ATV

Author: Samir Dalipi

  • Anne Hathaway shfaqet me një pamje shumë rinore në New York mes spekulimeve për operacione plastike

    Anne Hathaway shfaqet me një pamje shumë rinore në New York mes spekulimeve për operacione plastike

    Aktorja Anne Hathaway u pa në New York City duke u shfaqur elegante dhe me një pamje shumë rinore, vetëm pak ditë pas pjesëmarrjes së saj në Met Gala.

    Dalja e saj në publik vjen mes spekulimeve të fansave në rrjetet sociale se mund të ketë bërë ndërhyrje estetike.

    Aktorja 42-vjeçare u shfaq me xhinse blu, çizme të zeza dhe një xhaketë të artë me shkëlqim, shkruan DailyMail.

    Ajo i kishte flokët brunë të lëshuara dhe të stiluar anash, të kombinuara me syze të mëdha dielli dhe vathë të vegjël rrethorë. Pamjen e plotësoi me një grim të butë në nuanca pjeshke.

    Në Met Gala, Hathaway kishte zgjedhur një veshje elegante nga Carolina Herrera, të stiluar nga Erin Walsh dhe të shoqëruar me bizhuteri të Bulgari.

    Flokët e saj ishin të kapura në një bisht klasik që theksonte tiparet e fytyrës.

    Pas publikimit të fotografive nga eventi, shumë fansa komentuan pamjen e saj të freskët dhe rinore, duke spekuluar nëse aktorja mund të ketë bërë ndërhyrje estetike.

    Megjithatë, specialistja e saj e kujdesit të lëkurës, Su-Man, ka theksuar se Hathaway është shumë e disiplinuar kur bëhet fjalë për rutinën e kujdesit për lëkurën.

    Pas eventit, aktorja falënderoi organizatorët dhe ekipin e stilimit në Instagram, duke e cilësuar mbrëmjen si një përvojë të paharrueshme.

  • Hegseth paralajmëron Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin

    Hegseth paralajmëron Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin.

    Komenti i tij erdhi pasi u pyet në lidhje me telefonatën që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi dje me Vladimir Putinin e Rusisë, raporton CNN.

    Hegseth e përshkroi bisedën si një “thirrje të fortë”, të cilën ai shpresonte të riafirmonte “mundësinë për pak paqe” në luftën e Rusisë me Ukrainën.

    Ai tha se telefonata gjithashtu riafirmoi “një njohje se, për sa i përket këtij konflikti, ata nuk duhet të përfshihen”.

  • Disa pika ku mund të dalloni një person me energji negative

    Disa pika ku mund të dalloni një person me energji negative

    Me miqtë ndajmë pjesën më të madhe të kohës dhe gjithmonë përpiqemi që të gjejmë ata persona që kanë të njëjtat vlera me ne. Miqësia me disa persona ja vlen, por shpesh ndodh që në shoqërinë e dikujt të ndjehemi keq.

    Në këtë rast kemi të bëjmë me persona toksik, që për të thënë të vërtetën ndodhen kudo. Megjithatë ka disa mënyra për t’i dalluar këta miq toksikë dhe më pas për të hequr dorë prej tyre. Në fakt këta persona duken më të mirët kur i njihni në fillim, por me kalimin e kohës do të zbuloni se nuk është gjithçka ashtu siç mendonit.

    Nëse në një shoqëri ju nuk ndjeheni vetvetja dhe gjykoheni për çdo gjë që thoni, kjo nënkupton se jeni të rrethuar nga persona që nuk duhet të jenë pjesë e rrethit tuaj të miqësisë. Një person me energji negative do të kërkojë që të ketë gjithmonë të drejtë, madje nuk do ta mbyllë një debat derisa ju t’i thoni se ka të drejtë.

    Nëse mendoni se keni një mik që nuk duhet të jetë pjesë e shoqërisë suaj mund ta dalloni fare lehtë nëse një ditë në një moment mërzie ai/ajo ju përmend gjithçka të që ju nuk keni bërë më parë për të. Këta persona e kanë të vështirë të harrojnë edhe gjërat që mund të kenë ndodhur përpara 3 vitesh.

    Të tillë njerëz janë manipulatorë shumë të mirë dhe do t’ju bëjnë të ndjeheni në faj nëse do të përpiqeni t’i largoni nga jeta juaj.

  • Brezi i ankthit: Pse “Gen Z” po përballet me më shumë stres?

    Brezi i ankthit: Pse “Gen Z” po përballet me më shumë stres?

    Në emisionin “LIBERO” është diskutuar për gjeneratën Gen Z dhe raportin e saj me shëndetin mendor, një temë që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në shoqëri.

    E ftuar në këtë diskutim ishte poetja Yllka Maqedonci (që i takon kësaj gjenerate) dhe foli për nivelin e ndërgjegjësimit që kjo gjeneratë ka për emocionet dhe problemet psikologjike.

    Kur u pyet nëse Gen Z është më e vetëdijshme për emocionet e veta apo më e mbingarkuar prej tyre, Maqedonci vlerësoi se kjo gjeneratë është dukshëm më e informuar për çështje që lidhen me shëndetin mendor dhe përvojat emocionale.

    “…Shumë më shumë e informuar për gjithçka. Gen Z është e informuar për çdo situatë të mundshme që mund t’i ekzistojë njeriut, qoftë depresioni, ankthi apo edhe situata të tjera. Nuk e di saktë se sa arrijnë t’i aplikojnë gjithë këto njohuri në praktikë…”, tha Maqedonci gjatë emisionit.

    Vlen ta potencojmë se shëndeti mendor është një nga shqetësimet më të mëdha të Gen Z: 40% e Gen Z thonë se ndihen të stresuar ose të ankthshëm shumicën e kohës. 47% e tyre e vlerësojnë shëndetin mendor si “mesatar ose të dobët”. Mbi gjysma e Gen Z kanë pasur trajtim ose diagnozë për probleme të shëndetit mendor: Studime të McKinsey tregojnë se më shumë se 50% e Gen Z kanë marrë trajtim ose janë diagnostikuar me një problem të shëndetit mendor!

    Disa arsye kryesore pse Gjenerata Z (personat e lindur afërsisht 1997-2012) shpesh raportohet se përjeton nivele më të larta stresi dhe ankthi janë: 1.Rrjetet sociale dhe përdorimi i teknologjisë 2.Ekonomia dhe pasiguria për të ardhmen 3.Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj krizave globale 4.Presioni akademik dhe social 5.Ndërgjegjësimi më i madh për shëndetin mendor!

    Për ta dëgjuar diskutimin e plotë për këtë temë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Horoskopi 10 Mars, moment shumë i favorshëm për dashurinë

    Horoskopi 10 Mars, moment shumë i favorshëm për dashurinë

    Dashi
    Të lindur më 21 Mars – 19 Prill
    Sot, marrëdhëniet tuaja do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të ndiheni më të lidhur me partnerin ose personat e dashur. Komunikimi i hapur do të sjellë zgjidhje për çështjet që kanë qenë duke ju rënduar. Në punë, mund të përballeni me disa sfida, por qasja juaj energjike do t’ju ndihmojë të tejkaloni gjithçka. Ndiheni të motivuar për të ndjekur projekte të reja dhe bashkëpunimi me kolegët do të japë rezultate të mira. Kujdesuni për shëndetin duke iu përmbajtur një rutine të shëndetshme, pasi lodhja mendore mund të ndikojë tek ju. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Kjo është një ditë e mirë për të planifikuar investime afatgjata dhe për të vlerësuar buxhetin tuaj aktual.

    Demi
    Të lindur më 20 Prill – 20 Maj
    Në sferën e dashurisë, mund të ndiheni pak të tërhequr ose të pavendosur sot, por një bisedë e sinqertë do të ndihmojë në sqarimin e ndjenjave. Beqarët mund të kenë një takim interesant që do të hapë horizonte të reja. Në punë, do të përballeni me detyra që kërkojnë përqendrim dhe vëmendje ndaj detajeve, ndaj mos nxitoni në vendimmarrje. Shëndeti është i mirë, por do të ishte e këshillueshme të shtoni aktivitetet fizike në rutinën tuaj. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të bëni kujdes me huazimet ose borxhet. Sot mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një pagesë ose bonus. Mos neglizhoni miqtë dhe familjen pasi mbështetja e tyre do të jetë e vlefshme.

    Binjakët
    Të lindur më 21 Maj – 20 Qershor
    Sot është një ditë e mirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe për të afruar më shumë partnerin në jetën tuaj. Ata që janë të lirë mund të tërheqin vëmendjen e dikujt përmes sharmin tuaj natyral. Në aspektin profesional, do të ndiheni plot energji dhe ide të reja që do të vlerësohen nga bashkëpunëtorët. Mos hezitoni të merrni iniciativa, pasi sot është dita për të dalë në pah. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj ushqimit dhe pushimit të mjaftueshëm. Në planin financiar, mund të shfaqen mundësi të reja për të rritur të ardhurat. Është momenti i duhur për të bërë plane konkrete për të ardhmen dhe për të investuar në aftësitë tuaja.

    Gaforrja
    Të lindur më 21 Qershor – 22 Korrik
    Marrëdhëniet personale sot kërkojnë më shumë mirëkuptim dhe durim, sidomos nëse keni pasur mosmarrëveshje të vogla së fundmi. Një gjest i vogël dashurie do të zbutë tensionet dhe do të rikthejë harmoninë. Në punë, do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj profesionale. Jini të kujdesshëm me fjalët që përdorni, pasi mund të keqkuptoheni lehtë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por shmangni stresin e panevojshëm dhe merrni kohë për relaksim. Në aspektin financiar, është mirë të analizoni shpenzimet e fundit dhe të krijoni një plan kursimi. Dita është e favorshme për të kërkuar këshilla nga persona me përvojë.

    Luani
    Të lindur më 23 Korrik – 22 Gusht
    Në dashuri sot do të ndjeni një ndjesi të re entuziazmi dhe afërsie me partnerin, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një flirt të këndshëm. Mos lini pas dore komunikimin, pasi do të jetë çelësi për të zgjidhur çdo keqkuptim. Në punë, do të vlerësoheni për përpjekjet dhe kreativitetin tuaj, ndaj mos kini frikë të ndani idetë që keni. Shëndeti është në nivele të mira, por kujdesuni të mos e teproni me aktivitetet fizike. Financat janë të balancuara, por një shpenzim i papritur mund të kërkojë rishikim të buxhetit. Këshillohet të shmangni blerjet impulsive dhe të mendoni gjatë përpara investimeve. Dita është ideale për të forcuar marrëdhëniet me familjarët dhe për të kaluar kohë cilësore me ta.

    Virgjëresha
    Të lindur më 23 Gusht – 22 Shtator
    Sot do të ndiheni më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve dhe kjo do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja personale. Një bisedë e thellë me partnerin do të ndihmojë për të zgjidhur çështje të vjetra dhe për të forcuar lidhjen. Në punë, do të keni mundësi të reja për të treguar aftësitë tuaja, veçanërisht nëse jeni të përfshirë në projekte kreative. Jini të hapur ndaj bashkëpunimeve pasi do të sjellin përfitime të papritura. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj stresit, ndaj gjeni kohë për pushim dhe meditim. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni marrëveshje të mëdha financiare sot. Mbani një sy në shpenzimet e vogla që mund të shtohen pa e kuptuar.

    Peshorja
    Të lindur më 23 Shtator – 22 Tetor
    Në aspektin romantik, dita premton emocione të forta dhe mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet ekzistuese. Beqarët mund të kenë një takim surprizues që do t’i bëjë të ndihen të veçantë. Në punë, do të jeni shumë produktivë dhe do të arrini të përfundoni detyra të rëndësishme. Mos i neglizhoni detajet, pasi ato do të jenë kyç për suksesin tuaj sot. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushqeheni rregullisht dhe të hidratoheni. Në aspektin financiar, është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata dhe për të rishikuar investimet. Kujdes me shpenzimet e kota, sidomos nëse keni tendencë të jeni impulsivë në blerje.

    Akrepi
    Të lindur më 23 Tetor – 21 Nëntor
    Sot do të ndjeni një harmoni të veçantë në marrëdhëniet tuaja, duke u afruar më shumë me partnerin ose familjen. Beqarët mund të ndihen më të qetë dhe të hapur për njohje të reja. Në punë, do të përballeni me sfida që kërkojnë këmbëngulje dhe përkushtim, por do të arrini rezultate pozitive nëse nuk dorëzoheni. Përpiquni të ruani një ekuilibër mes punës dhe kohës për veten. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni ushtrimet fizike dhe pushimin. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni rreziqet e panevojshme në investime. Dita është e përshtatshme për të bërë planifikime për të ardhmen dhe për të vendosur objektiva të reja.

    Shigjetari
    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
    Në dashuri, sot do të keni mundësi të sqaroni keqkuptimet dhe të forconi lidhjen me partnerin. Beqarët do të ndihen më të sigurt për të shprehur ndjenjat e tyre dhe për të filluar një njohje të re. Në punë, do të keni sukses nëse bashkëpunoni me të tjerët dhe ndani idetë tuaja. Mos u tërhiqni nga sfidat, pasi ato do të sjellin përvoja të vlefshme. Kujdesuni për shëndetin duke balancuar aktivitetin fizik dhe pushimin. Financat janë të stabilizuara, por kujdes me shpenzimet e vogla të papritura. Sot është një ditë e mirë për të rishikuar buxhetin dhe për të bërë plane për të ardhmen.

    Bricjapi
    Të lindur më 22 Dhjetor – 19 Janar
    Marrëdhëniet personale do të jenë të ngrohta dhe mbështetëse sot, duke ju dhënë energji pozitive për të përballuar sfidat e ditës. Beqarët mund të tërheqin vëmendjen e dikujt që ka qenë prej kohësh në rrethin e tyre. Në punë, do të jeni të përqendruar dhe të aftë për të menaxhuar detyra komplekse me lehtësi. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur e ndjeni të nevojshme. Shëndeti është i mirë, por një shëtitje në natyrë do të ndihmojë për të çliruar stresin. Financat janë të mira, por është e rëndësishme të mbani nën kontroll shpenzimet për të shmangur surprizat e pakëndshme. Sot është dita për të bërë plane të reja dhe për të vendosur synime të qarta.

    Ujori
    Të lindur më 20 Janar – 18 Shkurt
    Sot, marrëdhëniet tuaja romantike mund të përjetojnë një periudhë qetësie dhe mirëkuptimi, duke ju afruar më shumë me partnerin. Beqarët do të ndihen të motivuar për të kërkuar aventura të reja dashurie. Në punë, do të hasni mundësi të mira për të treguar aftësitë tuaja analitike dhe për të marrë përgjegjësi të reja. Mos e lini pas dore bashkëpunimin me kolegët, pasi do të përfitoni nga këshillat e tyre. Shëndeti është i qëndrueshëm, por është koha të filloni një rutinë të re që përfshin më shumë aktivitet fizik. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni huazimet apo investimet e rrezikshme. Dita është e përshtatshme për të reflektuar mbi arritjet dhe për të bërë plane për rritje personale.

    Peshqit
    Të lindur më 19 Shkurt – 20 Mars
    Në dashuri, sot do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet dhe lidhje të thellë me partnerin, ndaj mos hezitoni të ndani ndjenjat tuaja. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush që i frymëzon dhe i motivon. Në punë, do të jeni të përqendruar dhe të gatshëm për të marrë iniciativa që mund të sjellin rezultate të suksesshme. Jini të hapur ndaj ndryshimeve dhe mos kini frikë të dilni nga zona e rehatisë. Shëndeti është i mirë, por mos nënvlerësoni rëndësinë e pushimit dhe relaksit. Financat kërkojnë vëmendje, pasi një shpenzim i papritur mund të ndikojë në buxhetin tuaj. Sot është koha për të reflektuar dhe për të bërë zgjedhje të mençura në çdo fushë të jetës.

  • Kapet transportuesi ilegal i drunjve në Lupç të Podujevës

    Kapet transportuesi ilegal i drunjve në Lupç të Podujevës

    Policia e Kosovës ka ndaluar një burrë në Lupç të Podujevës, nën dyshimin se po transportonte ilegalisht drunj.

    Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të hënën paradite, derisa 20 metra kub janë sekuestruar nga Agjensioni i Pyjeve.

    “Njësitë përkatëse policore  kanë  ndaluar kamionin me targa vendore me drejtues mashkull kosovar. Kamioni ishte i ngarkuar me dru të përpunuara pa dokumentacion përkatës. Masa drurore është inspektuar nga inspektoret e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës ku është konstatuar se është në sasi prej 20m kub dhe të njëjtat janë sekuestruar nga Agjensioni i Pyjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja

    YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja

    Platforma YouTube prej vitesh është në një betejë me përdoruesit e “ad blocker”-ave, ndërsa në disa tregje ka përmirësuar paketat e saj të abonimit. Megjithatë, këtë javë durimi i përdoruesve është vënë sërish në provë.

    Shumë përdorues në Reddit raportojnë se aplikacionet e YouTube për Android dhe iOS tani shfaqin reklama të qëndrueshme në këndin e poshtëm të majtë të ekranit.

    Bëhet fjalë për reklama për aplikacione ose faqe të palëve të treta, dhe problemi është se ato mbeten në ekran edhe pasi përdoruesi zgjedh disa herë opsionin “Dismiss” nga menyja.

    Në baner nuk ka një buton “X” për mbyllje, kështu që disa përdorues nuk e dinë se si t’i largojnë reklamat përmes një menyje shtesë.

    Në disa raste, mënyra e vetme për t’i bërë reklamat të zhduken është dalja e plotë nga videoja, ndërsa disa përdorues thonë se ato largohen vetë pas rreth 30 sekondash.

    Disa kanë provuar edhe të mbyllin me forcë aplikacionin, por reklamat shfaqen sërish.

    Sipas informacionit të disponueshëm, përdoruesit e prekur nuk janë abonentë të YouTube Premium, që do të thotë se abonimi vazhdon të heqë reklamat siç është parashikuar.

    Ata që i shqetësojnë këto reklama mund të kalojnë në Premium ose të përdorin YouTube përmes shfletuesit mobil, ku këto banera deri më tani nuk shfaqen.

  • Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

    Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

    Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, do anuloj vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Kurti për vendimin e saj.

    Komisionerja Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur, u than nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian.

    Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave.

    Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar ndonëse mban postin evropian nga dhjetori i vitit 2024.

    Gjatë vitit të kaluar, arsyeja e mosvizitës ishte kriza institucionale në vend. Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ajo paralajmëroi një vizitë në Kosovë sapo të formoheshin institucionet në vend.

    Ishte menduar që kjo vizitë gjithashtu të përkonte me lajmin për heqjen e masave ndaj Kosovës, raporton RTK.

    Zyrtarët evropianë, ndërkohë, kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ata nuk dëshirojnë të prononcohen më tej, pasi janë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

  • Fakte për gjeneratën Z: Ndjekin paratë, jo pasionin – më pak të interesuar për martesa të hershme

    Fakte për gjeneratën Z: Ndjekin paratë, jo pasionin – më pak të interesuar për martesa të hershme

    Në emisionin “LIBERO” u diskutua gjerësisht për Gjeneratën Z, duke u ndalur te karakteristikat dhe prioritetet që e dallojnë këtë brez nga brezat e mëparshëm. Gjatë debatit u përmendën edhe disa fakte të bazuara në studime ndërkombëtare, të cilat tregojnë ndryshimet në mënyrën se si të rinjtë e kësaj gjenerate e shohin jetën, karrierën dhe marrëdhëniet.

    Sipas këtyre studimeve, për Gjeneratën Z stabiliteti financiar është më i rëndësishëm se ndjekja e pasionit në karrierë. Të rinjtë e këtij brezi priren të kërkojnë siguri ekonomike dhe mundësi të qëndrueshme pune, duke e vendosur këtë si një nga prioritetet kryesore në jetën e tyre profesionale.

    Gjithashtu, u theksua se Gen Z është më pak e interesuar për martesë të hershme krahasuar me brezat e mëparshëm. Shumë të rinj të kësaj gjenerate preferojnë të fokusohen fillimisht në arsimim, zhvillim personal dhe stabilitet financiar para se të marrin vendime të rëndësishme për jetën familjare.

    Një tjetër veçori e theksuar ishte mënyra se si ky brez konsumon informacionin. Studimet tregojnë se Gen Z kalon më shumë kohë duke parë video sesa duke lexuar tekst, gjë që reflekton edhe ndikimin e madh të platformave digjitale dhe rrjeteve sociale në përditshmërinë e tyre.

    Po ashtu, në emision u përmend se të rinjtë e Gjeneratës Z përdorin aplikacione për njohje dhe krijim marrëdhëniesh më shumë se çdo brez tjetër, duke treguar një ndryshim të qartë në mënyrën se si krijohen lidhjet dhe komunikimi ndërpersonal.

    Pavarësisht këtyre ndryshimeve, një fakt tjetër i rëndësishëm është se Gen Z konsiderohet brezi më i arsimuar deri më tani. Akses i madh në informacion, mundësi më të shumta studimi dhe zhvillimi profesional kanë ndikuar që ky brez të ketë nivele më të larta arsimimi krahasuar me brezat e mëparshëm.

    Diskutimi në “LIBERO” solli në vëmendje se Gjenerata Z po formëson një mënyrë të re të të menduarit dhe të jetesës, duke reflektuar ndryshimet sociale, ekonomike dhe teknologjike të kohës moderne.

    Për ta dëgjuar diskutimin e plotë për këtë temë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • “Falë teje e kam ble Mercedesin” – Denis Gafuri tregon se si një Frizere arriti të blejë makinën e ëndrrave!

    “Falë teje e kam ble Mercedesin” – Denis Gafuri tregon se si një Frizere arriti të blejë makinën e ëndrrave!

    Të shtunën nga ora 21:05 në emisionin “Infinity me Virusin”, mysafir ishte Denis Gafurri, agjenti i shitjes, me të cilin u zhvilluan shumë tema te ndryshme, duke filluar nga jeta personale e Denisit e deri tek ajo profesionale por edhe shumë më shumë…

    Ndër këto temat që u folën, Denisi tregoi se ndër momentet më të mira për të është kur pjesmarrësit në trajnimet e tij, kanë sukses në qëllimet e tyre, të cilat ia vendosin ata vetës bashkë me Denisin.

    Ai përmend nje shembull specifik dhe shumë motivues ku thotë se “Neve shumë shpesh na dergojnë foto t’makinës t’re, tu na thanë: “Faleminderit Denis, falë njohurive qe i kam marrë prej teje, e kam ble Mercedesin!”, ajo Zonja është Frizere” pastaj shton edhe “Tjetra ma dërgon Audi Q5 të ri në foto, ajo ka lulishte”…

    Pra Gafuri pohon se sukses mund të kesh në secilën fushë e profesion, nëse i vë qëllimet e qarta vetës dhe biznesit apo produktit që do ta rrisësh!

    Për më shumë shikoni videon këtu!