ATV

Author: K.B.

  • Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro

    Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro

    Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë reaguar publikisht për herë të parë që nga kapja e tyre nga forcat amerikane.

    Çifti i cili është mbajtur për gati tre muaj në një burg federal në Brooklyn, deklaroi se janë mirë, të palëkundur dhe të qetë.

    “Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe në lutje të vazhdueshme”, thuhej në një postim të shpërndarë në llogarinë e Maduros në rrjetin X.

    Maduro u arrestua pasi përballet me akuza të rënda, përfshirë narkoterrorizëm, komplot për të importuar kokainë në Shtetet e Bashkuara dhe përdorim ose posedim të armëve të rënda dhe pajisjeve shpërthyese.

  • “Më ke munguar babë”, Gjesti shfaqet me Gimbon

    “Më ke munguar babë”, Gjesti shfaqet me Gimbon

    Dy miqtë e ngushtë, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë bërë bashkë në ditën e sotme (e diel).

    Kjo pasi DJ nga Istogu ka qenë në Big Brother VIP Albania 5, ndonëse me këngëtarin ndodhën shumë gjëra jashtë.

    Ata kanë tejkaluar këto situata dhe tani janë rikthyer në shoqëri të njëri-tjetrit.

    Në videon e postuar në InstaStory, të dy shihen duke qeshur pa ndalë, e duke shijuar kohë të mirë.

    “Më ke munguar babë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

  • 27 vjetori i Masakrës së Belegut, Osmani: 46 civilë u ekzekutuan brutalisht veç pse ishin shqiptarë

    27 vjetori i Masakrës së Belegut, Osmani: 46 civilë u ekzekutuan brutalisht veç pse ishin shqiptarë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar 46 civilët e Masakrës së Belegut.

    Osmani tha se ata u ekzekutuan dhe u masakruan brutalisht vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.

    “Më 29 mars 1999, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, një akt i paramenduar çnjerëzor që i parapriu krimit mizor. 46 civilë shqiptarë u ekzekutuan dhe u masakruan brutalisht, vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre”, deklaroi Osmani në 27 vjetorin e kësaj Masakre.

    Tutje, ajo tha se në këtë përvjetor, përulemi me nderim para jetëve të ndërprera padrejtësisht dhe ndaj dhimbjes së familjeve që ende mbajnë plagët e asaj dite.

    “Kujtimi për ta është zotim që këto krime të mos harrohen kurrë dhe që drejtësia të triumfojë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët për liri!”, shtoi Osmani.

  • Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

    Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Belegut të kryera nga regjimi i Serbisë më 29 mars 1999.

    Kurti ka thënë se drejtësia për këtë masakër mungon pavarësisht identifikimit dhe faktimit të personave përgjegjegjës.

    Ai ka thënë se i kujtojnë me respekt burrat dhe djemtë shqiptarë të vrarë në masakrën e Belegut, dhe mbajmë gjallë të vërtetën e krimeve të Serbisë, që ajo të mos zbehet kurrë.

    “Deri më sot, askush nuk është gjykuar apo dënuar për këtë masakër. Pavarësisht dëshmive të të mbijetuarve dhe dokumentimit të mbledhur ndër vite, nuk ka pasur ndjekje penale që të çojnë në dënimin e drejtpërdrejtë të autorëve të këtij krimi. Dëshmia e profesorit Mehmet Mazrekaj, i cili dëshmoi edhe në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, nënvizon se përgjegjësit janë identifikuar në nivel faktesh dhe dëshmish, por drejtësia mbetet e paplotësuar. Andaj, pritshmëritë ndaj institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës për të avancuar hetimet dhe për të ngritur aktakuza për krime lufte, mbeten thelbësore”, ka shkruar Kurti të dielën në Facebook.

  • Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë disa zona, KOSTT del me njoftim

    Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë disa zona, KOSTT del me njoftim

    Një pjesë e konsumatorëve në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, e cila ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike.

    Sipas njoftimit të KOSTT, rrjeti transmetues në nivelin 110 kV është prekur nga incidenti, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me energji për konsumatorët që varen nga nënstacioni NS Prishtina 6.

    Ekipet teknike të KOSTT-it, në bashkëpunim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.

    Policia bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve në vendngjarje.

  • Fushtica: S’dihet shkaku i shembjes së rrugës, pronari i ndërtesës u ftua nga Policia

    Fushtica: S’dihet shkaku i shembjes së rrugës, pronari i ndërtesës u ftua nga Policia

    Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur në lidhje me shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

    Ai tha se shkaku ende nuk dihet, mirëpo dyshohet se ka pasur rrjedhje të ujit, gjë e cila nuk është parë, sepse ka qenë nën rrugë.

    “Shkaku ende nuk dihet sepse është ende shumë herët të flitet, policia është në vendin e ngjarjes. Do t’i marrim të gjitha masat që kjo hapësirë të jetë e sigurtë që të mos vije deri te ndonjë rrezik tjetër dhe të mbesin ekipet këtu derisa të eliminohet rreziku”.

    “Sipas të gjithave gjasave sa shihet ka pasur rrjedhje të ujit, por ai nuk është parë se ka qenë nën rrugë, ekipet e ujësjellësit dhe të gjitha ekipet e tjera të emergjencës janë në vendin e ngjarjes. Është ndalë rryma, do të ndalet edhe uji dhe po sanohet hapësira që të mos ketë rrezik për ditët në vijim”, tha ai.

    Fushtica gjithashtu tha se pronari i ndërtesës është thirrur në polici për t’u intervistuar lidhur me këtë rast.

    “Pronari i ndërtesës është thirrur në polici për t’u intervistuar për këtë rast. Sipas të gjitha gjasave do të iniciohet rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Nesër inspektorati ndërtimor do të dalë në vendin e ngjarjes dhe do të fillojë me masat të cilat duhet të ndërmerret”, tha ai.

  • Shembja e rrugës në kryeqytet i lë pa ujë dhe pa rrymë banorët e zonës – çfarë thanë Komuna dhe Ujësjellësi

    Shembja e rrugës në kryeqytet i lë pa ujë dhe pa rrymë banorët e zonës – çfarë thanë Komuna dhe Ujësjellësi

    Shkaku “ende nuk dihet” ndërsa nga Komuna e Prishtinës thanë se i morën “masat fillestare” në mbrojtje të qytetarëve pas shembjes së një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.

    Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica tha se banorët e asaj zone aktualisht janë pa rrymë, ndërsa kompania rajonale e ujësjellësit, “Prishtina”, njoftoi më herët se është ndalur edhe furnizimi me ujë pas dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit.

    “Ekipet e ujësjellësit dhe të gjitha ekipet e tjera emergjente janë në vendin e ngjarjes. Është ndalur rryma, do të ndalet edhe uji dhe është duke u sanuar hapësira që të mos ketë rrezik në ditët në vijim”, tha Fushtica.

    Ai tha se “shkaku ende nuk dihet sepe është ende herët që të flitet”, por shtoi se pronari i një ndëtrtese në afërsi është ftuar nga Policia për intervistim. Ndaj tij, ai tha se “sipas të gjitha gjasave do të inicohet edhe rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

    Fushtica tha se inspektorët e ndërtimit “po e bëjnë vlerësimin e situatës”, kur u pyet nëse po menodjnë evakuimin e banorëve aty.

    “Të gjitha ekipet janë këtu dhe për çdo rrezik, nëse ekziston rreziku më i vogël, ne do të marrim masa”.

    “Do të vlerësohet nga ekipet e specializuara. Nëse ka nevojë të ketë evakuim, banorët do të evakuohen, por për momentin nuk shihet që ka nevojë përt ndonjë evakuim. Por nëse ka nevojë, patjetër që ne nuk do të rrezikojmë për asnjë moment dhe do ta largojmë çdo qytetar që ndjehet i rrezikuar apo nëse është e rrezikuar ndonjë ndërtesë apo hapësirë tjetër publike”, tha ai.

  • Haradinaj: Mbështes protestën e nesërme, ftoj bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë

    Haradinaj: Mbështes protestën e nesërme, ftoj bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë

    Ramush Haradinaj mbështeti protestën e thirrur nga organizatat e kategorive të dala nga lufta si reagim ndaj ekspozitës me pasaktësi për masakrat e luftës në Kosovë.

    Haradinaj i ftoi bashkëluftëtarët e tij, familjarët e të rënvëve dhe të gjithë qytetarët që të dalin nesër në protestë.

    “Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    “Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri”, shtoi Haradinaj.

  • PDK mbështet protestën e nesërme të OVL-UÇK-së

    PDK mbështet protestën e nesërme të OVL-UÇK-së

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, e cila synon të mbrojë dinjitetin e viktimave dhe kujtesën historike të luftës çlirimtare.

    “Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri,” thuhet në deklaratën e PDK-së.

    Sipas partisë, mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së është jo vetëm një detyrim shtetëror, por edhe moral.

    “Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre,” theksohet më tej në deklaratë.

    PDK fton qytetarët dhe institucionet për respekt dhe vëmendje ndaj iniciativave që synojnë ruajtjen e kujtesës kolektive dhe drejtësinë historike, duke mbështetur çdo reagim të drejtë qytetar dhe kombëtar në këtë drejtim.

  • Behrami i reagon Kryeziut: U bë e gjallë Dejona, Shkëlzen Gashi është goja e Kurtit kur ky nuk flet

    Behrami i reagon Kryeziut: U bë e gjallë Dejona, Shkëlzen Gashi është goja e Kurtit kur ky nuk flet

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami i reagoi deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, e cila, reagimet e deputetëve lidhur me pasaktësitë e evidentuara në ekspozitën për masakrat në Kosovë, me autor ojq-në Admovere të udhëhequr nga Shkëlzen Gashi i konsideroi si të qëllimshme për ta goditur qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.

    “U bë e gjallë Dejona. Asnjë reagim për ekspozitën e narracionit serb në sheshin e Prishtinës! Asnjë keqardhje, asnjë distancim!”, shkroi Behrami në një postim në Facebook.

    “Do të thotë, VV-ja edhe më tutje beson që në Dubravë të burgosurit shqiptarë paskan qenë të armatosur!”, shtoi ai.

    Behrami tha se “Shkëlzen Gashi është goja e Kurtit kur ky nuk flet”.