ATV

Author: Samir Dalipi

  • Kim Kardashian i dedikon një postim të veçantë Kylie Jenner për ditëlindjen e saj

    Kim Kardashian i dedikon një postim të veçantë Kylie Jenner për ditëlindjen e saj

    Anëtarja më e re e familjes Kardashian/Jenner festoi ditëlindjen më 10 gusht.

    Kylie Jenner mbushi 27 vjeç dhe motra e saj e madhe, Kim Kardashian vendosi ta festonte këtë moment duke postuar disa foto të tyre së bashku ndër vite.

    “Dua të falënderoj universin që më bekoi me një motër kaq të ëmbël sa ti. Budallallëku, mirësia dhe dashuria jote janë dhuratat më të mëdha që mund të kërkoja ndonjëherë”, ka shkruar ajo.

    Përveç festës së ditëlindjes së mbushur me yje sipas storieve në Instagram, vera e Kylie ka qenë e mbushur me aksion. Ajo bëri dy udhëtime në Evropë, duke bërë ndalesa në Itali me fëmijët e saj dhe Spanjë./No Filt

  • Miley Cyrus nderohet me çmim nga Disney për rolin e saj në ‘’Hannah Montana’’

    Miley Cyrus nderohet me çmim nga Disney për rolin e saj në ‘’Hannah Montana’’

    Miley Cyrus u nderua si legjendë e Disney-t të dielën mbrëma dhe e shfrytëzoi momentin për të treguar pak dashuri për ditët e saj në Hannah Montana.

    Në eventin e fansave të Disney D23 në Anaheim, Cyrus ishte një nga 14 të nderuarit e njohur për ndikimin e tyre në trashëgiminë e kompanisë. Miley ishte personazhi kryesor i serisë të Disney Channel për katër sezone midis 2006 dhe 2011.

    “Unë patjetër do të qaj”, tha  ajo.

    Cyrus vazhdoi, “Pak nga gjithçka ka ndryshuar që nga ajo ditë, por në të njëjtën kohë asgjë nuk ka ndryshuar . Unë qëndroj këtu ende krenare që kam qenë Hannah Montana sepse ajo e bëri Miley-n në shumë mënyra. Ky çmim i dedikohet Hanës dhe të gjithë fansave të saj të mrekullueshëm, besnikë dhe të gjithëve që e kanë bërë ëndrrën time realitet.

    Hannah Montana është një serial televiziv amerikan që u transmetua për herë të parë në Disney Channel nga viti 2006 deri në vitin 2011. Ky serial fokusohet në jetën e një adoleshenteje të quajtur Miley Steëart, e cila jeton një jetë të dyfishtë: gjatë ditës është një vajzë normale e shkollës, ndërsa në mbrëmje është një yll i madh i muzikës i quajtur Hannah Montana.

    Në rolin e Miley Stewart/Hannah Montana është Miley Cyrus, e cila është edhe emri i artistit të vërtetë. Seriali shquhet për ngjarjet e tij komike dhe dramatike që ndodhin nga përpjekjet e Miley për të mbajtur sekretin e saj dhe për të balancuar jetën e saj të zakonshme dhe atë të famshme./NO FILT

  • ‘’ Vera me ty’’ nga Yll Limani dhe Dhurata Dora me sukses të madh

    ‘’ Vera me ty’’ nga Yll Limani dhe Dhurata Dora me sukses të madh

    Yll Limani ka ndarë lajmin në Instagram se bashkëpunimi i tij me Dhurata Dorën në EP ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. Këngëtari njoftoi se këngët janë dëgjuar 40 milionë herë dhe vazhdojnë të dëgjohen çdo ditë.

    “40 milionë herë janë dëgjuar dhe po vazhdojnë akoma. Vera me ty po bëhet më e fortë,” shkruan ai në postim.

    EP-ja, e titulluar “Vera me ty,” përmban 5 këngë, të cilat janë realizuar gjithashtu me klipe muzikore.

    Nga këto këngë, “Malli” ka arritur të jetë më e dëgjuara në platformën YouTube.

  • Këto janë aktivitetet që po bëjnë komunat për mërgimtarët, flasin ekskluzivisht kryetarët e (disa) komunave

    Këto janë aktivitetet që po bëjnë komunat për mërgimtarët, flasin ekskluzivisht kryetarët e (disa) komunave

    Mërgimtarët veçse kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë… Në komunat e tyre përkatëse për t’u mirëpritur – ata janë duke u nderuar me një bollëk aktivitetesh, organizuar specifikisht për ta.

    Në emisionin veror “n’mal A n’det”, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se veçse kanë filluar aktivitetet në komunën e tyre, derisa tregoi edhe për kohëzgjatjen.

    “Kemi filluar që nga data 26 korrik me ditët e diasporës që do të zgjasin përafërsisht diku 15 ditë (deri me datën 9 gusht)…”, theksoi Bulliqi.

    Ndërkohë kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, krahas aktiviteteve tregoi se komuna e tyre e ka themeluar edhe departamentin për diasporë.

    “…E kemi themeluar departamentin për diasporë (në kuadër të komunës së Vushtrrisë) që e ka për obligim me u marrë me çdo gjë që lidhet me diasporën, jemi munduar që të krijojmë kushte sa ma të mira që diaspora të ndihet shumë më afër. Edhe ne i kemi filluar ditët e diasporës më 26 korrik…”, theksoi Idrizi.

    Shumë aktivitete me artistë të njohur vendorë por edhe nga mërgata, përmendi edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

    “…Këtë vit kemi pasur aktivitete shumë. Prej datës 25 korrik kemi filluar me një ekspozitë (që është tash në edicionin e dytë me radhë), ku organizimi është kryesisht për artistë nga mërgata. Në këtë vit kanë qenë mbi 40 sosh…”, deklaroi Hyseni derisa përmendi edhe aktivitete të tjera si Stand – up komedi, cirk veror dhe shfaqje të tjera të ndryshme që do të mbahen gjatë ditëve në vijim.

    Në mënyrë të përgjithësuar edhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmendi aktivitetet që komuna e tyre po i bën, për diasporën.

    “…Ne këtë vit startojmë (si çdo vjet) për festën e diasporës (që e kemi me 2 dhe me 3) dhe organizohet në shesh… Mundohemi që mërgimtarëve t’ju krijojmë lehtësira, e kemi zgjatur orarin e punës, kemi lëshuar oborrin e komunës dhe shkollave për parkingje (nuk kanë pagesë)… Gjithashtu mundohemi edhe koncerte që të organizojmë për shkak të tyre…”, theksoi Muharremaj. Ai gjithashtu përmendi se në të ardhmen është në planet e tyre që të organizojnë edhe shkolla për gjuhë (që do t’u ndihmoj mërgimtarëve ta mësojnë gjuhën akoma më mirë)!

    Meqë  datat e “ditëve të diasporës” janë të caktuara, z.Ferizi nga komuna e Vushtrrisë tregoi se kanë pasur ankesa nga mërgimtarët (të cilët nisin pushimet e tyre ndryshe nga datat e festivalit), por ai premtoi se do të vazhdohet sërish pjesa e dytë e festivalit në komunën e Vushtrrisë.

    Për ta shikuar emisionin e plotë “n’mal A n’det” dhe të gjitha intervistat e gjithashtu kuizin dhe lojërat atraktive të këtij emisioni, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Komentuesit i vërsulen banoreve të BBVIP AL: Me siguri keni folur gjithë kohën për Heidin dhe Romeon

    Komentuesit i vërsulen banoreve të BBVIP AL: Me siguri keni folur gjithë kohën për Heidin dhe Romeon

     

    Rike Roci, Erjola Doci, Franceska Murati dhe Roza Lati, kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve për shkak se kaluan pushimet së bashku.

    Ish banoret e BBVIP AL, kishin vendosur të pushojnë në Jug, në bregdetin shqiptar.

    Por, jo të gjithë po munden t’I shohin së bashku, për shkak të grindjeve që kishin brenda lojës me njëra tjetrën.

    ‘’ Me siguri keni folur gjithe kohen per Heidin dhe Romeon se skeni muhabet tjeter’’, ‘’Po @ledjona_xheladinaj pse nuk eshte me ju apo e keni zv me @franceska_murati qe brenda nuk e duronit dot fare’’, ‘’Motrat e Hirushes’’, ishin vetëm disa nga komentet që u bën në fotografinë që ato publikuan.

    Përndryshe, Erjola Doci gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, ajo shpalosi më tepër për jetën e saj personale, duke ndarë historinë e saj të vështirë të përjetimit të dhunës fizike nga ish partneri.

    Roza Lati, pati bërë bujë me rrëfimin e saj se vite më parë ka abortuar një fëmijë, vendim ky që e morri vetë ajo, pa u konsultuar me ish të dashurin. Ajo tregoi se në atë periudhë nuk ishte e gatshme të bëhej nënë dhe u tregua e ashpër me veten.

    Franceska Murati, edhe pse si Miss Londra hyri në big brther, ajo u komentua shumë për veshjet e saj nga markat më luksoze, gjë e cila sic tha ajo, nuk i ka pëlqyer.

    Kurse Rike Roci, si brenda shtëpisë së Big Brother, ashtu edhe jasht, duket se vazhdon të ketë relacione të mira shoqërore me shumë nga banorët./NO FILT

  • Aktorët që refuzojnë të zhvishen në filma

    Aktorët që refuzojnë të zhvishen në filma

    Në qoftë se mendoni se yjet e hollivudit mund të bëjnë gjithcka për para, e keni gabim!

    Aktrimi edhe pse njihet si fushë ekspresive artisitik, ku aktorët shpesh sfidohen të kapërcejnë kufijtë e komoditetit për të sjellë në jetë një personazh, për disa nga ta, paratë nuk janë edhe aq të rëndësishme sa rehatia personale dhe familjare.

    Pra, disa nga yjet e hollivudit, shpesh vendosin kufij pavaresisht parave dhe famës që roli mund t’ua sjellë!

    Dëshira për të qëndruar besnikë ndaj imazhit të tyre publik, bëri që disa nga ta të refuzojnë të zhvishen pranë kamerave, duke thënë se duhet zbuluar talenti, por jo trupi.

    Për shembull, Jessica Alba është e njohur për qëndrime të tilla, e cila ka zbuluar se refuzon plotësisht skena të zhveshjes, sic tha ajo-kjo zgjedhje nuk e ka penguar aspak ngjitjen e saj drejt majave të suksesit.

    Keira Knightley është shfaqur më parë në skena intime në filmat e saj, por në vitin 2021 ajo vendosi të përfshinte në kontratën e saj që të mos aktorjë në filma ku duhet shfaqur lakuriq. Aktorja shpjegoi vendimin e saj për të mos bërë më skena të këtij lloji, veçanërisht me regjisorët burra, e sidomos pasi u bë nënë. “Është pjesërisht kotësi dhe gjithashtu është vështrimi mashkullor. Nuk do të preferoja të qëndroja lakuriq para një grupi burrash”, tha ajo.

    Sarah Jessica Parker, e njohur për rolin e saj në ‘Sex and the City’, kishte një marrëveshje në kontratën e saj që ndalonte lakuriqësinë. Ajo deklaroi se është një person privat dhe jo fort e kënaqur me pamjen e saj fizike.

    Hilary Duff filloi udhëtimin e saj të aktrimit në Disney Channel.Ajo shpjegoi, “Kur marr pjesë në një film, dua të jem vetvetja. Nuk dua të heq pjesën e sipërme ose dicka tjetër. Në Shtetet e Bashkuara, duket se është trendi të mbushësh 18 ose 19 vjeç dhe më pas të heqësh këmishën dhe të bësh diçka të çmendur dhe nuk e di se çfarë vjen më pas’’, tha Hilary Duff.

    Aktorja Jennifer Garner refuzon me vendosmëri idenë e paraqitjes së zhveshur në filma. Garner ka deklaruar, “Unë nuk do t’i heq të gjitha! Jo faleminderit. Bota meriton më mirë. Nuk jam e interesuar,” tha ajo për MTV.

    Blake Lively tha se kur sheh lakuriqësi në filma, gjithmonë shpërqendrohet prej saj.’’ E di që nëse jam duke parë një skenë dhe dikush i ka gjinjtë jashtë, atëherë kjo është gjithçka që shikoj – nuk mund ta bëj. Thjesht nuk mendoj se kjo do të jetë e duhura për mua’’, u shpreh ajo.

    Ka edhe prej aktorëve të cilët nuk duan ta bëjën këtë gjë, sa që Oëen Ëilson, ka zbuluar se në filmin komedi “You, Me and Dupree nuk ishte ai në pjesën e nudos. Në vend të tij, një trup tjetër u përdor për atë skenë të veçantë.

    Neal McDonough u pëjashtua nga seriali televiziv ‘Scoundrels’ brenda vetëm tre ditësh për shkak të mosgatishmërisë së tij për të realizuar skena intime. Aktori ka deklaruar se pas kësaj, nuk mundi të gjente punë për një kohë të gjatë sepse të gjithë mendonin se vendimi i tij, kishte të bënte me fenë. Ai tha se me të vërtetë është fetar dhe përvec Zotit,mendoi edhe për familjen dhe në fund për veten. Ai tregoi se e kishte të vështirë për disa vite të gjente punë.

    Këta ishin vetëm disa nga yjet e hollivudit që refuzuan të shfaqen nudo në filma , të cilët shpesh e tregojnë këtë vendim në mënyrë që ta qartësojnë se prapëseprapë patën suksese të mëdha./NO FILT

     

  • Harroni gratë, këta janë burrat e Hollywood-it me botox

    Harroni gratë, këta janë burrat e Hollywood-it me botox

    Ryan Gosling, 42 vjeç, dhe Bradley Cooper, 49, së fundmi kanë shkëlqyer në tapetin e kuq në ngjarje të mëdha. Ata jo vetëm që u shquajtën për nominimet e tyre, por edhe për freskinë e tyre dhe bukurinë rinore. Sipas kirurges estetike Dascha Berek, të dy aktorët u vunë re në natën e Oskarit për ndërhyrjet në fytyrat e tyre.

    “Fytyra e Ryan Gosling paraqet efektin ‘Pilloë face’,” shpjegoi ajo, një fenomen që ndodh kur injektohen sasi të mëdha të materialeve mbushëse, duke rezultuar në buzë dhe faqe të mëdha, të cilat duken të panatyrshme. Fansat në rrjetet sociale diskutuan për pamjen në Oscar të Gosling që ishte e dukshme e përmirësuar, duke theksuar se ai dukej më i hollë dhe më i tonifikuar.

    Berek vuri re: “Mollëzat e Goslingut duken të plota dhe vija e nofullës është shumë e konturuar. Rrudhat e ballit mund të mos jenë trajtuar qëllimisht me një relaksues muskulor, ose janë trajtuar në mënyrë shumë të delikat për të ruajtur një shprehje më natyrale të fytyrës, e cila është veçanërisht e rëndësishme për aktorët.”

    Sidoqoftë, Berek i konsideroi procedurat të cilat Gosling ka ndërmarrë si jopërputhëse me rezultatin që ka arritur: “Përpjekjet kundër plakjes, fatkeqësisht, kanë çuar në një pamje të joharmonishme dhe të paqëndrueshme. Faqet e tij duken tepër të mbushura, duke e bërë atë të duket sikur është pak i fryrë”.

    Bradley Cooper, nga ana tjetër, duket të ketë një menaxhim më të mirë të shprehjeve të fytyrës në krahasim me Gosling. Fytyra e Cooper thekson më shumë metodat relaksuese dhe forcuese, dhe më pak mbushjen. Berek theksoi se përdorimi i kujdesshëm i acidit hialuronik ose një ngritje e fytyrës mund të jenë elementë të strategjisë së tij për kujdesin estetik.

    Tashmë dihet se Bradley Cooper shpenzon rreth 45,000 euro për trajtimet e fytyrës së tij çdo muaj. Ai i përkushtohet kujdesit të fytyrës pothuajse çdo ditë, duke përfshirë maskat e fytyrës dhe avullimin e rregullt, të cilat dyshohet se i japin lëkurës një pamje të pastër. Gjithashtu ai kujdeset për vetullat e tij dy herë në javë.

    Në vite të fundit, ekspertë të tjerë të bukurisë kanë deklaruar se yjet meshkuj, si Joe Jonas dhe Christian Bale, janë gjithashtu përdorues të Botox-it. Ndërkohë, një ekspert bukurie konfirmoi që hunda e Zac Efron, i cili tani është 36 vjeç, po bëhet më e hollë me kalimin e kohës dhe avancimin e karrierës së tij. Për më tepër, u zbulua se Efron ka përdorur mbushëse në të gjithë fytyrën./NO FILT

     

  • Edicioni i 97-të i Oscars sjell disa risi

    Edicioni i 97-të i Oscars sjell disa risi

    Më 11 mars 2024, Oscar përfundoi me shumë çmime për “Oppenheimer”dhe tani Akademia e Artit dhe Shkencës së Filmit (AMPAS) po shikon përpara në mënyrë që vitin e ardhshëm të bëhen disa ndryshime.

    Ndryshimet kryesore janë bërë në kategorinë “Muzika më e mirë për Filma”. Në listën e shkurtër për këtë çmim do të jenë tani 20 filma në vend të 15. Zgjedhja do të bëhet publike në dhjetor 2024 dhe pesë nominimet përfundimtare do të shpallen më 17 janar 2025.

    Në kategorinë “Muzika më e mirë” do të ketë tani më shumë statuja Oscar për t’u fituar. Deri më tani, disa kompozitorë duhet të ndanin një statujë nëse ishin vlerësuar së bashku. Kjo i përket rastit të Jon Batist , Trent Reznwr dhe Atticws Ross , të cilët fituan së bashku për filmin “Soul”. Nga viti 2025, deri në tre persona mund të marrin secili statujën e tyre.

    Si grup do të njihen vetëm orkestra klasike. Për shembull, Son Lux, që ishte nominuar në 2023 për muzikën e filmit “Everything Everyëhere All At Once” do të duhet të ndajë një Oscar së bashku edhe në vitin 2025.

    Nga viti i ardhshëm, një film mund të nominohet njëkohësisht si “Dokumentari më i mirë” dhe si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Çmimi wrving Thalbwrg, i cili nuk jepet rregullisht për të vlerësuar jetën dhe karrierën e një prodhuesi, do të ndryshojë. Në të ardhmen, ai do të jepet në formën e një statuje klasike Oscar dhe jo më si busti i wrving Thwlberg.

    Një kategori e re nuk do të prezantohet deri në Oscar 2026, ku për herë të parë do të jepet një çmim për “Casting-un më të mirë”. Ky do të jetë çmimi i ri i rregullt i parë që kur u prezantua Oscar për “Filmin më të Mirë të Animuar” në vitin 2001.

    Kandidatë për disa nominime në Oscar 2025 përfshijnë “Dun 2”, filmin “Kinds Of Kindness” nga Yorgos Lantimos , si dhe vazhdimi i “Joker”./NO FILT

  • Presidentja Osmani ia dorëzoi medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit Oda

    Presidentja Osmani ia dorëzoi medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit Oda

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave Rock Grupit Oda për promovimin e vlerave muzikore si pjesë e gjeneratës së artë të rockut në Kosovë.
    Në emër të grupit, Medaljen e ka pranuar z. Dukagjin Lipa, i cili e ka falënderuar Presidenten Osmani për dekoratën.
    Presidentja Osmani ka theksuar se Oda, sikurse edhe grupe të tjera të viteve të 80-ta, ishin jo vetëm interpretues, por edhe katalizatorë të ndryshimeve shoqërore.
    “Muzika e Odës është emblemë e identitetit kulturor dhe krenarisë për Kosovën. Krijimtaria muzikore e tyre vazhdon të jetë dëshmi e fuqisë transformuese të artit në kohë dhe periudha të ndryshme duke u shndërruar po ashtu në një mjet rezistence”, ka theksuar Presidentja Osmani.
    Ndryshe, Medalja Presidenciale grupit Oda i është ndarë një vit më parë në një ceremoni në të cilën janë nderuar edhe rock grupe të tjera të asaj periudhe, sikurse edhe institucione e personalitete të tjera, të cilat kanë kontribuar ndër vite.
    Vlenë të theksohet se kjo ceremoni u mbajt në prag të fillimit të Sunny Hill Festival. Në pamundësi për të qenë prezente për shkak të agjendës ndërkombëtare, Presidentja Osmani e përgëzoi z. Lipa, Dua Lipën dhe Sunny Hill Foundation për punën e shkëlqyer duke i uruar që ky edicion të jetë një tjetër sukseses i jashtëzakonshëm.
  • A do të këndojë Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris?

    A do të këndojë Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris?

    Celine Dion thuhet se do të rikthehet në skenë me një performancë gjatë Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Ikona kanadeze është parë në kryeqytetin francez, ku besohet se po qëndron në të njëjtin hotel me Lady Gaga, e cila gjithashtu përflitet se do të performojë gjatë ceremonisë së së premtes (26 korrik).

    Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kjo do të ishte performanca e parë e Celine që do ngjitet në skenë pasi njoftoi për betejën e saj me sindromën e personit të ngurtë. Një gjendje e rrallë neurologjike për të cilën ajo e hapi për herë të parë në dhjetor 2022, pasi u detyrua të anulonte ‘Tourin Botëror të guximit’ dhe rezidencën e planifikuar në Las Vegas.

    Këngëtarja ka folur së fundmi për gjendjen e saj në dokumentarin e ri ‘I Am: Celine Dion’, në të cilin shihet duke u shpërthyer në lot teksa tregon se sa shumë i mungon të performojë live. “Po punoj shumë çdo ditë, por duhet ta pranoj, ka qenë një luftë”, rrëfen ajo në dokumentar.

    “Më mungon shumë. Njerëzit, më mungojnë ata. Nuk është e vështirë të bësh një shfaqje, e di. Është e vështirë të anulosh një shfaqje’’, u shpreh ajo.