ATV

Author: K.B.

  • Dita e gjashtë e fushatës së LDK-së, Abdixhiku premton pagë 900 euro për policët, ushtarët dhe zjarrfikësit

    Dita e gjashtë e fushatës së LDK-së, Abdixhiku premton pagë 900 euro për policët, ushtarët dhe zjarrfikësit

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë, në kuadër të ditës së gjashtë të fushatës.

    Në tubimin e mbajtur në Dragash, i pari i LDK-së u fokusua te familja si shtyllë themelore e shoqërisë dhe e shtetit. Ai prezantoi vizionin për themelimin e një Ministrie për Familjen dhe politika të qëndrueshme shtetërore që synojnë mbështetje ekonomike, sociale dhe demografike për familjet kosovare.

    “Dragashi është ndërtuar mbi familjen. Këtu familja ka qenë sigurim social, mbështetje ekonomike dhe strehë morale. Prandaj Kosova duhet të investojë seriozisht te familja, sepse familja nuk është barrë për buxhetin, por investimi më i sigurt për të ardhmen”, deklaroi Abdixhiku.

    Gjatë tubimeve në Prizren, Suharekë dhe Prishtinë, Abdixhiku kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, sipas tij, pesë vitet e fundit kanë qenë vite të humbura për Kosovën.

    Ai u zotua për, investime në arsim dhe çerdhe punësim të garantuar për të rinjtë, zhvillim të shëndetësisë, forcim të sigurisë dhe investime të mëdha në ekonomi dhe zhvillim lokal.

  • Dita e gjashtë e fushatës së PDK-së, Hamza premton barna falas dhe qendra kujdesi për të moshuarit

    Dita e gjashtë e fushatës së PDK-së, Hamza premton barna falas dhe qendra kujdesi për të moshuarit

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, zhvilloi ditën e gjashtë të fushatës së tij elektorale me tubime në Rahovec dhe Gjakovë.

    Në Rahovec, Hamza u takua me qytetarë dhe fermerë, të cilët i quajti “heronj të punës së ndershme që ruajnë traditën dhe kontribuojnë për forcimin e shtetit”. Ai shtoi: “Bashkë. Përpara. Për Rahovecin. Për Kosovën. Për të ardhmen e përbashkët!”

    Në një video të shpërndarë mëngjesin e sotëm, Hamza u shpreh se qytetarët e Kosovës përballen me një zgjedhje të qartë: të vazhdojnë rrugën e pasigurisë dhe kaosit ose të zgjedhin stabilitet, zhvillim dhe shpresë. “Unë zgjedh të ecim përpara për familjet tona, për fëmijët tanë, për Kosovën. Bashkë përpara,” tha ai.

    Kandidati i PDK-së vizitoi gjithashtu Institutin Kombëtar të Teknologjisë dhe Inovacionit (ICK), ku u njoh me projektet më të fundit në fushat e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D. Ai deklaroi: “Si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët tanë.”

    Hamza zhvilloi edhe një takim me pensionistët, duke premtuar mbështetje konkrete për këtë kategori: rritje 50% të pensioneve, barna falas dhe qendra kujdesi për të moshuarit.

  • Albin Kurti premton zonë industriale në Podujevë

    Albin Kurti premton zonë industriale në Podujevë

    Në ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi një tubim madhështor në Podujevë, ku kryetari i saj dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, prezantoi projektet dhe investimet që Qeveria e ardhshme synon të realizojë.

    Ai gjithashtu foli për projektet specifike për Podujevën: ndërtimin e Liqenit të Pollatës, 14 çerdhe të reja, kompleksin e parë të banesave të përballueshme me 133 njësi, pishinën gjysmë-olimpike, qendrën multifunksionale dhe renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

    Një zotim i veçantë është zona industriale që sipas Kurtit është investimi më i madh në historinë e këtij rajoni.

    “Na duhet një fitore më e madhe se ajo me 9 shkurt,” përfundoi Kurti, duke i bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje.

  • Dita e gjashtë e fushatës së AAK-së: Haradinaj premton mbështetje për biznese dhe turizëm

    Dita e gjashtë e fushatës së AAK-së: Haradinaj premton mbështetje për biznese dhe turizëm

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare me një tubim të madh në Deçan.

    Gjatë tubimit, Haradinaj u shpreh: “Aleanca krah Deçanit. Deçani krah Aleancës. Deçani, me krenarinë dhe njerëzit e tij, e dëshmoi edhe një herë se di të qëndrojë krah ideve të mëdha dhe vizionit për Kosovën.” Ai prezantoi planin 4-vjeçar të AAK-së, vizionin për zhvillim të qëndrueshëm dhe kandidatët e partisë.

    Kryetari i AAK-së theksoi potencialin e Deçanit si qendër turistike dhe rekreative, duke u fokusuar te zhvillimi i turizmit, ekonomisë lokale dhe mirëqenies së qytetarëve. “Ne duhet t’i qëndrojmë krah Deçanit për turizëm, ekonomi lokale dhe mirëqenie për qytetarët,” tha ai.

    Në një videomesazh të shpërndarë gjatë ditës, Haradinaj deklaroi: “Ka njerëz për të cilët flet historia, ka njerëz për të cilët flet populli, e ka edhe të tillë për të cilët flasin aleatët. Ramush Haradinaj është këtu! Gati për të marrë përgjegjësinë si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.”

    Përveç takimeve me qytetarët, ai vizitoi edhe biznese lokale dhe ndërkombëtare, duke premtuar mbështetjen e AAK-së për sektorin privat: “Aleanca krah sektorit të bizneseve! Zhvillimi ekonomik ndërtohet duke qenë krah bizneseve që krijojnë vende pune, transferojnë dije dhe hapin tregje të reja.”

  • Dita e gjashtë e fushatës së NISMËS, Fatmir Limaj: Bashkë po e çajmë rrethimin

    Dita e gjashtë e fushatës së NISMËS, Fatmir Limaj: Bashkë po e çajmë rrethimin

    Në ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka vazhduar angazhimet e tij në terren, duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me qytetarë në kuadër të mobilizimit për këto zgjedhje.

    Gjatë ditës, Limaj ka vizituar Shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e kësaj shoqate ndaj familjeve dhe fëmijëve në nevojë.

    “Sot, bashkë me kryetarin Kastrati, patëm nderin dhe kënaqësinë të vizitojmë Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, një dritë shprese për qindra familje dhe fëmijë në nevojë. Ajo që shohim këtu është shumë më tepër sesa një shoqatë, është dashuri, përkushtim dhe humanizëm i pastër. Halil Kastrati është një humanist i madh, një njeri që po sjell shpresë, gëzim dhe buzëqeshje për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh Limaj.

    Më pas, fushata u zhvendos në Prizren, ku Fatmir Limaj, së bashku me ekipin e tij, vizitoi tregun e kësaj komune dhe u takua drejtpërdrejt me qytetarë. Gjatë takimeve, ai mori përkrahje të fuqishme nga qytetarët, të cilët u shprehën të vendosur se në zgjedhjet e kësaj të diele do ta votojnë Nismën Socialdemokrate dhe kandidatin e saj për Kryeministër, me synimin për “ta çarë rrethimin”.

    Po ashtu, përmes një video-incizimi me aktivistët dhe përkrahësit e Nismës në Prizren, Limaj u shpreh:

  • “Barazi dhe dinjitet për fitore”, IRDK vazhdon fushatën elektorale në Mitrovicë

    “Barazi dhe dinjitet për fitore”, IRDK vazhdon fushatën elektorale në Mitrovicë

    Në ditën e gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Mitrovicë. Kryetari i IRDK-së, Elbert Krasniqi, para mbështetësve theksoi rëndësinë e barazisë dhe dinjitetit, si vlera kyçe të programit politik të partisë, nën sloganin e fushatës “Barazi e dinjitet”.

    Gjatë tubimit, Krasniqi ndau pamje nga Mitrovica, duke shkruar: “Mitrovica, dinjitetshëm për fitoren e IRDK-së 128”, mesazhi që u prit me entuziazëm nga qytetarët e pranishëm.

    Ndërkohë, gjatë ditës Krasniqi ndau edhe pamje nga takimi i së dielës, ku i ftuar ishte kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Në postimin e tij, ai theksoi bashkëpunimin mes IRDK-së dhe Qeverisë së Kosovës, duke shkruar:“IRDK sot priti Kryeministrin Albin Kurti. Vlerësime për bashkëpunimin tonë deri më tani në zhvillimin e Republikës dhe përmirësimin e gjendjes së komunitetit. Për të vazhduar bashkë në Kurti 3, angazhim maksimal nga strukturat e IRDK-së. IRDK 128.”

    IRDK ka bërë të ditur se fushata do të vazhdojë me takime me qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, duke synuar forcimin e përfaqësimit politik dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve.

  • Shkupi sot, qyteti më i ndotur në Evropë

    Shkupi sot, qyteti më i ndotur në Evropë

    Shkupi sot është renditur i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë.

    Sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”, me një nivel mesatar të ndotjes prej 101, Shkupi zë vendin e parë në Evropë dhe vendin e 21-të në botë, teksa pasohet nga Amsterdami dhe Sarajeva.

    Masat e Qeverisë për mbrojtjen e popullatës nga ndotja, vazhdojnë të jenë në fuqi, sipas të cilave, të gjithë punëdhënësve u rekomandohet që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe qytetarët me astmë kronike, ata që kanë kaluar infarkt të zemrës ose goditje në tru, pavarësisht moshës.

  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin në Serbi

    Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin në Serbi

    Dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e kanë humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd – Nish, konkretisht tek nyja Umçari.

    Mediat në Maqedoni të Veriut raportojnë se në veturën e aksidentuar ishin kushërinjtë Nazim dhe Shkëlzen Avdiu si dhe bashkëshortja e Shkëlzenit.

    Në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e Shkëlzenit, kurse ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda

  • Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga e mërkura riga shiu e fjolla bore

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga e mërkura riga shiu e fjolla bore

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

    Sipas këtij instutit, pritet të ketë vranësira interval të shkurta me diell.

    IHMK ka njoftuar se nga se nga e mërkura priten riga shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta mbi 1600 metra mbi nivel deti, parashihen fjolla bore.

    Njoftimi i plotë:

    E hënë

    Temperaturat minimale: -2 deri 0°C

    Temperaturat maksimale: 5-7°C

    Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

    E martë

    Mot kryesisht i vranë.

    Temperaturat minimale: – 2 deri 0C

    Temperaturat maksimale: 5-8°C

    Era: nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

    E mërkurë

    Moti i vranët dhe me riga shiu.

    Temperaturat minimale: -1 deri 1°C

    Temperaturat maksimale: 5-7°C

    Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

    E enjte

    Mot i vranët dhe me riga shiu.

    Temperaturat minimale: -2 deri 0°C

    Temperaturat maksimale: 2-4°C

    Era: nga veriperendimit, 1-4 m/s.

    E premte

    Mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C

    Temperaturat maksimale: 2-4°C

    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

  • Avokati Koci: Një bashkatdhetar u arrestua në Serbi, dyshohet se pati me vete emblemën e UÇK-së

    Avokati Koci: Një bashkatdhetar u arrestua në Serbi, dyshohet se pati me vete emblemën e UÇK-së

    Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje publike që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të shmangin kalimin tranzit nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturat e tyre, duke paralajmëruar rrezik për veprime arbitrare nga autoritetet serbe.

    Sipas Kocit, një bashkatdhetar është arrestuar së fundmi nga autoritetet serbe vetëm për shkak se në veturë i ishte vërejtur një emblemë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe juridikisht të pajustifikueshëm.

    “Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë. Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë. Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm”, ka deklaruar Koci.

    Postimi i tij i plotë:

    Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

    Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë.

    Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm.

    Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik.

    Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare.

    Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale.

    Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë.

    P.S.

    Ju lutëm, shpërndajeni (share) sa më shumë këtë postim.