ATV

Author: Samir Dalipi

  • “Nëse nuk më njeh, mos më paragjyko!” – Pse shqiptarët paragjykojnë?

    “Nëse nuk më njeh, mos më paragjyko!” – Pse shqiptarët paragjykojnë?

    Paragjykimet janë bërë pjesë e pashmangshme dhe të zakonshme në ditët e sotme.

    Andaj, kjo temë u trajtua në edicionin e së hënës në LIBERO.

    Të ftuarit në studio dhe përmes lidhjeve të drejtpërdrejta  diskutuan për shkaqet dhe pasojat që kanë paragjykimet. Madje, u vlerësua se cila kategori e njerëzve bëjnë paragjykime dhe kush i paguan faturat.

    Një hapësirë e veçantë ju dha mënyrës se si  paragjykojmë dhe me çfarë lloj paragjykimesh përballemi specifikisht, ndër to edhe për dallimet  ose jo mes shqiptarëve.

    Diskutimet për  paragjykimet rajonale u ritheksuan nga folësit. Ndër të tjera, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Tirana, aktivistja Ina Klloçaku pohoi se paragjykimet janë pjesë e shoqërisë shqiptare. Ajo theksoi se aspekti socio-kulturor i këtij fenomeni riformulohet nga përditshmëria, familjet dhe mediat.

    Për dallimet dhe paragjykimet mes shqiptarëve nga aktivistja solli në diskutim edhe ndikimin e  kulturave evropiane.

    Në aspektin shkencor, psikologu Dorjan Krasniqi shpjegoi se paragjykimet janë qëndrime të palogjikshme apo të pa bazuar në fakte.

    “ Sterotipet dhe paragjykimet mund të ngatërrohen. Sa janë të përafërta ato kanë edhe dallimet e tyre. Sterotipizimi është më shumë kur në një grup njerëzish i vendosim në të njëjtën llupë, i përgjithësojmë ndërsa paragjykimet ndodhin kur ne  përballemi direkt me rastin apo individin dhe fillojmë të krijojmë ide jo të logjikshme për ta “, u shpreh ai.

     

    Ndërkaq, një këndvështrim tjetër mbi këtë aspekt, e pati profesori universitar dhe shkrimtari Jeton Kelmendi i cili tha se nuk ekzistojnë dallime esenciale.

    “Nuk jemi dy popuj, jemi një popull i ndarë në dysh, dhe është e natyrshme të kemi paragjykime, por që janë në rënie drastike, sepse nuk kemi dallime të theksuara”, tha ai.

    Megjithatë nga Maqedonia e veriut kontribut dha edhe gazetarja Liridona Vejseli, e cila solli në pah që paragjykimi më i theksuar në atë rajon është praktikimi i fesë.

    Sipas saj, ligjëruesit e fesë duhet të kontribuojnë përmes ligjëratave fetare, të ndihmojnë në vetëdijesimin e shumicës se paragjykimet janë të dëmshme dhe nuk duhet të karakterizojnë shqiptarët dhe mentalitetin e tyre.

    Një sferë tjetër ku shoqëria ballafaqohet me paragjykimet mbetet edhe ajo e mediave, sidomos vrulli dhe ndikimi i rrjeteve sociale në vënien në sipërfaqe të opinioneve të tilla për grupe të caktuara dhe komunitetet e ndryshme.

    Në shoqërinë kosovare, edhe sipas të ftuarve, gratë vazhdojnë të jenë target kryesor i paragjykimeve në suaza gjinore, personale dhe profesionale.

    Edhe psikologia Vlera Bokshi Ukmata  foli për komentet në rrjete sociale, se si ato krijojnë një pasqyrë joreale mbi faktet dhe vlerat e individëve.

    “Personazhet aktiv në media, influencerët, duhet të kenë kujdes në atë që publikojnë, sepse ndikimi është jashtëzakonisht I madh, sidomos në shëndetin mendor të shikueseve apo lexueseve që iu servohen informacione, shpeshherë jo të sakta, e që ndikojnë në shëndetin mendor, sidomos në rastet kur prekin pozicionimet e tyre në shoqëri”, tha mes tjerash ajo.

     

    E në aspektin personal, gazetarja Anjeza Gubetini  ndau raste mbi faktin se si është paragjykuar. Ajo tregoj që shpesh paragjykimet lidhen me profesionin që e bën, veshjen apo paraqitjen.

    Sipas të dhënave ndërkombëtare, paragjykimet janë prezente në çdo shoqëri dhe civilizim, e ndër top 10 paragjykimet mbetet edhe ai për nacionalizmin, si pjesë përbërëse e identitetit të një populli dhe ndërtimit të përgjithshëm të tij. Ndërsa në aspektin social dhe kulturor, racizmi, barazia gjinore  religjioni, seksizmi, komunitetet pakicë, mbesin ende “territoret” më të prekura nga paragjykimet , e që kalojnë në veprime diskriminuese në disa aspekte jetësore, duke përfshirë diversitetin në bashkëjetesën kolektive.

  • Ledri Vula dhe Rina Zaiti kapen mat në pushime në Shqipëri

    Ledri Vula dhe Rina Zaiti kapen mat në pushime në Shqipëri

    Reperi Ledri Vula është kapur mat gjatë pushimeve në “Folie Marine” me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti.

    Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

    Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

    Burime për Anabel tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin.

  • Noizy reagon për humbjen e ndjekësve të Mozzik në Instagram

    Noizy reagon për humbjen e ndjekësve të Mozzik në Instagram

    Reperi i njohur Noizy ka reaguar me ironi lidhur me llogarinë e Mozzik në Instagram. Mozzik, i cili më parë kishte 2.1 milionë ndjekës në platformë, ka humbur një pjesë të madhe të tyre, duke i rënë numri në 1.8 milionë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Noizy ka komentuar duke shkruar: “Paguni jepjani paret hackerat qe ju kan shtu folloëers se jau hoqen folloëersat o quna”.

    Mozzik ende nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me humbjen e ndjekësve, por ka vazhduar të postojë momente nga jeta e tij personale.

  • Kendrick Lamar do të performojë në Super Bowl të këtij viti

    Kendrick Lamar do të performojë në Super Bowl të këtij viti

    Është konfirmuar që reperi i njohur Kendrick Lamar do të performojë në ngjarjen më të ndjekur në Amerikë, shfaqjen e ndërprerjes në Super Bowl LIX.

    Kendrick Lamar do të performojë për herë të dytë në këtë event madhështor, por për herë të parë do të jetë artisti kryesor në këtë event.

    Reperi 37-vjeçar nga Compton është i njohur si një nga tekstshkruesit më kreativë në zhanrin hip-hop. Në vitin 2018, ai u bë artisti i parë hip-hop që fitoi Çmimin Pulitzer për muzikë.

    Përndryshe, artistë si Rihanna, Usher, Beyonce, Rolling Stones dhe Bruce Springsteen janë ndër artistët e tjerë të mëdhenj që kanë performuar në këtë ngjarje sportive.

    Super Bowl është ngjarja më e madhe sportive në SHBA, duke tërhequr dhjetëra miliona shikues, si dhe duke u transmetuar në të gjithë botën.

  • Vjosa Malokaj-Mala, aktorja kosovare pjesë e serialit në Netflix

    Vjosa Malokaj-Mala, aktorja kosovare pjesë e serialit në Netflix

    Aktorja kosovare Vjosa Malokaj Mala që tash e disa vite jeton në Kanadë, do të jetë pjesë e një seriali kanadez që shumë shpejt do të shfaqet në Netflix.

    Si e ftuar në emisionin Libero në ATV, Vjosa shpalosi detaje nga kjo eksperiencë, e cila po i hap rrugë në karrierën e saj ndërkombëtare.

    Ajo tregoi që pas shumë audicioneve që kishte marr pjesë në produksione të ndryshme (në 150 prej tyre sosh), asaj iu dha një rol në serialin e zhanrit komedi, për të cilin janë xhiruar 8 episode.

    Pas këtij debutimi, Vjosa tashmë është pjesë e njërit prej agjencioneve më të mira në Kanadë, atë të Trisko Talent Management, nga i cili menaxhohet dhe do të punoj në projekte të tjera filmike.

    Vjosa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e disa reklamave, shfaqjeve televizive dhe filmave të shkurtër në vendlindjen e saj. Njëra ndër përformancat e saja artistike, aktorja theksoi atë të solo-shfaqjes me temën e Rozafatit, me të cilin ajo mori pjesë në festivalin “The One Festival” në New York.

    Për ta shikuar intervistën e plotë të Vjosa Malokaj Mala, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Teologu Mustafë Bajrami shprehet kritik kur flet për ndërrimin e fesë

    Teologu Mustafë Bajrami shprehet kritik kur flet për ndërrimin e fesë

     

    Mustafë Bajrami ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” dhe ka reaguar rreth çështjes së konvertimit të disa personave nga feja myslimane në atë katolike.

    Njohësi i fesë myslimane, ndonëse pohoi që e drejta për përkatësi fetare i takon secilit individ dhe se është një çështje personale, ai nuk pajtohet me deklaratat dhe diskutimet që po zënë vend përmes rrjeteve sociale se ky grup i caktuar i qytetarëve po kthehet në fenë e të parëve.

     “Nuk ka gjë ma alogjike… Nëse po themi se “po kthehemi në fenë e të parëve tanë” atëherë po i bije se po bëhet thirrje që të kthehemi në fenë tonë të ilirëve që ka qenë pagane dhe zoti kryesor ka qenë dielli”, potencoi Bajrami.

    Ai tha që kjo përpjekje është jo logjike dhe po të ishte kjo arsyeja, do të ishte e pakuptimtë, sidomos për kohën që po jetojmë mes shkencës, nivelit intelektual dhe zhvillimit kulturor.

    Teologu gjithashtu bindshëm tha se e konsideron si një thirrje për sulme që po i bëhet besimtarëve të përkatsisë islame, për të shkaktuar turbulencë e përqarje.

    Sipas tij, kjo ka të bëj edhe me politikën dhe përpjekjet serbe për të ngacmuar dhe ndërhyrë në njërën nga vërtytet tona të lashta që është tolerancë fetare.

    Për të shikuar intervistën e plotë të Mustafë Bajramit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Përplasjet, keqkuptimet dhe intervistat virale të mërgimtarëve gjatë sezonit të verës

    Përplasjet, keqkuptimet dhe intervistat virale të mërgimtarëve gjatë sezonit të verës

    Diaspora kosovare e shpërndarë në shumë vende të Evropës dhe me tej, ka një ndikim të rëndësishëm në Kosovë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në zhvillimin kulturor.

    Raportet e diasporës me vendin e origjinës janë shpesh të ndikuara nga dallimet në perspektiva, në mënyrën e jetesës dhe parimeve që i përfaqësojnë.

    Në  edicionin e parë  të sezonit të ri të emisionit “Libero” u trajtua pikërisht tema e rolit të diasporës në shoqërinë kosovare.

    Një prej dallimeve kryesore që vihet në pikëpyetje është ai se “A jemi ne ata dhe a janë ata ne?”.

    Gazetari Viktor Buzhala ishte njëri nga të ftuarit e këtij edicioni i cili tregoi që diaspora ka rol të veçantë në ekonomi, por që sipas tij duhet të ndikoj po ashtu edhe në aspektin e civilizimit.

    “Diaspora është shpirti i ekonomisë tonë. Por, çka pritet prej diasporës? Nga diaspora pritet që kur të vijnë këtu, na të importojmë nga ata civilizim, domethënë një qytetar i yni që jeton në Gjermani, le të vjen dhe të sillet si gjerman e të na tregon pak kulturë gjermane këtu, e jo e kundërta”, u shpreh ai.

    Ai theksoi po ashtu që është e çuditshme se si qytetarët evropian shfrenohen dhe nuk tregojnë civilizim gjatë qëndrimit në Kosovë.

    Kultura e diasporës është shpesh më e ndikuar nga ambienti ku ata jetojnë, duke krijuar një identitet të përzier që ndonjëherë nuk përputhet plotësisht me atë të Kosovës. Kjo gjë ka kontribuar në mënyrë që disa emigrantë të ndjejnë se ata janë “të huaj” në vendin e prejardhjes. Por në anën tjetër, shumica e familjeve emigrante janë të lidhur ngushtë me Kosovën përmes ruajtjes së traditave dhe kulturës së përgjithshme që na karakterizon si popull.

    E pikërisht kjo po i bën ata shpeshherë të shquhen si mbajtës së zakoneve tradicionale. Kjo shihet qartë gjatë sezonit veror kur ata zgjedhin që pushimet e tyre vjetore t’i kalojnë në Kosovë.

    Ndonëse ky komunitet dhe ardhja e tyre këtu ka  kontribuar historikisht në zhvillimin ekonomik të vendit, mërgimtarët shpesh hasin vështirësi në përshtatjen me ndryshimet e shpejta sa i përket zhvillimit intelektual dhe kulturës moderne që po ndodhin në Kosovë dhe lenë vend për keqkuptime mes diasporës dhe vendaseve.

    Kjo ndonjëherë krijon një ndjesi tensioni duke nxitur më tej përplasje të panevojshme.

    Raportin dhe keqkuptimet mes të dyjave palëve, Fjolla Hajrizaj e ftuar në ketë diskutim i sheh si çështje të cilën kontribuojnë pikërisht të dyja palët. Sipas saj këto keqkuptime ndodhin sepse ne i japim hapësirë, duke harruar të fokusohemi në mbajtjen e raporteve të mira.

    “Nëse ne i lëmë hapësirë më shumë mallit dhe dashurisë që kemi ndaj tyre, falënderimit dhe mirënjohjes për kontributin që ata e japin tek ne,  i lënë keqkuptimet në rend të dytë. Është viti 2024, nuk duhet të ndeshemi me probleme si “ I thash e më tha” sepse tregojnë shumë për neve si popull. Tash na është ofrua mundësia që  mundemi me shku me e pa jetën që po e bëjnë ata, storjet nuk janë më të një-anshme , tash mund ta kemi një pikturë më të qartë se si jetojnë, si janë ata në raport me kulturën e vendit pritës, sa nga ajo kulturë na sjellin neve dhe sa ata marrin ata nga kultura jonë, qysh ne e plotësojmë njëri-tjetrin në këtë mozaik”, tha mes tjerash Hajrizaj.

    Ndërkohë, ekonomisti Safet Gërxhaliu theksoi se vitet e fundit po shihet një frymë e re e avancimit të individëve që jetojnë në vendet evropiane.

    “Unë për vete, kur shkoj sot nëpër universitete evropiane, nëpër banka në Zvicër, nëpër kompani të sigurimeve, spitale, është krenari t’i dëgjosh dhe kontaktosh me shqiptarët. Këta njerëz janë përshtatur me ambientin ku jetojnë dhe definitivisht ta zbardhin ftyrën, por në anën tjetër, kur janë në Kosovë, rrethi i tillë ndikon në sjelljen e tyre”, theksoi Gërxhaliu.

    Gjatë këtij emisioni u diskutua edhe për hapësirën mediale që po i jepet diasporës gjatë sezonit të verës, me ç ‘rast shumë deklarata të thëna nga vet qytetarët që vijnë nga diaspora, po bëhen shumë të klikuara dhe po (keq)interpretohen nga mediat.

    E për këtë çështje ka reaguar Mirjeta Dervishi, e cila ka vite që jeton jashtë Kosovës. Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Gjermania gjatë transmetimit të emisionit, në diskutim me të ftuarit në studio, ajo tha se (mërgimtarët po shfrytëzohen për klikime dhe po bëhet një padrejtësi në trajtimin e tyre, të cilët shkaku i mos njohjes së gjuhës po bëhen pre e meme-ve në rrjetet sociale.

    Për të shikuar emsionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Arta Nitaj largon dyshimet, publikohet fotografia e parë e saj gjatë shtatzënisë

    Arta Nitaj largon dyshimet, publikohet fotografia e parë e saj gjatë shtatzënisë

    Arta Nitaj e cila ishte tejet aktive në rrjetet sociale, është larguar prej muajsh nga sytë e publikut, duke ngjallur kureshtjen e ndjekësve të saj. Pas një periudhe të gjatë që u distancua , u publikua një foto që duket qartë se Arta është shtatzënë, por ende nuk dihet identiteti i partnerit të saj.

    Përndryshe, thuhet se Arta Nitaj ka kohë që është shpërngulur në Tiranë për të jetuar.

  • Si e përjetoi Jennifer Lopez ndarjen nga Ben Affleck?

    Si e përjetoi Jennifer Lopez ndarjen nga Ben Affleck?

    Jennifer Lopez thuhet se është duke e përjetuar rëndë divorcin e saj me Ben Affleck.

    Këngëtarja dorëzoi kërkesën për divorc, pavarësisht se nuk donte të përfundonte martesën e tyre dyvjeçare.

    Pas përfundimit të romancës së tyre të pafat, burimet për People thonë se Lopez është “e mërzitur dhe e zhgënjyer” me regjisorin e Hollyëood-it, veçanërisht pasi ai e filloi ribashkimin e tyre. “Kjo e ka prekur shumë,” tha një burim për People në lidhje me këngëtaren e hitit “Love Don’t Cost a Thing”. “Ajo është shumë e mërzitur dhe e zhgënjyer me Ben.”

    Burimi shtoi se këngëtarja nuk ndihet rehat duke jetuar në rezidencën e tyre luksoze prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, të cilën çifti e bleu së bashku në maj.

    “Ajo dhe Ben e blenë shtëpinë për të gjithë familjen. Ajo është shumë e madhe për të dhe është plot me shumë kujtime gjithashtu,” shtoi burimi.

    Ndërsa Lopez nuk është parë në publik që nga lajmi i divorcit të çiftit, Affleck është parë disa herë në Los Angeles.

    “Ajo nuk donte divorc. Ajo dëshironte të gjente një zgjidhje. Ata e duan njëri-tjetrin. Jennifer nuk është tipi që dorëzohet lehtë. Ka qenë pothuajse torturë për të që të presë.”

    Lopez dhe Affleck provuan lidhjen për herë të dytë në vitin 2021 pasi anuluan fejesën e tyre në fillim të vitit 2000.

    Ata u martuan në Las Vegas në korrik 2022, një muaj para se të organizonin ceremoninë e tyre të dasmës në Georgia.

    Ndërsa çifti nuk kanë fëmijë së bashku, ata kanë familjet e tyre nga martesat e mëparshme.

    Lopez ka binjakë 16-vjeçarë, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka vajzat Violet, 18 vjeç, dhe Seraphina, 15 vjeç, dhe djalin Samuel, 12 vjeç, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

  • Arsyet pse Mariah Carey kishte një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të ndjerë

    Arsyet pse Mariah Carey kishte një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të ndjerë

    Këngëtarja Mariah Carey bëri të ditur së fundmi se nëna dhe motra e saj kanë vdekur në të njejtën ditë.

    Mariah Carey thuhet se nuk kontaktoi kurrë me motrën e saj të ndjerë, Alison Carey, pavarësisht se e dinte që mund të vdiste këto muaj të fundit. Miku i ngushtë i Alison, David Baker, ka pohuar se këngëtarja asnjëherë nuk e kontaktonte motrën e saj më të madhe.

    “Një telefonatë ose, më mirë akoma, një videotelefonatë do të kishte shumë kuptim për Alison. Por nuk ndodhi asnjëherë”, tha Baker.

    Mariah Carey ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me motrën e saj të madhe, Alison Carey prej shumë kohësh.

    Në autobiografinë e saj “The Meaning of Mariah Carey,” ajo përshkruan një marrëdhënie të vështirë dhe plot konflikte me Alison. Mariah Carey e përshkruan motrën e saj si një person që ka bërë përpjekje për të shfrytëzuar famën dhe pasurinë e saj për interesa personale, dhe që ka pasur sjellje të dëmshme ndaj saj gjatë viteve.

    Këto përvoja të vështira kanë ndikuar që Mariah Carey të distancohet nga Alison për të mbrojtur veten. Mariah ka folur publikisht për këto çështje, duke thënë se ndonjëherë është e nevojshme të largohesh nga njerëz, edhe nëse janë familjarë, për të ruajtur shëndetin mendor dhe emocional.