ATV

Author: G.O.

  • Lansohet Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale – Murati: Mundëson targetimin e saktë të familjeve në nevojë

    Lansohet Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale – Murati: Mundëson targetimin e saktë të familjeve në nevojë

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë implementuar Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës, projekt i cili mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale, raporton Ekonomia Online.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se qëllimi i këtij projekti që të zgjerojë skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminojë parregullsitë dhe të garantojë që të gjitha familje në nevoje të ndiejnë dorën e shtetit.

    Sipas tij, ky wshtw angazhim konkret në përmbushje e programimit qeverisës si dhe zbatimit të masës 3.3 të ringjalljes ekonomike.

    “Ashtu siç e kemi deklaruar më parë në si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve por dhe si Qeveri kemi për qëllim garantimin e mirëqenies për të qytetarëve tanë. Angazhimin tonë në realzimin e këtij objektivi e kemi dëshmuar  tashmë për mes një sërë masash dhe politikash që i prezantuam për herë të parë në vendin tonë. Sot jemi mbledhur këtu që ta prezantojmë projektin  tonë të radhës në bashkëpunim me bankën botërore. Projekti për Reformën e Skemës të Asistencës Sociale do të zbatohen nga Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve dhe ka për qëllim që të zgjeroj skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminohen parregullsitë dhe të garantojë që të gjitha familje në nevojë të ndiejnë dorën e shtetit”.

    “Përmes këtij projekti Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon që të largoj diskriminim brend për brenda kategorive duke e bërë sistemi e asistencës sociale të atillë që në njërën anë e lufton varfërinë por në anën tjetër nuk krijon varësi të përhershme për familjet. Sepse synimi do të jetë edhe aktivizimi i anëtarëve të familjeve përfituese në tregun e punës. Përmes bashkëpunimit me Bankën Botërore synojmë që të krijojmë edhe mundësi të qëndrueshëm punësimi të përfituesit duke e bërë të lehët kalimin e tyre nga përfitues të skemës se asistencës sociale në punësim të rregullt dhe të qëndrueshëm. Vlen të theksohet se ky është një angazhim konkret në përmbushje e programimit tonë qeverisës si dhe zbatimit të masës 3.3 të ringjalljes ekonomike”, tha ai.

    Drejtori për Kosovë i Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, tha se programet të tilla ndihmojnë njerëzit që të ballafaqohen me krizat, raporton EO.

    “Programet e mbrojtjes sociale, të cilat përfshijnë pensionet, asistencën sociale, shërbimet sociale dhe programet e tregut të punës, luajnë një rol kyç për të ndihmuar njerëzit dhe grupet e cenueshme të përballen me krizën, të përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe të investojnë në shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Edhe investimi në një sistem të mirëfunksionimit të mbrojtjes sociale nuk është thjesht një imperativ moral, është një ekonomi e zgjuar”.

    “E megjithatë, përderisa Kosova ndan një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj për programet e mbrojtjes sociale, ekziston potenciali për të rritur ndjeshëm ndikimet e saj siç kemi dëgjuar. Qeveria e Kosovës përcaktoi një agjendë ambicioze për mbrojtjen sociale siç e dëgjuam nga ministri Murati, dhe në qendër të kësaj është përkushtimi për reformimin e skemës së ndihmës sociale, të cilën projekti i nisur sot do ta mbështesë. Reforma pritet të rrisë ndjeshëm ndikimet e reduktimit të varfërisë”.

  • Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

    Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë

    Minatorët e minierës me flotacion janë futur në grevë, ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

    “Ju njoftojmë se sot minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minerë (në galeri)”, thuhet në njoftim.

    Sindikata ka bërë të ditur se kërkesat e minatorëve janë realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06 deri më 10 tetor, shkarkimi i menaxhmentit – respektivisht kryeshefit si dhe sigurimi e kushtet e punës.

  • Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Itali, Roma dhe Lazio të interesuar për të

    Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Itali, Roma dhe Lazio të interesuar për të

    Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar në Kaanada te skuadra Toronto FC.

    Përkundër se është një nga futbollistët më të paguar në MLS, Insigne nuk ka arritur të lë gjurmë me skuadrën e tij të re në elitën e futbollit amerikan.

    Toronto ka përfunduar në pozitën e fundit në Konferencën e Lindjes dhe Insigne po e mendon largimin së paku si huazim.

    Kontrata e tij me Toronton skadon në verën e vitit 2026 dhe ai do ta respektoj atë, po dëshiron që të rikthehet në Serie A gjatë pauzës së kampionatit amerikan.

    Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Lazio janë futur në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

    32-vjeçari po pret me padurim rikthimin në elitën e futbollit italian dhe i ka bërë të qartë agjentëve të tij që të vazhdojnë negociatat.

    Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një huazim, pasi Insigne fiton rreth tetë milionë euro te Toronto pagë vjetore të cilën asnjë skuadër italiane nuk është në gjendje ta paguaj.
    32-vjeçari në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e Torontos.

  • Ndahet Irina Shayk dhe Tom Brady

    Ndahet Irina Shayk dhe Tom Brady

    TMZ ka raportuar se Tom Brady dhe Irina Shayk, nuk janë më në lidhje. Futbollisti dhe modelja thuhet se patën nisur romancën e tyre në verë, por tani me sa duket është “shuar”.

    Mes tyre me sa duket nuk kishte asnjë dramë apo skandal para ndarjes.

    Së fundmi, Tom u pa në Miami, ndërsa Irina u pa në Nju Jork.

    Në korrik , Irina thuhej se qëndronte në shtëpinë e Tomit në Los Angeles. Ata gjithashtu bënë një udhëtim jashtë shtetit së bashku dhe u panë duke dalë nga i njëjti hotel në Londër.

    Përpara publikimit të lajmit se Tom dhe Irina nuk janë më bashkë, modelja ndezi thashethemet se ajo dhe ish-bashkëshorti Bradley Cooper , ishin sërish bashkë.

    Ajo postoi një foto të aktorit në rrjetet sociale, por më shumë dukej se ishte thjesht takim miqësor.

    Cooper dhe Shayk ishin në lidhje për katër vite dhe së fundmi, aktori u lidh me Gigi Hadid.

  • Pas shtatë viteve, Rihanna rikthehet me turne

    Pas shtatë viteve, Rihanna rikthehet me turne

    Së fundmi u bë e ditur se Rihanna është duke planifikuar një turne prej 32 milionë dollarësh, pas ndërprerjes së saj shtatë vjeçare nga muzika.

    Përveç këtij turneu, Rihanna është në përgatitje të dy albumeve muzikore.

    Një burim për Mirror: “Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas marrëveshjes së saj me Live Nation“.

    Albumi i fundit i Rihanna-s, u publikua në vitin 2016./atvlive.tv/

  • Fabrizio Romano: Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub

    Fabrizio Romano: Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub

    Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimin më të fundit për një lëvizje të mundshme të yllit të Napolit, Victor Osimhen te Liverpooli.

    Nigeriani është lidhur me një largim nga Napoli që kur klubi postoi një video të modifikuar të sulmuesit në rrjetin social TikTok.

    Videoja tallte Osimhenin pasi ai humbi një penallti gjatë barazimit 0-0 kundër Bolognas dhe agjenti i tij Roberto Calenda deklaroi se lojtari ” rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore ” kundër klubit për videon “e papranueshme”.

    Ai ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2025, dhe presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka sugjeruar që lojtari mund të mos e bëjë domosdoshmërisht një gjë të tillë.

    Tani, Romano ka dhënë një përditësim për një lëvizje të mundshme në Anfield për Osimhen dhe nuk është një lajm i mirë për mbështetësit e Reds.

    “Me sa më kanë thënë, Victor Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub – madje as me Napolin. Nuk ka marrëveshje për zgjatjen e kontratës”.

    “Napoli i bëri një propozim shumë të rëndësishëm Osimhenit për sa i përket kontratës. Paga shumë e rëndësishme, më e madhja në historinë e Napolit është në tryezë për Osimhenin. Por ai nuk ka vendosur”.

    “Raportet për një marrëveshje me Liverpoolin nuk janë të vërteta. Sigurisht, Liverpool dhe shumë klube të tjera po monitorojnë situatën e shumë sulmuesve”.

    “Por, për momentin për Osimhen nuk është rënë dakord dhe asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Romano për kanalin e tij zyrtar.

    Kujtojmë po ashtu që Napoli thuhet se kërkon 170 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre./atvlive.tv/

  • Anulohet ‘MTV EMA’, organizohet në nëntor të 2024

    Anulohet ‘MTV EMA’, organizohet në nëntor të 2024

    Ceremonia e ndarjes së cmimeve ‘MTV EMA’ është anuluar për shkak të të konfliktit që po zhvillohet në mes Izraelit dhe Hamasit.

    Në nëntor të këtij viti planifikohej të mbahej ceremonia në Paris ku pati shumë këngëtarë të nonimuar për këto çmime.

    ‘’Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shfaqen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura. Ne mezi presim të organizojmë përsëri ‘MTV EMA’ në nëntor të 2024″, thuhet në komunikatën e “Paramaunt”.

    Pritshmëritë e mëdha në këtë ceremoni ishin për Taylor Swift e cila ishte gjashtë herë e nominuar.

  • Kosova, vendi i dytë më i keq në Evropë për të qenë grua

    Kosova, vendi i dytë më i keq në Evropë për të qenë grua

    Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, sipas të dhënave të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023, të lansuar të martën.

    Siç ka shkruar “Euronews”, më keq se Kosova është vetëm Ukraina. Indeksi është krijuar nga Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje.

    Mediumi ka nxjerrë raportin vetëm për Evropë, ndërsa në ranglistën botërore Kosova qëndron në pozitën e 100-të.

    Në të dhëna janë matur përfshirja, drejtësia dhe siguria për gratë. Janë përdorur 13 matës nga shkollimi deri te ligjet e punësimit e tek perceptimi për sigurinë dhe dhunën.

  • Lista Serbe sot mban zgjedhjet brenda partisë

    Lista Serbe sot mban zgjedhjet brenda partisë

    Sot është bërë një muaj nga sulmi terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Policia e Kosovës, në orët e para të mëngjesit, të dielës së 24 shtatorit, rreth orës 03:00, është sulmuar me arsenal armësh, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Situata vazhdimisht ishte e tensionuar për shkak të të shtënave me armë mes grupit të armatosur dhe policisë.

    Autoritetet e Kosovës thanë se personat e maskuar, rreth 30 sosh, ishin vendosur brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës. Nga ky sulm terrorist u bë e ditur se tre terroristë serbë janë vrarë, dje disa të tjerë të përfshirë në sulm u arrestuan, disa nga të cilët më pas u liruan.

    Reagimet nga faktori ndërkombëtar ishin të menjëhershme duke dënuar këtë sulm. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ishte ndër të parët që reagoi duke dënuar fuqishëm aktin.

    Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

    Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

    Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash, përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

    Një muaj pas kësaj ngjarje, partia më e madhe e serbëve të Kosovës “Lista serbe” sot mban zgjedhjet brenda partisë.

  • Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar

    Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i bëri thirrje Izraelit më 23 tetor të jetë i matur në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant Hamas në qytetet jugore izraelite.

    “Në veçanti, ka rëndësi – siç e ka theksuar vazhdimisht presidenti Biden – që Ushtria e Izraelit t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjeve të cilat kërkojnë shmangien e vdekjeve dhe vuajtjeve të popullatës civile”, shkroi Obama në platformën online, Medium.

    Mijëra palestinezë kanë vdekur tashmë si pasojë e bombardimeve në Gazë, shumica e të cilëve fëmijë, tha ish-presidenti amerikan, duke shtuar se qindra mijëra njerëz në këtë vend janë zhvendosur.

    Obama theksoi se pas “brutalitetit të papërshkrueshëm” nga Hamasi, Izraeli ka të drejtë t’i mbrojë qytetarët e vet nga dhuna e tillë, por “bota po shikon me vëmendje”.

    Izraeli është duke e bombarduar pareshtur Rripin e Gazës qëkur Hamasi kreu sulme të tërbuara më 7 tetor në qytetet jugore izraelite, ku i vrau mbi 1.400 njerëz. Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite janë vrarë më shumë se 5.000 palestinezë, sipas zyrtarëve në Gazë.

    “Vendimi i Qeverisë së Izraelit për ta ndërprerë furnizimin me ushqim, ujë dhe rrymë për një popullsi civile të rrethuar, kërcënon jo vetëm përkeqësimin e krizës humanitare në rritje, por mund ta ashpërsojë edhe qëndrimin palestinez për gjenerata më radhë, ta shkatërrojë mbështetjen globale për Izraelin, t’u japë përparësi armiqve të Izraelit, dhe t’i minojë përpjekjet afatgjate për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi Obama.

    Ai e mbështeti plotësisht presidentin amerikan Joe Biden, i cili u zotua për ta përkrahur Izraelin për “luftimin e Hamasit, çarmatimin e tij, si dhe ndërmjetësimin e kthimit të sigurt të qindra pengjeve te familjet e veta”.

    Obama theksoi se është e kuptueshme që shumë izraelitë kanë kërkuar që Qeveria e tyre të bëjë gjithçka që nevojitet për ta rrënuar Hamasin dhe për t’u siguruar që sulmet nga Hamasi nuk ndodhin më kurrë./REL/