ATV

Author: K.B.

  • Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

    Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidentin francez, Emmanuel Macron, të premten pasdite në Pallatin Elysee.

    “Të premten isha musafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim, drekë pune. Pritja e përzemërt u përcoll me një diskutim të thellë dhe të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit, integrimit, sigurisë, mbrojtjes dhe ekonomisë e zhvillimit”, tha Kurti.

    Ai shtoi se gjatë takimit u bisedua për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të NATO-s në Kosovë për bashkëpunimin me aleatët veriatlantikë dhe sigurinë rajonale në Ballkan.

    “Po ashtu, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjët veriorë të Kosovës ishin çështje që i diskutova me presidentin francez”, përfundoi Kurti.

    Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat, pavarësisht se shteti ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane.

    Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht i BE-së për të dyja vendet në rrugën e tyre evropiane.

  • Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kryeministri i Albin Kurti ka deklaruar se vendi është i gatshëm të kontribuojë në misione ndërkombëtare në Gaza, si pjesë e një force stabilizuese me karakter ndërkombëtar.

    Ai rikujtoi se në fund të janarit 2025, qeveria ka ndarë 500 mijë euro për popullin palestinez në Gaza, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje humanitare.

    Sipas tij, aktualisht është në rend dite një propozim-vendim i përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, përmes të cilit kërkohet nga Kuvendi i Republikës miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në këtë mision.

    Kryeministri theksoi se gjatë vitit të kaluar, ministri Maqedonci dhe komandanti Jashari kishin kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, e cila kishte në fokus krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.

    Ai vlerësoi lart kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se ajo ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar në fusha të rëndësishme si kërkim-shpëtimi dhe deminimi, si dhe në operacione të tjera të sigurisë.

    “Jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për popullin e Gazës, edhe për faktin se ne vetë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përfitues të pranisë së forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”, ka deklaruar Kurti.

  • Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

    Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.

    Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e palodhshme e këtyre punëtorëve.

    Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të synon mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

    Vendimin e ka arsyetuar ministri Hekuran Murati. Ai theksoi se punëtorët që nuk i kanë përmbushur 12 muaj punë, paga e 13-të do të iu jepet e përgjysmuar.

  • Qeveria miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës

    Qeveria miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës

    Qeveria ka miratuar vendimin.

    Janë ndarë 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës.

    Kjo pas suksesit historik në Bratislavë.

  • Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

    Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

    Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve. Atë vit Kombet e Bashkuara u përqendruan tek ndotja prej plastikës. Ndërsa për 2025-ën, tema e kësaj dite është “Drejt zero mbetjeve në fushën e modës dhe tekstilit”.

    Çdo vit, sektori i tekstilit prodhon 2-8 % të emetimeve globale të gazeve serrë dhe përdor 215 trilion litra ujë, ekuivalenti i 86 milionë pishinave të përmasave olimpike.

    Ekspertët bëjnë thirrje që të dyfishohet numrit i herëve që veshim një veshje të caktuar, dhe kjo do të sillte një reduktim të gazeve serrë me 44%.

    Është llogaritur se mbetjet e ngurta bashkiake të krijuara në një vit do të mbështillnin globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake do të arrijë në 3.8 miliardë tonë në vit, deri në 2050-ën.

    Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Podujevë / 29.03.2026 – 01:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë 29.03.2026, 11:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    · Podujevë 29.03.2026,17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Fushë Kosovë 29.03.2026,18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjakovë 29.03.2026, 17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

  • Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervistohet i dyshuari – policia jep detaje

    Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervistohet i dyshuari – policia jep detaje

    Të dielën rreth orës 15:00 është shembur rruga “Malush Kosova”, në Prishtinë, duke e bërë të vështirë qarkullimin për qytetarët në atë zonë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ngjarje është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në cilësin e të dyshuarit është intervistuar një i dyshuar.

    “Prishtinë 29.03.2026, 15:00. Është raportuar për shembje të dheut, ku si pasojë rruga është bërë e pakalueshme. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Sindikatat kërkojnë rritje urgjente të koeficientit të pagave, paga e 13-të e pamjaftueshme

    Sindikatat kërkojnë rritje urgjente të koeficientit të pagave, paga e 13-të e pamjaftueshme

    Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, ndërsa pagesa mund të realizohet që nesër. Kjo pagesë është paraparë në buxhetin e miratuar më 20 shkurt dhe të dekretuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

    Megjithatë, përfaqësuesit sindikalë theksojnë se, përtej kësaj pagese të njëhershme, kërkesa kryesore mbetet rritja e koeficientit të pagave, si zgjidhje më e qëndrueshme për përmirësimin e të ardhurave.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se nuk ka ende konfirmim zyrtar për ekzekutimin e pagës, ndërsa sindikata pret vendime institucionale dhe ka kërkuar takim me ministrin e Arsimit për të diskutuar rritjen e koeficientit.

    Edhe përfaqësuesit e sektorëve të tjerë, përfshirë Policinë dhe Shëndetësinë, e konsiderojnë pagën e 13-të si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm. Ata kërkojnë rritje lineare të pagave dhe ndryshim të koeficientit, duke argumentuar se inflacioni ka ulur fuqinë blerëse.

    Sindikata e Administratës Publike shpreh pritje që pagesa të realizohet në fund të marsit, por ngre shqetësime për besueshmërinë e premtimeve. Sipas tyre, paga e 13-të do të ishte një lehtësim i përkohshëm, ndërsa zgjidhja afatgjatë mbetet rritja e koeficientit për të përballuar koston në rritje të jetesës./Front Online

  • Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

    Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

    Në fshatin Prelez të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma, karikatorë, gëzhoja dhe dokumente.

    Krejt këto u gjetën në një shtëpi të pabanuar atje, derisa të njëjtat janë konfiskuar.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

    “Fsh. Prelez, Zubin Potok / 29.03.2026-15:50. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar : një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-së-47 , tri gëzhoja dhe disa dokumente tjera. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

  • Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim

    Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim

    Ylli i Besiktas dhe përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për median turke SÖZCÜ në prag të ndeshjes vendimtare të playoff-it, duke e cilësuar atë si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij dhe të ekipit kombëtar.

    Ai pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se besimi dhe motivimi i Kosovës mbeten të larta.

    “Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për karrierat tona. Jemi vetëm një hap larg nga të bërit histori”, u shpreh fillimisht Rashica.

    Sipas tij, përvoja dhe cilësia individuale e kundërshtarit e bëjnë atë favorit në letër, por kjo nuk e zbeh aspak ambicien e Kosovës.

    “Pavarësisht kësaj, ne jemi të uritur për sukses dhe krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Besojmë në cilësinë tonë dhe në mundësinë për të shkruar histori”.

    Rashica nënvizoi se arma më e fortë e ekipit është fryma e grupit dhe uniteti.

    “Forca jonë më e madhe është puna në ekip. Nuk ndiejmë presion, përkundrazi, po e shijojmë këtë rrugëtim dhe momentin që po jetojmë”, tha ai.

    Duke qenë prej vitesh pjesë e futbollit turk, ai e cilësoi sfidën edhe si emocionale në aspekt personal.

    “Turqia është një vend që e dua dhe ku ndihem si në shtëpi. Por kjo është një ndeshje futbolli dhe unë jam gati të jap gjithçka për vendin tim”, u shpreh Rashica.

    Në fund, ai theksoi se pavarësisht krenarisë për arritjet deri tani, objektivi kryesor mbetet ende për t’u realizuar.

    “Kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe i kemi dhënë krenari një kombi të tërë. Por ende nuk e kemi arritur ëndrrën tone, dhe do të luftojmë deri në fund për ta bërë këtë realitet”, përfundoi Rashica.