ATV

Author: K.B.

  • Policia në Gjilan shqiptoi 1638 gjoba brenda një jave

    Policia në Gjilan shqiptoi 1638 gjoba brenda një jave

    Njësia rajonale e Trafikut Rrugor e policisë në Gjilan njoftoi se gjatë periudhës kohore 23.01.2026 – 29.01.2026 ka shqiptuar 1638 gjoba.

    Policia tha se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

    • Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

    • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

    • Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

    • Shqiptuar dyzet e tetë (48) gjoba për përdorim të telefonit,

    • Shqiptuar tridhjetë e nëntë (39) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),

    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e nëntë (39) ngasës.

    Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull dhe shi:

    • Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet,

    • Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë,

    • Rrit distancën nga automjetet para,

    • Ndiq vijat anësore të rrugës,

    • Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente,

    • Mos ndalo në rrugë

  • FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

    FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

    Forca e Sigurisë së Kosovës sipas platformës prestigjioze online, “Globalfirepower”, për vitin 2026, nga 145 shtete të vlerësuara në botë, për nga fuqia ushtarake renditet e 138-ta. Serbia vazhdon të jetë shteti më i fuqishëm ushtarakisht në rajon, ndërkaq në botë më e fuqishmja, e pakonkurrencë, mbetet ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Faza e tretë, dhe e fundit e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë, e cila ka nisur në vitin 2025 e përfundon më 2028, me shtimin edhe të kapaciteteve ajrore, po sjellë frytet e saj edhe në raport me fuqinë ushtarake, e cila po rritet e po shtohet për çdo vit.

    Platforma online “GlobalFierepoëer” e cila është e specializuar në vlerësimin e fuqisë ushtarake, në mesin e 145 shteteve, fuqinë ushtarake të Kosovës e ka renditur në vendin e 138, 3 vende më lartë sesa vitin paraprak.

    Ushtria e Kosovës posedon dronët turk, “Bajraktar”, fluturaket amerikane pa pilot “Puma”, dhe planifikohet që të pajisjen edhe me helikopterët amerikan “Black Haëk”, por në data bazën e “Globalfirepoëer”, nuk vlerësohet se posedon fuqi ushtarake ajrore meqenëse aty hyjnë në llogaritje helikopterët e aeroplanët sulmues e transportues me pilotë.

    Sipas “GlobalFierepoëer”, në kapacitetet maksimale mbrojtja e Kosovës mund të posedojë mbi 17500 njerëz potencialisht të gatshëm për mobilizim, dhe 9500 ushtarë të armatosur, prej tyre 4000 mijë rezervistë.

    Ushtria e Republikës së Kosovës thuhet se posedon 1357 automjete, të gjitha të blinduara, prej tyre 745 janë të gatshme të përdorën në çdo momente në terren.

    Për mbrojtjen e Kosovës sipas të dhënave të paraqitura nga kjo platformë online harxhohen 16 mijë barela ose fuçi nafte.

    Një barel i zë 159 litra naftë, rrjedhimisht i bie që për ushtri harxhohen mbi 2.5 milionë litra naftë.

    Serbia shteti që vazhdon të jetë kërcënim i vazhdueshëm për Kosovën, renditet e 63-ta, më e fuqishmja në rajon. 22.500 pjesëtarë aktivë, dhe 2000 rezervistë, dhe me rreth 600 mijë njerëz të gatshëm për mobilizim.

    Edhe fuqia ajrore ushtarake e Serbisë mbetet e lartë, 115 mjete ajrore luftarake, aeroplanë e helikopterë sulmues e po ashtu transportues.

    Serbia posedon 242 tanke, 145 prej tyre aktive dhe mbi 7000 mijë mjete të blinduara, mbi gjysma të gatshme për përdorim të menjëhershëm.

    Buxheti për mbrojtje shkon në mbi 2.7 miliardë dollarë.

    Shqipëria është ngritur për një pozitë në rankim, e 77-ta, mbi 700 milionë euro buxhet për mbrojtje, me gati tetë mijë ushtarë aktivë të armatosur, me rreth 1500 mjete të blinduara, 33 mjete ujore patrulluese, dhe me 20 mjete ajrore, shumica helikopterë.

    Kroacia renditet e 73 në këtë ranglistë, ndërsa Maqedonia e Veriut në vendin 114.

    SHBA pa asnjë dyshim, mbetet superfuqia e pa konkurrencë, me mbi 831 miliardë euro buxhet vjetor, duke prirë ushtarakisht në çdo aspekt, në tokë, ajër, ujë, teknologji në gjithçka. E dytat mbetet Rusia, e treta Kina, e katërta India, e pesta Korea Jugore, e gjashta Franca, e shtata Japonia, e teta Britania e Madhe, e nënta Turqia, ndërsa e top dhjetëshen e mbyllë Italia.

  • Ndjekje si nëpër filma – Policia kap hajnin në flagrancë në Prishtinë

    Ndjekje si nëpër filma – Policia kap hajnin në flagrancë në Prishtinë

    Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme pas mesnate ka arrestuar një person.

    Sipas pamjeve të publikuara nga KlanKosova, rasti ka ndodhur në rrugën ”Jakov Xërxa” në Prishtinë.

  • OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

    OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

    Rreziku që virusi vdekjeprurës Nipah të përhapet përtej kufijve të Indisë është i ulët. Ka qenë kjo deklaratë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila shtoi se nuk rekomandohen kufizime udhëtimi ose tregtie.

    Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë ndër vendet që këtë javë forcuan kontrollet në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit, pasi India konfirmoi dy infeksione.

    “OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste. Nuk ka ende prova që transmetimi nga njeriu te njeriu po rritet”, tha organizata duke shtuar se India ka kapacitetin për të përmbajtur shpërthime të tilla.

    Megjithatë OBSH nuk e përjashtoi ekspozimin e mëtejshëm ndaj virusit, i cili po qarkullon në popullatat e lakuriqëve të natës në pjesë të Indisë dhe Bangladeshit fqinj.

    Virusi Nipah, i cili përhapet kryesisht nga lakuriqët e natës dhe kafshët si derrat, mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion të trurit.

    Shkalla e vdekshmërisë varion nga 40% në 75% dhe nuk është gjetur asnjë kurë, megjithëse vaksinat në zhvillim janë në fazën e testimit.

    Transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës të infektuar ose frutat që ata infektojnë, por transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është i lehtë, pasi zakonisht kërkon kontakt të zgjatur me personat e infektuar.

  • Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL UÇK-në e Obiliqit

    Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL UÇK-në e Obiliqit

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka dhuruar veturën e tij zyrtare si donacion për Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

    Vendimi për dhurimin e veturës është miratuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit me 19 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

  • Dy zyrtarë të Malit të Zi japin dorëheqjen pas publikimit të videos intime

    Dy zyrtarë të Malit të Zi japin dorëheqjen pas publikimit të videos intime

    Dy zyrtarë të lartë të Malit të Zi, Mirjana Pajkoviq dhe Dejan Vukshiq, dhanë dorëheqjen pas publikimit të një videoje intime që tregonte çiftin duke u puthur së bashku.

    Videoja u shpërnda në internet dhe shkaktoi një skandal të madh. Pajković, drejtoresha e përgjithshme për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, njoftoi dorëheqjen e saj, pas dorëheqjes së Vukšić, ish-këshilltarit të presidentit, i cili është gjithashtu i martuar.

    Vukshiq dhe Pajkoviq akuzuan njëri-tjetrin për shantazh pas shpërndarjes së videos.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës

    Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës

    Sot nga ora 14:00, në Varrezat e Qytetit në Gjakovë, do të mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

    Lajmi për varrimin është bërë i ditur nga familja e të ndjerit.

    Po ashtu Policia e Kryeqytetit kishte njoftuar para dy ditësh lidhur me rastin.

    “Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.

    “Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kishte kumtuar Policia.

  • PDK mban konferencë për media

    PDK mban konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media.

    Në njoftimin e kësaj partie bëhet e ditur se konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 10:30, në selinë qendrore të partisë.

    Njëherësh, PDK-ja nuk e ka bërë të ditur arsyen e konferencës.

  • Gjenden mbetje eshtërore në Skënderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

    Gjenden mbetje eshtërore në Skënderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë të Skënderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.

    Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.

    PERSON I ZHDUKUR

    “Skenderaj, Mitrovicë 1998/9. Me 29.01.2026 – 10:00. Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin e policisë.

  • KQZ: Kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar, procesi pritet të përmbyllet sot

    KQZ: Kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar, procesi pritet të përmbyllet sot

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë ditën e sotme, më 30 janar.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar.

    Ai ka thënë se këto vendvotime u takojnë komunave, Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

    “Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky process, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë. Ky proces, planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.

    Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, teksa pas shqyrtimit të ankesave që mund të paraqiten, pritet të procedohet me certifikimin e rezultateve.