ATV

Author: N.T.

  • Enzo Maresca i jep lamtumirën Chelseat: “Largohem me paqe të brendshme dhe krenari”

    Enzo Maresca i jep lamtumirën Chelseat: “Largohem me paqe të brendshme dhe krenari”

    Enzo Maresca ka reaguar zyrtarisht pas largimit të tij nga Chelsea, duke publikuar një mesazh emocional falënderimi për klubin, lojtarët dhe tifozët, pas një periudhe të suksesshme prej 18 muajsh në krye të skuadrës londineze.

    Trajneri italian e përshkroi aventurën e tij te Chelsea si një udhëtim të veçantë, që nisi nga raundet paraprake të Conference League dhe përfundoi me arritje madhore në arenën evropiane dhe botërore.

    “Udhëtimi im me Chelsean filloi nga raundet paraprake të Conference League. Largohem me paqen e brendshme se po lë një klub prestigjioz aty ku e meriton të jetë,” u shpreh Maresca.

    Ai falënderoi veçanërisht tifozët e Chelseat për mbështetjen e vazhdueshme gjatë 18 muajve të fundit, të cilën e cilësoi si vendimtare për sukseset e arritura.

    “Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Chelseat për mbështetjen e tyre, e cila ishte thelbësore për kualifikimin në Champions League, fitimin e Conference League dhe triumfin në Kupën e Botës për Klube. Këto fitore do t’i mbaj gjithmonë në zemrën time.”

    Maresca nuk la pa përmendur as lojtarët, të cilët i cilësoi si pjesë kyçe të këtij rrugëtimi të suksesshëm, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

    Në fund, ai uroi klubin për suksese në vazhdim dhe mbylli mesazhin me fjalë prekëse:

    “I uroj çdo sukses të gjithëve në pjesën e dytë të sezonit dhe në të ardhmen. Faleminderit, Chelsea, nga unë dhe familja ime.”

    Largimi i Marescës shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm për Chelsean, ndërsa klubi pritet të nisë një fazë të re në kërkim të vazhdimësisë dhe ambicieve të reja.

  • Zyrtare: Kylian Mbappé mungon në Superkupën e Spanjës, konfirmohet nga lista e udhëtimit të Real Madridit

    Zyrtare: Kylian Mbappé mungon në Superkupën e Spanjës, konfirmohet nga lista e udhëtimit të Real Madridit

    Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht se Kylian Mbappé nuk do të marrë pjesë në Superkupën e Spanjës, e cila zhvillohet në Arabinë Saudite. Klubi madrilen bëri të ditur të hënën listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për këtë kompeticion, ku sulmuesi francez mungon plotësisht.

    Sipas njoftimit zyrtar, Mbappé është lënë jashtë skuadrës për shkak të një problemi të vazhdueshëm në gju, i cili nuk i ka lejuar atij të rikuperohet plotësisht në kohë. Stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë gjendjen e lojtarit, duke e mbajtur jashtë turneut.

    Ndërkohë, dy gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës do të luhen nesër dhe pasnesër në Arabinë Saudite. Të mërkurën, vëmendja do të jetë te përballja mes Barcelona – Athletic Club, një duel klasik që pritet të sjellë rivalitet dhe intensitet të lartë.

    Të enjten, radha do t’i vijë supersfidës Atletico Madrid – Real Madrid, një derbi madrilen me shumë peshë, ku Reali do të duhet të përballet pa yllin e tij francez.

    Finalja e Superkupës do të zhvillohet mes fituesve të dy gjysmëfinaleve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mungesa e Mbappés do të ndikojë ndjeshëm në ambiciet e Real Madridit për të fituar trofeun.

  • Goditje e fortë për Manchester Cityn, Ruben Dias jashtë për gjashtë javë

    Goditje e fortë për Manchester Cityn, Ruben Dias jashtë për gjashtë javë

    Manchester City ka marrë një lajm jo të mirë në këtë fazë të sezonit, pasi mbrojtësi kryesor i skuadrës, Ruben Dias, do të mungojë për rreth gjashtë javë për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë (hamstring).

    Burime pranë klubit konfirmojnë se ndërkombëtari portugez ka pësuar dëmtimin gjatë angazhimit të fundit, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë treguar se bëhet fjalë për një problem që kërkon kohë rikuperimi dhe kujdes maksimal për të shmangur komplikime të mëtejshme.

    Mungesa e Ruben Dias përbën një goditje të rëndësishme për trajnerin Pep Guardiola, duke qenë se ai është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes dhe lider në prapavijë. City pritet të bëjë disa rregullime taktike në javët në vijim për të mbuluar mungesën e tij, sidomos në ndeshjet vendimtare në kampionat dhe në arenën evropiane.

    Stafi mjekësor i klubit do të monitorojë nga afër procesin e rikuperimit, me synimin që Dias të rikthehet në formë optimale pas periudhës gjashtëjavore.

  • Joao Cancelo rikthehet te Barcelona, marrëveshja me Al Hilal është drejt përfundimit!

    Joao Cancelo rikthehet te Barcelona, marrëveshja me Al Hilal është drejt përfundimit!

    Barcelona ka finalizuar marrëveshjen për rikthimin e mbrojtësit portugez Joao Cancelo, i cili do t’i bashkohet klubit katalunas në formë huazimi nga skuadra saudite Al Hilal. Lajmi është konfirmuar nga gazetarë të njohur të merkatos dhe raportohet si një nga lëvizjet më të rëndësishme të sezonit të janarit.

    Sipas raporteve nga Fabrizio Romano dhe të tjera media sportive kryesore në botë, marrëveshja mes Barcelonës dhe Al Hilal është përmbyllur plotësisht. Barcelona do të paguajë rreth 4 milionë euro për huazimin, por nuk ekziston një opsion blerjeje në marrëveshje, që do të thotë se Cancelo kthehet në Katalonjë vetëm për pjesën e mbetur të sezonit.

    “Joao Cancelo te Barcelona, e kryer! Huazim deri në qershor,” ka shkruar Romano, duke konfirmuar përfundimin e negociatave ndërmjet palëve.

    Lëvizja vjen pas një periudhe të vështirë për mbrojtësin portugez në Al Hilal, ku ai nuk është në planet e trajnerit Simeone Inzaghi, duke bërë që klubi arab të jetë i hapur për ta lejuar largimin e tij në merkaton e dimrit.

    Gazetat sportive ndërkombëtare raportojnë se Interi kishte tentuar deri në fund që të bindte Cancelo të transferohej tek skuadra italiane, dhe madje kishte arritur një marrëveshje paraprake me Al Hilal. Megjithatë, Cancelo preferoi rikthimin në një ambient të njohur për të, Barcelona, ku kishte lënë një përshtypje pozitive më parë dhe ndihet më i motivuar për të luftuar për trofe.

    Ky rikthim pritet të forcojë mbrojtjen e Barcelonës në një moment kyç të sezonit, ndërsa trajneri i skuadrës shpreson që përvoja dhe cilësia e Cancelos të sjellin një shtysë të re në garat e brendshme dhe evropiane.

  • Real Madrid blindon Gonzalo Garcian, pas paraqitjes spektakolare ndaj Betisit

    Real Madrid blindon Gonzalo Garcian, pas paraqitjes spektakolare ndaj Betisit

    Real Madrid vazhdon të tregojë besim të plotë te talentet e rinj dhe një prej emrave më të përfolur së fundmi është Gonzalo Garcia. Klubi madrilen nuk ka konsideruar asnjëherë largimin e tij, as gjatë merkatos së janarit dhe as verën e kaluar, duke e cilësuar sulmuesin si një pjesë kyçe të projektit afatgjatë.

    Këtë fundjavë që lamë pas, Real Madrid dhuroi një paraqitje bindëse duke mposhtur Real Betisin me rezultatin e thellë 5-1. Protagonisti absolut i sfidës ishte pikërisht Gonzalo Garcia, i cili realizoi tre gola, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe potencialin e jashtëzakonshëm që zotëron.

    Brenda klubit, Gonzalo shihet si një lojtar me të ardhme të madhe, ndërsa trajneri Xabi Alonso e vlerëson shumë dhe e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës për të tashmen dhe të ardhmen. Për këtë arsye, Real Madrid e ka “mbyllur derën” për çdo interes të mundshëm nga klube të tjera, duke e mbajtur lojtarin të paprekshëm.

    Paraqitja ndaj Betisit vetëm sa ka forcuar bindjen se Gonzalo Garcia është gati të marrë një rol edhe më të madh në ekipin e parë të “Los Blancos”.

  • Ole Gunnar Solskjær, i hapur për rikthim te Manchester United si trajner i përkohshëm!

    Ole Gunnar Solskjær, i hapur për rikthim te Manchester United si trajner i përkohshëm!

    Manchester United po shqyrton disa opsione për stolin e skuadrës dhe një emër i njohur është rikthyer në skenë. Sipas raportimeve të fundit, Ole Gunnar Solskjær ka shprehur interes për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

    Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit e Manchester United janë informuar se Solskjær është i hapur për një rikthim, pavarësisht kohëzgjatjes së kontratës. Klubi po merr kohën e nevojshme për të vlerësuar të gjithë kandidatët për zgjidhjen afatshkurtër, me vendimin që pritet të merret në orët ose ditët në vijim.

    Nëse zgjidhet një trajner i përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit, Manchester United planifikon të emërojë një trajner të përhershëm gjatë verës, për të udhëhequr ekipin në sezonin 2026/27.

    Ndërkohë, Darren Fletcher do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm për këtë javë, duke garantuar stabilitet të përkohshëm në skuadër gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

  • Pistons e Cetlics vazhdojnë me fitore, Thunder pëson humbjen e dytë rresht

    Pistons e Cetlics vazhdojnë me fitore, Thunder pëson humbjen e dytë rresht

    Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka vazhduar me ndeshjet e radhës, të cilat si gjithmonë sollen befasi dhe rivalitet të madh në parket.

    Lideri I Konferencëes së Lidnjes, Detroit Pistons, ka realizuar fitoren e dytë radhazi, pasi mpshti kësaj radhe New York Knicks me rezultat 121-90.

    Cade Cunningham udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 29 pikë e 13 asistime, derisa Jaden Ivey shtojë 16 sosh.

    Nga ana tjetër, Jalen Brunson arriti të shënoj 25 pikë por që nuk mjaftuan për fitore.

    Kujtojmë që Knicks janë në poziten e tretë në Lidje ku kjo ishte humbja e katërt radhazi për ta.

     

    Kur jemi tek liderët, lideri I Konferencës Perëndimore, Oklahoma City Thunder, ka pësuar humbjen e dytë rresht, pasi u mposht bindshëm nga Charlotte Hornets me shifrat 124-97.

    Brandon Miller u dallua me 28 pikë e gjashtë kërcime, derisa Kon Knueppel shtojë 23 pikë, pesë kërcime e po aq asistime për ne fitore.

    Te skuadra humbëse, paraqitje të mirë kishte Shai-Gilgeous-Alexander me 21 pikë e gjahstë asistime.

    Kujtojmë që Hornets renditen në poziten e 12-të në Konferencën e Lindjes.

     

    Boston Celtics, ka marrur fitoren e katërt radhazi, pas tirumfit ndaj Chicago Bulls me rezultat 115-101.
    Anfreene Simons ishte më efikais në këtë fitore të Bostonit me 27 pikë të realizuara.

    Nga ana tjetër përkunder 26 pikëve të Matas Buzelis, Bulls nuk mundën ta evidentonin humbjen.

    Cletics renditen në poziten e dytë në Konferencën e Lindjes, derisa Bulls në pozitën e nëntë.

  • Barcelona synon rimëkëmbjen financiare përmes projektit “Spotify Camp Nou”

    Barcelona synon rimëkëmbjen financiare përmes projektit “Spotify Camp Nou”

    Barcelona po e sheh projektin e “Spotify Camp Nou” si bazën kryesore për rikthimin e stabilitetit të saj financiar afatgjatë. Drejtori ekzekutiv i klubit, Manel del Rio, gjatë një interviste për TV3, foli për afatet kohore dhe parashikimet për rihapjen graduale të stadiumit.

    Klubi është duke pritur miratimin e tretë nga komuna për të hapur tribunën veriore dhe seksionin e tifozëve, gjë që do ta rrisë kapacitetin e stadiumit në 62,000 vende.

    “Ky hap do të na lejojë që më shumë anëtarë të përjetojnë shtëpinë e tyre, Spotify Camp Nou, me një kapacitet prej 62,000 vendesh,” tha Del Rio. Rihapja mund të realizohet që në ndeshjen e parë në shtëpi të vitit 2026 kundër Oviedos më 24 ose 25 janar, në varësi të miratimit të komunës.

    Duke shikuar më tej, Barcelona planifikon të arrijë 105,000 vende sezonin e ardhshëm, edhe pa çati, me zonat VIP dhe nivelin e tretë plotësisht funksionale. Me stadiumin plotësisht funksional, klubi parashikon të ardhura vjetore prej rreth 360 milionë eurosh, një element kyç për përballimin e borxhit prej rreth 1.4 miliardë eurosh.

    Del Rio qetësoi shqetësimet për borxhin, duke thënë se “klubet me më shumë borxhe shpesh kanë edhe të ardhurat më të larta. Nëse asetet tejkalojnë detyrimet, nuk ka problem. Aktualisht është një borxh i qëndrueshëm.”

    Ai u shpreh optimist për të ardhmen e klubit: “Rruga është shumë pozitive. Rruga e Barcelonës është e ëmbël, një rrugë force. Kam luajtur shumë futboll, jam tifoz dhe mbështetës i Barcelonës.”

  • Driton Kuka nderon Norën Gjakova pas pensionimit të saj

    Driton Kuka nderon Norën Gjakova pas pensionimit të saj

    Sot, Nora Gjakova zyrtarisht përfundon karrierën si sportiste aktive në xhudo, duke lënë pas një histori të pasur me suksese, përfshirë medaljen e artë olimpike në kategorinë 57 kg në vitin 2021.

    Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, i shprehu mirënjohjen dhe respektin të gjithë sakrificës dhe punës së saj:

    “Faleminderit Nora! Kampionja Olimpike sot zyrtarisht përfundoi karrierën e saj! Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin Shqiptar!”

    Mesazhi i Kukës nënvizon vlerësimin e madh që trajneri ka për kontributin e Norës në sport dhe për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

  • Anthony Joshua në pikëpyetje për rikthimin në ring pas tragjedisë

    Anthony Joshua në pikëpyetje për rikthimin në ring pas tragjedisë

    Boksieri britanik Anthony Joshua mund të mos rikthehet më kurrë në ring pas një aksidenti tragjik automobilistik në Nigeri. Ngjarja, që ndodhi në qytetin Makuni, la të vdekur dy miq të tij të afërt dhe bashkëpunëtorë të stërvitjes, Sin Ghami dhe Latif Ayodele. Joshua shpëtoi për pak, duke qenë disa centimetra më lart në sediljen e majtë të automjetit Lexus SUV, i cili u përplas me një kamion të ndaluar në autostradën Lagos–Ibadan.

    Promotori i tij, Frank Warren, tha për ITV News se gjendja emocionale e Joshua është e rëndë: “Shpresoj që të jetë mirë fizikisht, por aspekti mendor është krejt tjetër. Nuk e di nëse do të ketë forcën ose dëshirën të rikthehet në ring. Vetëm koha do ta tregojë.”

    Policia nigeriane njoftoi se shkaku paraprak i aksidentit ishte shpërthimi i një gome dhe shpejtësia e tepërt gjatë tentativës për tejkalim, ndërsa shoferi ishte vendas. Hetimet vijojnë, ndërsa bota e boksit mbetet në pritje për të parë nëse Joshua do të mund të rikuperojë fizikisht dhe psikologjikisht për të vazhduar karrierën e tij.