ATV

Author: K.B.

  • Bllokada buxhetore në Prishtinë – Ahmeti: Dorëzimi i vonuar i dokumenteve e la Prishtinën pa buxhet

    Bllokada buxhetore në Prishtinë – Ahmeti: Dorëzimi i vonuar i dokumenteve e la Prishtinën pa buxhet

    Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një intervistë në emisionin “Herët” në Tëvë1, ka folur për situatën me buxhetin e komunës, duke theksuar se Prishtina aktualisht nuk e ka të miratuar buxhetin për vitin 2025 për shkak të vonesave institucionale.

    Ahmeti shpjegoi se buxheti i komunave në Kosovë formohet nga dy burime kryesore: grantet qeveritare dhe të hyrat vetanake.

    Sipas tij, “Buxheti i Komunës së Prishtinës bëhet prej dy të hyrave kryesore: një prej grandeve qeveritare dhe një prej të hyrave vetanake – taksat e ndryshme për leje ndërtimi, tatimi në pronë që paguhet. Grantet zakonisht caktohen duke u bazuar në numrin e popullatës, ndërsa të hyrat vetanake varësisht se sa i ka mbledhur komuna.”

    Ai tha se procedurat ligjore për përgatitjen e buxhetit janë të qarta dhe afatet duhen respektuar.

    “Buxheti për vitin e ardhshëm duhet me u kry deri më 1 shtator dhe duhet me u dërgu në Kuvendin Komunal. Pastaj janë diskutimet, ku deri më 1 tetor duhet me u dërgu në Ministri të Financave. Ata ia bashkëngjesin secilit komunë dhe shkon në votim në Kuvendin e Kosovës, ku vetëm në Kuvend ato mund të votohen,” deklaroi Ahmeti.

    Ai shtoi se në rast se komuna nuk arrin ta miratojë buxhetin me kohë, përgjegjësinë e merr Ministria e Financave.

    “Nëse vonohesh apo nuk e ke kalu buxhetin, nuk ke arrit me bo shumicën në Kuvend Komunal, atëherë Ministria e Financave e paraqet në Kuvend që mos me mbet pa buxhet,” theksoi ai.

    Duke folur për situatën aktuale të Prishtinës, Ahmeti tha se viti i kaluar ka qenë problematik.

    “Komuna e vitit të kaluar është vonuar. Më duket është dorëzuar diku më 9 dhjetor, edhe pse buxheti s’ka qenë i kalum. Pastaj edhe Ministria u vonu derisa e ka çu në Kuvend. Pastaj jemi hi në cikël zgjedhor dhe rrjedhimisht Komuna e Prishtinës nuk ka të aprovuar buxhetin për vitin 2025,” u shpreh ai.

    Sipas Ahmetit, këto vonesa e lënë Prishtinën në një situatë të rënduar financiare dhe organizative, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e shërbimeve komunale.

  • Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

    Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

    Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se do të blejë sisteme franceze të mbrojtjes ajrore, Mistral, në vlerë prej mbi 626 milionë eurosh, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët prokurimi me disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

    Ministria tha se e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë franceze të Mbrojtjes të martën për blerjen e 231 sistemeve të mbrojtjes ajrore Minstral (MANPADS) – që prodhohen nga kompania e raketave MBDA – dhe 934 raketa. Në marrëveshje përfshihen edhe trajnimet, simulatorët dhe logjistika.

    Në njoftimin e lëshuar nuk u specifikua se kur këto pajisje do të dërgohen në Rumani. Ligjvënësit rumunë fillimisht kishin miratuar planin për blerjen e këtyre armëve më 2022.

    Rumania, shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor me Ukrainën të gjatë prej 650 kilometrash. Ky shtet është përballur me shkelje të hapësirës ajrore dhe copëza të dronëve kanë rënë vazhdimisht që kur Rusia nisi sulmet ndaj porteve të Kievit përgjatë lumit Danub.

    Mbrojtja ajrore rumune aktualisht përfshin avionë luftarakë F-16, sisteme Patriot, lëshues raketash HIMARS të prodhuara nga Lockheed Martin, raketa me rreze të shkurtër veprimi Chiron të Koresë së Jugut, dhe armë kundër avionëve Gepard, të prodhimit gjerman.

    Vendi po ashtu synon që të bashkëpunojë me Ukrainën për ndërtimin e dronëve nën një mekanizëm të ri të BE-së për financimin e mbrojtjes.

    Rumania po ashtu është në fazën finale të dislokimit të sistemeve kundër dronëve, Merops, që janë furnizuar nga Shtetet e Bashkuara.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, rasti po hetohet

    Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, rasti po hetohet

    Një person është gjetur pa shenja jete.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Gjakovë.

    Tutje në raport bëhet e ditur se rasti po hetohet.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Ky është horoskopi për ditën e sotme

    Ky është horoskopi për ditën e sotme

    Dashi

    Priten probleme te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do merreni aspak vesh me atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë te ndalur. Beqaret do dashurohen pas dikujt qe e kane pasur pranë prej kohesh, por nuk ja kane ditur vlerat. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.

    Demi

    Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire sot. Do konfliktoheni me partnerin për disa tema te cilat i keni diskutuar edhe me pare, por nuk ju keni gjetur një zgjidhje. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë për një princ te kaltër i cili do ende kohe qe te vije. Ne planin financiar do jeni shume te përkujdesur dhe gjendja nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni me te qete.

    ADVERTISING

    Binjaket

    Nëse keni një lidhje te forte dhe te qëndrueshme, gjithçka do ece për mrekulli gjate kësaj dite ndërsa nëse kane kohe qe kane filluar problemet dhe debatet do ketë disa tronditje. Mundohuni te mos bëheni pesimiste. Beqaret mire është te tregohen te duruar sepse përndryshe do gabojnë. Financat me ne fund do i stabilizoni pas një periudhe delikate.

    Gaforrja

    Klima ne jetën tuaj sentimentale do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do e mbani njeri-tjetrin ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do e vene ne plan jetën sentimentale dhe do bëjnë gjithçka qe gjerat te ecin si duhet. Gjendja financiare do jete edhe me e mire nga sa ju e prisnit. Do shpenzoni pa frike për ato qe ju duhen.

    Luani

    Shume nga dëshirat tuaja te dashurisë do ju plotësohen sot. Do ndiheni te lire te dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do e kërkojnë shume larg princin e kaltër pa e ditur se ai ndodhet shume pranë tyre. Gjerat do ndryshojnë sot për ta. Financat do jene me te mira se kurdoherë. Kjo do iu japie mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

    Virgjeresha

    Mos u tregoni shume kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift sepse mund t’iu dalin probleme mjaft te mëdha. Mundohuni t’i shihni gjerat me optimizëm. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar gjendja do jete e paqëndrueshme dhe here herës delikate. Kujdes!

    Peshorja

    Tregohuni vigjilente sot ne jetën tuaj ne çift sepse disa persona do mundohen t’iu futin grindjen me partnerin. Mos i besoni askujt përveç vetes. Beqaret do jene kureshtare te provojnë aventura dhe nuk do kenë dëshirë te madhe për një lidhje serioze. Dëshira do ju plotësohet. Financat do mbeten delikate. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi.

    Akrepi

    Do ruani një komunikim te mire sot me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni menjëherë keqkuptimet e vogla qe mund t’iu dalin. Beqaret do luftojnë fort për ta bere për vete personin qe pëlqejnë dhe me ne fund do ia arrijnë qëllimit. Me financat mos rrezikoni shume sepse do futeni ne probleme te mëdha. Duhet te vendosni njëfarë rregulli me shpenzimet.

    Shigjetari

    Ne planin sentimental duhet bere kujdes. Asgjë nuk do ece si e kishit programuar dhe debatet mund te jene akoma me te zjarrta. Beqaret do mundohen pak, por ne fund do e gjejnë princin e kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Te ardhurat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Me një menaxhim me te mire mund te arrini te hiqni disa para mënjanë.

    Bricjapi

    Do jeni shume te shqetësuar sot mbi një çështje profesionale dhe nuk do mendoni për dashurinë. Do bëni mire t’ia tregoni partnerit gjithçka qe keni ne mendje ne mënyrë qe edhe ai te mos mendoje për keq. Beqaret do takojnë persona pa fund dhe me dike do e vazhdojnë edhe me tej njohjen. Te ardhurat do vijnë duke u përmirësuar megjithatë duhet ende kujdes me shpenzimet.

    Ujori

    Shprehni çdo gjë qe do ndjeni sot ju qe keni një lidhje sepse partneri mund te jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat e zjarrta. Beqaret do jene me humor te keq dhe do preferojnë te qëndrojnë ende vetëm. Nuk do e ndryshojnë këtë mendim edhe sikur te joshem nga persona magjepsës. fale planetëve financat jo vetëm qe do stabilizohen, po mund te ketë edhe përmirësime.

    Peshqit

    Do jeni te përkëdhelurit e planetëve gjate kësaj dite dhe pasioni do ndizet si me magji. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni. Beqaret do takojnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe nuk pritet asnjë vështirësi sado e vogël. Mund te kryeni edhe ndonjë transaksion.

  • Aksident në rrugën Prishtinë–Podujevë, autobusi përplaset me veturën në Lluzhan

    Aksident në rrugën Prishtinë–Podujevë, autobusi përplaset me veturën në Lluzhan

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë përkatësisht në fshatin Lluzhan.

    Në aksident janë përfshirë një autobus me një veturë.

    Deri më tani nuk dihet për dëmet e shkaktuara nga ky aksident.

  • Lirohet nga paraburgimi prokurori Beqë Shala

    Lirohet nga paraburgimi prokurori Beqë Shala

    Është liruar nga paraburgimi Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Lajmin për lirimin e tij nga paraburgimi e ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, avokati Naim Rudari.

    Rudari thotë se gjykata ka vlerësuar se nuk janë përmbushur më kushtet ligjore për t’ia vazhduar masën e paraburgimit.

    Më 6 nëntor, Gjykata e Apelit përmes njoftimit pati bërë të ditur se ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh prokurorit të suspenduar, Beqë Shala i dyshuar për marrje ryshfeti.

    Sipas vendimit, ekziston rreziku që Shala po të gjendet në liri mund të asgjësojë provat, të pengojë rrjedhën normale të hetimeve apo të ndikojë në dëshmitarë dhe që sipas Apelit Shala duhej të qëndrojë nën masën e paraburgimit.

    Ndaj vendimit të Themelores për caktim paraburgimit, kishte ushtruar ankesë mbrojtja e Shalës.

    Më 27 tetor, Shala ishte është arrestuar në vendin e tij të punës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

  • Hamza fton mërgimtarët të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Hamza fton mërgimtarët të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

    Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka ndarë edhe linkun ku diaspora mund të regjistrohet.

    “Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj. Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!”, ka shkruar Hamza.

    Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor, derisa mund të të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë.

  • Haradinaj sot bën homazhe në Prekaz

    Haradinaj sot bën homazhe në Prekaz

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shkon sot në Prekaz.

    Atje do të bëjë homazhe, në prag të festës së 28 Nëntorit.

    Në njoftimin e bërë përmes një komunikate për media, AAK-ja ka njoftuar se këto homazhe pritet të bëhen me fillim nga ora 10:00.

  • 25 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së në Luginë

    25 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së në Luginë

    Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

    Pjesëtaret e saj për herë të parë janë paraqit publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi.

    Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit me 27 nëntor 2000.

    Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën policore, me ç’rast vdiqën tre policë e pesë policë janë plagosur. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ishin vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëz, shqiptarë, serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.

    Në fillim të vitit 2001 Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje.

    Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veri-atlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së.

    Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së.

  • KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit

    KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me ç’rast do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

    Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 11:00.

    Mes të tjerash, KQZ-ja do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave, për zgjedhjet lokale 2025.