ATV

Author: Samir Dalipi

  • Disa nga librat më të shitur nga të famshmit

    Disa nga librat më të shitur nga të famshmit

    Ka disa aktorë, , muzikantë dhe personalitete televizive të realitetit që kanë botuar libra, duke ndarë një pjesë të kujtimeve të jetës së tyre, dhe shumë admirues të tyre mund të marrin një vështrim tjetër nga prapaskenat e jetës së tyre, nga edukimi i tyre deri te sfidat me të cilat janë përballur për të arritur këtu ku janë sot. Disa mund t’ju bëjnë të qeshni, disa mund të ju bëjnë të qani dhe mësoni diçka që nuk e dinit për yllin tuaj të preferuar.

    Një nga librat më të sukseshëm është ‘’Becoming’’ nga Michelle Obama e cila është një nga personalitetet më të dashura publike, ndryshe e njohur edhe si ish- Zoja e parë e Amerikës. Libri i Michelle Obama ka shitur pothuajse 10 milionë kopje. Si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – e para afrikano-amerikane që shërbeu në këtë rol, fut lexuesit në botën e saj, duke kronizuar përvojat që e kanë formësuar atë – që nga fëmijëria e saj. Ajo përshkruan triumfet dhe zhgënjimet e saj, publike dhe private, duke treguar historinë e saj të plotë siç e ka jetuar – me fjalët e saj dhe me kushtet e saj.

    Në ‘’Spare’’ nga Princi Harry,flitet për kohën para se të humbiste nënën, princi dymbëdhjetë vjeçar Herri njihej si i shkujdesur, zëvendësuesi fatlum trashëgimtarit më serioz. Dhimbja ndryshoi gjithçka. Ai luftoi në shkollë, luftoi me zemërimin, vetminë dhe, për shkak se fajësoi shtypin për vdekjen e nënës, luftoi të pranonte faktin se jeta e tij ndodhej në qendër të vëmendjes. Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Më pas, flet për njohjen me Megan dhe se si ata ranë pre e shtypit,duke iu nënshtruar valëve të abuzimit, racizmit dhe gënjeshtrave.

    Libri The Woman in Me shpjegon vështirësitë e jetës së Britney Spears duke shpalosur të vërtetën për herë të parë në jetën e saj. Britney mes tjerash tregon se kishte abortuar një fëmijë gjatë kohës që ishte në një lidhje me Justin Timberlake dhe se ajo donte ta mbante fëmijën dhe pranoi t’i nënshtrohej një aborti vetëm me insistimin e Timberlake.

    Libri i Matthew Perry, me kujtime “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing, në më shumë se 250 faqet që shkroi, aktori detajon betejën e tij personale me varësitë, duke zbuluar se ai shpenzoi miliona dollarë në rrugëtimin e tij drejt të qenurit esëll.

    ‘’Worthy’’ është historia e Jada Pinkett Smith,  që nga vitet e hershme, deri te fama. Kujtimet e saj janë sa edukative dhe frymëzuese, aq edhe informuese, në një mënyrë që vetëm ajo mund ta bëjë.

    Libri prej 336 faqesh i Paris Hilton hedh një vështrim të thellë në sfidat e rënda që ka përjetuar në jetë gjatë dekadave. Duke zbuluar fëmijërinë e saj, përvojën me abuzimin verbal dhe fizik, ajo bën që lexuesit ta kuptojnë forcën që iu desh për t’i bërë ballë viteve të presionit të jashtëzakonshëm publik.

    Libri i Emily Ratajkowsi i titulluar “My Body”, përbëhet nga ese që kujtojnë momentet e jetës së saj ndërsa eksploron komoditetin e trupave të grave dhe seksualitetin e tyre. Në vitin 2013, ajo ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër ajo tregon me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Tutje libri tregon për fiksimin e familjes me pamjen e saj dhe mënyrën se si të rriturit e seksualizuan që në një moshë të re dhe që në moshë të re, Ratajkowski e kuptoi që pamja e saj e bënte të dallohej, veçanërisht në sytë e prindërve të saj.

    Në librin e Amy Schumer ‘’ The Girl With the Lower Back Tattoo’’, flitet për për histori të takimeve dhe të gjitha gjërave të çuditshme që I jetoi. Ajo nuk ka frikë të flasë sinqerisht për pjesët e vështira të jetës së saj, duke përfshirë abuzimin, sulmin seksual dhe sëmundjen e babait të saj./NO FILT

     

  • Kim Kardashian flet hapur për problemin e djalit të saj me vitiligo

    Kim Kardashian flet hapur për problemin e djalit të saj me vitiligo

    Në një episod të fundit të podcast-it “She MD”, Kim Kardashian zbuloi se djali i saj po lufton me vitiligo – sëmundjen e lëkurës që kishte edhe Michael Jackson. Kjo sëmundje e lëkurës, e cila shkakton njolla të bardha për shkak të mungesës së melaninës, është një sfidë e madhe për ata që e përjetojnë.

    Mes shkëlqimit dhe jetës së përditshme, Kim Kardashian (43) konsiderohet një ikonë e bukurisë dhe di si të prezantojë veten. Megjithatë, ajo shpesh ndan pamje nga prapaskenat, duke treguar se jo çdo gjë është aq e përsosur sa duket. Prej kohësh është e njohur që ajo vetë vuan nga psoriasis – një sëmundje autoimune gjenetike që shkakton njolla të kuqe, lëkurë të krisur dhe kruajtje të rëndë.

    Kim Kardashian raporton se ka trashëguar psoriasis nga nëna e saj, Kris Jenner. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi të ekzemës në këmbët e saj vite më parë dhe ka vënë re shenja të kësaj sëmundje edhe tek fëmijët e saj.

    Ajo nuk zbuloi se cili nga dy djemtë e saj ka vitiligo, por tregoi se ata po e mbajnë sëmundjen “nën kontroll”. Ajo fillimisht dinte pak për vitiligo, por theksoi se ishte një ndihmë e madhe të mësonte për të dhe të kuptonte se është e trashëguar.

    Kim Kardashian tha: Është një bekim të mësosh më shumë për këtë dhe të kuptosh burimin e saj gjenetik./NO FILT

  • Edona James dhe Luana Vjollca, Bora Zemani dhe Klea Huta, ngjashmëria e tyre e ‘’frikshme’’

    Edona James dhe Luana Vjollca, Bora Zemani dhe Klea Huta, ngjashmëria e tyre e ‘’frikshme’’

    Loredana Zefi pati bërë një video duke mbështetur Ilirijana Sadriun në Big Brother VIP Kosova, sepse gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë thuhej se ngjason shumë me Loredanën.

    Përveç kësaj mbështetjeje virtuale, të dyja para një muaji janë takuar personalisht dhe kanë kaluar kohë së bashku. Madje ndanë një nga momentet së bashku me partnerin e Loredanës, Karim Adeyemi.

    Duket se ngjashmëria e vajzave I miqësoi ato.

    Por, Loredana dhe Iliriana nuk janë të vetmet figura publike që duken pothuajse identic me njëra tjetrën.

    Një shembull tjetër i ngjashmërisë është Edona James, e cila gjatë pjesëmarrjes së saj në një reality shoë ka tërhequr vëmendjen për ngjashmërinë e saj me moderatoren Luana Vjollca. Kjo u vu re më së shumti gjatë një mbrëmje të spektaklit të Big Brother.

    Përveç tyre, edhe Klea Huta dhe Bora Zemani janë dy figura që shpesh krahasohen për fizionominë e ngjashme. Kjo ngjashmëri është vënë re nga shumë njerëz, duke bërë që të dyja të jenë të komentuara në rrjetet sociale.

    Po ashtu, Efi Dhedhes dhe Elvana Gjata janë dy figura të tjera publike që shpesh krahasohen për ngjashmërinë e tyre fizike.

    Olta Gixhari dhe Era Rusi, duken aq të njejta, sa kjo e fundit pati treguar një rast kur një person kishte parë Oltën duke menduar se është Era, dhe I shkroi asaj: Përse bën si mendjemadhe./NO FILT

  • Kënga që i bëri të famshëm- Don Xhon, Era Istrefi, Tayna, Ya Nina

    Kënga që i bëri të famshëm- Don Xhon, Era Istrefi, Tayna, Ya Nina

    Një këngë e vetme, kur promovohet në kohën dhe vendin e duhur, mund të shndërrojë një artist nga një figurë e panjohur në një yll të famshëm. Disa këngë jo vetëm që rritën popullaritetin e artistëve në vend, por disa nga ta edhe prekën skenat e njohura botërore.

    “Bonbon” nga Era Istrefi u publikua në dhjetor të vitit 2015 dhe që nga momenti I publikimit kënga bëri xhiro në rrjet, dhe Era u cilësua si Rihanna e Kosovës. Në vitin 2016, ajo nënshkroi me shtwpinw diskografike amerikane Sony Music dhe e ripublikoi “Bonbon” në version anglisht. Kënga ka arritur në 920 milion klikime në YouTube. Ky hit i dha Erës mundësinë për të krijuar bashkëpunime të rëndësishme me artistë të famshëm ndërkombëtarë. Madje, ajo bashkëpunoi me Will Smith dhe Nicky Jam për të performuar në ceremoninw e mbylljes së Kampionatit Botëror tw futbollit mw 2018, në Moskë.

    Kur jemi tek viti 2018, ky vit nuk ishte me fat vetëm për Erën. Don Phenom, një nga reperët më të njohur në estradën shqiptare, bëri bashkëpunim me reperen Tayna, e cila në atë kohë  nuk ishte e njohur për publikun. Tayna përjetoi famën dhe suksesin e menjëhershëm pas publikimit të asaj këngë. “Columbiana”, në platformën YouTube, ka arritur 75 milion klikime. Sidoqoftë, krahasuar me vitet e kaluara, Tayna tani qëndron më e tërhekur sa I përket projekteve muzikore, mbase për shkak të të prishjes me menaxherin e saj , Rinor Hykollin.

    Kur bëhet fjalë për Kiden, ska si të mos ju kujtohet kënga “Rikthejm na”, në bashkëpunim me reperin Mc Kresha. Ky projekt muzikor u pati publikuar ne vitin 2014 dhe bëri që këngëtarja të dëgjohej nga i madh e i vogël. Sidoqoftë, edhe këtë vit, Kida bashkëpunoi me Kreshën dhe Festimin, gjë që dëshmon se marrëdhënia e tyre shoqërore vazhdon të jetë e mirë. Njejtë si Tayna, edhe Kida ndërpreu kontratën me labelin që kishte nisur karrieren muzikore, On Records. Sot, ajo është 26 vjecare dhe ka një numër të madh të fansave që vazhdojnë ta përkrahin si në fillimet e saj.

    Një tjetër shembull i famës së menjëhershme është Don Xhon, apo ndryshe i njohur si fenomeni i karantinës. Përmes një freestyle, fama e tij u krijua brenda një nate, famë dhe sukses që ai sot e kësaj dite i shijon. Rasti i Don Xhon dëshmon fuqinë e rrjeteve sociale për të krijuar famë dhe sukses të menjëhershëm përmes internetit.

    Një nga yjet e reja në estradën shqiptare, Ya Nina, ndoqi një tjetër rrugë. Nëpërmjet një coveri në gjuhën angleze në youtube, zëri saj arriti të dëgjohej anë e mbanë botës. Ajo kishte vendosur ta këndojw Sugar të artistit Zubi. Sidoqoftë, coveri I Ya Ninës mblodhi gati 50 milion shikime vetëm në youtube.

    Kjo I hapi Ya Ninës dyert e famws dhe përvec shumë projekteve solo muzikore, ajo bashkëpunoi me artistët më in të shoëbizit shqiptar. Ledri Vula, Dafina Zeqiri, janë vetëm disa nga bashkëpuntorët që realizuan hite të mëdha me Ya Ninan./NOFILT

     

  • Dj First me komentin epik mbi kualitetin e muzikës sot: Muzika nuk ngohet por kqyret

    Dj First me komentin epik mbi kualitetin e muzikës sot: Muzika nuk ngohet por kqyret

    Aktiv tash e shumë vite në skenë si DJ, tashmë dhe një periudhë të gjatë bashkëpunëtore e DJ i artistës Kida, DJ First shprehet i revoltuar ndaj mënyrës së funksionimit të muzikës dhe estradës në vend.

    I ftuar në The Elite Way, DJ First thotë se defekti kryesorë është që ka humbur interesimi i njerëzve për të dëgjuar muzikën, ka ndryshuar kahja dhe publiku vjen për ta parë muzikën dhe jo dëgjuar.

    Për kaq shumë vite në skenë, po ashtu DJ First rrëfen edhe problematikat që mbrëmja të përfundojë mirë dhe pa incidente pasi që sipas tij puna e artistit varët shumë nga gabimet që mund t’i bëjë DJ.

    Ndër të tjera, DJ first është ndër emrat më të njohur dhe më të suksesshëm me performancat e tij.

    Për të parë emisionin e plotë kliko linkun- https://www.youtube.com/watch?v=p4BfbOduyzw&t=837s

  • Dj Gamble: Suksesi i Era Istrefit është momental dhe pahiri

    Dj Gamble: Suksesi i Era Istrefit është momental dhe pahiri

    I ftuar në emisionin The Elite Way në panelin mes emrave të njohur të DJ më të shumtat deklarata mbi artistët, punën dhe sukseset e tyre u zhvillua një dinamikë e diskutimeve. Ku DJ Gamble ka vënë në fokus depërtimin e artistet Era Istrefi.

    Duke e cilësuar si një shpërthim momental dhe krejt pahiri, sipas DJ Gamble Era kishte fatin që përmes këngës BonBon në mënyrë krejt rastësore të fitonte suksesin dhe popullaritetin që gëzon.

    Mes të tjerash, ai tha se Era Istrefi është një artiste me një potencial të jashtëzakonshëm por që defektet në estradën tonë janë për shkak të menagjmenteve.

    Kujtojmë që në studio si i ftuar ishte edhe DJ luckborn i cili aktualisht është DJ i artistes së lartpërmendur, madje i njëjti shprehet i privilegjuar të punojë me të.

    Për të parë emisionin e plotë kliko linkun- https://www.youtube.com/watch?v=p4BfbOduyzw&t=837s

  • Beyoncé i jep leje Kamala Harris për të përdorur këngën ‘Freedom’në fushatat elektorale

    Beyoncé i jep leje Kamala Harris për të përdorur këngën ‘Freedom’në fushatat elektorale

    Beyoncé ka pranuar që Kamala Harris, nënpresidente e SHBA-së dhe kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, të përdorë këngën e saj të njohur ‘Freedom’ në aktivitetet e fushatës së saj.

    Kënga, një himn për lirinë, është pjesë e albumit të saj të vitit 2016 ‘Lemonade’.

    Një burim i afërt me Harris pohoi për CNN se:

    Ekipi i saj mori miratimin nga përfaqësuesit e yllit amerikan për ta përdorur këngën përgjatë gjithë fushatës së saj presidenciale.

    Në fakt, Harris tashmë e shfrytëzoi këngën gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në selinë e fushatës së saj. Sipas CNN, Beyoncé, e cila është e njohur për kontrollin rigoroz mbi muzikën e saj, dha miratimin shpejt për fushatën e Harris kur u kërkua leje për të përdorur ‘Freedom’.

    Këngëtarja deri më tani nuk është se ka treguar mbështetjen e saj për Harris publikisht.

  • Bebe Rexha e lumtur në Prishtinë, takohet me Presidenten

    Bebe Rexha e lumtur në Prishtinë, takohet me Presidenten

    Bebe Rexha duket se po e shijon qëndrimin e saj në Kosovë, konkretisht në Prishtinë.

    Këngëtarja ka ndarë foto të varëseve që përshkruajnë historinë e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një foto me këngëtaren, me mbishkrimin: “Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!”

    ”Kosova është gjithmonë krenare për sukseset e çdo shqiptari, kudo në botë, të cilët shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebe Rexhës është një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet me punë dhe përkushtim.

    Nga data 25 deri më 28 korrik, Prishtina do të presë yjet më të suksesshëm botërorë në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe @beberexha, e cila po vjen për herë të parë në Kosovë”.

    Bebe Rexha ndau edhe foto me stilistin Valdrin Sahiti gjatë ditës së djeshme.

  • Babai i Dua Lipës tregon se a kalon shumë kohë këngëtarja në telefon

    Babai i Dua Lipës tregon se a kalon shumë kohë këngëtarja në telefon

    Në një intervistë, Dukagjin Lipa ka bërë të ditur se Dua Lipa preferon leximin.

    Ai theksoi: “Dua shumë pak kohë kalon në telefon, kemi udhëtime shumë të gjata, të shpeshta. Edhe si fëmijë ka lexuar shumë, në çdo udhëtim, në aeroplan, nga aeroporti në hotel, ajo lexon”.

    Gjithashtu, Dua Lipa shpesh ka treguar dashurinë që ka ndaj librave. Madje në një ceremoni të rëndësishme, “Boooker”, ajo pati rrëfyer për ndikimin e librit të Kadaresë në jetën e saj kreative dhe shpirtërore. Pas kthimit në Kosovë, Dua Lipa pati thënë se leximi i librave si “Kështjella” i Ismail Kadaresë i ndihmoi të zhvillojë aftësitë gjuhësore dhe të përforcojë lidhjen me identitetin dhe prejardhjen shqiptare.

    Ajo tha se përmes leximeve të autorit, ka mësuar për rezistencën e shqiptarëve dhe për angazhimin e tyre në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

    Dua gjithashtu tregoi se dashuria e saj për letërsinë ka qenë një burim frymëzimi për suksesin në botën e muzikës.

  • Hailey Bieber rrëfen distancimin nga prindërit

    Hailey Bieber rrëfen distancimin nga prindërit

    Hailey Bieber ka zbuluar se tani nuk është “shumë e afërt” me familjen e saj.

    Gjatë një bisede me revistën W, e bija e aktorit Stephen Baldëin dhe dizajneres Kennya Deodato Baldëin rrëfeu se tani nuk është aq e afërt me familjen e saj sepse po përpiqet thjesht të shijoj kohën e shtatzënisë me bashkëshortin, Justin Bieber.

    “Nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë moment të jetës sime sepse ndihem se jam shumë e pavarur. Tani jam vet individ, dhe kam ndërtuar familjen time” tha supermodelja 27-vjeçare.

    “Por kur shikoj pas në fëmijërinë time dhe si jam rritur, kam kujtime shumë të shëndetshme, të bukura,” shtoi ajo.

    Duke folur për tre muajt e para të shtatzënisë, Hailey Bieber u shpreh se në fillim të shtatzënisë, ishte shumë emocionale për të.

    Hailey Bieber foli edhe për presionin që ka që nga koha kur është bërë e ditur se është në lidhje me Justin Bieber.

    ‘’Njerëzit më kanë bërë të ndjehem shumë keq për lidhjen e dashurisë time që nga dita e parë’’. “‘Ah, po ndahen.’ ‘Urrejnë njëri-tjetrin.’ ‘Po ndahen.’ Është sikur njerëzit nuk duan të besojnë që jemi të lumtur’’, shtoi ajo.

    Në maj 2023, Hailey Bieber rrëfeu se ka frikë të ketë fëmijë për shkak të mënyrës se si përdoruesit e rrjeteve sociale mund të jenë negative.

    “Unë literalisht qaj për këtë çështje gjithmonë,” tha ajo gjatë një interviste me The Sunday Times. “Ç’do gjë që njerëzit kanë për të thënë për burrin tim apo për mua. Nuk mund të imagjinoj njerëzit që flasin për një fëmijë’’.

    Justin dhe Hailey Bieber filluan të takoheshin në vitin 2016, kurse u martuan në vitin 2018.