ATV

Author: Samir Dalipi

  • A ka bërë Dua Lipa ndërhyrje estetike?

    A ka bërë Dua Lipa ndërhyrje estetike?

    Dua Lipa asnjëherë nuk ka folur publikisht për ndërhyrje estetike. Kirurgët plastik theksojnë se, nëse transformimi i saj është rezultat i operacioneve plastike, ato janë realizuar me mjeshtëri të madhe dhe shumë kujdes. Sipas tyre, qëllimi i kirurgjisë estetike moderne është përmirësimi i tipareve të fytyrës pa ndryshuar natyrën apo karakterin e pamjes së një personi.

    Një kirurg plastik nga Brazili ka bërë krahasim të fytyrës së Dua Lipës në fillimet e karrierës së saj me atë të viteve të fundit.

    Sipas tij,disa procedura estetike që këngëtarja ka bërë janë vetulla më të ngritura dhe të hapura, pra do të thotë që vetullat janë ngritur më lart se pozicioni i tyre natyral, duke i dhënë një pamje më të freskët dhe të hapur fytyrës. Kjo mund të arrihet me një procedurë të quajtur lifting endoskopik, e cila përfshin ngritjen e indeve në zonën e ballit dhe vetullave.

    Forma e qepallave tek këngtarja sipas tij është më e thellë në një mënyrë që i jep syrit një pamje më të madhe ose më të hapur. Ndërhyrja e këtyre quhet blefaroplastia, pra për të përmisuar pamjen e syve, duke hequr lëkurën ose yndyren e tepërt nga qepallat për një pamje më të freskët dhe rinore.

    Hunda e Dua Lipës thuhet se është e bërë sepse është më e drejtë. Por, në rastin e saj, meqenëse është një ndryshim I hundës më I butë, mbushja me acid hialuronik mund të jetë realizuar.

    Buzët e saj janë më të plota dhe kanë një formë më të definuar, gjë që mund ta ketë përdorur gjithashtu acidin hialuronik për t’i dhënë më shumë volum.

    Në fëmijëri dhe adoleshencë, fytyra e Dua Lipës ishte ovale. Natyrshëm, ajo ka faqe të plota dhe pjesën e poshtme të fytyrës më të gjerë. Megjithatë, kur është e grimuar nga profesionistët dhe fotografuar në mënyrë të përshtatshme, mollëzat e saj theksohen më shumë dhe forma e mjekrës duket ndryshe. Faqet e saj janë më të holla në fotot e viteve të fundit prandaj ka shumë gjasa që nuk janë rezultat i një operacioni por vijnë nga një humbje e peshës dhe përdorimi i make-up-it për të theksuar zonën e mollëzave./ NO FILT

     

  • Epoka e influencuesëve – pagesat e “majme” në rrjete sociale

    Epoka e influencuesëve – pagesat e “majme” në rrjete sociale

    Puna si  influencer (ndikues), ndonëse ende ka dilema se a cilësohet si profesion apo jo, trendi i tyre ka vërshuar edhe terrenin kosovar të marketingut online, përmes rrjeteve sociale.

    Temë diskutimi ishte edhe të hënën në emisionin Libero në ATV, ku mes tjerash u fol edhe për kulturën dhe botën e influencerëve, e në veçanti u potencua edhe për përfitimet monetare që vijnë si rrjedhoj e bashkëpunimeve mes influencerëve dhe kompanive që zgjedhin të reklamojnë përmes tyre.

    Në një lidhje direkte, influencerja nga Tirana, Vivien Thano, foli për çmimet që qarkullojnë në këtë treg, në bazë të asaj që ofrojnë.

    “Shembull, si tip pakete e cila mund të përfshijë 4 stories dhe një post në feed ( flasim për platformën Instagram) mund të shkoj si pagesë nga 500-700 euro(min) deri në 1 mijë e tutje. E poashtu, ka raste kur influenceri/ja bën një reklamë në vlerë4000-5000 euro dhe në këmbim përfiton shërbime apo produktenë atë vlerë monetare nga kompania”, u shpreh Vivien.

    Prezenca e hovshme në rrjete sociale, edhe në Kosovë, ka ndikuar që shumë kompani të kalojnë tek ky model, e poashtu të shihet si një strategji efikase për bizneset ose kompanitë të cilët kanë mundësinë të përzgjedhin target-grupin e blersëve apo konsumatorëve të tyre.

    E kjo, fal figurave që ofrojnë përmbajtje konstante online dhe kanë ndikim në audiencë (tek ndjekësit e tyre).

    Për të ndjekur më shumë këtë diskutim, ndiqni emisionin e plotë:

  • A është e rrejshme jeta e influencuesëve?

    A është e rrejshme jeta e influencuesëve?

    Në valën e trendëve dhe botës virtuale, një profesion i ri ka zë vend në fushën e marketingut online dhe figurave që janë kthyer në imazhe të cilët i shohim në platformat si Tik-tok, Instagram, Facebook e Youtube.

    Influencerët dhe ndikimi i tyre në perceptimin e të rinjëve mbi stilin e jetës ka bërë që kjo të krijoj një presion shoqëror për tu përputhur me standardet e përcaktuara nga ata.

    A është kjo jeta reale e tyre apo është ajo se çka këta influencues zgjedhin të prezantojnë, u debatua edhe në emisionin Libero.

    Sipas Gazetares, Argnesa Abdixhiku, ajo se çka i paraqitet audiencës përmes publikimeve në rrjete sociale, nuk është gjithmonë reale dhe po krijon iluzion tek të rinjtë.

    Kjo po krijon pakënaqësi me sfidat e përditshme në procese të ndryshme në jetë.

    “ Jeta joreale, po shkakton presion shoqëror, pakënaqësi të mëdha, luksi i madh i jetës, shfaqja e kësaj jete në rrjete sociale krijon bindjen tek masa dhe të rinjtë të cilët po infuencohen shumë, kjo mund të vërehet edhe prezenca e moshës së re në platformën tik-tok, duke prezentuar apo promovuar produkte dhe shërbime të cilat janë joreale dhe shpeshherë të dëmshme për konsumimin e tyre” shtoi Argnesa.

    Semra Ajeti përcolli mesazh për publikun rreth kësaj dukurie, sidomos për adoleshentët dhe rastet e rënda (deri në vetëvrasje)  si rrjedhojë e përjetimeve si; bullizmi, dëshpërimi apo ndikimi online.

    “ Ajo që do të thoja për ata që po na ndjekin është se, të gjithë jemi ndonjëherë nervoz, të gjithë kemi momente që nuk jemi të lumtur apo nuk marrim vëmendje ashtu siç ne dëshirojmë dhe jo gjithmonë në rrjetet sociale e tregojmë realitetin. Prandaj, mos u fokusoni në atë se çka shihni në rrjete sociale, duajeni vetën, dhe mos besoni gjithçka që shihni në këto platforma” deklaroj Semra, si gazetare e po ashtu edhe si një influencere e cila re-prezanton një lifestyle estetik në rrjetin e saj në Instagram.

    Nga një këndvështrim tjetër, po e sheh këtë fakt Kaltrina Mikushnica, si figurë e mediave dhe  influencere.

    Ajo pohoj që personalisht publikimi i përmbajtjeve pozitive si dhe ngjarjeve të përditshme, ka ndikuar që të krijohet një marrëdhënie reale dhe të fitohet besueshmëria edhe te kompanitë (në rastin e reklamimit të produkteve) edhe tek audienca e saj online.

    Për të parë më shumë rreth këtij diskutimi,  ndiqni linkun e emisionit Libero:

  • VV e përjashtoi, a do të jetë Haki Abazi pjesë e ndonjë partie tjetër politike?

    VV e përjashtoi, a do të jetë Haki Abazi pjesë e ndonjë partie tjetër politike?

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që para një viti (2023), ta përjashtojë deputetin Haki Abazi, duke u bërë kështu deputeti i parë që është përjashtuar nga një grup parlamentar (sepse në raste të tjera deputetët me dëshirë janë larguar nga një parti politike)

    I ftuar në emisionin “LIBERO”, ai e përmendi këtë moment detajisht, duke treguar për fillet e nisjes së problemeve deri te problemi kryesor… Derisa potencoi se sukseset e tij (sidomos gjatë kohës sa ishte Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë) e penguan Albin Kurtin.

    “…Në një moment suksesi i Komisionit dhe i imi si Kryetar është bërë përplasje kryesisht me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje (Kryeministrin e tanishëm), sepse ideja këtu është mbytëse – nuk është përkrahëse dhe nuk është se si mundemi kolektivisht dhe në mënyrë ekipore t’i ngrisim çështjet e t’i realizojmë objektivat dhe rezultatet… Ideja është që askush të mos dalë i suksesshëm… Nuk e durojmë të suksesshmin dhe suksesin e tjetrit…”, tha Abazi.

    I pyetur se a do të anëtarësohet në ndonjë parti politike, ai e mohoi një gjë të tillë (të paktën për këtë mandat)

    “…Absolutisht jo… Jemi në fund të mandatit, as që ja vlen… Ne kemi bërë një tentim që ta bëjmë një grup parlamentar të të pakënaqurve (nga parti të ndryshme) dhe në momente të fundit është tradhtuar ajo ide nga njëri nga deputët aty…Tradhtinë e kemi pjesë të ADN-së…”, deklaroi ai.

    Vlen të theksohet se Haki Abazi vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si i pavarur.

    Intervistën e plotë të Haki Abazit, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

  • “Alarmante: rritje e përdorimit të drogave në Kosovë, 16 vjec mosha mesatare e përdoruesëve”

    “Alarmante: rritje e përdorimit të drogave në Kosovë, 16 vjec mosha mesatare e përdoruesëve”

     

    Është rritur numri i përgjithshëm i përdorueseve, abuzueseve të drogave në Kosovë.

    Rreth 2% e popullësisë së përgjithshme në Kosovë kanë provuar së paku një herë në jetën e tyre një lloj substance narkotike.  Sipas raporteve të dhëna nga institutet që vëzhgojnë nga afër qendrat dhe rastet e individeve të varur nga droga, kjo situatë është shqetësuese dhe duhet  shteti të merr masa institucionale për parandalimin dhe menaxhimin e kësaj situate.

    I ftuar në emisionin Libero, përfaqësuesi i qendrës “Labirinth” z. Muharrem Ademi, shpalosi të dhëna mbi gjendjen e viteve të fundit sa i përket kësaj problematike.

    “ Ne kemi një data-bazë ku të regjistruar janë 2800 persona, të cilët kanë kërkuar trajtim më të thellë dhe mosha mesatare ka kaluar në 16 vjec. Pra viteve të fundit, numri i përdoruesëve të rinj është rritur, e poashtu ka raste specifike ku janë nga kjo dukuri janë prekur edhe fëmijët” potencoi Muharrem Ademi.

    Sipas rasteve të studimeve thuhet se tashmë nuk bëhët fjalë vetëm për një lloj droge.

    “Kokaina është droga që po përdorët më së shumti, që vjen menjëherë pas kanabisit apo marijuanës.” ritheksoi përfaqesuesi i qendrës për trajtim të narkotikëve.

    Ndërkohë, tashmë është aprovuar strategjia (shtërore)  e re kundër drogave 2024-2028,  me të cilën parashihen kampanja, udhëzues dhe masa tjera parandaluese të cilat do të synojnë shkollat, kafiteritë, klubet e natës. Përveç kësaj, me aktivitetet parandaluese synohet edhe të rritet roli i sektorit jo-qeveritar në këtë drejtim, veçanërisht organizatave rinore, por edhe roli i shëndetësisë primare në parandalimin e rasteve urgjente të përdorimit  të drogës.

    Për më shumë rreth diskutimit të kësaj tematike, ndiqni linkun e emisionit Libero:

  • “ VETMIA,  EPIDEMIA E KOHËS“

    “ VETMIA, EPIDEMIA E KOHËS“

    Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur përmes teknologjisë, një krizë e re po rezulton në raporte dhe hulumtime sociale. Po flasim për vetminë e përhapur si epidemi dhe rritjen e përdorimit të drogave.

    Gjatë edicionit të së hënës në emisionin Libero u diskutua për këto fenomene të cilat janë mjaftë prezentë në shoqërinë tonë, cilat janë shkaqet dhe pasojat dhe sa po ndikon kjo në zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë.

    Gjithashtu u fol edhe për lidhshmërinë  mes këtyre tri problemeve, cila stimulon tjetrën dhe si të tejkalohen këto vese pa u shndërruar në varësi apo sëmundje kronike.

    I ftuari ishte neuropsikiatri Sami Rexhepi, i cili e trajtoj vetminë si çështje që mund t’a dërgoj njeriun në një izolim social.

    “ Momenti që duhet të brengosemi që një person po qëndron për kohë të gjatë vetëm dhe duhet të kërkoj ndihmë profesionale, është kur ndjenja e vetmisë fillon të na bëj jofunksional,  qoftë në mjedisin familjar, apo atë të punës, qoftë në rrethin social. Në momentin kur nuk kemi interaksion me të tjerët dhe preferojmë të ikim apo mbyllemi, edhe pse nevoja për vetmi mund të jetë një nevojë për reflektim apo kërkimi i vetvetes brenda nesh” u shpreh Rexhepi.

    Ndërkaq, sociologia Dhurata Prokshi potencoi që shpesh herë ndjenja e vetmisë vjen si rezultat i mos guximit, frikës se mospranimit nga shoqëria apo pranimi i ndryshimit, të qenit i/e hapur për të pranuar që diçka apo dikush është ndryshe.

    Muharrem Ademi, bazuar në rastet që trajton ne qendrën “Labyrinth” tregoj se identifikimi I ndjenjës së vetmisë , është një ndër hapat e parë për t’a shkëputur individin nga bota e errët. Sipas tij vetmia bëhet shqetësuese edhe tek përdoruesit e lëndëve narkotike për shkak se izolimi i zhyt edhe me tepër në problemet psikologjike si dhe i dërgon drejtë qasjes më të lehtë të këtyre substancave.

    E ftuar në studio ishte edhe psikologia Imigjyl Kurshumliu, e cila shpjegoj me thellë për dallimet mes hapësirës vetjake që është e nevojshme për reflektim, personave introvert, dhe dallimin mes natyrës së karaktereve dhe atyre që kalojnë në vetmi kronike.

    Pjesa e fundit e emisionit, ju dedikua varësisë nga teknologjia, ndryshimit të shpejtë të saj dhe ndikimin  e saj në jetën tonë të përditshme.  E në aspektin profesional u diskutua se prezenca e teknologjisë, platformave online dhe rrjetet sociale , po na dërgon drejtë një dimensioni tjetër të varësive.

    Për të shikuar emsionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=iD5dDëCYgEM

     

  • Dafina Zeqiri publikon këngë me Lumi B, paralajmëron bashkëpunim tjetër

    Dafina Zeqiri publikon këngë me Lumi B, paralajmëron bashkëpunim tjetër

    Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë publikuar këngën e tyre më të re me titull “Flaken vet ja dhe”, një projekt që vjen vetëm një ditë pasi këngëtarja zbuloi se është kurorëzuar me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.

    Ky është një tjetër bashkëpunim i suksesshëm mes dyshes, pas hiteve të njohura si “Lule, lule”, “Kalon”, ”Ama”,”Na” dhe “Nana”.

    Tutje Dafina po përgatit një tjetër surprizë për fansat e saj. Ajo do të sjellë një bashkëpunim ndërkombëtar me artistët Gims dhe Accaoui, që pritet të publikohet më 20 shtator me titullin “Ma Bella”.

  • Lotina shkëlqen në krah të Mozzik në fotot e fundit

    Lotina shkëlqen në krah të Mozzik në fotot e fundit

    Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente të veçanta nga dasma e motrës së saj, Kenga Haziri.

    Në fotot e publikuara, përveç atmosferës festive dhe pamjeve të bukura nga ceremonia, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr pranë saj edhe i dashuri i saj, reperi Mozzik.

    Mozzik në një intervistë u shpreh se është shumë i lumtur me lidhjen e tij të re me Lotina Hazirin. Reperi tha:Lotinës I kam shkruar shumë moti.  Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë.

  • Demi Moore mohon ndërhyrjet estetike, kirurgu zbulon të kundërtën

    Demi Moore mohon ndërhyrjet estetike, kirurgu zbulon të kundërtën

    Aktorja e njohur Demi Moore ka mohuar gjithmonë thashethemet për ndërhyrje estetike, megjithëse spekulimet për këtë temë janë bërë shpesh pjesë e bisedave publike. Në vitin 2007, ajo i hodhi poshtë zërat që pretendonin se kishte kryer operacione plastike.

    Sipas disa burimeve, Demi Moore mund të ketë kaluar ndërhyrjet estetike me një kosto të lartë, rreth 330,000 dollarë, që përfshinte zmadhimin e gjoksit, rinoplastikë dhe procedura të tjera kundër plakjes.

    Një kirurg estetik, Dr. Mark Solomos, ka spekuluar se ndryshimet në pamjen e saj sugjerojnë se ajo ka filluar këto procedura që në moshë të re. Sipas tij, operacionet mund të kenë përfshirë zmadhimin e buzëve, botoks dhe trajtime me laser për rinovimin e lëkurës.

    “Ajo ka shumë pak rrudha, gjë që nuk është normale për moshën e saj pa përdorimin e metodave estetike,” komentoi Dr. Solomos.

    Megjithatë, Demi Moore vetë ka pranuar publikisht vetëm një ndërhyrje – ajo ka treguar në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” se i janë zëvendësuar dy dhëmbët e përparmë, të cilët i kishte humbur.

  • Shaban Tërstena, kampioni i parë olimpik shqiptar, publikon letrën refuzuese që e mori nga Shqipëria

    Shaban Tërstena, kampioni i parë olimpik shqiptar, publikon letrën refuzuese që e mori nga Shqipëria

    Shaban Tërstena ishte 19 vjeç kur e fitoi medaljen e artë historike në Lojërat Olimpike në Los Angeles. Prej kur kanë filluar lojërat e tilla olimpike (moderne) në vitin 1896 e deri më sot, ai është ende mundësi më i ri që ka fituar një medalje të tillë!

    Për rrugën drejt suksesit, në mes sfidave e vështirësive, Shaban Tërstena pas 24 vitesh në një emision jo sportiv, zgjodhi “LIBERO-n” për t’u rrëfyer!

    Si një nga momentet jo të mira që Tërstena përjetoi, ishte kur u detyrua të garojë nga një ekip i Ligës së parë gjermane, megjithatë Federatës Shqiptare të Mundjes (më 1992) ua dërgoi një letër!

    “…Vështirë është për një sportist kur e vret ndjenja se shteti i tij amë s’është në mesin e pjesëmarrëve të tjerë. Edhe më vështirë është për një njeri, për një shqiptar, siç jam unë, të qëndrosh në mes të arenës, duke pritur që të ngritet dora e fituesit olimpik, e përballë të ngritet flamuri i huaj dhe tingujt e himnit të huaj, i cili të ‘vret’ kokën, kraharorin dhe mendjen…”, shkruhej ndër tjera në letrën e tij drejtuar Federatës Shqiptare të Mundjes.

    Për këtë moment në emisionin “LIBERO”, ai tha se dëshira e tij ishte e madhe që të garonte nga shteti i tij (e jo nga Gjermania) në lojërat olimpike në Barcelonë, por ata nuk kishin  vullnet për këtë gjë.

    “…Ata nuk kishin interes. Në muajin e tetë (u përgjigjën)… në atë muaj fillojnë lojërat olimpike. Gjermanët për një muaj ma dhanë nënshtetësinë dhe më dhanë të drejtën që unë të marrë pjesë…”, tha Tërstena.

    Vlen të theksohet se Shaban Tërstena, letër i shkroi edhe Edi Ramës në vitin 2014, por nga ai nuk mori asnjë përgjigje.

    Intervistën e plotë të Shaban Tërstenës, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: