ATV

Author: G.O.

  • Sa para duhet të kursejmë në varësi të moshës?

    Sa para duhet të kursejmë në varësi të moshës?

    Kursimi i parave nuk është diçka e lehtë dhe sigurisht jo të gjithë mund ta bëjnë.

    Që një njeri të kursejë nuk është vetëm çështje pasurie, por edhe çështje disipline.

    Kursimi është çelësi, por çdo moshë ka rregullin e vet të kursimeve.

    Në shumë raste kur shohim llogarinë bankare, ndihemi në ankth sepse paratë që kemi mund të duken pak ose shumë, në varësi të nevojave ose qëllimeve.

    Megjithatë, nëse mund të themi se pandemia ka bërë diçka të mirë, është se ka bërë që disa njerëz të qëndrojnë më shumë në shtëpi, duke kursyer disa para për të realizuar planet e tyre në të ardhmen, si udhëtime apo projekte të reja biznesi, transmeton atvlive.tv.

    Pyetja që bëhet shumë shpesh është se sa para duhet të kishim të kursyera në të 30-at, 40-at ose të 50-at.

    Sipas ekspertëve të revistës TIME, në çdo dekadë të jetës sonë, duhet të lëmë mënjanë një shumë të caktuar, e cila është afërsisht e barabartë me pagën tonë vjetore.

    Pra, nga të 20-at apo 30-at, do të ishte mirë të arrinim të linim mënjanë një herë pagën tonë vjetore.

    Në dekadën e ardhshme, 30 deri në 40 vjet, kjo shumë duhet të trefishohet.

    Sigurisht, kjo është edhe dekada më e “shtrenjtë” e jetës sonë, pasi shumë vendosin të martohen, të blejnë një shtëpi apo një makinë.

    Në të 40-at dhe 50-at shuma fillestare duhet të gjashtëfishohet, ndërsa në të 50-at dhe 60-at synimi është që paga e tyre vjetore të jetë tetëfishuar.

    Pas të gjashtëdhjetave dhe në moshën e pensionit, supozohet se dikush do të ketë arritur të lërë mjaftueshëm para mënjanë, në mënyrë që të mos shqetësohet për të bërë të gjitha gjërat që dëshiron për kaq shumë vite.

    Për të arritur sugjerimet e mësipërme, rekomandohet që të kurseni 15% të të ardhurave tuaja çdo vit që nga mosha 25 vjeç dhe që, gjatë jetës tuaj, të investoni më shumë se 50% të kursimeve tuaja në aksione për të marrë një kthim më të lartë të parave tuaja.

    CNBC Select zbuloi se vendosja e vetëm 20 eurove në një kursim me rendiment të lartë çdo javë mund t’ju ndihmojë të kurseni mbi 1000 dollarë në një vit.

    Kjo zvogëlon në kursimin e më pak se 3 eurove në ditë, gjë që thjesht tregon se nuk keni nevojë të keni shumë para për të filluar përgatitjen për të ardhmen tuaj.

    Planifikimi i daljes në pension mund të jetë frikësues në çdo moshë – edhe më shumë në fillim të karrierës suaj.

    Kur pensioni duket kaq i largët në të ardhmen, është e vështirë të planifikohet për të me kaq shumë prioritete konkurruese në të tashmen./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Nexhat Loci ndër orëndreqësit më të vjetër në Pejë

    Nexhat Loci ndër orëndreqësit më të vjetër në Pejë

    Nexhat Loci, tash 75 vjeç profesionin e orëndreqësit e kishte filluar vite e vite më parë, në një moshë të re.

    Pos që duhesh të kesh njohuri për funksionimin e orës, t’i ndreqësh një orë dore duhet të jesh i kujdesshëm që të merresh me pjesë të imta.

    Për ta ushtruar këtë zanat duhesh edhe ta duash dhe kjo është njëra prej arsyeve qe z.Nexhat thotë të mos e ketë ndje lodhjen, transmeton atvlive.tv.

    Këtë zanat, ai ua ka mësuar djemve të ti por ata nuk e kanë ndjekur këtë rrugë.

    “ Kur e kanë kry djemtë gjimnazin i kam pyet se a po doni me ua mësua zanatin tim, ata kanë thanë që jo edhe mandej iu kam thanë vazhdoni shkollimin se unë ju përkrahu gjithmonë”, tha ai.

    Ndonëse dikur punonte shumë më shumë se sot, ai për shkak të moshës ka reduktuar punën e orarin, madje ai është i vendosur që këtë punë do e bëjë, siç thotë ai, deri në frymën e tij të fundit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kriza e emigrantëve në Evropë: Italia me operacione për të shpëtuar 1200 njerëz në varka

    Kriza e emigrantëve në Evropë: Italia me operacione për të shpëtuar 1200 njerëz në varka

    Roja bregdetare italiane po kryen dy operacione në shkallë të gjerë për të shpëtuar rreth 1200 emigrantë nga varkat e mbipopulluara në brigjet e Sicilisë.

    Rreth 800 persona janë duke udhëtuar në njërën nga varkat e peshkimit, ndërsa rreth 400 janë në një tjetër.

    Roja bregdetare e vendit ka shpëtuar tashmë rreth 2,000 njerëz në operacione të tjera që nga e premtja.

    Të paktën dy persona vdiqën gjatë kalimit me varkë në fundjavë, tha një organizatë jofitimprurëse gjermane ResQship, raporton BBC.

    Shkuarja e emigrantëve në Itali është rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së koalicionit të krahut të djathtë për të shtypur migracionin e parregullt.

    Varka me 400 persona, e cila besohet të jetë nisur nga Tobruku në Libi, ishte ende pa ndihmë të hënën vonë në mbrëmje, sipas një linje telefonike jozyrtare për emigrantët në fatkeqësi, Alarm Phone.

    Ajo tha se kishte ngritur një alarm urgjent me autoritetet e Italisë, Greqisë dhe Maltës të dielën.

  • Policia e Kosovës përgënjeshtron mediat serbe: Nuk kemi plagosur asnjëri

    Policia e Kosovës përgënjeshtron mediat serbe: Nuk kemi plagosur asnjëri

    Një person ka mbetur i plagosur nga përfshirja me armë zjarri në mbrëmë rreth orës 23:48 në veri të Mitrovicës.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke i hetuar rrethanat e plagosjes, derisa tha se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e veriut duke marrë trajtim mjekësor.

    PK-ja thotë po ashtu se një njësitë policor ndodhet në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive.

    “Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.”, ka njoftuar policia.

    Tutje Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

    “Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë.”, njofton tutje PK-ja.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim për media

    Prishtinë, 11 prill 2023

    Policia e Kosovës me datë 10.04.2023 rreth orës 23.48 ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet për plagosje me armë zjarri, të një personi në veri të vendit.

    Njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore.

    Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij.

    Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.

    Vlen të potencojmë dhe njëherit të sqarojmë se, Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar.

    Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar.

    Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë.

    Po ashtu ftojmë edhe mediat që për informacione zyrtare t’i adresohen Policisë së Kosovës.

  • Liga e Kampionëve rikthehet me dy superndeshje sot

    Liga e Kampionëve rikthehet me dy superndeshje sot

    Gara më prestigjioze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të rikthehet sot me dy ndeshjet jashtëzakonisht interesante.

    Këto dy sfida janë të vlefshme për fazën gjysmëfinale dhe sot do të luhen ballafaqimet e para, raporton KosovaPress.

    Në “Estádio da Luz” të Lisbonës, Benfika e pret Interin, skuadër e cila së fundmi është futur në një krizë të thellë të rezultateve, andaj të dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në gjysmëfinale.

    Ballafaqimi tjetër i jashtëzakonshëm do të zhvillohet në “Etihad stadium”, aty ku Manchester City e pret gjigantin gjerman Bayern Mynih.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.

  • 38 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

    38 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës

    Sot mbushen 38 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vjet, ndërsa për pjesën tjetër Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe.

    Periudha 40-vjeçare e udhëheqjes së tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata, dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësishtë nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.

    Enver Hoxha u lind më 16 tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Ai ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

    Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985, ndërsa vdes dy ditë më vonë.

    Ai u varros me një ceremoni madhështore në varrezat e dëshmorëve ku iu bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit, varri i tij u zhvendos te varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

    Menjëherë pas vdekjes së sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qendër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.

    Gjithashtu, u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e datëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Ai u rrëzua më 20 shkurt 1991 nga protestuesit dhe rrëzimi i tij simbolizon edhe rënien e komunizmit në Shqipëri.

  • 24 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

    24 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

    Sot bëhen 24 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

    Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët.

    Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

    Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish-Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

    Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998 iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

    Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së kufirit, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana.

    Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit – Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Lorinën.

  • Dhjetëra minatorë bllokohen në “Trepçë”, Januzi tregon për gjendjen e tyre

    Dhjetëra minatorë bllokohen në “Trepçë”, Januzi tregon për gjendjen e tyre

    Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës është raportuar se kanë mbetur të bllokuar.

    Bllokimi i minatorëve ka ndodhur për shkak të prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrje-daljet nga thellësia e minierës.

    Kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar për ATV-në se deri tash nëpërmjet shkallëve alternative kanë dalë 8 minatorë, ndërsa brenda kanë mbetur të tjerët, për të cilët ka thënë se brenda një ore pritet të dalin edhe ata./ATVLIVE.TV/

  • Kërkohet ndryshimi urgjent në kalendarin e festave zyrtare

    Kërkohet ndryshimi urgjent në kalendarin e festave zyrtare

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

    DhTIK njofton për media se praktikat e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare, sipas të cilit “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin në aspektin financiar dhe ndërkombëtar.

    “DhTIK kërkon që festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në rastet kur ato bien gjatë ditëve të vikendit, por ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila është ditë pushimi. Gjithashtu DhTIK kërkon që të festohen, por të mos jenë ditë pushimi, datat: 9 Prilli, Dita e Kushtetutës dhe 9 Maj Dita e Evropës”, thuhet në njoftim.

    DhTIK kërkon po ashtu që festat e komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin.

    “DhTIK, mbetët me shpresë se këto rekomandime do të merren parasysh në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e ditëve të punës dhe rritjen e ardhjes së investimeve nga Evropa aq shumë të nevojshme për vendin tonë me papunësinë më të madhe në Evropë dhe me të ardhurat më të vogla për kokë banori në Evropë”, thuhet në njoftim.

  • Për 24 orë mbi 60 aksidente trafiku, Pacolli: Rrugët në gjendje katastrofale, qeveria të veprojë për t’i parandaluar vdekjet

    Për 24 orë mbi 60 aksidente trafiku, Pacolli: Rrugët në gjendje katastrofale, qeveria të veprojë për t’i parandaluar vdekjet

    Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka ngritur shqetësim se nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë incidente të trafikut.

    Ai ka nxjerrë disa statistika të këtyre aksidenteve në 24 orët e fundit nëpër rrugët e vendit tonë.

    Gjithashtu ka treguar edhe shkakun që çon në këto aksidente.

    “Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale. Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve”, ka thënë ai.