ATV

Author: Samir Dalipi

  • FUSHATA E LDK-së NË DITËN E 13-të

    FUSHATA E LDK-së NË DITËN E 13-të

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama i cili në zgjedhjet e tetorit po kandidon për një mandat të dytë, të enjten ndau në facebook, video duke paraqitur kështu siç thotë ai realizimin e projekteve të cilat i ka premtuar.

    Poashtu gjatë ditës ai përuroi pllakën përkujtimore, në Taukbahçe, aty ku mijëra shqiptarë u pushkatuan pas Luftës së Dytë Botërore.

    Projekte të reja që synojnë zhvillimin e Pejës, po premton pretendenti edhe për një mandat tjetër Gazmend Muhaxheri.

    Ndërkaq përkrahje për bizneset, ka premtuar kandidati për Gjilanin, Arbër Ismajli i cili tha se ato janë gjenerator i zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

    Infrastrukturë bazike thotë se do të ketë për krejt qytetarët e Prizrenit, nëse ata ia besojnë votën Driton Selamanajt.

    Arsimi do të jetë prioritet sipas kandidatit për Ferizajn, Visar Azemi. Vec kësaj ai tha se në qeverisjen e tij rol kyc do të jenë gratë.

    Krah për punëtorët e palodhshëm do të jetë gjithmonë komuna, thotë kandidati për Istogun, Ilir Ferati.

    Promovim dhe mbështetje për bizneset lokale premtoi edhe kandidati për kryetar të Kacanikut, Betim Shala.

    Në vizitë një biznesi lokal i shkoi edhe kryetari aktual i cili po pretendon një mandat tjetër në udhëheqje të Vitisë, Sokol Haliti.

    Mbështetje për Kryqin e Kuq si dhe bizneset në Vushtrri, po premton edhe kandidati Xhafer Tahiri.

  • Liridon Leci zyrtarisht merr drejtimin e Lirisë

    Liridon Leci zyrtarisht merr drejtimin e Lirisë

    Pas shkarkimit të trajnerit Klodian Duro gjatë ditës së djeshme, sot ekipi Liria ka zyrtarizuar Liridon Lecin trajner të ekipit.

    Njoftimi i klubit:

    Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.

    Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!

    Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

    Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë.

  • Mbyllen 4 ndeshjet e xhiros së gjashtë në Superligë

    Mbyllen 4 ndeshjet e xhiros së gjashtë në Superligë

    Mesjava ka sjellë xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës.

    Ndeshjet e orës 15:00 kan përfunduar dhe tek secila prej tyre kemi fitues.

    Në 4 ndeshje u shënuan gjithsej 11 gola, kjo tregon intensitetin dhe forcën e skuadrave kosovre.

    Llapi ndonëse ishte duke fituar 1-0 ndaj Dukagjinit, pësoi humbje në fund me rezultat 3-1. Te Dukagjini shënoi Dienit Isufi , Altin Merlaku dhe Iljasa Zylfiu. Ndërsa golin e vetëm për Llapi e shënoi Axel Gnapi.

    Me të njejtin rezultat dhe ecuri loje edhe Malisheva e mposhti Ferizajn 3-1. Te Malisheva shënoi Arlind Veliu, Diatta dhe Altin veliu, ndërsa te Ferizaj Ardit Iljazi.

    Ballkani e fitoi derbin kundër Dritës në Suharekë, me rezultat 2-0. Për ekipin e Suharekës shënoi Hamidi dhe autogol Krasniqi.

    Drenica fitoi me rezultat minimal kundër Gjilanit në Gjilan 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Genc Hamiti.

    Pas këtyre rezultateve, Dukagjini kryeson në tabelë, i ndjekur nga Ballkani e Drenica në vendin e trëtë. Vendin e katërt e mban për momëntin Prishtina, të pestin Gjilani, të gjashtin Malisheva, të shtatin Prishtina e Re, të tëtin Ferizaj, nëntë Drita dhe vendin e fundit Llapi.

    Kujtojmë se derbi i kryeqytetit Prishtina – Prishtina e Re fillon nga ora 20:15, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /ATVLIVE.TV

  • Gol në debutim, kontratë deri në 2028 – Liverpool i beson yllit 17-vjeçar

    Gol në debutim, kontratë deri në 2028 – Liverpool i beson yllit 17-vjeçar

    Rio Ngumoha ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Liverpoolin, duke u lidhur me klubin deri në vitin 2028.

    17-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më premtuese të momentit dhe tashmë ka zhvilluar pesë ndeshje me ekipin e parë të “The Reds”.

    Sulmuesi anglez bëri debutimin e tij kundër Newcastle United, ku jo vetëm që u inkuadrua në minutën e 90+6, por edhe shënoi golin vendimtar në minutën e 90+10, duke i siguruar tre pikët për The Reds.

    Ngumoha ishte aktiv edhe javën e kaluar në përballjen ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve. /ATVLIVE.TV

  • UEFA pritet të mbajë një takim të rëndësishëm javën e ardhshme për çështjen e Izraelit

    UEFA pritet të mbajë një takim të rëndësishëm javën e ardhshme për çështjen e Izraelit

    Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, pritet të zhvillojë një mbledhje të rëndësishme javën e ardhshme, e cila lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit në garat ndërkombëtare.

    Shumë shtete po kërkojnë pezullimin e Izraelit nga aktivitetet ndërkombëtare të futbollit, çka ka shtyrë UEFA-n të organizojë këtë takim urgjent. Lajmin e ka raportuar gazetari i njohur i “The Times”, Martyn Ziegler.

    Po ashtu, raportohet se Spanja po shqyrton mundësinë të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026, në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit.

    Kujtojmë se Izraeli vazhdon të kryejë sulme të ashpra në territorin palestinez, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në skenën ndërkombëtare, përfshirë edhe atë sportive. /ATVLIVE.TV

  • Arbër Hoxha vazhdon me përformanca fantastike

    Arbër Hoxha vazhdon me përformanca fantastike

    Dinamo Zagreb filloi fazën e grupeve të Ligës së Evropës me një fitore të rëndësishme 3-1 në Maksimir ndaj Fenerbahçes.

    Blutë kaluan në avantazh në minutën e 21-të falë golit të Dion Belja, por pesë minuta më vonë Sebastian Szymański barazoi rezultatin. Në minutën e 50-të, Belja shënoi sërish për Dinamon me asistencë nga Arbër Hoxha, ndërsa në minutat shtesë, në të 93-tën, Monsef Bakrar vulosi fitoren për ekipin nga Zagrebi.

    Në fokus ishte performanca e shkëlqyer e Arbër Hoxhës, i cili jo vetëm asistoi në golin vendimtar, por ndikoi gjithashtu në të gjithë lojën e ekipit. Hoxha dhe Belja u bënë protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje të madhe evropiane.

    Media më e madhe kroate, Index.hr, i kushtoi një shkrim të gjatë shqiptarit, duke theksuar formën e tij të lartë dhe rëndësinë që ka marrë në skuadër. Sipas tyre, Hoxha ka qenë vendimtar në dy ndeshjet e fundit të Dinamos, duke siguruar fitore ndaj rivalit të madh Hajduk Split dhe tashmë ndaj Fenerbahçes me një asist.

    Sulmuesi 26-vjeçar, i cili në fillim të sezonit konsiderohej si një lojtar i kufizuar nga trajneri Mario Kovačević, mori shansin e tij si titullar në ndeshjen kundër Hajdukut dhe u tregua vendimtar duke shënuar gol. Kundër Fenerbahçes ai shtoi edhe një asist dhe konfirmoi se është anësori i majtë më i fortë i Dinamos aktualisht.

    Në këtë ndeshje, Hoxha tregoi një performancë gjithëpërfshirëse duke qenë prezent në çdo pjesë të fushës. Ai fitoi shumë duele, kreu pasime të sakta dhe shfaqi driblimet e tij karakteristike, duke marrë një vlerësim të lartë prej 8.2 nga SofaScore për paraqitjen më të mirë që ka pasur me Dinamon.

    Pavarësisht fillimit të vështirë me minuta të pakta në kampionat, Hoxha arriti të ndryshojë rolin dhe ndikimin e tij në skuadër. Ai sjell energji, shpejtësi dhe vendosmëri në sulm, duke qenë lojtar i rëndësishëm në strategjinë e trajnerit.

    Vetë ish-trajneri Sergej Jakirovic e quajti “raketë” për shkak të shpejtësisë dhe forcës që ofron në krahun e majtë. Verën e kaluar, Dinamo refuzoi një ofertë prej dy milionë eurosh nga Hull City për të dhe tani Hoxha po shpërblen besimin me paraqitje të shkëlqyera dhe rezultate pozitive. /ATVLIVE.TV

  • Përfitimet e Çajit të Xhenxhefilit për Shëndetin e Zorrëve

    Përfitimet e Çajit të Xhenxhefilit për Shëndetin e Zorrëve

    Një zorrë e shëndetshme është thelbësore jo vetëm për tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese, por edhe për funksionimin e sistemeve të tjera të trupit, përfshirë sistemin imunitar, trurin, lëkurën dhe zemrën. Viteve të fundit, me rritjen e vetëdijes për rëndësinë e mikrobiomës së zorrëve, shumë njerëz kërkojnë mënyra për ta përmirësuar shëndetin e saj. Por, ndryshe nga besimi i zakonshëm, kjo nuk kërkon shtesa të shtrenjta — shpesh zgjidhja mund të jetë një pije e thjeshtë që e keni tashmë në shtëpi: çaji i xhenxhefilit.

    Pse çaji i xhenxhefilit është kaq i dobishëm?

    Nxjerrë nga rrënja e bimës, xhenxhefili është një ilaç natyral popullor për shumë shqetësime shëndetësore. Ai kombinon vetitë anti-inflamatore, antioksiduese dhe tretëse, duke e bërë një aleat të fuqishëm për sistemin tretës.

    1. Lehtëson të përzierat
    Crystal Orozco, dietologe e regjistruar, thotë:
    “Çaji i xhenxhefilit është i shkëlqyer për problemet e tretjes, veçanërisht dhimbjet e stomakut, fryrjen dhe të përziera.”
    Xhenxhefili ndihmon duke bllokuar receptorët e serotoninës në zorrë që shkaktojnë refleksin e vjelljes, ndërsa komponimet e tij natyrale qetësojnë sistemin tretës. Orozco rekomandon një çaj xhenxhefili me limon dhe mjaltë për lehtësimin e shqetësimeve në stomak.

    2. Përmirëson çrregullimet e tretjes
    Xhenxhefili është i njohur për efektet e tij terapeutike në gjendje si sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) dhe dispepsia. Ai mund të ndihmojë në uljen e prodhimit të acidit në stomak, duke lehtësuar simptomat e refluksit dhe dhimbjet e barkut të sipërm, fryrjen dhe shqetësimet e tjera të tretjes.

    3. Zvogëlon inflamacionin
    Inflamacioni kronik, i shkaktuar nga toksinat, stresi dhe stili i jetesës, mund të dëmtojë traktin tretës dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve inflamatore të zorrëve. Keelin Murphy, nutricioniste dhe dietologe, thekson:
    “Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë me efekt antioksidues që ndihmojnë në uljen e inflamacionit të zorrëve.”
    Kjo ndihmon në qetësimin e acarimit dhe ënjtjes së zorrëve, duke parandaluar dëmtime të mëtejshme. Murphy rekomandon çajin e xhenxhefilit edhe për atletët, si mënyrë për të lehtësuar shqetësimet tretëse që shkaktohen nga stërvitja intensive.

  • Yll Limani i befasuar për ditëlindje

    Yll Limani i befasuar për ditëlindje

    Artistit të njohur, Yll Limani, miqtë i rezervuan një befasi të papritur për ditëlindjen e tij.

    Festimi u mbush me emocione, dhurata të veçanta dhe momente të paharrueshme, ndërsa atmosfera ishte plot gaz dhe hare.

    Fansat e tij menjëherë shpërndanë fotot dhe videot nga surpriza.

    Urime ditëlindjen Ylli!

  • Vdes aktorja ikonë italiane

    Vdes aktorja ikonë italiane

    Aktorja legjendare italiane, Claudia Cardinale, e njohur për rolet e saj në filmat klasikë si The Pink Panther dhe Once Upon a Time in the West, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, njoftojnë mediat franceze.

    Sipas agjentit të saj për agjencinë AFP, Cardinale vdiq në qytetin Nemours të Francës, e rrethuar nga fëmijët e saj. Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo ka luajtur në më shumë se 100 filma dhe prodhime televizive, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë.

    Cardinale, e lindur në Tunizi nga prindër sicilianë, filloi rrugëtimin e saj drejt famës kur në moshën 17-vjeçare fitoi një konkurs bukurie që i dha mundësinë të merrte pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo fillimisht kishte planifikuar të bëhej mësuese, por kjo eksperiencë i dha një shtysë të madhe karrierës në aktrim.

    Ajo arriti famë ndërkombëtare në vitin 1963 me rolet në filmat 8½ dhe Leopardi të Federico Fellinit, duke vazhduar më pas me hitet e saj të tjera, përfshirë edhe komedinë The Pink Panther dhe westernin epik Once Upon a Time in the West të Sergio Leone në 1968.

    Përveç arritjeve në kinematografi, Cardinale ishte edhe aktiviste e shquar për të drejtat e grave, duke u emëruar në vitin 2000 ambasadore e vullnetit të mirë për Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të OKB-së (UNESCO).

    Aktorja la pas dy fëmijë dhe një trashëgimi të pasur artistike që do të kujtohet përgjithmonë nga fansat dhe industria e filmit.

  • Rrezik i lartë në ndeshjen Tërnoci – Bosilegrad, masa të ashpra sigurie priten të dielën

    Rrezik i lartë në ndeshjen Tërnoci – Bosilegrad, masa të ashpra sigurie priten të dielën

    Klubi i Futbollit Tërnoci ka bërë të ditur se ndeshja e radhës kundër KF Bosilegrad do të zhvillohet të dielën, më 28 shtator 2025, në orën 15:30, në stadiumin e tyre.

    Në komunikatën e klubit theksohet se, për shkak të incidenteve që ndodhën vitin e kaluar në Bosilegrad, ku futbollistët shqiptarë të Tërnocit u trajtuan padrejtësisht nga policia serbe,
    andaj Federata Serbe e Futbollit ka shpallur këtë ndeshje “me rrezik të lartë”.

    Si pasojë, policia do të marrë masa të veçanta sigurie dhe për herë të parë në këtë rajon, ndeshja do të zhvillohet nën një protokoll të plotë sigurie, me standardet më të larta.

    Klubi u bën thirrje tifozëve dhe sportdashësve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një atmosferë sportive dhe të sigurt gjatë ndeshjes. /ATVLIVE.TV