ATV

Author: N.T.

  • Kevin Durant kalon Michael Jordan dhe ngjitet në top 5 të të gjitha kohërave në NBA

    Kevin Durant kalon Michael Jordan dhe ngjitet në top 5 të të gjitha kohërave në NBA

    Kevin Durant vazhdon të shkruajë historinë e tij në NBA. Ai shënoi 27 pikë në fitoren dramatike 123-122 të Hjuston Rokets ndaj Majemi Hit të shtunën, më 21 mars, duke kaluar legjendën Michael Jordan dhe duke u ngjitur në vendin e pestë në listën e pikë-shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me 32,294 pikë.

    Durant është tashmë një nga dy lojtarët aktivë që ndodhen në këtë elitë, së bashku me LeBron James, i cili mban vendin e parë me 43,241 pikë. Për të kaluar Kobe Bryant dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt, Durant ka nevojë për vetëm 1,351 pikë të tjera.

    Para tij në historinë e NBA mbeten edhe Karim Abdul-Jabbar dhe Karl Malone, duke e vendosur Durant në një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt majave të basketbollit të të gjitha kohërave.

  • Biletat e Sllovakisë për ndeshjen kundër Kosovës shiten në treg të zi

    Biletat e Sllovakisë për ndeshjen kundër Kosovës shiten në treg të zi

    Biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë janë shitur ditë më parë për tifozët vendas, me çmime prej 19, 29 dhe 49 euro. Por tashmë disa prej tyre po shiten në treg të zi, kanë raportuar mediat sllovake të martën.

    Sipas “Sport24”, disa biletat arrijnë çmime deri në 70 euro, ndërsa të tjera shiten deri në 98 euro, duke krijuar një treg të jashtëligjshëm që po përfiton nga kërkesa e lartë.

    Federata sllovake e futbollit ka siguruar që biletat për tifozët vendas të mos përfundojnë te mbështetësit e Kosovës. Megjithatë, pritet që edhe tifozë kosovarë të jenë të pranishëm në pjesë të tjera të stadiumit, përveç tribunës së rezervuar për mysafirët.

    Ky fenomen vë në pah sfidën e menaxhimit të biletave në ngjarje me interes të lartë, ku kërkesa tejkalon ofertën dhe krijon treg të paligjshëm.

  • Shitje rekord! Të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës u shuan brenda pak orësh

    Shitje rekord! Të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës u shuan brenda pak orësh

    Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se biletat për ndeshjen vendimtare të kombëtares kundër fituesit ose humbësit të duelit Turqi–Rumani janë shitur të gjitha, duke treguar mbështetjen e jashtëzakonshme që “Dardanët” marrin nga tifozët e tyre.

    Sipas faqes zyrtare të FFK-së, interesimi ka qenë masiv dhe biletat u shuan brenda pak orësh, duke treguar entuziazmin e madh për këtë sfidë të rëndësishme në kuadër të “play-off”-it.

    Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumi Fadil Vokrri, ku pritet një atmosferë elektrizuese dhe përkrahje e zjarrtë nga tribunat. Organizatorët presin që stadiumi të kthehet në epiqendrën e futbollit për një natë që premton emocione të mëdha.

    Ky mbështetje masive shihet si një motiv shtesë për skuadrën kosovare në një moment kaq vendimtar, duke i dhënë “Dardanëve” energji shtesë për të kërkuar historinë në arenën ndërkombëtare.

  • Skandal i madh në futbollin çek, FACR nën hetim për manipulime ndeshjesh

    Skandal i madh në futbollin çek, FACR nën hetim për manipulime ndeshjesh

    Federata Çeke e Futbollit është përfshirë në një skandal të jashtëzakonshëm për manipulim ndeshjesh, i cili ka tronditur skenën sportive para përballjes vendimtare të kombëtares së Çekisë ndaj Irlandës për kualifikimet e Kupës së Botës.

    Bëhet fjalë për një hetim trevjeçar që përfshin katër nivelet e para të ligës çek dhe garat e të rinjve. Operacioni i policisë, i koordinuar me Europolin, Interpolin dhe departamentin kundër manipulimeve të ndeshjeve të UEFA, ka sjellë bastisje në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në rajonin Moravian.

    Mediat vendase raportojnë se mbi 40 persona, lojtarë, gjyqtarë, zyrtarë klubi dhe madje edhe një kryetar bashkie, janë nën hetim.

    Presidenti i FACR, David Trunda, e ka quajtur operacionin si “më i madhi në historinë e futbollit çek”:

    “Operacioni ka nisur që në orën 6 të mëngjesit dhe është i koordinuar me Europolin, Interpolin dhe departamentin e UEFA-s kundër manipulimit të ndeshjeve. Fokusi kryesor ishte Moravia, duke përfshirë dhjetëra persona dhe 99 përqind të zonës.”

    Ai shtoi se Komiteti i Etikës do të fillojë procedurat disiplinore ndaj të gjithë të përfshirëve, duke përfshirë lojtarët, gjyqtarët, zyrtarët dhe klubet nga liga e parë deri te e katërta, si dhe kategori të rinjsh.

    Ky skandal ka tronditur futbollin çek, duke e vënë në qendër të mediave ndërkombëtare dhe duke rrezikuar përgatitjet e kombëtares për sfidat vendimtare ndërkombëtare.

  • Senegali sfidon vendimin e CAF, apel në CAS për rikthimin e titullit

    Senegali sfidon vendimin e CAF, apel në CAS për rikthimin e titullit

    Senegali ka nisur një apel pranë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, pas vendimit që iu hoqi titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës, të cilin ata e fituan fillimisht në fushë kundër Marokut.

    Lajmin e konfirmoi zyrtari i federatës, Moussa Mbaye, i cili bëri të ditur se Senegali po ndjek rrugën ligjore për të mbrojtur të drejtën e tyre: “Ky është një proces ligjor që do ta nisim të martën. Do të dëgjoni shumë spekulime dhe lajme të pasakta, por njerëzit duhet të presin komunikimet zyrtare nga Federata Senegaleze e Futbollit.”

    Mbaye theksoi se federata nuk do të veprojë nën emocione, por me qetësi dhe mendje të kthjellët për të mbrojtur interesat e vendit: “Ne jemi të vendosur ta trajtojmë këtë çështje profesionalisht dhe të bëjmë gjithçka për ta rikthyer titullin që fituam në fushë.”

    Për këtë proces, Senegali ka angazhuar një avokat sportiv me përvojë ndërkombëtare, duke synuar që të sfidojë vendimin dhe, nëse është e mundur, të rikthejë trofeun e fituar me meritë në AFCON 2025.

    Ky zhvillim vjen pas një situate që ka shkaktuar debate të gjera në mediat ndërkombëtare, duke e bërë një nga skandalet më të mëdha të fundit në futbollin afrikan.

  • Thunder e Pistons vazhdojnë me fitore duke qëndruar në krye të tabelave, Spurs merr fitoren e gjashtë radhazi

    Thunder e Pistons vazhdojnë me fitore duke qëndruar në krye të tabelave, Spurs merr fitoren e gjashtë radhazi

    Mëngjesin e sotëm janë zhvilllluar 10 ndeshje në Ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

    Kmapioni në fuqi si dhe lideri i Konferencës Perëndimore, Detorit Pistons, ka realizuar fitoren e 12-të radhazi, kësaj radhe pasi mposhti Philadelphia 76ers me rezultat 123-103.

    Si gjithmonë ylli I skuadrës së Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 22 pikë, pesë kërcime e po aq asisitime, derisa Jalen Williams dhe Jaylin Willimas shtuna nga 18 pikë secili.

    Te skuadra humbëse V. J. Edgecombe shkëlqeu me 35 pikë e gjasht kërcime.

    Kujtojmë që 76ers renditen në poziten e shtatë në Konferencën e Lindjes.

     

    Kur jemi tek lideret, edhe ai I Konferencës së Lindjes ka shënuar fitoren e katërt rresht, pas triumfit ndaj los Angeles Lakers me rezultat 113-110.

    Më meritoret për këtë fitore ishin, Daniss Jenkins me 30 pikë e tëtë assitime dhe Jalen Duren me 20 pikë e 11 kërcime.

    Nga ana tjetër, paraqitje supër të mirë kishin edhe Luka Doncic me 32 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Austin Reaves me 24 sosh, por që nuk mjaftuan për fitore.

    Kujtojmë që skuadra e Lakers rendite në pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit.

     

    San Antonio Spurs ka vazhduar me fitore duke realizuar të gjashtën radhazi, pasi mposhti Miami Heat me shifrat 136-111.

    Victor Ëembanyama ishte më efikasi në këtë fitore me 26 pikë e 16 kërcime.

    Derisa te skuadra humbëse u dallua Norman Powell me 21 pikë.

    Spurs renditen në poziten e dytë në Konferencën e Perëndimit, derisa Heat në vendin e nëntë në Konferencën e Lindjes, ku kjo ishte edhe humbja e pestë rresht për ta.

  • Zidane afër rikthimit te Franca, emërimi si selektor pas Botërorit pothuajse i sigurt

    Zidane afër rikthimit te Franca, emërimi si selektor pas Botërorit pothuajse i sigurt

    Sipas mediave franceze, legjenda e Real Madrid dhe ish-kapiteni i Francës, Zinedine Zidane, është kandidat kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares franceze pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2026.

    Presidenti i Federata Franceze e Futbollit, Philippe Diallo, ngjalli spekulime gjatë një interviste për Le Figaro, duke thënë: “Po, e di emrin e tij”, pa dhënë më shumë detaje. Në Francë, lajmi konsiderohet pothuajse një “sekret publik”, duke lidhur emrin e Zidane me stolin e kombëtares.

    Largimi i Didier Deschamps u bë i ditur që në fillim të vitit 2025. Nën drejtimin e tij, Franca fitoi Kupën e Botës 2018, arriti finalen e edicionit pasues, luajti në finale të Kampionatit Evropian 2016 dhe fitoi Ligën e Kombeve 2021.

    Diallo shtoi rëndësinë e një profili të fortë për selektorin e ri: “Kombëtarja e Francës është ndër më të mirat në botë dhe nuk mund të drejtohet nga kushdo. Ne kemi nevojë për një trajner që plotëson kriteret më të larta dhe që gëzon mbështetjen e publikut francez.”

    Zidane, 53 vjeç, konsiderohet kandidati më i përshtatshëm. Si trajner i Real Madridit, ai fitoi tri herë Ligën e Kampionëve (2016–2018) dhe më pas riktheu klubin te titulli kampion në 2020. Që nga 2021, ai nuk ka drejtuar asnjë skuadër, por sipas L’Équipe ka punuar në përbërjen e stafit të tij teknik, duke u përgatitur për rikthimin te Franca.

    Për Zidane, drejtimi i kombëtares konsiderohet një objektiv kryesor në karrierën e tij si trajner dhe mund të shënojë një kapitull të ri në historinë e futbollit francez

  • Kosova U19 lëshon fitoren në fund, Armenia shpëton me penallti

    Kosova U19 lëshon fitoren në fund, Armenia shpëton me penallti

    Kombëtarja e Kosova U19, e ka nisur me barazim rrugëtimin në kualifikimet për Kampionati Evropian U19 2027, duke luajtur 1-1 ndaj Armenisë U19.

    Në turneun që po zhvillohet në Turqia, skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaku tregoi paraqitje solide në pjesën e parë, ku arriti të kalojë në epërsi në minutën e 19-të me golin e Lorik Mehmeti. “Dardanët” dominuan këtë pjesë, por nuk arritën të dyfishojnë avantazhin.

    Në fraksionin e dytë loja u balancua më shumë, ndërsa kur dukej se Kosova po shkonte drejt fitores, Armenia fitoi një penallti në minutën e 81-të, të cilën e shndërroi në gol David Batoian për rezultatin përfundimtar 1-1.

    Kosova U19 do të vazhdojë garën me ndeshjen e radhës kundër Gjibraltarit, ndërsa në përballjen e fundit do të takohet me Turqinë, në një grup ku çdo pikë mund të jetë vendimtare.

  • Messi shkruan histori tjetër, lë pas Pelen me supergol nga goditja e lirë

    Messi shkruan histori tjetër, lë pas Pelen me supergol nga goditja e lirë

    Ylli i Inter Miami, Lionel Messi, ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke kaluar legjendën Pele për numrin e golave të shënuar nga goditjet e lira.

    Në përballjen ndaj New York City FC, Messi realizoi golin e tij të 71-të nga një goditje dënimi. Momenti erdhi në minutën e 61-të, kur Inter Miami fitoi një goditje të lirë rreth 25 metra nga porta. Argjentinasi mori përgjegjësinë dhe goditi, ndërsa topi, pasi devijoi nga muri mbrojtës, përfundoi në rrjetë duke mashtruar portierin.

    Me këtë realizim, Messi kalon Pelen, i cili kishte ndalur numrin në 70 gola nga goditjet e lira gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

    Megjithatë, rekordi absolut ende mbahet nga Juninho Pernambucano, i cili ka shënuar 77 gola nga situata të tilla. Duke parë formën aktuale të Messit, shumëkush beson se është vetëm çështje kohe derisa ai të arrijë dhe ta tejkalojë edhe këtë shifër.

    Një tjetër rekord, një tjetër dëshmi e madhështisë së Messit, i cili vazhdon të shkëlqejë edhe në fundin e karrierës së tij.

  • Trazira te Audi në F1, largohet drejtori i ekipit pas startit zhgënjyes

    Trazira te Audi në F1, largohet drejtori i ekipit pas startit zhgënjyes

    Fillimi i Audi në Formula 1 për sezonin 2026 nuk ka shkuar sipas pritshmërive, dhe zhvillimet e fundit tregojnë se presioni brenda ekipit ka filluar të reflektohet edhe në drejtim.

    Pas vetëm dy garash dhe me një bilanc modest prej dy pikësh, skuadra gjermane renditet në pjesën e poshtme të tabelës. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare të motorsportit, situata ka sjellë një vendim të papritur: largimin e drejtorit të ekipit, Jonathan Wheatley.

    Zyrtarisht, Audi ka deklaruar se shkëputja ka ardhur për “arsye personale”, por burime nga mediat e huaja sugjerojnë se vendimi lidhet edhe me pakënaqësitë për performancën e dobët në startin e sezonit. Megjithatë, Wheatley nuk do të largohet nga Formula 1, pasi pritet të marrë një rol të ri drejtues te Aston Martin.

    Kalimi i tij vjen në një moment jo të lehtë edhe për ekipin britanik, i cili po përballet me probleme serioze teknike, veçanërisht me njësinë e fuqisë, duke mos arritur ende të sigurojë asnjë pikë këtë sezon.

    Analistët e mediave ndërkombëtare e shohin këtë lëvizje si një përpjekje për të ristrukturuar drejtimin në të dy kampet, ndërsa sezoni 2026 po nis me shumë sfida për skuadrat që synonin të ishin konkurruese.