ATV

Author: N.T.

  • Goditje e re për Barcelonën: Pedri jashtë fushave për katër javë!

    Goditje e re për Barcelonën: Pedri jashtë fushave për katër javë!

    Sipas raportimeve të fundit nga “Diario AS”, mesfushori i Barcelonës, Pedri González, do të mungojë për rreth katër javë të tjera, pasi rikuperimi i tij nga lëndimi muskulor nuk ka shkuar sipas pritjeve.

    Ylli 21-vjeçar, i cili ka qenë një nga talentet më të rëndësishme të katalanasve, është përballur me disa lëndime gjatë dy sezoneve të fundit, duke mos arritur të qëndrojë në formë të plotë për një periudhë të gjatë. Kësaj radhe, stafi mjekësor i Barcelonës ka vendosur të mos rrezikojë dhe t’i japë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.

    Pedri pritet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar, në fund të muajit nëntor, me synimin që të jetë gati për ndeshjet vendimtare në La Liga dhe Champions League.

    Trajneri Hansi Flick tashmë përballet me një situatë të ndërlikuar në mesfushë, pasi përveç Pedrit, edhe disa lojtarë të tjerë kanë pasur probleme fizike në javët e fundit. Megjithatë, klubi është optimist se pas rikthimit të tij, Pedri do të mund të luajë një rol kyç në pjesën e dytë të sezonit.

  • Janë bërë të ditura detajet e vilës luksoze të re të Lamine Yamal – shtëpia që dikur ishte e Piqué dhe Shakirës!

    Janë bërë të ditura detajet e vilës luksoze të re të Lamine Yamal – shtëpia që dikur ishte e Piqué dhe Shakirës!

    Superylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka blerë zyrtarisht vilën e tij të parë luksoze, dhe jo cilëndo — por shtëpinë që dikur i përkiste Gerard Piqué dhe Shakirës, raporton Diario Sport.

    Procesi i blerjes ka zgjatur rreth 3 deri në 4 muaj, dhe tashmë gjithçka është finalizuar. Vila ndodhet në lagjen ekskluzive “Ciutat Diagonal” në Barcelonë, një nga zonat më të shtrenjta dhe më të sigurta të qytetit.

    Detajet e pronës:
    • Sipërfaqe totale prej 1,240 metrash katrorë, e përbërë nga dy shtëpi të lidhura me njëra-tjetrën.
    • Vetëm 10 kilometra larg qendrës stërvitore të Barcelonës.
    • Pranë shtëpive të Ronald Araújo, Alejandro Balde dhe Andres Iniesta.
    • Përfshin 6 dhoma gjumi, 2 pishina (të brendshme dhe të jashtme), palestër, bibliotekë dhe një studio muzikore, e përdorur dikur nga Shakira – që tani mund ta shfrytëzojë Nicky Nicole.

    Sipas burimeve, vila do t’i nënshtrohet një rindërtimi të plotë, për t’u përshtatur me jetesën e një futbollisti profesionist.
    Projekti përfshin:Një fushë të vogël futbolli, një palestër private, dhomë fizioterapie, sistem sigurie të avancuar për privatësi maksimale, dhe një fushë padeli.

    Vetëm 17 vjeç, Yamal po tregon se është gati jo vetëm për futbollin e madh, por edhe për një jetë të nivelit më të lartë në Barcelonë — në një shtëpi që mbart histori yjesh.

  • Bukayo Saka drejt rinovimit! Bisedimet me Arsenalin po ecin drejt marrëveshjes përfundimtare

    Bukayo Saka drejt rinovimit! Bisedimet me Arsenalin po ecin drejt marrëveshjes përfundimtare

    Lajme të mira për tifozët e Arsenalit! Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, bisedimet për rinovimin e kontratës së Bukayo Saka me klubin londinez po përparojnë me sukses dhe palët janë shumë afër një marrëveshjeje të re.

    Saka, një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të dashur të “Topçinjve”, pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë atë në “Emirates Stadium” për disa vite të tjera.

    Burime të afërta me klubin konfirmojnë se negociatat po zhvillohen në atmosferë shumë pozitive, dhe se detajet përfundimtare po diskutohen — përfshirë rritjen e ndjeshme të pagës së lojtarit, që do ta bëjë atë një nga më të paguarit në skuadër.

    Saka, 23-vjeçar, ka qenë thelbësor në projektin e Mikel Artetës, duke kontribuar me gola, asistime dhe liderizëm në fushë. Arsenal e sheh atë si “shtyllën kryesore” për të ardhmen e klubit.

    Zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të vijë së shpejti, nëse gjithçka shkon sipas planit.

    “Gjithqka po ecën mirë,” – raportoi Romano, duke konfirmuar se tifozët e Arsenalit mund të qetësohen, pasi ylli i tyre është shumë afër firmës së madhe me klubin.

  • Real Madrid merr vendimin për Vinicius Jr — çdo gjë në duart e Xabi Alonsos!

    Real Madrid merr vendimin për Vinicius Jr — çdo gjë në duart e Xabi Alonsos!

    Sipas raporteve më të fundit nga Spanja, Real Madrid ka vendosur që nuk do të vendosë asnjë gjobë apo sanksion disiplinor ndaj Vinicius Junior pas ngjarjeve të fundit që kanë tërhequr vëmendjen e mediave.

    Megjithatë, situata e tij nuk është mbyllur ende plotësisht — pasi klubi madrilen ka vendosur që çdo masë e mundshme disiplinore ose vendim i brendshëm të merret vetëm nga një person: Xabi Alonso.

    Burimet afër klubit bëjnë të ditur se presidenti Florentino Pérez ka besim të plotë tek Alonso, duke ia lënë atij drejtimin e çështjeve të brendshme të ekipit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me lojtarët.

    Ky vendim shihet si një dëshmi e respektit dhe autoritetit që Alonso ka tashmë brenda klubit, sidomos në pritje të rolit të tij të ardhshëm si trajner i Real Madridit.

    Vinicius, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për disa reagime të tij gjatë ndeshjeve të fundit, pritet të ketë një bisedë direkte me Alonson, për të zgjidhur çdo keqkuptim brenda ekipit.

    Ky zhvillim tregon qartë se Real Madrid po ndjek një qasje të qetë dhe strategjike, duke shmangur tensionet publike dhe duke ruajtur unitetin brenda skuadrës.

  • Lajm i mirë për Arsenalin: Declan Rice rikthehet sot, gati për aksion!

    Lajm i mirë për Arsenalin: Declan Rice rikthehet sot, gati për aksion!

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar lajmin e madh për “topçinjtë” – Declan Rice është rikuperuar plotësisht dhe është gati për lojë që sot!

    Mesfushori anglez, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të një shqetësimi muskulor, është stërvitur normalisht me skuadrën dhe pritet të jetë në dispozicion për përballjen e sotme.

    Arteta tha në konferencë:
    “Declan është kthyer dhe ndihet shumë mirë. Ai është gati të luajë që sot nëse është e nevojshme.”

    Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Arsenal-in, i cili kërkon të mbajë hapin me liderët në Premier League dhe të rikthehet te fitoret pas rezultateve jo të qëndrueshme në javët e fundit.

    Rice, që ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që nga transferimi i tij nga West Ham, pritet të rikthejë ekuilibrin në mesfushën londineze.

    Arsenal luan sot një ndeshje tejet të rëndësishme, dhe rikthimi i Rice vjen në momentin ideal për skuadrën e Artetës.

  • NBA – Bucks shkëlqejnë sërish, Giannis i pandalshëm! Fitore bindëse ndaj Knicks

    NBA – Bucks shkëlqejnë sërish, Giannis i pandalshëm! Fitore bindëse ndaj Knicks

    Milwaukee Bucks vazhdojnë formën e lartë në fillim të sezonit të NBA-së, duke mposhtur New York Knicks me rezultat 121:111.
    Superylli Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 37 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores së tretë këtë sezon. Përkrah tij, Rollins shtoi 25 pikë.
    Te Knicks, Jalen Brunson ishte më i miri me 36 pikë, por pa mundur ta shmangte humbjen.
    Pas një pjese të parë të barabartë, Bucks përmbysën gjithçka në çerekun e tretë dhe kontrolluan plotësisht lojën në fund.
    Pas kësaj fitoreje, Bucks renditen në vendin e pestë të Konferencës së Lindjes, ndërsa Knicks janë në vendin e shtatë.

    Nga ana tjetër, Ëashington Ëizards humbi në shtëpi nga Philadelphia 76ers me rezultat 134:139.
    Kjo ndeshje ishte e mbushur me pikë, ku Joel Embiid udhëhoqi 76ers me 41 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Tyrese Maxey shtoi 29.
    Te Ëizards, Jordan Poole realizoi 33 pikë, por pa rezultat pozitiv.
    76ers ngjiten në vendin e dytë të Lindjes me bilanc 4-1.

    Fantastik në këtë natë ishin edhe Miami Heat të cilët deklasuan Charlotte Hornets me rezultat të thellë 144:117
    Dominim total I Jimmy Butler në “Kaseya Center”, që realizoi 35 pikë, ndërsa Tyler Herro shtoi 28.
    Te Hornets, LaMelo Ball ishte i vetmi me 24 pikë.
    Heat tani ngjiten në vendin e katërt në Lindje.

    Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sacramento Kings me shifrar 107:101.
    Një përballje shumë e luftuar, e cila u vendos në minutat e fundit nga Shai Gilgeous-Alexander, që regjistroi 32 pikë dhe 9 asistime.
    Te Kings, De’Aaron Fox shënoi 27 pikë.
    Thunder renditen të tretët në Perëndim me 4 fitore dhe 1 humbje.

    Në ndeshjen e fundit por jo për nga rëndësia, Golden State warriors triumfo ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 98:79
    Warriors dominuan në mbrojtje dhe ndalën totalisht Clippers, ku Stephen Curry realizoi 26 pikë, ndërsa Klay Thompson shtoi 18.
    Te Clippers, Kawhi Leonard u ndal në vetëm 14 pikë.
    Ëarriors qëndrojnë në vendin e dytë të Perëndimit me bilanc 4-1.

  • Erling Haaland tërheq vëmendjen me thjeshtësinë e tij jashtë fushës

    Erling Haaland tërheq vëmendjen me thjeshtësinë e tij jashtë fushës

    Futbollisti i Manchester City, Erling Haaland, po fiton zemrat e tifozëve jo vetëm me golat e tij, por edhe me thjeshtësinë dhe sjelljen njerëzore jashtë fushës. Video e fundit e publikuar në rrjetet sociale tregon Haaland duke vizituar një fermë lokale për të blerë qumësht dhe mish, ndërsa bisedon në mënyrë të sjellshme me pronaren.

    Ky moment i thjeshtë ka marrë shumë komente pozitive nga fansat, të cilët vlerësojnë sjelljen e tij të qetë dhe larg arrogancës së famës që zakonisht e shoqëron yjet e futbollit.

    Haaland ka treguar më herët se ka plane për të ardhmen jashtë futbollit: “Mendoj se do të kem një fermë të vogël kur të pensionohem nga futbolli… jam mjaft i sigurt që do ta bëj këtë gjë.”

    Fansat tashmë e shohin si një shembull të një ylli të suksesshëm që ruan thjeshtësinë dhe lidhjen me njerëzit e zakonshëm.

  • Hyrja falas për tifozët në derbin rajonal Llapi – Prishtina

    Hyrja falas për tifozët në derbin rajonal Llapi – Prishtina

    Të merkuren do luhen tre ndeshjet e mbetura në kuadër të Albi Mall Supelrigës së Kosovës, ku një prej tyre është super derbi rajonal në mes të KF Llapit dhe Fc Prishtinës.

    Klubi i Futbollit Llapi ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për tifozët para këtij derbi, i cili zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

    Sipas vendimit të kryesisë së klubit, hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët. Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, ndërsa do të kryhen kontrolle të rrepta në të gjitha hyrjet e stadiumit për të garantuar sigurinë.

    Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30, ndërsa klubi fton të gjithë tifozët të vijnë më herët për të shmangur tollovitë dhe për të krijuar një atmosferë sportive.

    “Nesër nuk do të ketë shitje të biletave, por do të ketë kontrolle në të gjitha hyrjet e stadiumit.
    Dyert e stadiumit do të hapen në ora 11:30 dhe ftojmë të gjithë tifozët që të vijnë më herët në stadium për të shmangur tollovitë, të respektojnë rregullat dhe të krijojmë një atmosferë sportive siç na ka hije, duke mbështetur fuqishëm djelmoshat tanë drejt fitores!
    FORCA LLAPI”-shkruhej në njoftimin e KF Llapit në rrjetin social Facebook.

  • Rodri i dëmtuar, Guardiola konfirmon mungesën e tij afatgjatë te Manchester City

    Rodri i dëmtuar, Guardiola konfirmon mungesën e tij afatgjatë te Manchester City

    Manchester City ka marrë një goditje të rëndë, pasi trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se Rodri është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet për ndeshjet e ardhshme. Mesfushori spanjoll, i cili ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës, do të mungojë në një periudhë të gjatë, duke ndikuar në strategjinë e Cityt në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

    Guardiola ka theksuar se ekipi do të duhet të riorganizohet në mesfushë dhe të gjejë alternativa për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga mungesa e Rodrit. Stafi mjekësor i klubit po monitoron situatën, por rikthimi i lojtarit këtë sezon duket i pamundur.

    Tifozët e Manchester Cityt do të duhet të përgatiten për një periudhë sfiduese, ndërsa skuadra përpiqet të ruajë ritmin e lartë në garat kryesore. Guardiola ka nënvizuar rëndësinë e kujdesit maksimal ndaj lojtarëve për të shmangur dëmtime të tjera dhe për të mbajtur ekipin konkurrues.

    Rodri mbetet një nga figurat kyçe të skuadrës, dhe mungesa e tij është një sfidë e madhe për Cityn, që synon të mbrojë titullin e kampionit në Angli dhe të shkojë sa më larg në Evropë.

  • Dukagjini i Ismet Munishit ndal serinë e Debatik Currit – fitore e madhe në Gjilan!

    Dukagjini i Ismet Munishit ndal serinë e Debatik Currit – fitore e madhe në Gjilan!

    Është mbyllur ndeshja e javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Dukagjini është rikthyer fuqishëm te fitoret pas katër takimeve pa triumf, duke mposhtur Gjilanin në udhëtim me rezultat të pastër 0-2.

    Vetëm pas shtatë minutave lojë, kapiteni Altin Mërlaku zhbllokoi sfidën me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, duke i dhënë epërsinë skuadrës nga Klina.
    Gjilani reagoi me disa raste të rrezikshme, por pa arritur të gjejë golin e barazimit, ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të mysafirëve.

    Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe dominuan posedimin, mirëpo Dukagjini u tregua më i qetë dhe më efikas në fund.
    Në minutat e fundit të takimit, Basit Khalid, pasi u fut si zëvendësues, vulosi rezultatin me golin e dytë për 0-2, duke siguruar tri pikë të arta për skuadrën e Ismet Munishit.

    Me këtë fitore, Dukagjini konsolidon pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e tetë me 11 sosh, duke pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Debatik Currit.

    Në xhiron e ardhshme, Dukagjini pret Malishevën, ndërsa Gjilani udhëton në kryeqytet për t’u përballur me Prishtinën.