’i përjetoj përsëri. Edhe pse këtu ndaj përvoja nga jeta ime personale, të cilat më parë nuk do të isha guxuar t’i publikoj as në ëndrrat e mia.”

    Loredana Zefi është një këngëtare, repere dhe tekstshkruese me origjinë shqiptare nga Zvicra, e cila u bë e njohur për suksesin e saj në industrinë e muzikës hip-hop dhe rap.

  • Dhuna,  “mjet” disiplinimi kundrejt fëmijëve

    Dhuna, “mjet” disiplinimi kundrejt fëmijëve

    Në Kosovë, dhuna ndaj fëmijëve, qoftë fizike apo psikologjike, vazhdon të konsiderohet si një normë disiplinuese.

    Sipas studimeve të fundit nga UNICEF, përdorimi i dhunës si mjet disiplinimi mbetet një praktikë e zakonshme në shumë familje dhe shkolla, pavarësisht pasojave të rënda që ajo sjell.

    Ekspertët e psikologjisë dhe zhvillimit të fëmijëve paralajmërojnë se dhuna, në çdo formë të saj, shkakton dëmtime të thella zhvillimore. Kjo temë u diskutua në emisionin “Libero”, ku profesionistë të fushës theksuan nevojën për një qasje më të shëndetshme në edukimin e fëmijëve.

    Psikologia Ibelinda Halili rekomandon alternativa që promovojnë disiplinën pozitive dhe ndihmojnë në ndërtimin e një marrëdhënie të shëndetshme mes prindërëve dhe fëmijëve.

     “Gjuha komunikuese ndaj fëmijëve shpeshherë është e gabuar. Prindërit kanë tendencë të përdorin fjalë të papërshtatshme, duke e harmonizuar kështu këtë lloj komunikimi brenda familjes dhe duke e çuar në bullizëm social jashtë saj. Kjo cënon autoritetin dhe identitetin e fëmijës,” u shpreh ajo.

    Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së standardeve të komunikimit dhe ndërtimit të një mjedisi pozitiv, pa dhunë.

    Studimet tregojnë se abuzimi dhe neglizhenca ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional, funksionimin social dhe performancën akademike të fëmijëve, duke çuar në sjellje problematike gjatë jetës.

    Për këtë situatë konsiderohet se duhet një vëmendje e menjëhershme për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve.

    Për më shumë rreth aspekteve të dhunës ndaj fëmijëve nga perspektiva psikologjike, ndiqni linkun e plotë të emisionit:

  • Cili është ndikimi i seksit në mirëqenien e njeriut?

    Cili është ndikimi i seksit në mirëqenien e njeriut?

    Sipas “Medical News Today” seksi mund të nxit disa aspekte të mirëqenies dhe shëndetit fizik të njerëzve!

    Doktoresha Rita Parashumti, e cila e ushtron profesionin e saj duke u marrë me shëndetin parandalues, specifikisht me fokus psiko-somatik (Ky term nënkupton kur një person ka simptoma psikologjike që në njëfarë forme shkaktojnë simptoma fizike), në emisionin “LIBERO” ajo e përmendi seksin si një faktor të rëndësishëm për shëndetin fizik e psikologjik.

    “…Së pari ndikon në vetëbesim… Mirëqenia seksuale ta ndreq lidhjen me veten e pastaj ta ndreq lidhjen edhe me tjetrin…”, tha ajo, derisa ndjeu keqardhje për (mos) lirinë seksuale të vajzave, për të cilat tha se është tragjedi që ato ta ndjejnë barrën e virgjërisë.

    Për sa i takon rëndësisë së çështjeve seksuale në mirëqenien e njeriut, Parashumti gjithashtu tha se është tepër e rëndësishme që të diskutohet, në mënyrë që të kuptohet “normalja”.

    “…Nëse është një temë që është kryesisht e mbyllur atëherë shumë njerëz mund të kenë probleme të ndryshme ose pikëpyetje për të cilat mendojnë se janë të vetmit në ato…”, deklaroi ajo.

    Vlen të theksohet se në diskutimin shoqëror në Kosovë, për të folur për seksin, Parashumti e solli virtualisht Chloe Macintosh, eksperten e seksit, me të cilën diskutuan ndër tjerash (edhe) për ndikimin e përvojave dhe traumave të këqija seksuale në jetën seksuale.

    Për ta shikuar intervistën e plotë të Rita Parashumtit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Çfarë ndodhi me Flori Mumajesin?

    Çfarë ndodhi me Flori Mumajesin?

    Duket se mungesa e Flori Mumajesi në showbizin shqiptar po vërehet jo vetëm nga audience e tij por edhe nga vet koleget.

    Meqë edhe në rrjete sociale nuk është me aktiv, në 2022 Flori pati njoftuar se disa nga këngët e tij më të njohura, përfshirë “Me fjalë të vogla”, “Plas” dhe “Thjesht të du”, nuk janë më as në YouTube dhe as në Spotify. Flori përmendi se ka fshirë 45 këngë nga kanali i tij zyrtar, duke e bërë të vështirë për fansat ta gjejnë muzikën e tij.

    Mes tjerash ai pati thënë :Gjithë këto ditë kam lexuar mesazhe: Kthehu se bën muzikë të bukur, na ke munguar etj etj. Ça ka munguar?! “Ëndrra” e The Dreams? Patjetër që po. Aty ka qenë, po këto s’janë. Pastaj lexoja “I pavdekshëm. Muzika jote e pavdekshme”. Me veten time thashë “Ka vdekur, por s’e keni ngushëlluar”. Sa merrja gëzim, ndriçim, ndihesha dhe gri, duke i dëshmuar vetes që do ta shtysh vetë se ata nuk kanë detyrime ta dëgjojnë këngën tënde përditë. Duhet t’ja kujtosh ti, por as unë s’e kam detyrim këtë gjë. Këngët më të shenjta të miat, 4 këngë mungojnë, nuk vihen re nga dashamirësit, dëgjuesit e muzikës, po unë ça detyrimi kam?

    Nuk janë vetëm audienca e këngëtarit që shpesh tregojnë përmes komenteve se u mungon ai, edhe disa nga koleget e tij nuk shpëtojnë në intervista pa u pyetur për të. Fifi tha se ka kaluar një vit që nuk ka pasur kontakt me Florin, dhe theksoi se ai ka qenë një mentor i jashtëzakonshëm për të. Ajo shprehi keqardhje që ai nuk po sjell më muzikë, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për industrinë.

    Nga ana tjetër, Shkurte Gashi shprehu mendimin se Flori i mungon jo vetëm asaj, por edhe gjithë Shqipërisë. Ajo shprehu besimin se ai ka nevojë për pushim dhe uroi një rikthim të shpejtë. Shkurta theksoi se ka shumë projekte që dëshiron të realizojë së bashku me Florin dhe se ajo do të ishte e lumtur ta vazhdonte punën me të.

    Spekulime të shumta kishte në media rozë për vite rreth gjendjes së FFlori Mumajesit. Disa prentendonin se ai ka probleme financiare me bizneset e tij dhe është zhytur në borxhe, të tjerë pretendonin se ka probleme shëndetësore. Deri më tani, vet këngëtari nuk është se ka deklaruar dicka rreth arsyejes së saktë të distancimit nga skena dhe rrjetet sociale./ NO FILT

     

  • Fama dhe pasojat pas përfundimit të Big Brother VIP

    Fama dhe pasojat pas përfundimit të Big Brother VIP

    Big Brother VIP do të filloj së shpejti si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Ky format, i njohur për natyrën e tij intrigante dhe dinamikën mes banorëve, ka arritur të tërheqë një audiencë të gjerë, e cila është e etur për të ndjekur çdo hap të jetës së brendshme të pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit e këtij spektakli jo vetëm që përballen me sfida dhe konkurencë, por gjithashtu krijojnë lidhje të forta, disa prej të cilave vazhdojnë edhe pas përfundimit të edicionit.

    Disa pjesëmarrës, arrijnë të kapin mundësi të reja dhe famën si rezultat i eksperiencës në Big Brother, ndërsa të tjerë ndeshen me telashe pas daljes nga shtëpia.

    Gjatë kësaj jave , Armaldo Kllogjeri, i njohur si Maestro që ishte gjatë edicionit të dytë, zbuloi se kishte paditur Teatrin e Operas dhe Baletit. Armaldo shprehu hidhërimin e tij për largimin e papritur nga puna, duke theksuar se kjo ndodhi një muaj para përfundimit të Big Brother. Ai theksoi kontributin e tij 20-vjeçar në teatër, duke e konsideruar këtë vendim si një mungesë respekti për sakrificat e tij. Armaldo shprehu se tani ndodhet në një situatë të vështirë, me një grua shtatzënë dhe një fëmijë të mitur, duke kërkuar drejtësi për veten dhe familjen e tij.

    Nga ana tjetër, Heidi Baci një vajzë e thjeshtë shqiptare që jetonte në Itali, ajo ka arritur të bëhet prezantuese në televizionin që transmetoi këtë reality shoë.

    Edhe Franceska Murati dhe Rike Roci janë bërë figura të njohura pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother. Të dyja kanë arritur të gjejnë mundësi të reja në televizion, duke u bërë pjesë e projekteve të ndryshme dhe duke fituar simpatinë e audiencës. Këto janë vetëm disa histori që tregojnë se si pjesëmarrësit e Big Brother mund të transformojnë jetët e tyre.

    Ndryshe nga vitet e kaluara, fituesja e edicionit te fundit te big brother ne shqiperi,Egla Ceno, nuk është se është bërë shumë active pas përfundimit të këtij formati.

    Einxhel Shkira, një tjetër ish-banore e edicionit të parë,këtë javë thumboi lidhur me pjesën e të moderuarit. Kujtojmë se Einxhel para se të hynte në Big Brother ishte moderator e njohur në Shqipëri. E pyetur për të prezantuar festivalin e RTSH-së, Einxhel replikoi: Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”. Big Brother VIP tregon se ai është më shumë se  thjeshtë një program televiziv; sepse për dikë ndryshon jetët, dhe sjell mundësi dhe sfida të reja, e për dikë tjetër del të jetë krejtësisht e kundërta.

    Kujtojmë se Luiz Ejlli vazhdon të mbetet fituesi I BBVIP AL më I komentuar dhe më I pëlqyer dhe duket se ka ditur ta shfrytëzoj famën dhe dashurinë që mori Brenda asaj shtëpie.

    Edhe në Kosovë personalitete të shumta ia panë hajrin këtij formati. Alba Vukaj, Edona James, Vesa Vllasaliu, Santiana Maloku janë vetëm disa nga emrat që vazhdojnë të tërheqin vëmendje si me projekte, si nga ana profesionale./ NO FILT

  • Nga pengesat deri te milionat-Dafina Zeqiri dhe rrugëtimi i saj në muzikë

    Nga pengesat deri te milionat-Dafina Zeqiri dhe rrugëtimi i saj në muzikë

    Dafina Zeqiri, një nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare, gjatë kësaj jave ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e udhëtimit të saj artistik për afërsisht dy dekada.

    Në një postim , ajo shprehu ndjenjat e saj për përkrahjen e gjatë dhe të qëndrueshme që ka marrë nga fansat dhe bashkëpunëtorët e saj: “Çdo ditë jam shumë falënderuese që jam gjallë dhe shëndoshë, maspari. Ndihem njeriu me shumë fat që po afrohen dy dekada karrierë dhe kam bashkëpunëtorë të mrekullueshëm, po ashtu ju që më vlerësoni muzikën dhe performancat e mia. Ekipin më të mirë në botë. Faleminderit shumë shumë shumë gjithëve!”

    Ky falënderim vjen në një moment të rëndësishëm për Dafinën, pasi gjatë kësaj jave është zbuluar edhe një lajm tjetër– data e dasmës së saj.

    Dasma e këngëtares dhe Kreshnik Gjergjit do të mbahet më 26 tetor dhe duket se do të jetë madhështore. Ftesat e dasmës janë të veçanta dhe dallojnë nga ato që zakonisht shihen në evente të tilla, duke treguar se kjo ceremony mund të jetë unike në çdo detaj. Një numër i madh njerëzish të njohur dhe miq të afërt të këngëtares pritet të jenë të ftuar për të festuar këtë ditë të veçantë me të.

    Dafina ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme që nga fillimi i saj në moshë shumë të re. Ajo filloi të këndonte në moshën 10-vjeçare, duke marrë pjesë në festivale në Suedi, vendin ku ajo është rritur. Më vonë, Dafina vendosi të rikthehej në Kosovë, ku më 2007, në moshën vetëm 16-vjeçare, fitoi një ndër çmimet e para të rëndësishme në karrierën e saj në festivalin Polifest me këngën “Rrallë e përmallë”. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe plot arritje, gjatë së cilit Dafina u bë një prej këngëtareve më të kërkuara dhe më të vlerësuara në skenën muzikore shqiptare.

    Por, siç është shpesh rasti me yjet e mëdhenj, suksesi i saj nuk ka ardhur pa sfida dhe vështirësi. Këngëtarja është përballur me disa momente të vështira gjatë rrugëtimit të saj. Një ndër problemet më të përfolura ishte konflikti me menaxherin e saj të parë, Besforti, me të cilin deklaroi se kishin hyrë në proces gjyqësor. Ajo gjithashtu ka pasur disa mosmarrëveshje të tjera publike me figura të njohura të shoëbizit shqiptar, si Tuna, me të cilën marrëdhënia e saj u përkeqësua pas publikimit të një videoje në YouTube, ku Dafina dëgjohej duke folur për të dhe për disa personalitete të tjera të njohura në vend.

    Ndër vite , ajo prishi marrëdhëniet shoqërore edhe me Labinot Gashin, Drin Zatriqin, Bleron, Arber Bytyqin, Dj Floë, Tayna, Ya Ninën dhe Ron Zaitin. Megjithatë, ajo ka vazhduar të ruajë fokusin në muzikë dhe të krijojë lidhje të forta me fansat e saj, duke mos u lënë të ndikohet nga thashethemet dhe lajmet negative që shpesh qarkullojnë për të.

    Përveç suksesit të madh në Kosovë dhe në trojet shqiptare, Dafina ka tentuar të zhvillojë karrierën e saj edhe jashtë vendit. Në vitin 2017, ajo shkoi në Amerikë për të provuar të krijonte muzikë në një treg më të madh dhe më konkurrues. Gjatë qëndrimit atje, Dafina pati deklaruar se ndjeu presionin e madh të industrisë muzikore amerikane, duke përjetuar një periudhë të vështirë.

    Në një intervistë, ajo kishte deklaruar se :Në Amerikë kam mësuar se pse unë bëj muzikë. Këtu [Kosovë] jam prapë vetvetja sepse e kam gjetur vetveten, kam tejkaluar shumë gjëra në jetë. Jam shumë e lumtur me familjen, ekipin dhe fansat e mi. Unë mund të krijoj çdo gjë sipas vizionit tim, atje [Amerikë] je shumë nën kontroll, ata të trajtojnë si një produkt që tërheq të hyra.”

    Megjithëse eksperienca në Amerikë e mësoi, ajo pranoi se ishte një periudhë ngulfatëse për të, dhe për pak sa nuk ra në depresion. “Kjo për pak më ngulfati dhe aty vërejta se po bija në depresion. Nuk dija ta shpjegoja si po ndihesha dhe u kërkoja falje miqve dhe familjarëve,” tha ajo.

    Pavarësisht sfidave, Dafina Zeqiri mbetet një nga këngëtaret më të fuqishme dhe më me ndikim në industrinë muzikore shqiptare. Këngët e saj arrijnë miliona dëgjime në platforma të njohura si YouTube dhe Spotify, duke dëshmuar dashurinë e madhe që publiku ka për muzikën e saj./ NO FILT