ATV

Author: Samir Dalipi

  • Familja Guinness dhe sekretet që vijnë në ekranin e Netflix

    Familja Guinness dhe sekretet që vijnë në ekranin e Netflix

    “House of Guinness” do të publikohet më 25 shtator në Netflix, duke sjellë një serial dramatik që zbërthen historinë e një prej familjeve më të njohura në Irlandë – atë të themeluesit të birrës legjendare Guinness, Arthur Guinness.

    Seriali është fryt i idesë së Ivana Lowell, pasardhëse e familjes, e cila vendosi të hedhë në dritë rivalitetet, intrigat dhe tragjeditë që kanë shoqëruar brezat e Guinnessëve. Inspirimi i saj lindi gjatë një takimi familjar në Kildare, kur, duke parë një episod të “Downton Abbey”, ajo kuptoi se historia e familjes së saj ishte edhe më e pasur dhe më e vërtetë. Pas kthimit në Long Island, Lowell hartoi një propozim prej 20 faqesh, ku dramatizoi ngritjet dhe rëniet e dinastisë Guinness, nga Arthur deri tek pasardhësit e tij, duke përfshirë edhe faktin që sot konsumohen mbi 10 milionë gota birrë Guinness çdo ditë në botë.

    Seriali, i krijuar nga Steven Knight – autori i “Peaky Blinders” – fokusohet kryesisht tek raporti i tensionuar mes vëllezërve Edward dhe Arthur, të cilët përballen me ndarjen e pronësisë së birrarisë pas vdekjes së të atit. Përveç tyre, edhe personazhe si Anne dhe Benjamin luftojnë me presionet familjare dhe realitetin e ashpër të Irlandës së shekullit XIX.

    Për Ivana Lowell, e cila nuk ka formim profesional si shkrimtare, por është rritur mes rrëfimeve dhe dramave të familjes, ky projekt është realizimi i një ëndrre. Ajo thotë se “House of Guinness” mbart një energji të gjallë e të freskët, ashtu si vetë birra Guinness, që vazhdon të jetë e dashur edhe për gjeneratat e reja.

  • Nga frika e robotëve, te varësia nga syzet inteligjente

    Nga frika e robotëve, te varësia nga syzet inteligjente

    Dikur kishim frikë që robotët do na zëvendësonin në punë. Sot… po na zëvendësojnë edhe telefonat!

    Gjiganti Meta ka shpallë që e ardhmja janë syzet me inteligjencë artificiale.

    E imagjinoni?

    Nuk ke më nevojë me nxjerrë telefon nga xhepi, as me i bë ekranit pis me gishta të yndyrshëm. Me këto syze bën thirrje, dërgon mesazhe, kërkon online, përkthen në kohë reale… Praktikisht, një sekretar personal direkt në sytë e tu. Vetëm kafe s’të qetë.

    Po problemi është që AI nuk po ndalet te syzet. Ajo tashmë po i shkruan raportet e ministrave (ndoshta edhe ma saktë se vetë ata), po lexon lajmet në vend të prezantuesve, po shkruan libra, poezi, madje edhe këngë që pastaj ne i dëgjojmë e i bëjmë ‘hit’.

    Pra, dalëngadalë, çdo rol që ka pasë njeriu po e merr një algoritëm. Nesër kur thua ‘hajde pi kafe’, nuk është çudi që shoku yt të jetë vetëm një avatar i krijuar nga syzet. Dashnori yt? Mos u mërzit AI boyfriend-i ka bateri që s’shteret kurrë, nuk të tradhton, dhe është gjithmonë online.

    Këtu është ironia: teknologjia po na premton jetë më të thjeshtë, më të bukur, më ‘smart’… por në fund, s’na mbetet tjetër veçse me pyet AI-në

    Hej, pse jetojmë?’

    Edhe përgjigjja ndoshta do të jetë

    Për me i bërë update syzeve çdo 6 muaj!

  • Egli Tako thyen heshtjen, flet për herë të parë për Gjestin: Ishte më shumë lojë

    Egli Tako thyen heshtjen, flet për herë të parë për Gjestin: Ishte më shumë lojë

    E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Egli Tako ka folur hapur për raportin e saj me Gjestin, i cili tërhoqi shumë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në reality show.

    Ajo u shpreh se marrëdhënia e tyre nuk kishte asnjëherë komponent romantik, por ishte thjesht një lidhje shoqërore që e ndihmonte të kalonte më lehtë ditët brenda katër mureve të shtëpisë.

    “Brenda shtëpisë kam ndjerë një afeksion të madh për disa persona dhe këtë e kam treguar gjithmonë. Me kalimin e kohës, njerëzit bëhen më egoistë dhe mendojnë për lojën e tyre, por unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Për Gjestin e kam thënë disa herë: të dua shumë si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, tha Egli.

    Artistja shtoi se jeta brenda shtëpisë i bënte ndjenjat të dukeshin më të forta sesa ishin në realitet.

    “Je aty 24 orë në ditë, gjithçka bëhet më intensive. Por nuk kishte të bënte me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë – një person i duhur në momentin e duhur, ndërsa unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur”, shpjegoi ajo.

    Egli pranoi se për një periudhë e kishte parë ndryshe këtë raport, por sot e sheh me qetësi.

    “Mbase edhe unë e kam përjetuar si një lloj iluzioni. Ai nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, thjesht kalonim mirë dhe qeshnim shumë. Dua ta kujtoj si një mik të asaj kohe”, përfundoi ajo.

  • Ferid Agani: Vetëdijësimi i qytetarëve për shëndetin mendor është rritur ndjeshëm

    Ferid Agani: Vetëdijësimi i qytetarëve për shëndetin mendor është rritur ndjeshëm

    Ish-ministri i Shëndetësisë dhe profesori i njohur i neuropsikiatrisë, Ferid Agani, ka qenë i ftuar në studion “A” të Blerona Zeqirit, ku foli rreth gjendjes aktuale të shëndetit mendor në Kosovë.

    Agani theksoi se vitet e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e vizitave te psikologët dhe psikiatrit. Sipas tij, kjo është një shenjë pozitive e emancipimit shoqëror dhe e kuptimit se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik.

    “Populli ynë ka filluar të kuptojë se kërkimi i ndihmës profesionale nuk është dobësi, por një hap i madh drejt shëndetit dhe stabilitetit jetësor. Sot shohim shumë më tepër njerëz që vizitojnë psikologun apo psikiatrin krahasuar me të kaluarën,” tha Agani gjatë intervistës.

    Edhe pse tashmë ka dalë në pension, ai tregoi se nuk është shkëputur nga profesioni dhe vazhdon të kontribuojë në fushën e shëndetit mendor përmes punës dhe përvojës së tij shumëvjeçare.

    “Unë nuk e kam lënë ende punën. Shëndeti mendor është një mision që nuk njeh pensionim,” u shpreh Agani.

    Deklaratat e tij ngjallën reagime pozitive, duke hapur diskutimin mbi nevojën për mbështetje më të madhe institucionale dhe shoqërore ndaj shëndetit mendor në Kosovë.

    http://<iframe width=”1310″ height=”737″ src=”https://www.youtube.com/embed/FjT-fdncFXM” title=”Studio A me Blerona Zeqiri – 23.09.2025 @ATVofficialchannel” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

  • Spektakli europian rikthehet – Ja kush luan sot në Ligën e Evropës

    Spektakli europian rikthehet – Ja kush luan sot në Ligën e Evropës

    Sot (e mërkurë) nis zyrtarisht edicioni 2025/26 i Ligës së Evropës, me nëntë ndeshje që zhvillohen gjatë ditës, ndërsa nëntë të tjera janë parashikuar për nesër (e enjte), në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.

    Pas emocioneve dhe spektaklit që solli java e parë e Ligës së Kampionëve, tani vëmendja zhvendoset tek gara e dytë më prestigjioze evropiane për klube, e cila pritet të sjellë duele po aq interesante.

    Edhe këtë sezon, ndeshjet do të zhvillohen në dy termine të ndryshme: ato të para nga ora 18:45 dhe ndeshjet e mbrëmjes nga ora 21:00.

    Përballjet kryesore të ditës së sotme përfshijnë:

    Dinamo Zagreb – Fenerbahce

    Braga – Feyenoord

    Real Betis – Nottingham Forest

    Ndërkohë, edhe takimet tjera nuk mungojnë në intensitet:

    Nice vs Roma

    Malmo vs Ludogorets

    Freiburg vs Basel

    Crvena Zvezda vs Celtic

    PAOK vs Maccabi Tel Aviv

    Midtjylland vs Sturm Graz

    Vlen të përmendet se fituesi i edicionit të kaluar ishte Tottenham Hotspur, i cili në finale mposhti Manchester Unitedin, duke siguruar kështu një biletë për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin aktual. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona konfirmon: Gavi jashtë fushave për 5-6 muaj pas operacionit

    Barcelona konfirmon: Gavi jashtë fushave për 5-6 muaj pas operacionit

    Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se mesfushori 21-vjeçar, Gavi, do të mungojë për një periudhë prej pesë deri në gjashtë muaj, pas operacionit të suksesshëm që iu nënshtrua sot.

    Lojtari pësoi një dëmtim serioz gjatë një seance stërvitore në fillim të këtij muaji, duke e përjashtuar çdo mundësi për rikthim në fushë para vitit 2025.

    Ky nuk është dëmtimi i parë për yllin e ri të Barcelonës. Gavi ka vuajtur edhe më parë nga probleme fizike, përfshirë një dëmtim të rëndë në gju që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Rehabilitimi i gjatë ka qenë një sfidë për të dhe klubin.

    Nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick, Gavi pritej të luante një rol kyç këtë sezon, si një nga elementët më të rëndësishëm në ndërtimin e projektit të ri të Barcelonës.

    Tani, katalanasit do të duhet të rindërtojnë mesfushën pa të, duke u mbështetur te alternativa të tjera për të ruajtur konkurrencën në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

    Pavarësisht dëmtimit, klubi mbetet optimist. Barcelona shpreson që procesi i rehabilitimit do ta rikthejë Gavi-n në formën më të mirë, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për fazën e dytë të sezonit dhe të japë kontributin e tij në muajt vendimtarë të garave. /ATVLIVE.TV

  • Katër ushqime të njohura që mund të sabotojnë humbjen e peshës

    Katër ushqime të njohura që mund të sabotojnë humbjen e peshës

    Shumë njerëz besojnë se disa ushqime të zakonshme, për shkak të përdorimit të përditshëm dhe disponueshmërisë së lehtë, nuk kanë ndikim të madh në procesin e humbjes së peshës. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe ushqimet që duken të padëmshme mund ta ngadalësojnë progresin. Shpesh, problemi fshihet te kaloritë dhe përbërësit “e fshehur”.

    Këtu janë disa shembuj të ushqimeve të njohura që mund të pengojnë mbajtjen e një peshe të shëndetshme:

    1. Lëngjet e frutave
    Edhe pse perceptohen si të shëndetshme, lëngjet e frutave përmbajnë shumë sheqerna natyralë dhe shpesh edhe ëmbëlsues të shtuar. Një gotë lëng mund të ketë aq sheqer sa një pije freskuese. Konsumimi i rregullt i tyre shton kalori pa dhënë ndjesi ngopjeje, duke e bërë më të vështirë kontrollin e peshës.

    2. Buka e bardhë
    Një ushqim i përdorur gjerësisht, por me indeks të lartë glicemik. Ajo rrit shpejt nivelin e sheqerit në gjak dhe më pas e ul po aq shpejt, duke shkaktuar uri të vazhdueshme dhe dëshirë për karbohidrate të tjera. Në planin afatgjatë, kjo e vështirëson mbajtjen e një peshe trupore të qëndrueshme.

    3. Shkopinjtë e granolës
    Reklamohen si një meze e shëndetshme, por shpesh janë të pasura me sheqer dhe yndyrë. Në vend që të ndihmojnë në humbje peshe, ato shtojnë kalori dhe rrallë janë të ekuilibruara nga ana ushqyese.

    4. Produktet “dietike”
    Etiketat si “light” ose “diet” mund të krijojnë ndjesinë se po hamë diçka të padëmshme. Në realitet, këto produkte shpesh kanë më pak yndyrë, por përmbajnë më shumë sheqer apo aditivë artificialë për të ruajtur shijen. Kjo jo vetëm që ngadalëson progresin, por edhe krijon një ndjesi të rreme sigurie.

    Përfundimi
    Zgjedhjet ushqimore të përditshme kanë ndikim të madh në menaxhimin e peshës. Kujdesi ndaj përbërësve të fshehur dhe shmangia e produkteve të marketinguara si “të shëndetshme”, por që fshehin sheqer e kalori, është një hap i rëndësishëm për të arritur rezultatet e dëshiruara.

  • Shënoi, festoi duke hequr fanellën, u ndëshkua me të kuq

    Shënoi, festoi duke hequr fanellën, u ndëshkua me të kuq

    Sulmuesi i Liverpoolit Hugo Ekitike nuk do ta kujtojë me kënaqësi ndeshjen kundër Southamptonit, në kuadër të 1/16 të Kupës Carabao.

    Sulmuesi francez arriti të shënojë një gol, por entuziazmi i tij i kushtoi shtrenjtë. Vetëm pak sekonda pas festimit, ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për heqjen e fanellës, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

    Kartonin e parë të verdhë e kishte marr në minutën e 53’ dhe ai i minutës 86’ i kushtoi me dalje nga fusha.

    Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot u shpreh i zhgënjyer me vendimin e lojtarit të tij.

    “Ishte e panevojshme dhe po, ishte budallallëk. Duhet të dish si t’i kontrollosh emocionet, veçanërisht në një ligë si Premier League. Mbrojtësit janë agresivë dhe shpesh e ke të vështirë si sulmues, por kjo nuk është justifikim,” tha Slot.

    Trajneri kujtoi edhe një moment personal, kur ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Evertonit, duke theksuar se emocionet duhet të menaxhohen më mirë.

    “Ka mënyra të tjera për të festuar. Nëse një veprim të çon te një karton i verdhë apo i kuq, nuk ia vlen. Edhe nëse do të kishte qenë një gol në finalen e Champions-it, do të ishte ndryshe. Por ky nuk ishte rasti. E pranoj, ishte një veprim i pamatur.”

  • Lidhja befasuese mes nuhatjes dhe shëndetit të trurit

    Lidhja befasuese mes nuhatjes dhe shëndetit të trurit

    Aroma e ëmbëlsirave të gjyshes, era e shiut mbi pyjet me pisha – kujtime të tilla rikthehen si me magji përmes hundës sonë. Ndonëse shpesh e nënvlerësuar, nuhatja është një nga shqisat më të fuqishme për të lidhur të tashmen me kujtesën. Por, ashtu si shikimi dhe dëgjimi, edhe ajo zbehet me kalimin e moshës.

    Sipas të dhënave, rreth 11% e amerikanëve në të 50-at raportojnë probleme me nuhatjen, ndërsa tek personat mbi 80 vjeç kjo shifër ngjitet në 39%. Pasojat nuk janë vetëm praktike – si pamundësia për të dalluar ushqimin e prishur – por lidhen ngushtë edhe me shëndetin mendor, raporton The Times.

    “Trurit i duhet stimulim përmes nuhatjes për të ruajtur shëndetin,” shpjegon Michael Leon, profesor i neurobiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Irvine.

    Studimet e viteve të fundit kanë treguar se trajnimi i nuhatjes mund të sjellë përfitime të mëdha:

    • Të moshuarit me depresion që nuhatën aroma të ndryshme për disa muaj patën përmirësim të dukshëm të gjendjes shpirtërore.

    • Pacientët me demencë shfaqën jo vetëm më pak shenja depresioni, por edhe përmirësime në kujtesë, duke kujtuar fjalë më shpejt.

    • Disa kërkime sugjerojnë madje se stërvitja e nuhatjes mund të rrisë volumin e hipokampusit, zonës së trurit që lidhet me kujtesën.

    Si ta testoni nuhatjen?
    Testimi profesional bëhet te mjeku ORL, por ka edhe mënyra të thjeshta në shtëpi. Një metodë e shpejtë përfshin katër produkte me aromë të fortë – si kafe, mjaltë, sapun apo verë. Mbyllni sytë dhe përpiquni t’i identifikoni. Nëse dalloni shumicën, nuhatja juaj është në gjendje të mirë; nëse jo, mund të jetë sinjal për një problem.

    A mund të përmirësohet nuhatja?
    Po. Ekspertët këshillojnë të zgjidhni disa aroma të forta – erëza, pasta dhëmbësh apo vajra esencialë – dhe t’i nuhasni çdo mëngjes e mbrëmje për 30 sekonda. Praktika të shpeshta dhe me më shumë larmi japin rezultate edhe më të mira.

    Në fund, lidhja mes nuhatjes dhe shëndetit të trurit është shumë më e fortë se mendohej. Sistemi i nuhatjes është i vetmi shqisor që lidhet drejtpërdrejt me qendrat e kujtesës dhe emocioneve, duke e bërë atë një portë të çmuar drejt mirëqenies mendore.

  • Si Singapore po mposht nxehtësinë

    Si Singapore po mposht nxehtësinë

    Singapori është kthyer në një shembull botëror për mënyrën se si gjelbërimi dhe hija mund të përdoren strategjikisht në hapësirat urbane, duke treguar se urbanizimi nuk është domosdoshmërisht në kundërshtim me komoditetin klimatik.

    Për t’iu përgjigjur sfidës së nxehtësisë, qyteti-shtet ka investuar në një rrjet të gjerë hijezimi: nga trotuaret e mbuluara, të njohura si “five-foot ways”, te pemët me kurora të gjera dhe strukturat ikonike të gjelbërimit si “supertrees” në Gardens by the Bay.

    Tradita e gjelbërimit urban nisi që në shekullin XIX me Stamford Raffles dhe u ringjall fuqishëm në vitet 1960–1970 nga kryeministri Lee Kuan Yew. Ai vendosi që çdo hapësirë publike dhe ndërtesë private të kontribuonte në krijimin e hijeve, duke përdorur pemë, çadra, markiza dhe hijen natyrore të ndërtesave për të freskuar zonat e këmbësorëve.

    Rezultatet janë mbresëlënëse: numri i pemëve urbane u rrit nga 158 mijë në vitin 1974 në mbi 1.4 milion në vitin 2014, ndërkohë që popullsia shtohej me tre milion banorë. Sot, gati gjysma e ishullit është e mbuluar me bar, shkurre dhe pemë, duke dëshmuar se natyra mund të bashkëjetojë edhe me një qytet që zhvillohet me ritme të shpejta.

    Ekspertët theksojnë se hija dhe gjelbërimi nuk mund të eliminojnë plotësisht efektet e ndryshimeve klimatike, por ato ofrojnë mbrojtje të ndjeshme ndaj nxehtësisë urbane dhe rrisin cilësinë e jetës për qytetarët. Shembulli i Singaporit tregon se me planifikim të qëllimshëm dhe mbështetje politike, edhe qytetet e tjera tropikale mund të krijojnë një mjedis më të freskët dhe më të këndshëm për banorët e tyre.